Ajo qe nga fillimi i daljes ne skene ka lene pershtypjen
e nje vajze serioze qe di te ndertoje stilin e saj dhe
ta ruaje ate per disa vite. Mirepo, kohet e fundit
verehet nje ndryshim ne dukjen e saj. A eshte kjo nje
shenje se Edona Llalloshi eshte merzitur me pamjen e saj
te njejte? Jo, jo, kjo eshte nje freski qe ajo mundohet
ta beje. Dhe nje te tille e ka bere edhe ne fotot e
fundit te saj, te realizuara ekstra per albumin me te ri,
te cilin do ta peruroje me date 20 te ketij muaji. Jane
te gjitha kenget e albumit himne dashurie, prandaj ka
pelqyer ta quaje albumin me kete emer. Ajo ka filluar te
merret me muzike duke u menaxhuar nga babai, i cili
vazhdon ta shoqeroje kudo qe paraqitet. Dhe rezultati
nuk i ka munguar, Gjithsesi, per faktin se ajo eshte
shume kembengulese ne kerkesat ndaj vetes. Por
gjithashtu se eshte nga ato qe suksesin rreth punes se
saj nuk ia le ne duar askujt, duke u kujdesur per çdo
detaj. Por, asnjehere duke mos vendosur vete, pa
pelqimin e shume miqve te saj bashkepunetore.
Edona Llalloshi me album dhe klip te ri
Tashme ka perfunduar punen rreth albumit me te ri “Himni
i Dashurise” dhe pret vetem ta nxjerre ne treg. S’ka se
si te ndjehet ndryshe, pos shume e relaksuar. Meqe ka
perfunduar pjesen e saj te punes. Gjithashtu punen e
tyre e kane mbaruar edhe kompozitoret, poetet, autore te
teksteve. Me nje fjale, siç thote Edona, albumi ne
teresi ka perfunduar. Tani eshte ne duart e shtepise
muzikore “Vizioni-Libonia”, te cilet ajo beson se shume
shpejte do ta nxjerrin ne treg. Gjithsesi shprehet me
optimizem se albumi do te kete suksesin e deshiruar.
“Jam me se e sigurt se do te pritet mire nga publiku dhe
adhuruesit e kenges sime, pasi, te them popullorçe, ia
kemi bere hyzmetin deri ne fund”. Thekson kengetarja,
eshte kjo Edona, e cila eshte mesuar te kujdeset madje
edhe per detajet me te vogla gjate realizimit te
projekteve te saj, qe gjithsesi s’ka pasur se si pastaj
te mos rezultojne te suksesshme. Nje gje qe ia garanton
kete eshte edhe zgjedhja e bashkepunetoreve te saj. Kete
here punen rreth kompozitoreve dhe teksteve ua ka besuar
autoreve, si: Xhevdet Gashi, Afrim Macula, Fatos Canolli,
Arsim Bunjaku, Milaim Islami, Igballe Ymeri. “Himni i
Dashurise” eshte titulli i albumit, qe Edones i ka
pelqyer si propozim nga Naime Beqiraj, per ta zgjedhur
si emer pagezues te albumit, Edona ka bere edhe nje seri
fotografish, ku shihet nje Edone origjinale, pa levizur
shume nga preferencat e saj per dukjen, per te cilen gje,
pra per ‘styling’ dhe ‘ make-up’, ajo tregon se kujdeset
çdohere motra e saj Fjolla. Fotografite e albumit i ka
punuar Avni Selmani. Kengetarja thote se as promocionin
e albumit nuk do t’ia lere askujt ne duar, por do te
beje vete. Perurimin do ta beje rreth dates 20 te ketij
muaji, ne ambientet e hotel “Viktoria” ne Prishtine, gje
qe, gjithsesi, thote ajo, do te jete ne nivelin e
deshiruar.
Motivi i berjes se duetit me te vellain
Jo vetem njera nga kenget e albumit eshte nje himn
dashurie, por i tere albumi eshte i tille. Ky titull
lidhet me te gjitha kenget e tij. Pra teme e kengeve te
tij eshte dashuria. Edona mendon se, ndonese ka risi ne
album, prape mbetet ajo Edona e mehershme. “ Edhe ne
kete album, si ne çdo album tjeter ka risi, por prape
mendoj se nuk jam shkoqitur nga stili im i mehershem.
Megjithate ta leme te shprehet publiku, posa te degjoje
albumin”, pohon ajo. Patjeter se eshte kujdesur qe
nxjerrja e albumit te behet me me jehone. Per kete ka
realizuar nje videoklip, si paralajmrim te tij. Dhe ka
zgjedhur kengen “Dite per dite”, te cilen ne album e ka
radhitur te paren. “Mendoj, por edhe shume te tjere qe e
kane degjuar albumin, se eshte nje kenge shume e bukur,
me njw ritem dhe orkestrim paksa te veçante, me nje
tekst shume te bukur”, shprehet ajo per arsyen e
zgjedhjes se kesaj kenge, duke shtuar se ka dhe kenge te
tjera ne album ndoshta edhe me te mira, por vendimi per
kete kenge ka ardhur, pasi, siç thote ajo, kjo dallon
nga ato te mehershmet e saj. Sipas saj, edhe klipi eshte
realizuar shume mire. Ai ka disa dite qe eshte duke u
transmetuar ne ekranet televizive dhe per te ajo thekson:
“Po me pelqen shume qe klipi eshte pritur shume mire nga
publiku”. Mbase ky s’do te jete i vetmi spot i kengeve
te albumit, pasi Edona thote se ka mundesi qe pas nje
muaji te realizoje edhe nje tjeter, qe ndoshta do te
jete kenga ne duet me te vellain, Milotin. “Mendojme qe,
nese do te kemi kohe, pas nje muaji te realizojme edhe
nje klip. Ndoshta dueti me Milotin ose ndonje kenge
tjeter”, rrefen ajo, duke mos u shprehur kurre ne njejes,
si respekt per te gjithe ata qe kane ndihmuar per
finalizimin e projektit te saj. Po, Perse serish nje
kenge me te vellain? Cili eshte motivi i berjes se ketij
dueti dhe çfare te mire do t’i sjelle asaj? “Miloti ka
shume talent per muzike dhe shpeshhere edhe me shoqeron
ne punen time”, shpjegon Edona, duke treguar gjithashtu
se angazhimi i Milotit nuk eshte shume i shpeshte, pasi
ai eshte shume i zene me shkolle dhe me punen e vet. Kjo
eshte arsyeja pse ai e ka lene pak anash muziken. Dhe
berja e ndonje dueti kohe pas kohe, siguron se do te
ishte shume e mire per te, sikur qe eshte nje kenaqesi
per Edonen. “Meqe te dy kemi deshire te jemi bashke ne
nje duet dhe besoj se edhe kete here, sikur ne duetin e
kaluar, do te kemi sukses”, thekson ajo.
Kur kengetarja menaxhohet nga i ati
Nderkohe angazhimet e saj neper mbremje e koncerte te
ndryshme kane qene jo te pakta ne kete periudhe te pare
te vitit, ato do te rriten edhe me shume ne muajt ne
vazhdim. Edhe kesaj vere do te jete e angazhuar ne
Durres, por kete here ne nje terrace shume te bukur.
“eshte kenaqesi te pish nje pije ne mbremje dhe te
degjosh muzike te mire ne kete vend”, thekson ajo, duke
shprehur bindjen se do te kenaqen te gjithe ata qe do te
kene rastin te degjojne ate me orkestren ne terracen
“Parajsa” ne qytetin e Durresit. Ajo ka filluar te
merret me muzike duke u menaxhuar nga babai, i cili
vazhdon ta shoqwroj kudo qe paraqitet. Dhe rezultati nuk
i ka munguar. Babi i saj prej viteve ’90 eshte marre me
menaxhim te kengetareve neper koncerte, festivale,
albume etj. Edona shprehet se ka qene me fat qe nuk ka
kaluar kohe duke nderruar njerezit qe do ta menaxhonin
punen e saj. Gjithsesi, mendon ajo, se dikush duhet te
merret me punen e nje kengetari apo kengetareje dhe se
nuk nenkuptohet se po qe se eshte i familjes, atehere ai
di te menaxhoje. Madje, sipas saj, te menaxhosh nuk
eshte aspak pune e lehte. “Une ndoshta edhe kam pasur
fatin qe nuk kam shetitur shume per te menaxhuar dikush
punen time”, shprehet ajo duke thene se eshte e lumtur
qe prane vetes ka babain menaxher, i cili e kryen punen
me mjaft sukses.
Fotot e Edones i merrni ne madhesi origjinale nese i
lajmeroheni
Tim Shkupit
Kenge dasmash ne MP3 nga
Edona Llalloshi per shkarkim FALAS i gjeni Ketu!
 |
|