|
Tani ka nje
kohe te gjate qe Edona Llalloshi eshte prezente me
zerin e saj te bukur ne skenen e Estrades Shqiptare.
Ajo, gjate ketyre viteve, me stilin e saj te
paraqitjes ne skene, ne media, koncerte dhe festivale
te ndryshme, s'ka dyshim se ka perfituar shume
adherues shqiptare.
Perkunder
zerit te bukur dhe kenget e saj qe te joshin shpirtin, sikurse
edhe bukuria magjepse e saj, Edona Llalloshi nuk ndoqi
rrugen e disa kengetareve tjera shqiptare qe te jete
Celebrety me njoftime kontraverze dhe incidente nga
jeta e saj private. Ajo i mbeti besnike dashurise se
saj te pare dhe diten e marteses e konsideronte si nje
dite me te lumtur te jetes se saj. Ndoshta kjo e bente
Edona Llaoshin nje kengetare serioze qe fitonte
adheruesit ne te gjitha meridianet e botes shqiptare.
Ajo ishte nje shembull i mire per vlere kombetare dhe
antipod i vlerave snob te disa VIP-ve tjera ne Kosove.
Te gjithe e
mbajme mend dasmen e saj, sikurse mbahet mend cdo
dasem qe sjell risi te organizimit ne shoqerine
shqiptare. Kurse dasma e saj i ngjate tradites,
melosit dhe bukurise shqiptare me shume musafire. S'do
mend se ajo dite ishte edhe dita me e lumtur per Edona
Llalloshin.
Pas nje viti,
si duket endrrat e saj, nuk jane me te njejtat,
sidomos pas lajmit te saj ne gazeten Express:"Me nje
keqardhje te sinqerte dhe me nje dhembje te madhe
pranoj ndarrjen nga burri... Jam munduar ta mbaj
martesen, por nuk na ka shkuar, edhe kam vendosur per
t'u ndare... Fati im ka qene keshtu dhe per momentin
nuk mund te flase me shume..."
Shkaqet e
verteta te ndarjes mbeten sekrete personale dhe pune
private te Edona Llalloshit dhe te ish-burrit te saj,
ose, sic thote nje fjale e urte popullore: "Askush nuk
mund te dij te vertetat mes burrit dhe gruas". Krejt kjo eshte ne rregull. Edona nuk eshte e para dhe
as nuk do te jete e fundit me nje fat te ketille. Nga
vete konfirmimi i saj per gazeten Express, verehet se
vet Edona e ka urrejtur ndarjen nga burri, nuk ka
dashtur te jete me nje fat te ketille, deri sa edhe ka
luftuar per ta mbajtur gjalle martesen. Kjo lufte e
saj per mbjetese te marteses eshte nje veprim i
moralit fetar ne situata te ketilla. Por, kur harmonia
prishet dhe punet nuk ecin si duhet, ndarja eshte faqe
bardhe, ashtu ka thene edhe profeti yne Muahamed,
shpetimi dhe paqa qofte mbi te. Ne kete mesim te
profetit, duke u mbeshtetur edhe ne pervoja te kaluara
te njerezve te ndryshem, Edona duhet te jete edhe me e
forte, zemra e saj te shpresoj per endrra te reja,
deri sa ajo eshte e re dhe fati i saj mund te
shkelqeje per nje dashuri me harmoni dhe lumturi tjeter
ne jete.
Sidoqofte, ne
besojme se kjo ndarje Edona Llalloshin nuk do ta
largoj nga stili i saj, nga serioziteti i paraqitjes
ne skene, as nuk do ta largoje nga kenga, pasi vet
kenga e saj kur kendon me pasion mund t'i ngjall
asaj zemren per nje dashuri tjeter me te mire. Ne ja
preferojme kete Edona Llaloshit duke i deshiruar cdo
te mire ne jete dhe nuk deshirojme qe Edonen ta
shohim jashte asaj qe ka qene deri me sot. Edona, Zoti
te ndihmofte!
Tim Shkupi,
Londer
Ju mund t'i jepni perkrahje Edona Llalloshi, duke i
shkruar asaj ne Forum!
|