Adi
Krasta:"
Pėr kėngėt origjinale serbe, maqedonase, turke e italiane
bėhet pompė si tė ishin prodhime tė mirėfillta shqiptare dhe
ē'ėshtė mė e ēuditėshme kėngėtarėt nuk e fshehin burimin e
kėtyre krijimeve muzikore.
Deformimi dhe ndryshimi i tėrėsishėm i kėngėve dhe
transformimi i tyre nga gjuhė tė ndryshme nė gjuhėn shqipe,
po kalon si diēka e pavėrejtur si nga qytetarėt ashtu edhe
nga kritikėt muzikorė. Vlerat e mirėfillta artistike mund tė
vėrehen vetėm te njė numėr i vogėl kėngėtarėsh tė cilėt,
ēuditėrisht, kanė vendosur tė mos lundrojnė nėpėr ujėrat e
komercializmit.
Publiku e ka tė vėshtirė tė dallojė kėngėn origjinale nga
ajo qė ėshtė e huazuar. Nėpėr radiot dhe televizionet
shqiptare, ēdo ditė e mė tepėr, po dėgjojmė kėngė qė janė tė
huazuara nė mėnyrė komplete nga serbishtja, turqishtja,
bullgarishtja apo rumunishtja, me ērast bėhet vetėm
pėrkthimi i tekstit.
Huazimi i kėngėve tė huaja bėhet nga mosdija dhe mungesa
e shkollimit tė kėngėtarėve, mungesa e kompozitorėve dhe
dėshira e madhe pėr tu bėrė tė gjithė kėngėtarė; mungesa e
kontrollit tė institucioneve pėrkatėse (produkcioneve), pasi
qė nė kėto treva secili mund tė inēizojė dhe tė bėhet
kėngėtar-thotė dirigjenti shqiptarė, Arifikmet Xhemaili.
Pėr tiu larguar
huazimeve nga gjuhėt e huaja, Arifikmet Xhemaili, mendon se
duhet qė tė shkollohen gjeneratat e reja tė cilat do
tė dinė tė vlerėsojnė, tė bėjnė njė zgjedhje, edhe pėr
dėgjim edhe pėr kompozim.
Kėshtu mesiguri do tė mbėshteten nė vlerat qė ne i
quajmė artistike dhe do tu ikim huazimeve tė plota tė
kėngėve dhe teksteve, thotė Xhemaili.
Fatėkeqėsisht, kėto kėngė, jo vetėm se po punohen nga emra
tė njohur tė estradės (Anxhela Peristeri, Rovena Stefa,
Genta, Leonora Jakupi, etj.), por edhe dėgjohen nė masė tė
madhe, madje janė hite qė dėgjohen kudo.
Pėrsa i pėrket kėtij fenomeni prononcohet edhe
shoumeni i njohur shqiptar Adi Krasta, i cili ka dhėnė njė
kontribut tė jashtėzakonshėm pėr zbulimin e telentėve tė
rinj nėpėrmjet Etheve.
Jetojmė nė njė
periudhė tė vėshtirė tė biznesit muzikor. Ėshtė e vėshtirė
me sa duket tė bėsh produksione kėngėsh origjinale. Po ti
dėgjosh me vėmėndje, tekstet e pėrshtatura janė tė njė
niveli tė ulėt, shpesh banal, nuk i pėrgjigjen nivelit
mesatar tė popullsisė. Por kasetat shiten dhe "albumet"
dėgjohen. Pėr kėngėt origjinale serbe, maqedonase, turke e
italiane bėhet pompė si tė ishin prodhime tė mirėfillta
shqiptare dhe ē'ėshtė mė e ēuditėshme kėngėtarėt nuk e
fshehin burimin e kėtyre krijimeve muzikore. Nuk ėshtė e
ndershme mbase, nė kuptimin etik tė fjalės por thuhet se nė
biznes nuk ka turp. Pėr tė fituar para, njė njeri jo
domosdoshmėrisht duhet tė ketė shumė skrupuj-thotė
pėr Lajm showmeni mė i mirė shqipėtar, Adi Krasta.
Nuk na mbetet gjė
veēse tė mos i blejmė kasetat e albumet nėse nuk jemi dakord
me faktin sa janė marrė nga vende tė tjera. Por dyshoj shumė
se tek njerėzit e zakonshėm funksionon ky mekanizėm
analitik-
thotė Adi Krasta.
Nė mesin e kompozitorėve ka mendime se ky
invazion i kiēit mund tė parandalohet nėse do tė kishte njė
ligj pėr tė drejtat autoriale, ashtu siē ekziston kudo nė
botė. Nė tė kundėrtėn, thonė ata, vetėm do tė flasim dhe
shkruajmė, por sdo tė ketė kurfarė efekti.
Ju mund te jepni komentet e juaja duke klikuar ketu!