
Pergjegjesi karshi kenges popullore
Nga te rrallet kengetar te muzikes popullore i cili jo
vetem qe nuk notoj ne ujerat e tallavase por as qe u
zhyt, i qendroi besnik kenges popullore nga te gjitha
trevat shqiptare. “Se pari kam ndjere pergjegjesi ndaj
vetvetes e pastaj edhe karshi repertoarit”. Si njeri qe
koleget e tij kengetar nuk i fajeson per tallava, Ismeti
thote se perveç te tjerash, edhe pergjegjesia e ka
mbajtur ne skene dhe ne jete. “Une e dua kengen
popullore, ndaj jam perpjekur qe ne albumin tim te dyte
te mos dal nga Ismeti”.
Kengetaret e shumte qe moren pjese ne perurimin e
albumit te Ismetit ne ambientet e bukura te hotelit
“Victoria” ne Prishtine, politikane, gazetare, ish
luftetare, biznesmene, etj. u shprehen te kenaqur me
vlerat e albumit. Te gjithe pajtoheshin se Ismeti, Riza
e pak kengetare te tjere kane mbetur pa u zhytur ne
ujerat e tallavase. “Keshtu thone te tjeret. Me Rizen
jemi koleg dhe vite te tera kemi kenduar se bashku. Te
tjeret kane ecur para nesh, sidomos ne aspektin
material, por ne kemi ndjere pergjegjesi te mos dalim
nga ajo qe quhet muzike popullore. Mos ta lendojme
muziken popullore”.
Ismeti thote se muzika popullore eshte e madhe dhe te
merr me vete, kurse per albumin e fundit deklarohet se
edhe ata qe kane shkruar per te e njohin dhe ua kane
qelluar kengeve. Edhe ne kete album, edhe ne kenget e
mehershme, duket qe eshte i pasionuar pas ritmeve te
jugut. “Te mos jesh toske e t’i kendosh kenget e Jugut,
eshte shume e veshtire. Mirepo, une kam pasur fat qe
kolege te ansamblit akademik i kemi pasur tre
instrumentiste nga Prespa. Kam mesuar shume prej tyre.
Muzika polifonike eshte pasuri e madhe. Jam duke
biseduar me disa kompozitore qe te beje nej album me
kenge toske”.
Qellimi i tij ne kete album ka qene qe te mos
eksperimentohet aq shume. “Vetem orkestrimet te jene me
moderne”.
Koleget i kritikoj vetem ne sy
Ne karrieren e tij muzikore ka incizuar disa kenge, por
jo shume. Ai nuk e thote, por karriera e tij flet sipas
asaj thenjes se vjeter popullore “Pak e sakt e jo shume
e per lume”. Megjithate jane te paharrueshme shume kenge
me ansamblin dikur shume te njohur akademik “Ramiz
Sadiku” ku Ismeti ka interpretuar kenge te bukura, dhe i
ka incizuar e interpretuar jo vetem ne Kosove, por edhe
ne diaspore ku asokohe, drejt bashkeatdhetareve tone,
niseshin vetem vlera artistike, e jo si sot kur
diasporen e injektojme me muzike te pavlere. Megjithate,
ai nuk desheron te flase apo t’i apostrofoje koleget e
tij. Shprehet se i ka rastisur disa here qe i ka
kritikuar ne sy koleget e vet per tallavane, por
publikisht nuk ka deshire t’i kritikoje. Kur te kendohet
tallava, le te kendohet tallava, sepse edhe ajo i ka
degjuesit e vet, por kengen popullore mos ta perziejme
me tallava. Mos ta lendojme kengen popullore”.
Thote per vete se eshte paksa dembel. “Ata qe me njohin
e dijne qe une nuk jam i punes. Nuk kam incizuar shume
kenge”. Pastaj tregon se 15 vjet me radhe nuk ka
incizuar kenge perveç ne ansamblin “Shota”. “Per
realizimin e ketij albumi, jane ‘fajtore’ miqte e mi. Ne
fillim as kam besuar qe do ta filloj punen, por disi
sikur me shtyren me zor. Avni Selmani eshte motivuesi
dhe iniciatori per kete album. Avniu ka biseduar edhe
artistet e tjere te cilet kane punuar ne kete album. Te
gjithe jane marre vesh ne mes vete qe te filloje ky
album. Me thane: ti vetem ke per te kenduar ne studio,
asgje tjeter.
Drita e di ku me fle mua shpirti(gruaja e Ismetit
Shume kolege te tij kane ndertuar shtepi, kane bere
pasuri duke e ribere tallava kengen popullore, por Ismet
Bogujevci, me zeri ne tij, me zgjedhjen e tij e
nganjehere edhe me heshtjen e tij, ka ndertuar nje
pallat shpirteror. “Nuk ka gje t’keqe per ata qe punojne.
Por komercializmi eshte aspekt tjeter sepse kur albumi,
interpretimi apo koncerti regjistrohet ne TV apo ne CD,
atehere duhet te kete pergjegjesi”. Ai falenderon edhe
zonjen e tij Driten per arsye se asnjehere nuk e ka
nxitur te beje diçka qe atij nuk i ka pelqyer. “Kam
pasur fat me familjen. Une nu ke di çfare bejne te
tjeret, sa fitojne, por mirekuptimi qe kam pasur me
Driten ka qene shume i madh. Drita e din ku me flen mua
shpirti. Kemi biseduar shume per keto gjera, por ajo
asnjehere nuk me ka nxitur qe per perfitime materiale te
kendoje ate qe nuk ma don shpirti”. Ismeti thote se
lakmia per tu pasuruar me kengen i ka munguar perhere,
edhepse mireqenja materiale eshte e domosdoshme. Kam
pasur oferta, por...”.
Shprehet se per ta kenduar bukur nje kenge, kengetari
duhet te mundohet shume. “Nese kenga nuk degjohet edhe
pas 30 vitesh, atehere ajo nuk vlen. Nuk dua te bej
kenge qe degjohen nje jave apo nje muaj e pastaj vdes
ajo kenge”. Per vete thote se ka pasur fat qe eshte
rritur ne nje rreth shume te arsimuar dhe se e ka
degjuar shume Radio Tiranen dhe te gjithe kengetaret e
medhenj shqiptar. “Radio dhe televizioni jane si antare
te familjes. Shume kenge tash, jo vetem ta prishin
disponimin, por edhe te nervozojne. Nuk po ndodhin gjera
te mira.
Me te bukurat kenge - duetet
Lidhur me festivalet e muzikes popullore, Ismet
Bogujevci thote se eshte mangesi e madhe qe ne Kosove
nuk ka festivale te kenges popullore. “Jane disa
festivale, por une nuk shoh ndonje perparim ose ngritje
ne pikpamje muzikore. Fatkeqesisht edhe ne Shqiperi ka
vdekur muzika popullore. Ishim ne nje koncert me
‘Kastriotet’ e Ferizajt, nuk eshte me muzika popullore
siç ka qene”.
Teksa flet per bastardimet, ai shprehet se nuk i fajeson
vetem kengetaret apo vetem kompozitoret per kete lloj
muzike qe po behet sot. Ai mendon dhe potencon se ka
kompozitore shume te mire te cilet mund te benin
kryevepra te muzikes popullore. “Nuk ka rregulla te
kenges. Behen kenge thjesht per komercializem. Kemi
mjaft kompozitore si Pranvera Badivuku, Fahri Beqiri,
etj qe jane deshmuar per muzike popullore, por ne nuk
dijme t’i çmojme vlerat.
Gjate viteve, Bogujevci ka bere duete edhe me kengetare
te ndryshme. Njera nga to eshte edhe kenga “Te ta fal
nje tufe gershet”, te cilen e ka interpretuar ne duet me
kengetaren Nexhmije Pagarusha dhe ka qene kenga e fundit
qe e ka incizuar Nexha. Kjo kenge ka marre çmim te pare
ne “Akordet e Kosoves 1984”. Ismeti ka bere duete edhe
me Bukurije Taipin, Violete Kukajn, Lindita Hakajn, etj.
“Duetet jane nje nga kenget me te bukura te muzikes
popullore”.
Bashke me Riza Bytyçin, Violete Kukajn dhe Myrvete
Bajramin, ata perbejne solistet e ansamblit “Shota”, ne
krye te te cilit gjendet Fahri Beqiri, ndikimit te te
cilit i falet jo vetem Ismeti por shume kengetare te
Kosoves.
Krenar per babain e bashkeshortin
Kur flasim per familjen, Ismeti lavderohet se Drita
punon shume me femije. Vesa eshte 21 dhe studion
menaxhmentin ne Fakultetin Ekonomik, Rigoni 11 vjeçar
nxes i shkolles fillore. “Vesa ka pasur talent, por siç
jam une edhe vet, femijet nuk i kam nxitur drejt muzikes.
Megjithate Rigoni shkon ne shkolle te muzikes. Ata i
duan kenget e mia, por me shuem degjojne kenge qe i don
edhe brezi i vet”.
Nderkaq zonja Drita, nga ana e saj, dikur valltare e
ansamblit “Shota”, teksa kujton njohjen me Ismetin
perserit se rasti eshte mbret i botes. “Aty e takova
njeriun e jetes sime”. Nderkaq, pasi e krijuan familjen,
ai thote se e ka kuptuar seriozisht profesionin e
Ismetit. “Per mua, pasuria me e madhe eshte te kem
familje te shendoshe, rehati shpirterore, ndersa paraja
nganjehere e prish edhe harmonine ne jete”. Ajo ndjehet
e lumtur qe edhe asaj me ne fund iu realizua enderra e
kahmotshme qe Ismeti e nxori edhe albumin e ri, ne
menyre qe femijet e tyre ta kene se paku nje kujtim te
embel per babin e tyre”.
Ajo shton se familja e tyre ishin perkrahes por dhe
kritike gjate realizimit te albumit te ri. “Ismeti
shpesh edhe behej nervoz sepse insistoja qe ta korigjoja
secilen imtesire”.
-Mendimi im eshte qe asnje grua nuk ka nevoje te jete
hije e bashkeshortit apo anasjelltas. “Une nuk punoj dhe
me shume ndjej kenaqesi te jem prane dy pellumbave te mi
Veses dhe Rigonit, ndersa Ismeti i kryen punen - obligim
per ekzistencen tone”.
Ajo, si nikoqire e mire, nuk harron t’i falenderoje te
gjithe ata qe e ndihmuan dhe e perkrahen Ismetin. E
veçon Avni Selmani e hotelit “Victoria”, i cili dha çdo
gje nga vetja qe Ismeti te deshmoje dhe t’i shpalose
kualitetet e veta. “Te gjithe e dijne kush ka qene dhe
kush eshte Ismeti, por nga pertacia pat ngelur pak mrapa”.
Nderkaq, edhe vajza Vesa thote se mburret me babin e saj
qe diti ta ruaje kengen e mirefillte shqipe edhepse
ndonjehere si te gjitheve, ndoshta na mungonte diç. “Por
babi nuk deshi ta njellose muziken shqipe”. Kurse Rigoni,
thote se ai enderron te ecen rruges se babit. “Por jo pa
lek si babi im humanitar (qeshje). enderra ime eshte qe
nje dite te behem pianist i famshem. Edhe kengetar, pse
jo”.
U perton intervistave
I numeron me gishterinj intervistat qe ka pasur ne
karrieren e tij. “Edhe gazetaret e dijne qe jo me qef
jap intervista. Gjithehere u jam shmangur intervistave,
sdomos gjate xhirimeve. As vet nuk e din arsyen se perse
nuk jep intervista, shton ai dhe tregon se intervisten e
tij te pare, ne vitin 1981 ia ka dhane revistes “Kosovarja”,
pikerisht Gani Dilit dhe Nexhat Halimit. “Kane kaluar 26
vite nga ajo interviste”, rikujton Bogujevci.
Leximi, dikur e sot
Nje kohe te gjate ka lexuar shume, sidomos filozofet,
madje edhe stripa. “Libri, natyrisht e freskon trurin
dhe te pasuron shpirterisht”. Mirepo, ai tregon se gjate
luftes, ne familjen e tij te gjere ka ndodhur nje
tragjedi e cila e ka tehuajur paksa nga libri. “Tash me
duket vetja qe nuk jam ai qe isha dikur, nuk jam alegro
siç kam qene”. Tregon se dikur ka luajtur futboll aktiv
ne skuadren e Llapit dhe ajo shoqeri i ka mbetur edhe
sot e kesj dite me sportistet. “I dua miqte, i dua
njerezit e mbi te gjitha desheroj te jem vet njerezor.
Per kete qe kam arritur jam i lumtur”.
E pergatiti Naime Beqiraj
ALBANUR©AllRightsReserved
NESE KENI NDONJE KOMENT MIQE TE NDERUAR JU MUND TE LENI
KOMENTIN TUAJ NE FORUMIN TONE!