Chat Room Kosova Love Chat one to one is the best Albanian Chat
Kosova Love Chat 18 + Plus eshte Video Chati me i madh shqiptar ne Internet! Krejt folet Lire dhe rreth Dashnise!
 
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Mp3 Shqip Dashuria
 

Adelina Macastena

Adelina Macestena Fotomodele dhe kengetare

Adelina Macastena

Prej Muzikes Manekene Fotomodele dhe kthimi ne Muzike -

Fashion PRESS: Si quheni dhe prej nga Jeni?

Adelina Maçastena „LINA“ nga Prishtina.

FASHION PRESS: Kur keni filluar me karierren e manikenizmit?

Adelina Macastena: Me manekenizem kam filluar te mirrem qysh kur kam pasur 15 vjec, ne shoqaten e manekeneve ABC qe ka qene ne Prishtine...keshtu ka filluar dhe aty kam marre hapat e pare.

FASHION PRESS: Ne cfare aktivitetesh deri tani keni qene pjesemarrese?

Adelina Macastena: Kam marre pjese ne disa xhirime te video kasetave te Vitit te Ri, qe jane bere ne ate kohe, kurse nje pjese tjeter e aktiviteteve te mia ka qene perqendruar edhe ne disa sfilata te ndryshme, ne spaktakle te zgjedhjes se missit, ne disa reklama, ne show te se shtunes si modele e javes. Gjithashtu kam pasur disa ftesa per udheheqjen e disa koncerteve neper Kosove, etj.

FASHION PRESS: .A jeni shperblyer deri tani me ndonje çmim?

Adelina Macastena: Jo, per arsye se une nuk kam konkuruar ne spektakle te tilla ku jepen cmime, me sa me kujtohet vecse nje here kam konkoruar dhe kam fituar cmimin e publikut dhe atehere nuk kam pasur me shume se16 vjet.

FASHION PRESS: A keni reklamuar per ndonje Agjencion?

Adelina Macastena: Ne ndonje agjencion te caktuara jo, sepse atehere kur une kam marre pjese, sfilatat i kane mbajt persona qe nuk kane pasur agjencione mode, por kane reklamuar vetem rrobat e tyre. Kur u hapen agjencionet e modes ne Prishtine, une vec u largova nga bota e manikenizmit e fillova te mirrem me muzike. Por tani, para 2 muajve, nga agjencioni ELITE kam marr nje FTESE, por ende s’kam vendosur asgje, pasi prioritare tani per tani per mua eshte muzika dhe kenga shqip.

FASHION PRESS: Mund te na tregoni se ku e shihni vehten tani, midis manekenizmit dhe muzikes?

Adelina Macastena: Disi jam e terhjekur nga bota e manikenizmit, jo pse nuk i kushtoj rendesi, por pasi qe kam filluar qe 3 vite t’i perkushtohem muzikes, manekenizmi sikur ka mbetur fillimi i karrieres sime, megjithate kohe pas kohe merrem me fotomodelizem dhe definitivisht muzika mbtetet perkushtimi im kryesor dhe nuk mendoj ta nderroj me asgje tjeter.

FASHION PRESS: Cka mendoni per Manekenet e Kosoves dhe cka do te ishte porosia e Juaj?

Adelina Macastena: Ne Kosove ka shume manekene te mira, disa tani me kane edhe eksperience ku sharmi i tyre tregohet ne cdo sfilate qe organizohet ne Prishtine. Nese me te mirave u jepet mundesia te dalin jashte Kosove, pa dyshim se ato mund te sfilojne edhe ne pistat boterore. Une besoj se manekenet kosovare mund ta perfaqesonin bukurine shqiptare denjesisht . Une atyre u uroj fat te mire dhe suksese..

FASHION PRESS: Pasi ju tani mirreni me muzike, mund te na tregoni se cka ishte ajo qe ju shtyri ne kete art me konkurence te forte ne Kosove?

Adelina Macastena: Te behem kengetare cdo here ka qene enderr e imja. Lirisht mund te them se une me muzike jam marre edhe me heret, pikerisht atehere kur kam jetuar ne Itali. Nuk kam pasur me shume se 14 vjet kur une fillova te jem soliste ne nje Rock Group qe vepronte ne kuader te shkolles qe i ndjeksha mesimet ne Itali. Ne ate grup une kam qene si kengetare e grupit dhe merrnim pjese ne disa koncerte qe organizoheshin nga shkollat e qytetit se ku jetoja. Futja ime ne kete grup u be permes konkursit te shpallur nga shkolla, pasi solistja para meje ishte larguar per shkaqe personale. Kjo keshtu mbeti deri sa isha ne Itali, por me ardhjen time ne Kosove kjo enderr disi mbeti vetem ne kujtese dhe fillova te mirrem me manikenizem dhe vallezim.

Para tre viteve fillova te mendoja pak me teper per Muziken dhe sikur kujtesa nga Italia me thoshte te provoja fatin e solistes edhe ne vendin tim, ne Kosove. Keshtu ne moshen 17 vjecare kam kenduar kengen e pare dhe ne moshen 18 vjec e kam incizuar dhe kam marr pjese ne festivalin e Kosoves Polifest 2004, kenga quhet „Kthehu me Diellin“, pastaj kam incizuar kengen e dyte „Kjo jam Une“ ku mora pjese gjate ketij viti ne festivalin tjeter „Kosova Fest 2005“. Tani, para dy jave, kam mbaruar edhe kengen e trete, qe titullohet „Kative“, te ciles kenge mendoj t’i bej edhe videoklip, mirepo per momentin jam e interesuar te marr pjese ne festivalin e mirenjohur ne Shqiperi „Top Fest“.

FASHION PRESS: Cilat mund te jene planet e Adelina Macistena LINA ne vitet qe vijne dhe cka mund te pret publiku shqiptar nga Ju?

Adelina Macastena: Cdo vajze e re si une ka plane, ndaj edhe une nuk jam pa to. Planet e mia jane te shumta, por une kam vecuar disa, ku mendoj te perqendrohem me se shumti, e nje nga keto plane eshte pergatitja e Albumit tim te pare dhe dy videoklipeve. Keshtu qe Muzika te kthehet ne personalitetin tim. Ndersa synim kryesore i planeve te mia mbtet te mbaroj studimet dhe muzika bashke me vallezimin te jene pjese e jetes sime, pse jo kur te kem kohe, te mos e provoje fatin edhe si fotomodele shqiptare.


FASHION PRESS: Ku e shihni vehten pas 5 viteve?

Adelina Macastena: Ndoshta nje kengetare e sukseseshme keshtu shpresoj se paku. E diplomuar ne fakultetin filologjik dega gjuhe angleze ku vijoj studimet tani dhe duke punuar me profesionin tim. Te tjerave s’ju dihet, hehehe...

FASHION PRESS: Ne fund, LINA keni per te shtuar dicka?

Adelina Macastena: Se pari ju falenderoj per intervisten dhe ju deshiroj suksese ne punen tuaj. Per te shtuar dicka HMMM jo mendoj se cka ishte me kryesorja per t’u thene e thash, ndoshta kam harruar dicka per te thene, por besoj se do kete raste tjera, jam person me plot befasi, pra HAPNI SYTE.

FASHION PRESS: Cka mendoni per Albanurin?

Adelina Macastena: Komplimentet e mija me te sinqerta per staffin e AlbaNur-it, me plot risi te kendeshme gjate gjithe kohes. Informacione te ndryshme te rendesishme. Nuk po flas me, vetem se mund t’u them te tjereve: vizitojeni sa me shpesh www.albanur.net se po e vizituat nje here, nuk besoj se do rrini pa e vizituar me. Faleminderit edhe nje here dhe shume suksese nga une LINA.


Komento intervisten e Adelina Macastena ne AlbaNur Forum!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personal Ads | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia Nora Istrefi | Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster