|
Per here te pare nje vajze nga Drenasi merr kuroren e me te
bukures, nga spektakli qe u mbajt, ne sallen 1 tetori, ne
Prishtine, nen patronatatin e "Agnesa Vuthaj Association".
Besa studente e vitit te dyte, ne Fakultetin Ekonomik te
UP-se.
"Spektaklet e bukurise me kane pelqyer qe ne vegjeli, i kam
adhuruar, por qe te zgjidhem Miss nuk e kam paramenduar
ndonjehere", shprehet Besa Gashi, "Miss Kosova 2006". Perveç
kurores, fitoi te drejten e pjesemarrjes ne spektaklin e
bukurise "Top model of the world", qe do te mbahet ne Kine,
nje burse studimi ne universitetin "AAB", sidhe nje udhetim
per ne qytetin me te madh tregtar, ne Dubai, ku thuhet se do
te lidhe nje kontrate pune. "Perveç eksperiences se mire,
fitova te drejten e pjesemarrjes ne spektaklin e bukurise ne
'Top model of the world' ku shpresoj ta prezantoj Kosoven sa
me denjesisht", tha Besa Gashi. Missi i Kosoves, ende nuk ka
vendosur se çfare do te beje me bursen qe i eshte ofruar
nderkohe qe vazhdon te merret me disa provime ne fakultetin
ekonomik. Ajo nuk e di nese do te studioje Dizajnin apo
diçka tjeter."Une gjithmone e kam paramenduar veten si nje
femer te shkolluar dhe te avancuar, prandaj per mua ka qene
dhe do te jete primare shkolla", shprehet Miss Gashi.
Missit iu jane hapur mundesite e bashkepunimit me kompani te
ndryshme, disa prej te cileve nuk kane humbur kohe, dhe
menjehere i kane ofruar te reklamojne. Nje lajm i mire per
te gjitheboten mashkullore qe deshirojne te kene lidhje me
serioze me Besa Gashin eshte se ajo ende nuk e ka gjetur
princin me kali te bardhe. Ajo jeton me prinderit e saj,
vellain dhe me dy motrat. Anetare te jurise se ketij
spektakli ishin Jon Metew, perfaqesues i spektaklit "Top
models of the World", fotografi i njohur shqiptar Fadil
Berisha, "Miss Norvegjia" Hellen Traswik, "Miss India"
Sajali Bagad, Rosan Ogada, organizator i "Miss Universe",
Astrit Alihajdaraj, aktor shqiptare ne Vjene, Aferdita
Paqarada, "Miss Kosova 1992", dhe Eralda Hitaj, "Miss
Shqiperia". Vajzat konkurruese paten mundesine ta vleresonin
njera-tjetren per çmimin "Miss Miqesia", te cilin e fitoi
Jeta Muriqi "Miss Press", Leonora Fejza, "Miss Fotozhenia" u
zgjodh Besa Gashi, ndersa "Miss Publiku" i zgjodh Leonite
Morina. Ne momentin final te ndarjes se çmimeve nga juria
profesionale, te cilet ishin mjaft korrekte duke i zgjedhur
me te merituarat. Percjellesja e dyte u zgjodh Nazlie
Statovci, percjellesja e pare Leonora Fejza, Deri me tani
eshte konfirmuar se fituesja e ketij evenimenti do te marre
pjese ne spektaklin "Top Model of The World 2006", ndersa sa
u perket spektakleve te tjera, si "Miss World" dhe "Miss
Univers" fituesja do te kete mundesi te marre pjese vetem
atehere kur te zgjidhet statusi i Kosoves, nese Kosova e
fiton pavaresine
|
|