Njoftim!

 

AlbaNur ne bashkepunim me  kreatoren e modes Aida Saraçini ju prezenton me te rejat nga bota e kengetareve shqiptar me kenge Shqip dhe top vajzat - modelet shqiptare ne bote...

A mirren yjet shqiptar me fitnes dhe sa i kushtojne rendesi pamjes se tyre ne skene? Per keto te dyjat ju mund te jepni mendimin e juaj ketu!

Pagat e Kengetareve

Biznesi i Kengetareve

Kengetaret me teper te paguar gjate veres

Odeta Dervishi: “Per nje muaj e gjysem gjate veres, fitoj afer 30 mije euro. Kur nuk eshte sezoni fitoj 1500 euro per nje vikend.”

 

Çdo dite i degjojme kenget e tyre, ndersa askush nga ne nuk e dime se sa fitojne kengetaret ne muaj. Shuma e te hollave qe i perfitojne kengetaret  varet nga shume faktore, siç eshte sezoni, niveli i kengetarit dhe ajo se çka dhe ku punon.

 

Mund te them se çdo gje varet prej sezonit dhe prej kengetarit. Tek ne me teper fitojne ata qe kendojne kenge popullore, tallava dhe qe kendojne ne diaspore, gje qe tregon per nostalgjine e shqiptareve jashte vendit. Per  shumen askush nuk flet, kjo gje mbetet sekret.”- thote kengetarja e njohur, Tuna.

 

Ajo tha se eshte kengetare me imazh dhe se kendon vetem neper spektakle te medha.

 

“Para se gjithash une dua te ndjehem mire kur dal ne skene, parate nuk i kam edhe aq te rendesishme. Nje gje nuk me pelqen. Shume kengetare neper televizione dalin me kenge zbavitese, ndersa kur dalin jashte vendit kane repertoarin e tyre popullor.”- thote Tuna.

 

Edhe pse shumica e kengetareve nuk kane deshire te permendin shuma, megjithate disa prej tyre tregojne edhe pagen qe marrin gjate sezonit.

 

Fitim iim  varet prej sezonit. Nese eshte sezoni i veres, atehere per nje muaj e gjysem, fitoj afer 30 mije euro. Ndersa jashteketij sezoni  kendoj neper mbremje gazmore dhe zakonisht vikendin e kam 1500 euro.  Çdo gje eshte relevante.”- thote per “Lajm” kengetarja Odeta Dervishi.

 

Shuma e te hollave te fituara zakonisht eshte teme e ndjeshme per secilin. Ndodh qe dikush edhe te hidherohet kur i parashtrohet kjo pyetje.

 

“Po t’a kishit pyetur dike tjeter sigurisht se do te ishte hidheruar.  Kengetaret mund te perfitojne shume te kufizuar, mirepo kjo gje varet nga niveli i kengetarit, varet se ç’fare punon dhe ku punon kengetari.  Per  mua, personalisht mund te them se qe 3 muaj  asgje nuk kam perfituar nga kenga. Une  punoj ne Universitet te Tetoves dhe nuk kendoj per te mbijetuar.”- thote kengetari Selami Kolonja.

 

Ne estraden tone ka edhe kengetare qe te hollat e fituara i investojne menjehere ne album dhe keshtu i krijojne kenaqesi   vetes dhe te publikut.

 

“Varet prej kengetarit. Secili e ka çmimin e vet. Une ato te holla qe i fitoj gjate sezonit i shfrytezoj per punimin e albumit. Zakonisht ne fund te sezonit diku kah maji kengetaret kane shume harxhime. Mua nje kenge me kushton afro 1500 euro, ndersa kur marre pjese neper koncerte zakonisht me paguajne 500 ose 600 euro, tani ju mund te llogaritni se sa fitojme perafersisht.”- thote kengetari i ri dhe mjaft i suksesshem, Shpat Kasapi.

 

Secili kenegetare e di mire vleren e tij. Dikush kendon per para, e te tjeret per kenaqesi. Dikush jeton per te kenduar, e dikush kendon per te jetuar.

 

Kliko ketu te shkoni ne AlbaNur Forum per Komente!

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personal Ads | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia Nora Istrefi | Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster