|
Lufta
ballkanike dhe Shqipėria
Dalja
e ushtrisė
serbe
nė Adriatik
Sipas
pjesės sė fshehtė suplementare tė Traktatit
tė Aleancės midis Bullgarisė e Serbisė tė
29 shkurtit tė vitit 1912, Serbisė iu njoh e
drejta e marrjes sė territorit turk tė deriatėhershėm
nė veri dhe nė perėndim tė malit tė Sharrit.
Nė lidhje me kėtė dispozitė, e duke u pėrpjekur
qė shtetit tė vet ti sigurojnė daljen nė
det, trupat serbe, mė 15 nėntor tė vitit
1912, hynė nė Lezhė dhe, shkallė-shkallė, e
pushtuan tėrė Shqipėrinė e Veriut deri nė
Tiranė e Durrės. Nė Tajmsin e Londrės,
mė 25 nėntor, u botua deklarata e Pashiqit se
Serbia e kėrkon Durrėsin me hinterlandin mė tė
madh.
Formimi
i
Shqipėrisė autonome
Mirėpo,
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, mė 20
dhjetor tė vitit 1912, mori vendim pėr
formimin e Shqipėrisė autonome, duke i dhėnė
Serbisė vetėm tė drejtėn e daljes tregtare nė
detin Adriatik. Po kjo konferencė, mė 20 mars
tė vitit 1913, vendosi qė Shkodra ti jepet
Shqipėrisė. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e
fuqive tė mėdha: Serbia e pėrkrahu qėdrimin
e Malit tė Zi dhe i dėrgoi trupat e veta pėr
ta forcuar rrethimin e Shkodrės. Fuqitė e mėdha
(mė 21 mars) vendosėn tė bėjnė demonstrimin
detar, nga i cili u rezervua vetėm Rusia. Kryqėzoret
austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e
italiane, tė tubuara afėr Barit, i detyruan
trupat serbe qė tė tėrhiqen nga pozitat rreth
Shkodrės.
Bllokada
e bregdetit
tė
Malit tė Zi
Mė
10 prill fuqitė e mėdha shpallėn bllokadėn e
bregdetit tė Malit tė Zi, por qeveria malazeze
e vazhdoi rrethimin e Shkodrės, e cila
kapitulloi mė 20 prill. Mbreti Nikolla,
megjithatė, u detyrua tė lėshojė pe dhe, mė
4 maj, me njė telegram qė ia dėrgoi ser
Eduard Greit, fatin e Shkodrės e la nė duart e
fuqive tė mėdha. Okupimi ndėrkombėtar i
Shkodrės zgjati prej 5 majit 1913 deri nė
fillim tė Luftės Botėrore.
II
NDARJA E SFERAVE TĖ INTERESIT NĖ SHQIPĖRI
MIDIS SERBISĖ E GREQISĖ
Megjithėse
nėn presionin e fuqive tė mėdha, nė radhė tė
parė tė Austrisė, u detyrua tė tėrhiqej nga
Adriatiku dhe nga Shqipėria Veriore, Serbia nuk
e humbte shpresėn.
Nė
deklaratėn qė ishte shtojcė e fshehtė e
Traktatit tė aleancės midis Greqisė dhe
Serbisė, mė 19 maj tė vitit 1913, u ndanė
sferat e interesit midis Greqisė e Serbisė nė
Shqipėrinė autonome sapo tė formuar.
Territori qė gjendet nė veri tė grykės sė
lumit Seman nė det, pastaj buzė kėtij lumi
deri nė grykėn e Devollit, mandej buzė
Devollit deri nė malin e Kamjes - hynte nė
sferėn serbe tė ndikimit. Pjesa jugore e Shqipėrisė,
prej kėsaj vije, hynte nė sferėn greke tė
ndikimit. Nė rast trazirash nė Shqipėri, dy
shtetet duhej tė merreshin vesh pėr qėndrimin
qė do tė merrnin.
Kėto
janė kėrkesat maksimale qė i kemi paraqitur nė
njė dokument me shkrim ndaj Shqipėrisė.
III
PAKTI I LONDRĖS
DHE
SHQIPĖRIA
Pakti
i Londrės, lidhur mė 16 prill tė vitit 1915
midis Francės, Britanisė sė Madhe, Rusisė
dhe Italisė, kishte kėto dispozita lidhur me
Shqipėrinė:
Nė
vėrejtjen e nenit 5 thuhej: Katėr fuqitė
aleate do tu ndajnė tokat e Adriatikut tė pėrmendura
mė poshtė Kroacisė, Serbisė e Malit tė Zi
(.....). Nė Adriatikun e poshtėm (nė viset qė
e interesojnė Serbinė e Malin e Zi) tėrė
bregdetin prej kepit tė Plamkės deri nė lumin
Dri me portet e rėndėsishme Splitin,
Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shėngjinin...
Porti i Durrėsit do ti dorėzohet shtetit tė
pavarur mysliman Shqipėrisė.
Nė
nenin 6 thuhej: Italia do ti marrė nė
pronėsi tė plotė Vlorėn, ishullin Sazan dhe,
pėrveē kėtyre, njė territor mjaft tė gjerė
pėr mbrojtjen e tyre, do tė thotė pjesėn
midis lumit Vjosa nė veri e nė lindje dhe nė
jug deri nė Himarė.
Nė
nenin 7 thuhet: Nė qoftė se formohet njė
shtet i vogėl autonom dhe neutral i Shqipėrisė,
Italia nuk do ta kundėrshtojė dėshirėn e
Francės, tė Britanisė sė Madhe e tė Rusisė,
qė viset veriore dhe jugore tė Shqipėrisė tė
ndahen midis Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė.
Italia
do ta fitojė tė drejtėn qė ti udhėheqė
punėt e jashtme tė Shqipėrisė.
Qė
nė vitin 1915, fuqitė e mėdha, pra,e pranuan
parimin e ndarjes sė Shqipėrisė dhe pranuan
se nė Shqipėri kanė interesat e veta Italia,
Serbia dhe Greqia. Ndėrsa dy shteteve
ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit tė
kufijve, Italisė i jepej Vlora dhe protektorati
mbi Shqipėrinė e cunguar.
IV
SHQIPĖRIA
NĖ
KONFERENCĖN E PAQES
Pikėpamje
e fuqive
tė
mėdha
Nė
Konferencėn e paqes, fuqitė aleate (Franca,
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės), pėr Shqipėrinė propozuan mė parė,
nė veri dhe nė lindje, ata kufij qė i kanė
caktuar nė Konferencėn e Londrės nė vitin
1913; ia njohėn Italisė sovranitetin e plotė
mbi Vlorėn dhe prapavijėn e nevojshme dhe ia
dhanė Italisė mandatin pėr administrimin e
shtetit tė lirė shqiptar nėn kontrollin e
Lidhjes sė Kombeve. (Memorandumi
i 9 dhjetorit tė vitit 1919)
Pikėpamja
jonė. - (Kundėr mandatit tė Italisė. Pėr
Shqipėrinė e lirė. Argumentet pėr
korrigjimin e kufirit dhe pėr marrjen e Shkodrės
dhe tė Shqipėrisė Veriore).
Pėr
pėrgjigjen tonė tė 8 janarit tė vitit 1920,
ne e kundėrshtuam propozimin qė Italisė ti
jepej mandati mbi Shqipėrinė, duke theksuar se
kjo do tė ishte pėrsėritje e rastit tė Bosnjės
e Hercegovinės. Kjo zgjidhje, thuhej nė pėrgjigjen
tonė, do tė krijonte nė favor tė Italisė
kufirin ofensiv kundėr shtetit tonė, i cili do
tė ishte i privuar nga mjetet pėr mbrojtje.
Kjo do tė ishte, njė farė dore, pėrparėsi
ofensive, por edhe mbėshtetje tjetėr e pėrsosur
strategjike.
Ne
kemi kėrkuar, pėr shkaqe ekonomike dhe
strategjike, qė tė bėhet korrigjimi i kufijve
ndaj nesh (nė rrjedhėn e mesme tė Drinit, nė
Bunė dhe nė lidhje me fiset e Kelmendėve dhe
tė Kastratėve), qė i ka caktuar Konferenca e
Londrės e vitit 1913. Pėrpos kėtij
korreksioni, delegaconi ynė ka deklaruar se
zgjidhja mė e mirė ėshtė qė Shqipėria tė
bėhet shtet i pavarur nė kufijtė e vitit 1913
dhe me administratė autonome.
Nė
rast se nuk do tė pranohej kjo zgjidhje, ose nė
qoftė se pjesa jugore e Shqipėrisė do tu
takonte shteteve tė tjera, Delegacioni ynė do
tė kėrkojė pėr ne pjesėn veriore tė Shqipėrisė
deri nė Dri. Shteti ynė ka tė drejta tė
vjetra karshi kėtyre viseve, - thuhet nė
memorandumin tonė. Shkodra ka qenė
kryeqyteti i mbretėrve serbė. Populli ynė ka
derdhur lumenj gjaku pėr Shkodrėn, sidomos nė
luftėn e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbisė
shumė mijėra ushtarė tė saj e Malit tė Zi
njė tė tretėn e ushtrisė sė tij. Pėr ti
plotėsuar dėshirat e Fuqive tė Mėdha, trupat
serbe e malazeze e zbrazėn nė vitin 1913
Shkodrėn dhe Shqipėrinė Veriore. Austria duke
e mobilizuar ushtrinė, u kėrcėnua me luftė.
Shkodra mund ti takonte Malit tė Zi sikur tė
kishte pranuar qė Llovqenin tia lėshonte
Austrisė, ose qė tė neutralizohej. Por, Mali
i Zi nuk pranoi tia lėshonte Austrisė kėtė
pozitė tė rėndėsishme strategjike.
Lugina
e Drinit dhe Shkodra pėrbėjnė njė tėrėsi
gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe
viset kufitare tė Serbisė. Pėr Serbinė e
Mesme dhe Malin e Zi lugina e Drinit ėshtė e
vetmja rrugė e drejtpėrdrejtė dhe mė e
shkurtėr pėr Adriatik. Hekurudha e rėndėsishme
Danub Adriatik duhet tė kalojė nėpėr
luginėn e Drinit. Konferenca e Ambasadorėve e
Londrės nė vitin 1913 ia ka pranuar Serbisė tė
drejtėn e daljes nė det.
Shkodra
ėshtė nė lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia
hap tregtisė malazeze rrugėn e natyrshme pėr
nė det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi
e gėzon tė drejtėn e lundrimit tė lirė nė
Bunė. Liqeni i Shkodrės, nė pjesėn mė tė
madhe, i takon Malit tė Zi. Pėr shkak tė
pakujdesisė turke, tokat mė tė mira malazeze
ende janė tė pėrmbytura nga uji i liqenit tė
Shkodrės. Prandaj, shtetin tonė, nė masėn mė
tė madhe, e intereson rregullimi i Bunės dhe i
Drinit, jo vetėm pėr shkak tė lundrimit nėpėr
Bunė, por edhe pėr arsye se nė kėtė mėnyrė
do tė thaheshin 12 deri 20.000 hektarė tokė
shumė pjellore dhe po aq do tė bonifikoheshin.
Dy tė tretat e kėsaj toke i takojnė Malit tė
Zi.
Pikėpamja
italiane
(Sipas
memorandumit
tė
10 janarit tė vitit 1920)
Italia
kėrkon nga Lidhja e Kombeve mandatin qė ta
administrojė shtetin e pavarur shqiptar.
Kufijtė
shqiptarė nė veri dhe nė lindje do tė jenė
ata qė kanė qenė caktuar nė Konferencėn e
Londrės. Kufiri jugor do tė jetė objekt
shqyrtimi.
Qyteti
i Vlorės do ti jepet Italisė nė sovranitet
tė plotė me prapavijėn e nevojshme pėr
mbrojtjen e saj dhe pėr zhvillimin ekonomik.
Aleatėt
pranojnė qė Shkodra dhe Shqipėria Veriore
ti bashkohen Jugosllavisė
Duke
propozuar njė zgjidhje tė pėrgjithshme tė
ēėshtjes sė Adriatikut, e nė lidhje me dorėzimin
e Rijekės Italisė, Klemanso, nė cilėsinė e
kryetarit tė Konferencės sė Paqes, mė 13
janar tė vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit:
Pra, Shteti i Serbėve, i Kroatėve dhe i
Sllovenėve do tė ngritet nė kulmin e fuqisė
sė vet, ani edhe kur ta ketė Shkodrėn, Drinin
dhe Shėngjinin e Medovanit.
Niti
e pat pranuar kėtė, me kusht qė Italia ta
mbante Vlorėn dhe ta merrte mandatin mbi Shqipėrinė.
Pėrgjigjja
jonė e fundit Konferencės sė Paqes
Nė
pėrgjigjjen tonė tė fundit Konferencės sė
Paqes, mė 14 janar tė vitit 1920, ne kemi
parashtruar pėrsėri qėndrimin se zgjidhja mė
e mirė do tė ishte qė administrata e Shqipėrisė,
nė kufijtė e caktuar nė vitin 1913, ti
besohet qeverisė lokale autonome, pa ingjerenca
tė asnjė fuqie tė huaj. E nė qoftė se kjo
zgjidhje nuk pranohet, por vendoset qė pjesė tė
territorit shqiptar tu jepen shteteve tė
tjera, Delegacini ynė do tė kėrkojė pjesėn
e Shqipėrisė Veriore (duke paraqitur njė hartė
me kufirin e shėnuar), pėr tė cilėn premtoi
regjim autonom.
Pikėpamja
e tė ndjerit Pashiq
Kur
dukej si e sigurt se aleatėt do ta lejonin
Italinė qė tė pėrforcohej nė Shqipėrinė e
Mesme, kryetari i Delegacionit tonė, Pashiq, nė
mbarim tė vitit 1919, e informoi qeverinė nė
Beograd se kishte ardhur ēasti qė, tė shtrėnguar
nga rrethanat, ta ndryshonin politikėn tonė
ndaj Shqipėrisė. Nė atė letėr thuhej:
Pasi, pėr shkak tė depėrtimit tė Italisė
dhe tė pėrkrahjes sė saj nga ana e fuqive tė
mėdha, nuk mund ta kthejmė nė Shqipėri
gjendjen qė ishte para evakuimit tė ushtrisė
sonė dhe nė kohėn e pushtetit tė Esad Pashės;
pasi fuqitė e mėdha po duan ta zbatojnė Marrėveshjen
e Londrės dhe Shqipėria nuk do tė jetė ajo qė
ne e kemi kėrkuar dhe aleatet do tia japin
Italisė Vlorėn me interland dhe protektoratin
mbi njė pjesė tė Shqipėrisė, nė kėto
rrethana, duhet tė kėrkojmė kufij tė tjerė
mė tė mirė me territoret shqiptare qė do tė
jenė nėn protektoratin e Italisė.
Minimumi
qė do tė pranojmė nga aleatėt ėshtė ky:
kufiri buzė Drinit tė Zi deri te bashkimi me
Drinin e Bardhė e prej aty buzė Drinit deri nė
det.
Ne
duhet tė kėrkojmė maksimumin, nė mėnyrė qė
Italia tė marrė sa mė pak. Ky
maksimum i pretendimeve tona do tė ishte: lumi
i Matit deri nė burimin e tij e prej andej
drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra,
Mati dhe Drini do tė ishin kufijtė tanė me
protektoratin italian.
V
PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPĖRISĖ PAS LUFTĖSDHE TĖRHEQJA
DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA
Pas
mbarimit tė luftės, nė bazė tė njė vendimi
ushtarak tė aleatėve, trupat italiane e
pushtuan tėrė territorin e Shqipėrisė, madje
edhe atė pjesėn veriore, e cila na ishte dhėnė
me Paktin e Londrės. Vetėm Shkodra kishte
mbetur nėn pushtetin e pėrbashkėt tė trupave
franceze dhe italiane.
Pėr
shkak tė qėndrimit armiqėsor qė kishte atėherė
Italia ndaj shtetit tė Serbėve, tė Kroatėve
e tė Sllovenėve, ne e konsideronim kėtė
pushtim ushtarak italian tė Shqipėrisė rrezik
mė tė madh pėr ekzistencėn tonė. Nė tokėn
shqiptare u zhvillua njė luftė e rreptė midis
nesh dhe Italisė. Italianėt atėherė e
iniciuan ēėshtjen malazeze dhe atė maqedonase
si dhe idenė e Shqipėrisė sė Madhe deri nė
Kaēanik. Ne zhvilluam kundėr tyre aksione herė
tė fshehta, herė tė hapėta, duke blerė me
para parinė shqiptare dhe duke proklamuar idenė
e Shqipėrisė sė pavarur dhe Ballkani
popujve ballkanikė.
Pakėnaqėsia
e popullsisė shqiptare, pėr tė cilėn e kemi
pėrkrahjen edhe ne, i detyroi italianėt qė, nė
fillim tė vitit 1920, ti tėrhiqnin trupat e
tyre nga viset e brendshme tė Shqipėrisė dhe
tė ndaleshin vetėm rreth Vlorės, prej nga, nė
qershor tė po atij viti, u detyruan tė tėrhiqen
dhe tė lidhin me qeverinė e Tiranės njė marrėveshje
pėr evakuimin e tyre nga tėrė territori
shqiptar, pėrveē ishullit tė Sazanit.
Evakuimi
nga Shqipėria u bė, pra, nė saje tė
rezistencės sė organizuar tė shqiptarėve,
por nuk duhet harruar se Italia, nė atė kohė
ishte politikisht edhe ushtarakisht shumė e dobėt.
Edhe sot ka shqiptarė qė mendojnė se kur tė
donin do tė mund ti dėbonin italianėt nga
Shqipėria.
Ky
vetėbesim ėshtė fatal pėr ta, sepse nuk po e
shohin se Italia fashiste e sotme nuk ėshtė
ajo qė ishte nė vitin 1920 nėn qeverinė
parlamenare tė Nitit, tė Gjolitit dhe tė Faktės.
V
SHQIPĖRIA PARA KONFERENCĖS SĖAMBASADORĖVE
Meqenėse
me evakuimin e trupave italiane nga Shqipėria
situata nė terren ishte spastruar, Konferenca e
Ambasadorėve, nė nėntor tė vitit 1921, mund
tė merrte vendim pėr njohjen e Shqipėrisė si
shtet i pavarur dhe sovran. Nė vend tė
premtimeve tė mėparshme lidhur me Vlorėn dhe
mandatin mbi Shqipėrinė, fuqitė e mėdha ia
njohėn Italisė vetėm interesin e saj special
pė ruajtjen e pavarėsisė shqiptare. Shqipėria
u pranua edhe nė Lidhjen e Kombeve, me shpresė
se kjo do ta siguronte edhe mė tepėr pavarėsinė
e saj.
Para
Konferencės sė Amasadorėve provuam kot edhe
njė herė qė ta fitonim tė drejtėn e
korrigjimit tė kufirit nė drejtim tė Shkodrės
dhe nė drejtim tė Drinit, duke theksuar pėr
Shkodrėn shkaqet historike e pėr Drinin
shkaqet ekonomike dhe ato tė komunikacionit.
Eksperti francez nė Konferencė, Larosh, na
ngushėlloi kėshtu: Qeveria mbretėrore ka
gabuar qė, nė kohėn e vet, nuk e ka pranuar
propozimin pėr ndarjen e Shqipėrisė. Pashiqi
qe pajtuar me kėtė, por qeveria e Beogradit
pat refuzuar. Qė tė mos i lejonim italianėt
nė Vlorė, ne u detyruam tė heqim dorė nga
Shkodra dhe nga kufijtė deri nė Dri.
Meqenėse
ne e pėrkrahnim gjithnjė idenė pėr
mosndarjen e territorit shqiptar, qė ishte
caktuar nė vitin 1913, si dhe pavarėsinė e
Shqipėrisė, do tė mund tė supozohej se kjo
zgjidhje e Konferencės sė Ambasadorėve ishte
e kėnaqėshme pėr ne. Ndėrkaq, kjo nuk ėshtė
kėshtu. Vėshtirėsitė nė marrėdhėniet tona
me Shqipėrinė, si dhe nė marrėdhėniet tona
me Italinė pėr shkak tė Shqipėrisė po rėndohen
mė tutje edhe pas shpalljes sė Shqipėrisė
shtet i pavarur dhe anėtare e Lidhjes sė
Kombeve.
Republika
e Mirditės
Ndėrsa
Konferenca e Ambasadorėve po vendoste pėr
kufijtė e Shqipėrisė dhe pėr organizimin e
pavarėsisė sė saj, nga gjysma e vitit 1921,
ne nėnshkruam me parinė e Mirditės marrėveshjen
pėr bashkėpunim. Ishte paraparė formimi i
shtetit tė lirė tė Mirditės, tė cilin do ta
mbronin forcat ushtarake tė SKS-sė dhe
interesat e sė cilės nė botėn e jashtme do
ti pėrfaqėsonte qeveria e Beogradit.
Qeveria e Tiranės e shtypi kėtė lėvizje e ne
u akuzuam dhe u dėnuam para Lidhjes sė Kombeve.
VII
PAKTI I ROMĖS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPĖRIA
Pakti
i Romės, i janarit tė vitit 1924, pėr nga
fryma e vet, ua imponoi Romės e Beogradit
respektimin e pavarėsisė dhe parimin e mospėrzierjes
nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, si dhe
informimin e ndėrsjellė mbi ngjarjet nė Shqipėri.
Ndėrkaq,
kjo nuk qe pengesė qė Qeveria italiane, nė
qershor tė vitit 1924, ta ndihmonte
kryengritjen e Fan Nolit kundėr Ahmet Zogut e
as qeveria jonė, nė dhjetor po tė atij viti,
tia bėnte tė mundshme Ahmet Zogut, qė, nga
territori ynė, tė futet nė Shqipėri pėr ta
marrė pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk mundėn
tu bėnin ballė intrigave dhe kėrkesave tė
miqve tė vet shqiptarė, qė kėrkonin
ndihmė pėr ta mbajtur pushtetin ose pėr tė
ardhur nė pushtet dhe qė premtonin besnikėri
e bashkėpunim, kurse nė rastin e parė e ndėrronin
orientimin.
VIII
PAKTI I TIRANĖS
DHE
GJENDJA QĖ KRIJOI AI
I
ndjeri Pashiq, duke u dhėnė udhėzime pėrfaqėsuesve
tanė pėr punė nė Shqipėri, u thoshte: ne
duam qė Shqipėria tė jetė e pavarur, por e
dobėt dhe e paregulluar. Koha
ka treguar se kjo ishte e pamundshme tė qėndronte.
Shqipėria e dobėt dhe e parregulluar patjetėr
do tė kėrkonte ndihmė e mbrojtje atje ku mund
ti gjente kėto. Regjimi i rrezikuar nga
Italia, na drejtohej neve, e regjimin tė cilin
donim ta pėrmbysnim ne, kėrkonte mbrojtje nga
Italia.
Shqipėria
e dobėt dhe e parregulluar, nė vitin 1926, kėrkoi
mbrojtje e ndihmė nga Italia. Ahmet Zogu sė
pari mori garanci pėr regjimin e vet, e pastaj,
nė vitin1927, pranoi tė lidhė Aleancėn
ushtarake pėr 20 vjet, mori me qindra e qindra
miliona lireta pėr punė botore, ia nėnshtroi
plotėsisht Shqipėrinė Italisė nė pikėpamje
ekonomike e financiare, pranoi shumė instruktorė
italianė. U krijua, pra, njė raport qė i
ngjante shumė atij protektorati, kundėr tė
cilit ne luftonim nė Konferencėn e Paqes.
Rreziku
mė i madh qė viteve tė fundit na vinte nga
Shqipėria ishin organizimi ushtarak,
fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist.
Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian
dhe atė kufirin ofensiv kundėr tė cilit
kishim luftuar para aleatėve nė Paris, kur ata
propozonin qė Italisė ti jepej mandati nė
Shqipėri.
Ėshtė
me interes tė pėrmendim nė kėtė vend se vetėm
ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kundėr ndėrhyrjes
sė Italisė nė Shqipėri dhe nė Ballkan. Asnjė
shtet tjetėr ballkanik nuk na pėrkrahu nė kėtė
pikėpamje. Dy fuqitė detare mesdhetare, Franca
dhe Anglia, nuk kundėrshtuan mbylljen e detit
Adriatik. Pėr mė tepėr, Osten Ēemberlen, nė
takimin me Musolinin nė Livorno, nė vitin
1926, e dha pėlqimin pėr Paktin e Tiranės. E
tė gjithė pėrfaqėsuesit francezė nė Tiranė
gjithnjė e kėshillonin mbretin Zog qė tė mos
hynte nė konflikt me italianėt.
IX
PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQĖSISĖ I 25 MARSIT
1937
Italia
e Jugosllavia, duke ndjekur politikė miqėsore
njėra me tjetrėn, mund tė merren vesh nė
lidhje me Shqipėrinė, nė kėtė bazė: Italia
ka interesin e vet jetėsor nė Vlorė; kjo pjesė
e bregdetit shqiptar nuk bėn tė rrezikohet nga
ne; ne duhet ta kuptojmė kėtė interes dhe ta
respektojmė. Interesi jetėsor i Jugosllavisė
ėshtė qė tė mos jetė e rrezikuar nė
kufirin e Shqipėrisė me Serbinė Jugore as me
Kosovėn (e banuar me shqiptarė) e as me Shkodrėn
dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo ėshtė marrė
parasysh nė protokollin e fshehtė tė Paktit tė
Miqėsisė kur ėshtė paraparė se do tė
ndalet fortifikimi i mėtejshėm nė zonat e
Librazhdit e tė Milotit. Sa i pėrket aksionit
ekonomiko-financiar nė Shqipėri, ne nuk kemi
as nuk dėshirojmė tė investojmė farė
mjetesh tė posaēme. Italianėt, pra, mbeten pa
konkurrencė dhe pa vėrejtje nga ana jonė,
kuptohet me kusht qė tė mbeten nė kufijtė e
obligimit tjetėr tė fshehtė, qė e kanė marrė
ndaj nesh para dy vjetėve se nė pikėpamje
politike, ekonomike ose financiare nuk do tė kėrkojnė
kurrfarė dobish speciale qė do ta
komprometonin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė
ose tė tėrthtortė pavarėsinė e shtetit
shqiptar.
Nė
kėtė mėnyrė, Pakti i Miqėsisė, i 25 marsit
1937, krijoi njė modus vivendi tė
durueshėm midis nesh dhe Italisė nė terrenin
shqiptar, ku, viteve tė mėparshme, kishim aq
shumė konflikte dhe mosmarrėveshje.
Ėshtė
ēėshtje tjetėr se sa nė Shqipėri do tė
mund tu bėnte ballė ky qetėsim sprovave tė
ndonjė situate mė tė rėndė e mė tė ndėrlikuar
nė detin Mesdhe ose nė Ballkan.
X
RUAJTJA OSE
NDRYSHIMI
I STATUS KUOS
Pavarėsia
e Shqipėrisė
ėshtė zvogėluar, por nuk ėshtė shuar
Pavarėsia
e njė shteti ndaj botės sė jashtme gjithmonė
ėshtė nocion relativ. Duke marrė parasysh
edhe rrethanat, kjo pavarėsi ėshtė mė e plotė
ose ėshtė e zvogėluar. Pėr Shqipėrinė sot
nuk mund tė thuhet se politika e saj e
brendshme dhe e jashtme ėshtė e pavarur nga
Italia. E megjithatė, nė bashkėsinė ndėrkombėtare,
Shqipėria konsiderohet shtet i pavarur. Nga
aspekti juridik ndėrkomėtar, bregdeti shqitpar
nuk ėshtė italian, por ėshtė nėn
sovranitetin e njė shteti ballkanik. Italia
ende nuk ka shkelur nė Ballkan. Ajo ka
sovranitetin e vet nė njė pjesė tė
territorit tė Zarės, por kjo mė nuk i jep
mundėsi pėr zhvillim tė mėtejshėm. Italia
ushtron ndikimin e vet nė Shqipėri, por nuk ka
liri aksioni si nė territorin e vet. Shqiptarėt,
megjithatė, e kundėrshtojnė ndėrhyrjen e saj,
i shkaktojnė vėshtirėsi, e ngadalėsojnė.
Ballkani
popujve ballkanikė
Politika
tradicionale e Serbisė ėshtė Ballkani
popujve ballkanikė. Ky parim, nė kohėn e
vet, ėshtė pėrdorur nė luftė kundėr
Perandorisė Otomane dhe Monarkisė Austro-Hungareze.
Jugosllavia e pėrdori me sukses kėtė kundėr
dispozitave tė Paktit tė Londrės, i cili
fuste Italinė nė Dallmaci dhe nė Shqipėri.
Nė
aplikimin e kėtij parimi ne kemi parė gjthmonė
garancinė mė tė mirė pėr paqe nė Ballkan,
pėr bashkėpunim midis popujve ballkanik, pėr
zhvillimin normal tė popujve ballkanikė.
Prania e njė fuqie tė madhe nė Ballkan ėshtė
derė e hapur pėr intriga e pushtime.
Ekspansioni
i Italisė
A
ėshtė e mundur qė Italia, duke u bėrė zotėruese
sovrane e Shqipėrisė sė Mesme dhe Jugore, tė
mbetet vetėm nė atė brez tė ngushtė
bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjetėve,
kur fuqitė e mėdha ia dhuruan Italisė Vlorėn
me hinterlandin. Aq mė pak mund tė besojmė
sot kur Italia po tregon aq dinamizėm dhe guxim
nė politikėn e vet tė jashtme.
Njė
precedent i rrezikshėm
Marrja
e njė pjese tė territorit ballkanik nga ana e
njė fuqie tė madhe jashtėballkanike, pa
kurrfarė baze etnike, pėr tė gjithė popujt
ballkanikė, pra, edhe pėr ne, ėshtė njė
precedent i rrezikshėm. Fuqitė e tjera tė mėdha,
nga drejtimet e tjera, mund tė paraqiten me
pretendime tė ngjashme. Rasti i Italisė nė
Shqipėri ėshtė posaēėrisht i rrezikshėm pėr
ne, sepse me Paktin e Londrės, me tė cilin
Italisė iu njoh pėr herė tė parė Shqipėria
Jugore, iu njoh edhe Dalmacia Veriore. Precdenti
pėr ngjalljen e dispozitave tė Paktit tė
Londrės nė njė sektor tė Ballkanit e hap derėn
edhe pėr ngjalljen e dispozitave tė tjera.
Ndarja
e Shqipėrisė
Me
rastin e vlerėsimit tė tėrė kėsaj ēėshtjeje,
duhet tė kemi parasysh se nė ēdo mėnyrė
duhet tė shikojmė qė ti shmangemi ēdo
konflikti qoftė tė fshehtė qoftė tė hapėt
me Italinė. Gjithashtu duhet ta evitojmė
pushtimin e tėrė Shqipėrisė nga ana e Italisė
se nė kėtė mėnyrė do tė na rrezikonte nė
vendet mė tė ndjeshme nė Bokė tė
Kotorrit dhe nė Kosovė.
Duke
marrė parasysh tė gjitha kėto qė thamė mė
sipėr, ndarja e Shqipėisė do tė mund tė
vinte nė konsiderim pėr ne vetėm si njė e
keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, tė cilės
nuk do tė mund ti bėnim ballė, dhe si njė
dėm i madh nga i cili duhet tė nxjerrim aq
dobi sa ėshtė e mundshme, do tė thotė nga dy
tė kėqija duhet ta zgjedhim atė qė ėshtė mė
e vogėl.
Kompensimet
tona
Kėto
kompensime gjenden nė materialin e pėrpunuar
para 20 vjetėsh, kur shtrohej ēėshtja e
ndarjes sė Shqipėrisė.
Maksimumi
qė kemi kėrkuar nė atė kohė ishte kufiri qė
do tė shtrihej buzė Matit e Drinit tė Zi dhe
qė do tė na jepte sigurinė strategjike tė
Malit tė Zi dhe tė Kosovės. Gjithashtu duhet
ti sigurojė luginat e liqenet tė Ohrit dhe
tė Prespės, duke pėrfshirė Pogradecin dhe
fshatrat sllave tė Malit tė Thatė, si dhe ato
midis Prespės e Korēės.
Marrja
e Shkodrės, nė kėtė rast, do tė kishte rėndėsi
tė madhe morale dhe ekonomike.
Kjo
do tė na mundėsonte zhvillimin e punimeve tė
mėdha hidroteknike dhe pėrfitimin e tokės
pjellore pėr ushqimin e Malit tė Zi. Shqipėria
Veriore, nė kuadrin e Jugosllavisė, do tė
mundėsonte krijimin e lidhjeve tė reja tė
komunikacionit tė Serbisė Veriore e Jugore me
Adriatikun.
Me
ndarjen e Shqipėrisė do tė zhdukej qendra tėrheqėse
pėr minoritetin shqiptar nė Kosovė, i cili, nė
njė situatė tė re, do tė asimilohej mė lehtė.
Ne, eventualisht, do tė kishim edhe 200 000
deri 300 000 mijė shqiptarė mė tepėr, por kėta
janė, tė shumtėn, katolikė, marrėdhėniet e
tė cilėve me shqiptarėt myslimanė nuk kanė
qenė kurrė tė mira. Shpėrngulja e shqiptarėve
nė Turqi gjithashtu do tė bėhej nė rrethana
tė reja, sepse nuk do tė ekzistonte kurrfarė
aksioni mė i fortė pėr pengimin e saj.
Beograd,
mė 30 janar 1939
(Marrė
nga libri: Hivzi Islami, SPASTRIMET ETNIKE/
Politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve,
Botoi DUKAGJINI, Pejė, 2003
Shėnim
i redaksisė:
Ky
elaborat iu dėrgua pėr botim LSHA-sė
dorazi nga Prishtina prej dy shkrimtarėsh
voxistė. Ndėrmjetėsi ka qenė poeti Xhevahir
Spahiu, i cili e kreu ndershmėrisht detyrėn e
ngarkuar, anipse LSHA nuk e botoi kurrė
projektin e zi tė shkrimtarit nobelist serb,
Ivo Andriq. Botohet pėr herė tė parė nė
Shqipėri.
|