Njoftim!

 

AlbaNur ne bashkepunim me  kreatoren e modes Aida Saraçini ju prezenton me te rejat nga bota e kengetareve shqiptar me kenge Shqip dhe top vajzat - modelet shqiptare ne bote...

A mirren yjet shqiptar me fitnes dhe sa i kushtojne rendesi pamjes se tyre ne skene? Per keto te dyjat ju mund te jepni mendimin e juaj ketu!

Skenari i videoklipeve shqiptare me regji katastrofale

Video Klipe

Skenari i videoklipeve shqiptare me regji katastrofale

“Regjia e klipeve shqiptare s’ka lidhje me tekstin. Kengetaret garojne kush do ta kete klipin me te mire dhe me te shtrenjte, e jo kush do ta kete kengen me te mire. Kancer, semundje e madhe”, thote per “Lajm” regjisori Ahmet Jakupi


Kengetaret shqiptare dita-dites po realizojne klipe te reja qe, siç kane qejf te thone ata, “jane profesionalisht te punuara”. Por regjisoret thone se keto klipe zakonisht nuk korrespondojne me muziken dhe me tekstin e kengeve. Si shtepi produksionesh ne klipet shqiptare zakonisht paraqiten “Fabrika”, “Tomato”, “Alexander” etj., te cilet thone se numri i kengetareve shqiptare qe kerkojne te realizojne videoklipe tek ata dita-dites po rritet.


Marijan Ognenovski nga produksioni “Fabrika” thote se deri tani kane realizuar afro 20 videoklipe te kengetareve shqiptare.


“Çmimet tona nuk jane te larta, prandaj interesimi i kengetareve shqiptare eshte shume i madh”, thote ai.


Kete e pohon edhe Dobre Tasev nga produksioni “Tomato”, qe deri tani ka realizuar afro 50 klipe te kengetareve shqiptare.


Çmimet per nje videoklip sillen nga tre deri tete mije euro, varesisht nga kerkesat e kengetarit, lokacioni i klipit, inkuadrimi i vallezuesve etj.


Ne kete produksion thone se kane angazhuar asistente qe i perkthejne tekstet e kengeve ne menyre qe regjisori ta kuptoje kenges pas se ciles e realizon videoklipin. Por duket se ne praktike gjerat jane ndryshe. Gati te te gjitha klipet shqiptare verehet nje lidhshmeri qesharake mes grimit, tekstit dhe realizimit final te klipit ne teresi. Keshtu eshte klipi “Me kast” i Gilit, klipi i fundit i Labit ose Sabiani, Miranda, Tuna, Leonora Jakupi, Poloska dhe shume e shume e tjere qe radhiten pas.


“Te videoklipet boterore klipi nuk lidhet me kengen, prandaj edhe ne e zbatojme nje metode te tille. Produkcionet maqedonase kane nje teknike shume me te avancuar dhe jane shume te organizuar, prandaj ne punojme me profesionaliste per ta avancuar kulturen shqiptare”, thote Gili. Nderkaq, kengetarja Miranda Hashani mendon se klipi behet varesisht nga kengetari i cili mund te kerkoje storje ose videoklip ku me shume do te dominoje bukuria e kengetarit.


“Regjia e klipeve shqiptare s’ka lidhje me tekstin. Gati se te gjithe klipet jane te shabllonizuar dhe te vjedhur nga klipet e huaja. Kengetaret garojne kush do ta kete klipin me te mire dhe me te shtrenjte, e jo kush do ta kete kengen me te mire. Kancer, semundje e madhe”, thote per “Lajm” regjisori Ahmet Jakupi.


Sipas tij, nese ka kuadro shqiptar ne montazh apo produksion shqiptar qe do ta kishin kuptuar tekstin, atehere te njejtin e kishin punuar me me dashuri dhe nderlidhshmeri.


“Sot nese ke 5000 e me teper euro behesh ylli i estrades, pa marre parasysh a di apo nuk di te kendosh. Kengetaret shqiptare me teper kujdesen per grimin dhe dukjen e tyre sesa per perputhshmerine e tekstit me klipin ose kengen dhe zerin e tyre”, thote regjisori Jakupi.


Perparim tek shqiptaret sheh producenti Dobre Tasev nga produksioni “Tomato”. Ai thote se “kengetaret tani e kane kuptuar se me kenge dhe videoklip te mire mund te arrijne ne majat e top listave.”

 

Kliko ketu te shkoni ne AlbaNur Forum per Komente!

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personal Ads | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia Nora Istrefi | Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster