ALBA PRESS: Pse zgjodhet muajin shtator per ta
publikuar videoklipin e ri?
Arben
Shaqiri: Kenga se
bashku me klipin quhet “Me shkruaj”, do te dale ne shtator,
sepse popullit tash i nevojitet deti dhe nje pushim i mire dhe i
qete, keshtu qe s’besoj se ka kush nevoje per klipet tona para
shtatorit.
Kengen e kemi punuar tete muaj qe do me thene i
kemi kushtuar pak me teper kujdes instrumenteve dhe vet
produksionit, sepse, fundja, eshte fjala per rokenrol, i cili
nuk punohet shpejt.
ALBA PRESS: Çka e ben te veçante
videoklipin?
Arben
Shaqiri:
Videoklipi, i incizuar ne qender te Shkupit, ne muajin mars,
besoj se do t’u pelqeje atyre qe kane shije per videoklipe. Aty
ka muzike dhe jo vajza pothuajse te zhveshura. Keshtu,
urdheroni, kush do le ta ndjeke me vemendje.
ALBA PRESS: Pse pikerisht
tani, me kenge shqipe?
Arben
Shaqiri: Une kenget e
mia nuk i ndaj ne shqipe apo kineze. Muzika eshte nje “problem”
global, qe nuk duron ndarje ne baze etnike. Muziken ose e ke te
mire ose me mire eshte te merresh me ndonje aktivitet tjeter. Sa
e shoh une, ne Ballkan, kush ka incizuar ndonje kenge menjehere
dhe pa kurrfare kriteri eshte paraqitur ne TV. Kam vleresuar se
tani eshte çasti i vertete te dale ky material ne gjuhen shqipe,
sepse vleresoj se ne estrade ka nje zbrazetire te vogel ne
mozaikun muzikor shqiptar dhe pikerisht aty une kisha mundur te
hy me nje drejtim muzikor te tipit “mainstream rock”, i cili do
te ishte nje freskim i skenes shqiptare. Mund te jesh yll vetem
me muzike te sinqerte dhe, me sa shoh, muzika jone eshte prodhim
i komplekseve te disa njerezve qe kane deshire te merren me
muzike vetem sa per t’i njohur neper rruge dhe kafene. Te rralle
jane ata te cilet merren sinqerisht me art dhe muzike dhe kane
deshire dhe nevoje te lene diçka pas vetes. Ky eshte mendimi im
dhe s’do te thote se kam te drejte.
ALBA PRESS: Deri me tani shume pak jeni
paraqitur neper media dhe festivale shqiptare, pse?
Arben
Shaqiri: Aspak nuk
jam larguar nga mediat dhe festivalet shqiptare, por nuk kam
dashur dhe nuk dua t’i jap dikujt interviste, i cili me bojkoton
vetem sepse une kendoj ne gjuhe tjeter. Atyre nuk u pelqej sepse
nuk merrem me muzike komerciale ose ata kane problem me
komplekset e tyre! Kam te drejte t’i drejtohem popullit tim
atehere kur e ndjej çastin e vertete per ta publikuar nje
material ne gjuhen time, e ajo eshte gjuha shqipe. Keshtu
qe, une ju drejtohem te gjithe atyre te cilet kane nevoje per
art, kulture e muzike. Mua aspak nuk me intereson politika dhe
s’kam as deshire, as kohe, as nerva qe te merrem me thashetheme.
Ne festival mund te marre pjese, por jashte kufijve te
Maqedonise, pra ne Shqiperi ose ne Kosove. Keto festivalet tona,
tash per tash, nuk me interesojne, qe s’do te thote se nese
nderrohet klima e festivaleve ndoshta do te kisha marre pjese,
por tani kam prioritete tjera ne sferen e muzikes shqipe.
ALBA PRESS: Nje pyetje e pashmangshme: planet
per te ardhmen?
Arben
Shaqiri: