Kengetarja e shume kengeve hite, kengetarja e cila me
zerin, stilin dhe imazhin e saj te veçante asnjehere nuk
provoj te iken nga vetevetja, nga ajo qe ne te vertet
eshte. Si ne kenge ashtu dhe ne paraqitjen e saj skenike
me vite te tera i qendroi besnike besnike dhe mbajti prane vetes shume simpatizues
dhe perkrahes te muzikes qe ajo kultivoi. Fjala eshte
per kengetaren e njohur Edona Llalloshi. Ajo ne kohe te
fundit ka perfunduar incizimin e albumit me te ri, i
cili eshte i shtati me radhe ne karieren e saj muzikore.
Per gjashte muaj me radhe, ajo intenzivisht kishte
punuar ne kete album, i cili permban gjithsej
dymbedhjete kenge. Zhanret e muzikes brenda albumit
kryesisht jane “Pop”, ku tematikat e kengeve ne kete
album te gjitha jane te dashurise. Renda ketij albumi.
Edona, serish realizon nje kenge ne duet me vellain e
saj, Milot Llalloshin, e qe pa dyshim do te miepritet
nga ana e publikut dhe do te pesoje ne nje hit, ashtu
siç ishte edhe dueti i kaluar me kengen e titulluar “Per
ty po flas”. Sipas saj, brenda albumit gjenden edhe tri
kenge te realizuara me zhanre te muzikes me ndryshe nga
ajo muzike qe jemi mesuar ta degjojme Edonen.
Kenge me elemente te rokut
Kenget ne kete album jane ritmike. Disa prej tyre
permbajne elemente te rokut, gje qe dallon kete album
nga te kaluarit qe ka realizuar Edona, por kjo nuk do te
thote qe Edona eshte larguar nga stili i muzikes se saj.
Gjithashtu, e veçante e ketij albumi, sipas Edones,
eshte se nga dymbedhjete kenge qe do t’i permbaje ky
album, nuk do te mundet ta ndaje ndonjeren prej tyre,
ngase te gjitha kenget jane te realizuara shume mire dhe
ne menyre profesionale. Bashkepunetoret e kengeve ne
album te kengetares Edona Llalloshi, ne tekst dhe
kompozim te kengeve jane: Xhevdet Gashi, Afrim Macula,
Arsim Bunjaku, Fatos Canolli, Milaim Islami etj. Albumi
i ri nga Edona titullohet “Hymni i dashurise”, ky titull
eshte pagezuar nga Naime Beqiraj, gje qe i ka pelqyer
shume Edones dhe bashkepunetoreve te tjere te saj dhe
kane vendosur ta quajne keshtu.
Klipi “Dite per dite”
Edona, gjithashtu, ketij albumi do t’ia bashkengjese
edhe nje videoklip te kenges se titulluar “Dite per dite”
e kompozuar nga Xhevdet Gashi dhe me tekst te shkruar
nga Arsim Bunjaku. Videoklipi eshte realizuar ne
Maqedoni ne bashkepunim me produksionin “Fabrika”, per
kengen e lartepermendur, e cila eshte realizuar ne klip,
Edona shpreson qe kjo kenge do te pelqehet nga ana e
publikut. Nuk do te mundemi te dyshojme qe audienca kete
kenge nuk do e mirepret ngase Edona ne realizimin e
kengeve te saja di se çfare t’i ofroj publikut, e,qe pa
dyshim kjo kenge e cekur me lart do te jete nje hit
veror nga Edona. Te jete ky album i suksesshem sigurisht,
qe nuk nuk do ishte befasi, per arsye se deri me tani
kemi pasur shume kenge hite nga kjo kengetare, ndersa
edhe kesaj radhe po e presim te njejten gje. Albumi do
te editohet nga produksioni “Vizioni-Libonia” ne mes te
muajit qershor, ku po ne te transmetohet edhe videoklipi
me i ri nga kengetarja Edona Llalloshi.
E pergatiten: ALBANUR, AVNI SELMANI DHE NAIME BEQIRAJ
Fotot e Edones i merrni ne madhesi origjinale nese i
lajmeroheni
Tim Shkupit
Kenge dasmash ne MP3 nga
Edona Llalloshi per shkarkim FALAS i gjeni Ketu!