Chat Room Kosova Love Chat one to one is the best Albanian Chat
Kosova Love Chat 18 + Plus eshte Video Chati me i madh shqiptar ne Internet! Krejt folet Lire dhe rreth Dashnise!
Albanian VIP Forums

Emri: Alma Ajazi
Datelindja: 6 maj, 1984
Gjatesia:1.73cm
Pesha:52kile
Floket: Te Zeza
Syte: Jeshil/Blue
E lindur ne Tirane, perfundoj atje vetem kater klasa. Klasen e peste e vazhdoj ne Amerike
Qe nga viti 1995 jeton me familjen e saj ne Michigan, eshte duke perfunduar diplomen e saj ne degen shkenca politike- ne Oakland University, Michigan
Ne vitin 2004 mori certifikaten presitgjoze nga shteti amerikan " National Dean's List 2004" ne keter certifikate hyjn 15% e studentave me te mire te amerikes.

Experiencat nga arti:

* Miss Shqiperia 2000 ( vendi i dyte) drejtuar nga Petri Bozo- spektakli u zhvillua ne Butrint

Ne kopertinen e revistes Spekter " Janar 2005"

Ne kopertinen e revistes greke " Speed Challenge" pril 2004 Athine,Greqi

E ftuar ne emisjonin "Top Show" Tirana, Albania Jan 2005 per te diskutuar per temen "Fanatizmi, Nudismi, dhe pozimi artistik"

Millenium Concert New York.... ka intepretuar ne skene... kengen "frozen" te Madones... Kane qene njerez te ftohur ne ate koncert si Vera Grabocka, Koco Devole, Irma Babaliu, Timo Flloko, etj......

E ftuar ne panelin e juris.... Miss Albania2003 Canada

Sekretarja e shoqates " Albanian-American Cultural and Artistic Association ne Michigan"

* Prezantuese ne Michigan" Alma ishte edhe,," prezantuese ne Koncertin e Irmes Libohva dhe kengtarit Remi qe u zhvillua ne kete prill 2006 ne shtetin e Michiganit".

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Mp3 Shqip Dashuria
 

Alma Ajazi, Albanian Photo Model from Chicago


I was born in Albania. I cam to America in 1995. I've always wanted to become a model, because it has been a dream of mine since I was a child, and I truly feel passionate about it. I am very outgoing as a person. I enjoy going to the movies, rollerblading, swimming, playing volleyball, soccer, working out. I also am very confident as a person. I am not afraid of trying new things.

Alma can Model for your company !!! If you wish to contact Alma with a job opportunity, please contact us. When you contact us, be certain to indicate that you are interested in Alma Ajazi in your request.

Alma Ajazi, ALBANIAN PHOTO MODEL

 

Alma Ajazi Fotomodele Shqiptare nga USA

Alma Ajazi

Alma Ajazi, albanian photo model

Kush eshte reviste DL?

Alma- Revista DL ka filluar botimin e saj para disa muajve ne shtetin e Michiganit. Eshte nje reviste e re dhe eshte e fresket ne treg. Nje reviste qe kap shume tema, kulturen, artin, bukurine femerore, moden, afron keshilla, etj

Si t'u dha mundesi per te pozuar ne kete reviste..?

Une kam vendosur portfolion time ne internet me fotografi me permasat e mija, kur nje dite shikoj e-mailin tim dhe lexoja nje leter... qe me erdhi cudi. Me kishte shkruajtur editori revistes, duke me thene qe pamja ime i kishte pelqyer jashte mase, pasi ishte nje pamje e vecant dhe e fresket qe ato kishin deshire te perdornin per revisten e tyre. Vendosa te takohesha me ato dhe me date 11 prill beme photoshoot per revisten. Ne fakt ato me kishin planifikuar vetem per 2 ore, por me mbajten 7 ore aty, pasi kuptuan me te vertete qe isha jasht mase e dashuruar me kameren dhe teper e lirshme. Te them te drejten ishte nje fat. Si perfundim brenda 7 oreve kemi bere 1400 fotografi. Puna doli me te vertet mjaft shkelqyeshem. Ndonjehere fati te vjen atje kur nuk e pret

Ky njeherit eshte edhe suksesi i pare juaji ne Amerike?

Po ky eshte sukesi im i pare ne Amerike. Pasi duhet te kuptojme ne cdo shtet preferencat e bukurise ndryshojne, Ketu ne Amerike zakonsisht agjencite e modeleve preferojne me shume bjondet se sa brunet.. Dhe duke qene brune... skam patur dhe aq shume mundesi. Sa do qe mund te kemi pasur dyer te perplasura ne fytyre, asnjehere si kam humbur shpresat, kjo me ka bere me te forte.. pasi jam ne dijeni qe bukuria qendron vetem dhe vetem ne syrin e vezhguesit, qe keshtu duhet ti maresh masat mire kur shkon ne agjencione, pasi eshte nje bote qe ka lloj lloj kerkesash dhe preferencash. Nje zemer e dashuruar kurr smund te jete e frenuar. Jam e mbushur plot pasione, deshire, ambicje, dhe kjo me ka shtyre gjithmone....

Cmund te thoni per suksesin tuaj ne Evrope?

Mund te them qe me ka ecur mjaft mire. Duke qene ne 2 kopertina brenda 8 muajve nuk eshte keq aspak. Kam ngelur e kenaqur me suksesin tim ne Evrope, pasi ne Greqi eshte shume veshtire per nje femer shqiptare te dale ne kopertine. Valbona Coba me bukurine e saj e arriti ate gje, dhe mund te them qe ajo eshte shembull per modelet e reja shqiptare.

Ka reagime nga shqiptaret kur te pane duke pozuar ne kopertinen e brendshme provokuese me te zeza?


Te them te drejten, nuk e mora parasysh reagimin e te tjerve. Zakonisht ne jeten time beje ato gjera qe me pelqejn mua dhe ndjek gjithmone pasionet dhe synimet e mija, sigurisht pa demtuar te tjeret.. Nuk mund te them qe jetoj per opinion, jeta eshte shume e shkurter te shtresosh veten duke vrare mendjen se cfare do thone te tjeret. Edhe sikur mos te jesh ne nje kopertine, prape se prape do gjykohesh nga te tjeret qe nga momenti kur del nga shtepia, pasi natyra e njerzve i ka keto gjera. Cdo njeri ka te drejten e vet te opinionit dhe menyren dhe kendveshtrimet se si i shikon, kritikon, analizon, kupton dhe gjykon gjerat, dhe keto gjera ndikojne ne menyren se si je rritur ne rrethin shoqeror. Dhe mund te them per veten time pasi kam ardhur e vogel ne Amerike.. pak a shume jam rritur me kulturen ketu dhe mentalitetin amerikan.

Alma cfare mendon i dashuri i juaj qe do dalesh muajin tjeter ne kopertine?

Ju gazetaret shume ngacmoni ( ajo qesh)....

E verteta eshte qe nuk kam te dashur, e kam vendosur kete zgjedhje pasi jam akoma ende e re dhe nuk e ndjej veten time gati per nje lidhje serioze. Kam shume gjera per te arritur, dhe sa per lidhjet cdo gje ka kohen dhe moshen e vet. Pse duhet ta marre vrull per nje lidhje dhe te nxitohem ( ajo perseri qesh)


Alma me fol pak per fushen e shkolles

Kam studjuar 2 vjet ne Athine, qe nga viti 2003-2005 ne nje shkolle private amerikane "University of La verne" ne degen e diplomacise. Ishte nje experience e bukur qe me afroj te shikoja boten dhe politiken me nje kendveshtrim tjeter. Tani jam duke mbaruar shkollen ne Oakland University ne Michigan, eshte viti i fundit.

Duke mbaruar per fushen e diplomacise ku ke deshire te punosh?

Synimi im eshte te punoj per ambasadat amerikane neper bote, dhe nje dite pse jo per shtetin shqiptare...

Diplomacia me artin jane shume te kunderta me njera tjetren?

E verteta eshte se jane dy arte me vete, por cdo njeri eshte i mbushur me plot pasione te ndryshme, nqs je ne gjendje pse jo mos ti kapesh te dyjat? Kemi presidentin e amerikes Ronald Reagan, i cili ishte nje aktor dhe u be president. Mendoj qe gjeja me kryesore eshte per nje njeri te kuptoje pasionet qe ka.. dhe synimet dhe nqs eshte ne gjendje ti arrij.. atehere le te vazhdoj rrugen... Sic shpreha dhe me larte nje zemer e dashuruar nuk mund te jete kurr e frenuar...

Alma si e kalon kohen e lire?

Ne kohen e lire me pelqen te qetesoj shpirtin tim dhe te futem ne nje bote tjeter. Jam adhuruese e veres se kuqe duke e shoqeruar dhe duke degjuar tingujt e enigmes. Shpenzoj shume kohe duke lexuar lajmet ne internet si gazeten shekulli, dhe koha jone, dua te jem sa me e informuar se cfare ndodh ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise, pasi gjithmone dituria e zbukuron njeriun. Dal me shoqerine per te pire ndonje expreso, kemi vendin tone ku gjithashtu kercejm sebashku me muzike latine. Sa do qe argetohem ketu ne kohen e lire, nuk eshte e njejta shije si ne Shqiperi. Cdo gje ka shije tjeter ne Shqiperi, dhe e ndej mungesen e Shqiperise

Vini shpesh ne Shqiperi?

Sa do qe jam rritur ne Amerike, jam nje patriote e flakte per Shqiperine. E vizitoj Shqiperine cdo vit, pothuajse per 3 muaj ne sezonin e beharit. Pasi mamin e kam nga Saranda, beharin e kaloj ne Sarande. Jam e dashuruar marrezisht me ate vend, me bukurine e rralle qe qyteti afron, njerez te dashur dhe te cilter. Eshte i vetmi vend qe afron qetesi shpirterore per shpirtin tim. Eshte tamam sikur je ne nje muzeum dhe shikon nje pikture dhe per nje cast te ndal zemra.. dhe ke deshirte te futesh ne grack atje dhe te plakesh me te. Do tju keshilloja te benit ndonje vizite ne Sarande, ose me mire qe te kuptoni do te thoshja "urdhero syte e mi dhe shiko se cfare shikoj une"

Ndodh qe te ngacmojne te tjeret ne rruge duke ecur?

Kur kam ardhur per here te pare ne Shqiperi, kam ngelur pak e shokuar, kur shikoja makina qe ndalonin duke fishkellyer tek femrat. Mu duk nje menyre teper teper e ulet. Kjo gje as nuk behet fjale ne Amerike, pasi ka ligj dhe tjetri perfundon drejt ne burg. Nuk pash ndonje police te afroheshe dhe te nxirrte femren nga situata. Dua te dale prape tek fjalet qe shpreha me larte" nqs nuk nenshtrohet ligji brenda mureve te nje kombi- gjerat do kthehen ne nje kaos". Sa per mua me ka ndodhur disa here, por dhe kur eci ne rruge koken e mbaj drejt, as majtas as djathtas, dhe eshte me mire te qendrosh indiferente dhe vazhdo te shikosh punen tende.

Alma me qe studjoni per politike, sipas pikepamjes tuaj mendoni qe Shqiperia ka ecur perpera?

Eshte nje teme qe mund te flas per 24 ore. Ne fillim fare dua te drejtohem dhe te theksoj qe politika sipas pikepamjes time eshe thjesht nje strategji, qe cdo shtet perdor te arrij qellimet qe ka, eshte tamam si loja ne "shah" si do levizesh atje ku ke deshire te arrish" Por fatkeqesia ndodh kur kjo strategji ndryshon drejtim dhe perdoret si nje rruge per te arritur qellime personale/ dhe jo ndaj qytetarve ose per ceshtjen kryesore te kombit tend. Kjo gje nuk ndodh vetem ne Shqiperi, por edhe ne shtete te tjera. Dua te them, meqe shikoj ndertesa moderne ne Shqiperi si psh ne Tirane, kjo s'do te thot qe Shqiperia ka ecur perpera. Nuk e bejne ndertesat moderne nje shtet, qe tregon emancipimin e shtetit. Shqiperia duhet te rregulloj ne radhe te pare perqindjen e larte te papunsise, qe mos detyrohet shqiptari te braktsi atdheun dhe te marri rruget e kurbetit per nje jete me te mire. Mbase Tirana ngadale po ecen perpera dhe shikoj disa ndryshime, pasi eshte metropol i shqiptareve. Por si shtet nuk duhet te perqendrohemi vetem tek Tirana, sepse nuk eshte vetem Tirana qe e bene Shqiperine. Ligjet cdo shtet i ka te bazuar ne kushtetute, s'mund t'i shikojme thjesht si teori, por duhen nenshtruar ne praktike. Qytetari duhet ti nenshtrohet ligjit dhe ta respektoj ate, por gjithashtu shteti duhet te qendroj mbas ligjit dhe te mbeshtes qytetaret e tij. Amerika eshte nje vend me 280 million banore, dhe eshte ligji rrenja kryesore qe mban nje shtet. Sic shpreha me larte, eshte nje teme e gjere dhe ska fund, por dua te them qe eshte tamam si puna e nje litari qe mund te kete nje gonxhe te nderlikuar ne mes,,,, por gjithmone sa do e veshtire te jete ka nje rrugezgjidhje. Jam shume pozitive per Shqiperine, qe gjerat do rregullohen, shpresa gjithmone vdes e fundit...

Me nje fjale si e pershkruani veten?

Hmmm po them nje fjale ma ka qendisur shoqeria dhe familja "shpirt i lire" nje njeri pa komplekse


E degjoni muziken shqipe?

Po e degjoj shpesh dhe ka raste qe dhe shoqet e mija amerikane e preferojne. Ato kendojne kengen e Anjeza Shahinit kur jemi ne makine, verzjonin anglisht "Imazhi yt". Kohet e fundit muzika shqiptare ka ecur perpera. Pasi ne Michigan zvhillohen shume koncerte me kengetare shqiptare qe vijn nga Shqiperia. Kohet e fundit kemi pasur ne Michigan, Ardit Gjebrea, Ledina Celo, Bleona Qereti, Adelina Ismali dhe Irma Libohoven...


 

 

Komento intervisten e Alma Ajazit ne Forum!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personal Ads | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia Nora Istrefi | Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster