|
Altuna Sejdiu – Tuna, fituesja e
çmimit “Best Female Video” ne “Video Fest”
Tuna eshte njera
nder kengetaret me atraktive dhe me te suksesshme ne vend.
Edhe pse e re ajo ka arritur te pushtoje zemrat e seciles
moshe. Me sharmin e saj dhe me sensin e madh per veshje,
Tuna eshte bere idol i seciles femer dhe enderr e secilit
mashkull. Edhe perkunder fames, ajo me modesti pershkruan
ditet e zakonshme te saj.
Suksesin e fundit e shenoi disa ditesh
kur u kthye “Video Festi” me çmimin Best Female Video. Me 21
prill te ketij viti, ajo promovoi albumin e dyte me titull
“Ska me diktature” dhe videoklipin me po te njejtin titull.
Altuna Sejdiu – Tuna, fituesja e
çmimit “Best Female Video” ne “Video Fest”
AIDA: - U kthyet nga Prishtina me nje
çmim tjeter…
Altuna Sejdiu TUNA: - Ishte nje kenaqesi e
veçante. Kengetari nuk punon per te marre çmime, por kur
punon profesionalisht atehere çmimet vijne. Ky eshte nje
satisfakcion i madh per nje artist, nje shperblim qe te
motivon edhe me shume… Kenaqesi te veçante te jep edhe
publiku, kur e pranon nje kenge, e kendon ate… Keshtu ndodh
edhe me kengen “S’ka me diktature”, me nje mesazh
shumekuptimesh.
AIDA: - Njiheni si kengetare prapa se
ciles qendron nje ekip i tere. A bashkepunoni edhe me
artiste te tjere?
Altuna Sejdiu TUNA: - Po. Mendoj se bashkepunimi
eshte i domosdoshem per te ndertuar nje kariere te
suksesshme. Bashkepunoj me kengetare nga Kosova,
Shqiperia, Maqedonia dhe fatmiresisht deri me tani nuk kam
pasur asnje konflikt. Ne aspektin profesional kam
bashkepunuar edhe me Albertin, nje kengetar qe jeton ne New
York.
AIDA: - Me çka merreni perveç muzikes?
Altuna Sejdiu TUNA: - Jam studente ne vitin e
pare ne Fakultetin e Shkencave te Komunikimit - dega
mediumet, ne UEJL. Kam shume obligime profesionale, kurse
ne ate pak kohe te lire qe me mbetet, rri me njerezit qe i
dua. Perveç kesaj ushtroj dhe pergatitem per koncertin
personal qe duhet te mbahet ne shtator.
AIDA: - Çka te disponon dhe te
nervozon?
Altuna Sejdiu TUNA: - Me disponon Klajdi, qeni
im, me gjestet e tij. Me disponojne njerezit qe me tregojne
lajme te mira dhe kane energji pozitive. Disponohem kur jap
provime… Me nervozojne njerezit dyftyresh, cinik dhe vetjak…
Nervozohem kur s’arrij t’i kryej me kohe te gjithe obligimet.
AIDA: - Nje pyetje te rendomte: a je e
dashuruar?
Altuna Sejdiu TUNA: - (qesh) Adhuruesit e mi dhe
ata qe me duan kane mjaft nga une: dy albume dhe kenge qe
flasin per jeten time.
Ju mund te
shkruani pershtypjet e juaja per ALTUNA SEJDIU TUNA ne forumin
VENDLINDJA duke klikuar KET...>>
AIDA SARACINI
SHKUP
|