|
Ne
vitet e para te dhjetevjeteshit te shekullit te kaluar ne
hapesiren mbareshqiptare linden tri parti kryesore te
levizjes se re shqiptare. LDK-ja ne Kosove ne krye me
Ibrahim Rugoven. PPD-ja ne Maqedoni ne krye me Nevzat
Halilin. Dhe PDSH-ja ne Shqiperi ne krye me Sali Berishen.
Ne fillim lideret e tri partive kryesore manifestuan
pajtueshmeri te plote edhe per ceshtjet kurciale te nje
interesi gjithekombetar, qe u perkufizua si: thyerje e
komunizmit dhe demokratizim i Shqiperise, pavaresi per
Kosoven, status shtetformues per shqiptaret ne Maqedoni
dhe te drejta autonome per shqiptaret ne Presheve e
Bujanoc dhe Mal te Zi.
Me
kalimin e kohes Berisha shprehte
orekset qe te shnderrohej ne figure qendrore politike e
kombetare te botes shqiptare, duke mos fshehur tendencen
se Prishtina dhe Tetova do te duhej subordinuar Tiranes.
Carja e pare serioze ne kete trekendesh ndodhi ne vjeshten
e vitit 1993, pas "Aferes se armeve" ne Maqedoni,
kur Berisha e zbrazi tere mllefin e vet autoritar mbi
udheheqjen e pare te PPD-se. Ky mllef i tij erdhi
menjehere pas takimit me Gligorovin ne vilen Biliana ne
Oher. Ne kete mllef me se shumti pesoi Nevzat Halili dhe
Mitat Emini. Duke i shpallur te dy "puthador"
dhe "tradhetar". Ky qendrim jokonsekuent i
Berishes rezultoi me ndarjen e PPD-se ne dy taborre. Kurse
termeti politik tek shqiptaret e Maqedonise nuk ka mundur
te kaloje pa kurrfare pasojash edhe per relacionin
Tirane-Prishtine. Atehere ato nuk ishin te dukshme, por do
te shihen me vone.
Percarja ne PPD dhe kercnimi
qe iu be Mitat Eminit me direktive te UDB-se ne forme
ultimatumi "mafioz" per ta larguar nga vendi
i
sekretarit te pergjithshem te PPD-se, shperthimi i "Aferes
se armeve" dhe burgosja e 9 shqiptareve ne krye me
Mitat Eminin, rrenimi i objekteve te universitetit te
Tetoves dhe vrasja absurde e Abduselam Eminit, ngjarjet
tragjike te 9 korrikut ne Gostivar, ku shume shqiptar u
rrahen brutalisht nga ana e policies shoviniste maqedonase,
me c'rast rane edhe kater deshmore, procesi i montuar
gjyqesor politik i Rufi Osmanit dhe denimi i tij me 13
vjet e 8 muaj ne burg, tregojne se per ata qe leshuan
pushtetin e LSDM-se dhe per ata qe sot e kane pushtetin e
VMRO-DPMNE, partite shqiptare ne Maqedoni, e kombi
shqiptar ne pergjithesi, vazhdojne te jene nje teater
eksperimental dhe personazhe te nje tragjedie makabre ne
"background", per te provuar se si mund te
shkatrrohet nje levizje shqiptare nga vete protagonistet e
asaj levizje, dhe se si mund te percahet nje komb, nga
karrieriste dhe nga lidershipe te imponoar ne subjektin
politik shqiptar ne Maqedoni.
Ky teater eksperimental, per
fat te keq, qe disa vite po funksionon ne pjesen me te
madhe te domenit shqiptar ne Maqedoni dhe po realizohet ne
nje perpikmeri marramendese, dhe tmerresisht te suksesshme.
Jo vetem percarja e PPD-se
dhe "Afera e armeve", e cila reflektonte nje
politike te mistifikuar dhe me deshtime ne planin e
pergjithshem, nje politike te harxhimit te energjise
brenda kampit politik shqiptar, sikurse edhe deshtimet
tjera qe pasuan me vone jane rezultat i percarjes ne PPD,
nderkaq, me ndodhin e ngjarjeve tragjike ne Gostivar dhe
me likuidimin politik te Rufi Osmanit, tregojne se ata qe
deri dje ishin partner ne pushtet dhe ata qe sot jane,
dijne te shfrytezojne cdo hapesire, sado te vogel, per te
future pykat e percarjes nder shqiptar. Natyrisht, eshte e
qarte me teper se kurre, se nje ndihme te madhe dhe te
pakontestueshme per te gjitha keto, atyre dje dhe ketyre
sot qe jane partner ne pushtet, vazhdojne t'ua japin ata
qe qendrojne prapa tyre, te cilet, permes tyre, tashme e
kane hapur edhe nje fushe tjeter te percarjeve shqiptare.
Fjala eshte per percarjen qe lindi ne zgjedhjen e
partnerit politik maqedonas per te zene kulltuqe ne
pushtetin e sistemit te jonjekohesise ne "FYROM".
Sot, me shume se kurre,
subjekti politik shqiptar eshte i percare dhe eshte
leshuar ne nje lufte te tmerrshme kunder njera-tjetres. Ky
konflikt eshte ideologjik, kurse si pjelle eshte i huaj,
ose me sakte, eshte pjelle e kuzhines antishqiptare dhe,
si i tille, mund te realizohet vetem ne baze te mosdurimit
personal te krereve shqiptar, por, mos te harrojme, ne
baze te konfliktit ideologjik qendron komprementimi i
ceshtjes shqiptare, zgjidhja e te ciles, do te bente hi e
pluhur planet shekullore per ta zhbere qenien kombetare
shqiptare, per te dobesuar pozicionin e tyre politik dhe
ceshtjen e sovranitetit te shqiptareve per ta lene si
ceshtje te hapur deri ne pafundesi.
Per te argumentuar se si
linden konfliktet ne subjektin politik shqiptar-PPD, mund
te sjellim shume argumente, por ne do te sjellim vetem
disa qe kronologjikisht jane me te fresketa ne kujtese:
1.
Dhjete vjet me pare. Ne
fasaden dungjyreshe. Ne lojen "Bardh e zi" ne
politike. Ne emer te asaj PO apo JO qeverise dhe sistemit
te jonjekohesise ne shtetin e Gligorovit. Kinse? U formuan
dy taborre ne PPD. Njeri tabor me "SH" te madhe
dhe tjetri tabor pa kete germe te alfabetit shqip.
Pikerisht ne kete ndarje, ose thene me troc, ne ndezjen e
fitilit "PERCARJE", u lind dhe ne skene doli
gjeni udheheqes i Alitit dhe i Xhaferit.
Ky gjen ishte prodhim i
marrdhenieve euforike dhe bilaterale mes Gligorovit dhe
Berishes ne vilen Biliana ne Oher. Nga ky hibridizim si
shperblim shqiptaret e Maqedonise fituan dy lider te
instaluar ne fronin e ndare te PPD-se.
Prandaj Aliti dhe Xhaferti
erdhen si nje nevoje hibride, sic vijne te gjithe lideret
e fraksioneve, per t'u dhene legjitimim nje here e mire
ketyre dy taborreve ne PPD. Ne kete synim-teme qendrore
per Alitin dhe per Xhaferin u be menjehere loja "bardh
e zi" ne politike; u fut konflikti politik dhe
ideologjik brendashqiptar ne Maqedoni. Kjo teme do te
mbetej qendrore ne veprimtarine e te dyve, duke u zgjeruar
ne grindje e duke u thelluar ne antagonizmin e interesave
klanore dhe personale me kalimin e viteve bashke me
metamorfozat politike dhe mjeshterore te Alitit dhe te
Xhaferit.
Tani do te pershkruaj
siperfaqesisht se si une e kam pare gjenin udheheqes
politik te Alitit dhe te Xhaferit. Ardhjen e te dyve ne dy
taborret e ndara ne PPD.
2.
Aliti, i pari, ne
"background", me kerkese te fanatikeve me te
perbetuar te PPD-se, shume shpejte, fale autoritetit te
pakontestueshem (ne doreheqje) te Dr. Xheladin Murati, do
te arrije te ulet ne fronin e PPD-se dhe te trashegoi
emrin, simbolin dhe vulen e saj.
Aliti, ashtu sic perzuri me
"dhune" nga PPD-ja levizjen kombetare, perzuri
edhe romantizmin folklorik te strukturave partiake te PPD-se. Ai eshte i pari qe futi ne PPD imazhin e ri te
"moderuar" e te konceptuar ne parti evropiane,
qe cdo organi baze te PPD-se i dha energji te reja dhe me
kete hapi edhe rruge per vrullin e njerezve te etur per
karriere politike, duke i bere qendrimet dhe veprimet e
bazave dinamike, te komunikueshme, demokratike dhe te
lira⦠Mirepo
Ne kujtese te fanatikeve do
te mbete e pashlyer fotografia e pozes
politike:"Aliti ne perqafim me Gligorovin". Ky
perqafim, ne shenje urimi, erdhi menjehere pas miratimit
te Kushtetutes se Maqedonise ne "Sobranje". Kete
veprim te Alitit nuk da ta harronin kurre fanatiket, por
edhe nuk do ta permendin kurre ne mbledhjet e parties, me
qellim qe te shpetonin te "paprekur" neper
filtrin e gjyqeve hetimore te pushtetit te Gligorovit.
Prandaj ndodhi ajo te cilen e verenin te gjithe te tjeret
perpos fanatiket: ata mbeten pengje ne vallen e lojes
"Partner" te Alitit. Apo, fitoren e trashegimise
se Alitit e shnderruan ne "fitore te Pirros".
Definim qe disi nuk shkon dhe eshte mjaft i panatyrshem.
Ne mos tjeter per shkak se ndjenja "sakrifice" e
fanatikeve humbi cdo vlere, sepse fanatiket lejuan qe
ndjenja e tyre te zoterohet nga koncepti pragmatik i
Alitit. Kurse me vone edhe vete Aliti do t'i flijoje
fanatiket ne mer te puthadoreve, te gjakut dhe sorollakut
te tyre. Dhe mu vallja e ketille e solli Alitin ne
korridoret e Gligorovit: te mundohet te ece ne rruget e
ngadalshme "hap pas hapi" por te sigurta, qe
shpien kah integrimi i shqiptareve ne sistemin politik,
ekonomik dhe shteteror te Maqedonise. Ne realitet ky
integrim u kushtezua me perjashtimin e fanatikeve nga ky
proces.
E mete thelbesore ne
konceptin e Alitit ka qene se dobeson qe ne start
pozicionin shqiptar ne shtetin e Gligorovit, pavaresisht
nga ideja se megjithate, "jemi ne sistem". E kjo
per arsye se ne Nenin e pare te Kushtetutes se Maqedonise,
me preambulle nacionaliste, thuhet se ky eshte shtet i
maqedonasve.
Aliti me mjeshtri te madhe
diti te kaperceje dhe te dale nga shume kriza. Rejtingu i
tij pati ulje dhe ngritje ne politiken
e hap pas hapit ne
sistemin e shtetit te Gligorovit, ne te cilen ne menyre te
paskrupullt prodhoheshte demokracia e diktatures
parlamentare ne Maqedoni. Ai u ballafaqua burrerisht
karshi karizmes nacionaliste te Xhaferit. Vlen te
theksohet qendrimi i tij antiLSDM me rastin e marrjes se
mandatit dhe rizgjedhjes se serishme te Xhaferit ne
Sobranje.
Ne takimin e pare me Nanon,
kur mori vesh per hilen e Berishes dhe kurthin e
Gligorovit, Aliti beri trimerisht betimin se me kurre nuk
do te shkoje ne zyret e Gligorovit. Ne vend te tij filloi
te paraqitet Xhaferi. Ndoshta betimi burreror e shtyri
Alitin te mbetet ne opozite, te perpiqet te luaj rolin
kryesor ne seancat e reinkarnimit politik, per nje
mbijetese sizifi ne politike, qe ne periudhen e pas
Kongresit te III te PPD-se kerkonte rikthim te ri ne
keshtjellen e rrenuar prej tij. Sa pati guxim dhe mundesi,
por edhe durim ne kete rol, kjo nuk u vare edhe aq prej
tij, nga shkaku se fati i tij mbeti ne kembe te qelqta, ne
sanduke, pasi votat e bashkepartiakeve te tij vendosen qe
Aliti te largohet nga posti i kryetarit te PPD-se.
3.
Xhaferi i dyti, si antipod i
Alitit, nen hijen e Thacit dhe me shtojcen e germes "Sh",
i veshur (nga koleget e tij te TVSH-se) me kostume te
Skenderbeut, do te ulet ne fronin tjeter te PPD-se dhe
menjehere do te fitoje perkrahje nga Tirana zyrtare. Klani
rudimentar i Berishes, duke perkrahur Xhaferin, njeherazi
ia njihte atij te drejten ne trashegimine e gjenit te
Skenderbeut ne PPD.
Ne emer te idese "kriza
politike", te projektit per regjionalizim te
Maqedonise ose te kerkeses per formimin e nje Parlamenti
dydhomesh ne Maqedoni, per subjektivitet te shqiptareve ne
Kushtetuten e Maqedonise, Xhaferi kundershtoi pjesmarrjen
e PPD-se ne qeverine e Gligorovit dhe i beri revision
politikes "hap pas hapi" te Alitit, duke iu
referuar fakteve te shumta nga qendrimet e paprincipta e
lekundjet oportuniste te puthadoreve te Alitit.
Ne kete kontekst, duke vene
ne spikame tkurrjen e ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne
Maqedoni, Xhaferi thoshte se "hap pas hapi mund te
ngjitemi larte por mund te shkojme edhe poshte, nderkaq
neve hap pas hapi na u mor shteti, e drejta e perdorimit
te flamurit, komuna, prona shoqerore, u mashtruam me
oferten e posteve, ne stafin e ministrive jemi nje e
treat, ne Parlament nje e gjashta, nderkaq ne jeten
publike nje e tridhjeta". Keto konstatime, per pjesen
dermuese shqiptare, ishin fakte se ceshtja shqiptare ne
Maqedoni nuk ngjiteshte hap pas hapi larte, por shkonte
poshte. Fatkeqesisht politika e Alitit e perfaqesuar nga
puthadoret e tij nuk fliste ne favor te mjeshtrise sone,
te avancimit te ceshtjeve kurciale te shqiptareve ne
Maqedoni.
Revizionin qe ia beri Xhaferi
qendrimeve politike te puthadoreve te Alitit dhe
ballafaqimi i tyre me kerkesat e shqiptareve e me gjendjen
faktike te tyre ne Maqedoni, sidomos per probleme te tilla
te rendesishme si ceshtja e humbjes se shtetit, te
statusit te shqiptareve si komb shtetformues ne Maqedoni,
humbja e te drejtes se flamurit, perjashtimi i gjuhes dhe
i shkrimit shqip nga institucionet qendrore te shtetit,etj.,
nxjerrnin ne pah dhe dhe vertetonin natyren e vertete te
zbehur te puthadoreve te Alitit, qe si mbeturina te
ish-sistemit harruan ceshtjet kurciale te shqiptareve ne
Maqedoni dhe u zhyten thelle ne oqeanin e korrupsionit ne
favor te interesave te tyre personale per nje ekzistence
ne tipin e mbijeteses ne sistemin e jonjekohesise ne
shtetin e Gligorovit.
Ne baze te pakenaqesise
nacionale dhe sociale te shqiptareve Xhaferi ndertoi
karrieren e vet politike dhe demaskoi eliten neokomuniste
shqiptare ne formacionin e pare te PPD-se, por gjithnje
duke nxjerr ne pah edhe problemin e demokracise, qe eshte
nje nga ceshtjet me te rendesishme te teorise politike dhe
te praktikes demokratike ne sistemin shumepartiak,
vecanerisht ne shtetet multietnike dhe multikonfesionale,
nje vije demarkacioni qe ndane demokratet e vertete nga
neokomunistet e veshur me petkun e shumepartizmit, sidomos
ne shtetet qe jane ne fazen e tranzicionit, te
transformimit te shoqerise prej nje sistemi ne tjetrin,
prej atij te njepartizmit ne sistemin e shumepartizmit.
Duke u nisur nga ky koncept
dhe krejt ne kundershtim me veprimet e neokomunisteve, te
cilet sistemin e shumepartizmit dhe demokracine e kuptonin
ne frymen e pragmatizmit te tyre subjektiv, qe niset nga
nevojat, interesat e perfitimit te castit, Xhaferi
kritikon, demaskon dhe hedh poshte teorizimet, manipulimet,
inskenimet e neokomunisteve kunder demokracise dhe
demokrateve dhe, ne te njejten kohe, shtroi problemin e
ngecjes se proceseve demokratike ne Maqedoni, meqe tiparet
e demokracise ishin pjelle e nje restauracioni, nga i cili,
qe nga thelbi i tij, nenkuptoheshte lufta e strukturave
neokomuniste per nje mbijetese tjeter ne pushtet nen
petkun e shumepartizmit ne Maqedoni. Kjo njeherit ishte
shkak kryesor qe Xhaferi te luftonte edhe kunder iluzionit
te PPD-se, ne vecanti luftonte kunder mikroelites
neokomuniste te instaluar ne qeverine e Gligorovit, qe ne
nderkohe kjo mikroelite kishte formuar nje bastion te
forte ne PPD dhe mbi supet e veta mbante edhe timonin
udheheqes ne kete parti.
Kjo lufte e shtyri Xhaferin
te kerkonte kredibilitetitn e shqiptareve ne perfaqesim:
te behet bartes i bordit shqiptar dhe artikulues i
interesave te tyre per ceshtjet me kurciale ne Maqedoni.
Ai do te arrije kete ne vitin 1996 (me fitoren e
pergjysmuar) ne zgjedhjet lokale, meqe ne qendrat kryesore
me shumice shqiptare fituan perfektet e tij.
-------------------
Deri
ne vitin 1997
shqiptaret e
kane
kuptuar veprimtarin politike te Xhaferit. Nuk i jane
referuar te kaluares se tij, nuk i kane lejuar vetes te bien
ne predhat e propagandas neokomuniste te PPD-se, as qe
u
ka interesuar te dijne dicka me teper per qarqet e tij
majtiste. Kane menduar se perkrahja e demokrateve te
Berishes ka qene ne favor te interesave shqiptare ne
Maqedoni. Ky mendim i shqiptareve
erdhi
si rezultat nga transparenca politike
e Xhaferit, nga vet thelbi i fjalorit te tij, sic ishte
kritika e tij kunder qeverise nacionalkomuniste te LSDM-se.
Gjithashtu kete mendim me veprimet e tyre inerte
ua
kane
imponuar edhe neokomunistet shqiptare te formacionit te
pare te PPD-se.
Ne qofte se flas per
Xhaferin, te shpreh
mendimin tim ne lidhje me nje periudhe politike ne
Maqedoni,
atehere kjo eshte sepse deshiroj t'ua shpreh keto
kujtime, kujtime qe me perkasin mua, races sime si une,
shoqerise sime dhe qytetit tim. Ne nje fare dore jam i
lidhur me grupet e sotme politike, ndersa ju e dini si si
ato mendojne, cfare marrdhenie kane me fene, por edhe
cfare raportesh kane ndermjet veti, cilat caqe i synojne
dhe cfare gjuhe dhe kulture posedojne. Keshtu qe nuk kam
frike se si do te me kuptojne kreret e PDSH-se. Per
arsye se frika ime eshte veprimi i tyre konkret ne skenen
politike ne Maqedoni.
Nje nga keto kujtime, qe dua
te behet edhe kujtimi i juaj, pa dyshim eshte momenti kur
paraqitet "zbrapsja apo taktika e perkohshme politike"
ne fjalorin politik te PDSH-se. Aty ku edhe e kane
themelin qasjet e mia per analize. Ky moment tek une nuk e
ka lindur urretjen kunder ndokujt, por perkundrazi, dicka
tjeter krejtesisht, edhe me teper me ka nxitur te lexoj,
te studjoj, te shoh natyra te ndryshme te personaliteteve
politike, te percjelle fenomenet per edhe rreth tyre. Sa i
perket natyres sime, une jam i vetedijshem se njerezit si
une, ithtaret e mendimit te lire qe jane humbur diku neper
shtresat e shoqerise, qe e kane pervetesuar heshtjen e
madhe te Krishtit, ne dhjetevjeteshin e dyte te
demokracise kane nje shanse historike per hixhret ne
konceptet shteterore te Mojsiut dhe Muhamedit. Kurse ata
qe thone se kane qene te pavarur dhe te lire prej
qendrimeve partiake, ndersa per veprimtarite e tyre kane
kerkuar terthorazi rezistencen e tyre, kurre nuk kane qene
te lire dhe te tejdukshem ne lirine e tyre.
Ne momentin "zbrapsja
apo taktika e perkohshme politike" une e gjeta
politikanin qe pretendonte fronin e filiales se
para-ardhesit te tij ne qeverine e shtetit qe ne fillim te
karrieres se tij edhe e urrente me se shumti. Aty e pashe
liderin e ardhshem per nje faze tjeter ne qeverine e
shtetit te partive maqedonasve, zbrapsja e pare e se ciles
ishte ai vete; Xhaferi, partia e te cilit ne emer te
atdhetarizmit punoi dhe vuajti per mbijetese te tij ne
skenen politike te Maqedonise. Keshtu, gjate ketyre
perpjekjeve per mbijetese, erdhi ne shprehje kthesa e
Xhaferit, qe ishte rezultat i tajmingut dhe veprimit te
tij makiavelist ne politike. Keto te dyja do te mbesin
edhe stile te ardhshme politike te Xhaferit per te
perfituar pervoje pragmatike ne sistem, nje menyre tjeter
te veprimit, per ballafaqimet e parties se tij me
problemet e shqiptareve ne kanalet institucionale te
sistemit te jonjekohesise ne Maqedoni, qe nuk i perkasin
kesaj apo asaj "partie", por shtetit si shkalle
me e larte e organizimit ne nje vend.
Cili moment dua te mbetet
edhe ne kujtesen e juaj? Kush mori pjese ne kthesen e
Xhaferit, kush ishte shkaktari kryesor qe e lindi kthesen
per "zbrapsje apo taktike te perkohshme politike"?
Kush ndikoi qe ai te kthehet ne Shkup dhe te futet ne
zyret e Gligorovit? Ju kujtohet mire! Kur ne Vlore fillon
te shfaqet kriza e rebeleve, te manifestohet ne rruge dhe
vetetimthi te kap gjithe Shqiperine, ne Tetove, filluan te
lekunden edhe qendrimet politike te Xhaferit. Si rezultat
i ketyre lekundjeve, me kohen ndryshonte edhe kursi i tij
politik. Nje pjese e madhe e anetareve te parties se tij
nuk arriti kurre te mesonte te verteten e "Vertete"
se kend e mbrojti Xhaferi ne Shqiperi: institucionet e
shtetit shqiptar apo revolucionin demokratik". Ne ate
kohe ishte veshtire te kuptoheshin deklaratat e Xhaferit
dhe nga kursi politik i parties se tij ne Maqedoni. Nuk
diheshte se ne favor te kujt shkonin veprimet politike te
Xhaferit dhe parties se tij ne Maqedoni: ne favor te
rendit dhe qetesise ne Shqiperi, apo ne favor te
revolucionit te vonuar demokratik. Veprimet e tij politike
te vitit 1997 do te mbeten momente per qasje dhe analiza
me te thella per te shpjeguar termetet poltike ne tokat
shqiptare.
|