|
- Por ka nje kohe te gjate qe Gresen nuk e keni pare ne
media tona. A e keni pyetur veten Pse ? Ndoshta nuk ka pasur
sukses ne albumin e saj te pare dhe kengen Dashuria Kiq ?
Ndoshta ajo ka braktisur muziken per t’i vazhduar studimet
ne Fakulltetin Juridik dhe do qe te realizoje endrren e saj
te femijerise ? apo ndoshta eshte Dashuruar ?, epo.... nuk i
dihet, me mire
per te gjitha keto le te flase vet kengetarja e re dhe
simpatike Gresa Behluli
Kastriot Hasani: Kenga e pare qe keni realizuar titullohet
Dashuria Kiq, nga lindi inspirimi per kete kenge?
GRESA BEHLULI: Po çdo gje ne Kosove eshte KIÇ.....
Kastriot Hasani: Sa ka pasur suksese kenga Dashuria Kiq dhe albumi
i pare i Greses?
GRESA BEHLULI: Bazuar ne vlersimet e Mediave
dhe kolegeve, klipi im i pare me te cilin edhe me njohin
adhuruesit si GRESSA qe quhet Dashuria Kiç dhe po ashtu
albumi i im i pare qe mbane po te njejtin titull, mendoje se
kane pasur mjaft sukses dhe me kete kenge e po ashtu edhe me
albumin e pare jame shume e knaqur.
Kastriot Hasani: Ju jeni e rritur ne mesin e nje familje me tradita
muzikore, e themi kete duke u bazuar ne faktin qe ju
njeherit jeni edhe bija e Bilbilit te Kenges Popullore
Shqipe: Shkurte Fejzes, Si e ndjeni veten si bija e
kengetares ?
GRESA BEHLULI: Une jam rritur me nje krenari
dhe nje priviliegj te veçante, si vajza e kengetares qe per
30 vite me radhe kultivoi muzike te mirefillte shqipe, por
une do te mundohem t'a krijoj edhe emrin tim mirepo
megjithate emri i saj me bene me te nderuar gjithmone
Kastriot Hasani: A ka ndodhur ndonjehere qe njerezit jane kthyer
nga ti duke thene - Ja vajza e Shkurtes?
GRESA BEHLULI: Po ka ndodhur ne shume raste kur
me thone Vajza e Shkurtes, por kjo me bene te ndihem shume
mire dhe nuk me pengon asnjehere, sepse me rendesi eshte
shume qe njerezit te me pelqejne si kengetare dhe ti duan
kenget e mia, ndersa se si me thirrin nuk ka shume rendesi
Kastriot Hasani: Ka kohe qe nuk jeni aktive ne media me prezantim
te ndonje kenge, ku eshte Gresa ?
GRESA BEHLULI: Po eshte e vertete qe nuk kam
qene dhe aq aktive neper media sepse tani jam me shume e
perkushtuar me mesime ne fakulltet e te cilat per mua jane
primare
Kastriot Hasani: Pra ju jeni edhe studente e Fakulltetit Juridik ne
vitin e dyte, si eshte Gresa me studime ?
GRESA BEHLULI: Mire shume shpresoj te me
vazhdojne keshtu
Kastriot Hasani: Nese do te vinte puna te zgjidhni midis juristes
dhe kengetares, ciles do t’i drejtoheshit ?
GRESA BEHLULI: endrra ime si e vogel ka qene qe une te jem nje
juriste e sukseseshme, ndersa muzika per mua eshte pasion,
pra muzika do te jete gjithmone nje hobi i deshiruar, por qe
te dyjat bashke mendoje se gershetohen shume bukur (hahah)
dhe qe te dyjat une i dua shume
Kastriot Hasani: Pra vazhdojme me pytje per pasionin tuaj muziken
dhe pikerisht tek planet e tua per te ardhmen ?
GRESA BEHLULI: Tani po merrem me xhirimet e disa
video projekte per vitin e ri dhe e kam ne plan qe t’i
realizoj 2-3 kenge te reja, poashtu keto dite do te
prezatonj edhe nje video spot te ri te njeres kenge e cila
eshte punuar te virusi, se per cilen kenge behet fjale do te
mbetet surprize, ndersa ne planet afatgjate pritet te dale
ne trege per nje kohe te shkurte edhe albumi im i dyte
Kastriot Hasani: Ku eshte xhiruar video spoti, ne Kosove apo diku
tjeter ?
GRESA BEHLULI: Ne fillim i kam pare shume kengetare
tona te cilat kane xhiruar spotet e tyre ne Maqedoni dhe
vendosa edhe une qe si kengetare e re qe spotin e kenges se
pare t’a xhiroj atje, por duke pare qe teknika e xhirimit te
spoteve ka arritur shume edhe ne vendin tone kam vendosur qe
video spotin e dyte t’a xhiroje ne Kosove, pra do te jete
PRODHIM VENDOR (ahahah)
Kastriot Hasani: Pytja e fundit eshte sigurishte ajo qe do te shuaj
kurreshtjen e shume adhuruesve te kenges se Greses, Dashuria
- A ka akoma nje te dashur Gresa?
GRESA BEHLULI: JO sepse siq thashe edhe me larte
primare per mua jane studimet dhe pastaj te tjerat...(hahahah)
Kastriot Hasani: Ne fund Gresa duke te deshiruar suksese ne te
gjitha sferat e jetes e veçanerisht ate te Studimeve dhe te
Muzikes .
GRESA BEHLULI: Faleminderit, edhe une pershndes
te gjithe lexuesit e Albanurit dhe te gjithe adhuruesit e
mi, duke ju deshiruar shendet dhe mbaresi ne jete.
Albanur. 16.11.2005, Autor: Kastriot Hasani
Komento intervisten e Greses
ne AlbaNur Forum!
|