|
|
|
|
|
Music has always been part of the Albanian
cultures in Macedonia.
In Macedonia, along with modern music, folk music
is very popular. There are many folk singers and
ensembles. Classical and Rock music is also well known in
Macedonia. The modern music in
Macedonia has its
origin from the Western countries. The main
modern genres include: Pop, Hip Hop, Rap, Rock
and Jazz.
Shpat Kasapi,
Adrian Gaxha,
Altuna Sejdiu,
Rock Group Elita 5 and
Arben Shaqiri BENI are some
of the most popular commercial Albanian singers in
Macedonia today.
|
|
|
|
|
|
|
|
MUZIKA - ROCK GRUPET SHQIPTARE |
|
|
|
MUZIKA ROCK:
Rock grupet shqiptare deshprohen shum shpejt |
|
FINANSAT FAJTORE PER MOSFUNKSIONIM TE ROCK GRUPEVE
 Shkup, Grupet shqiptare dita dites po shtohen.
Rock grupet e njohura si „Cute Babulja“, „Porno“, „Gjurmet“
etj. jane vetem disa nga grupet qe kane arritur qe permes
muzikes rock, muzike kjo qe nuk preferohet edhe aq shume nga
masa e gjere, parapseprap te depertojne dhe te behen te njohur
me tingujt e kengeve te tyre. Disa nga muzikologet aresyen e
pauzes se grupeve te formuara dhe qe me pas kane pauzuar ose
larguar fare nga skena dhe muzika, e shohin ne financat dhe ne
mungesen e vullnetit te vete kengetareve.
„Mundesia per te realizuar videoklipe e dini se eshte e
veshtire. Nje videoklip eshte shume i shtrenjte, ndersa grupet
rock kane shume pak perfitime pasi qe nuk i ndegjon masa me e
madhe e popullates.“-thote per gitaristi i grupit
„Armadillo Blus Bend“, Muhamet Veseli.
Finansat jane problemi edhe sipas kengetarit te njohur, Petrit
Saraçini.
“Te
holla, vetem te holla duhet te kemi. Finansat jane kryesorja,
e dyta eshte angazhimi nga ana e kengetareve. Vetem ashtu
bendet mund te kene sukses.”-thote kengetari, Petrit Saraçini.
Rock
kengetari nga Kosova, B.B.Poqi, i cili tani me 20 vite krijon
muziken rock mendon se grupet nuk vazhdojne me krijime dhe
kenge te reja, pasi qe nuk kane vullnet te madh dhe
deshperohen shume shpejte.
„Nuk
eshte masa popullore ajo qe degjon rock dhe prandaj grupet e
reja demoralizohen shume shpejt. Une mendoj se nese tani
muzika rock nuk vleresohet si duhet, kjo do te shperblehet pas
vitesh te tera. Une ne skene jam gjate dhe kjo ndodh jo se
kam nevoje te dukem ne ekranet televizive por se kam deshire
te motivoj grupe te reja.“-thote B.B.Poqi.
Ai
mendon se grupi „Cute Babulja“ nuk kane probleme financiare.
Aresyen per mosfunksionimin e disa grupeve e gjen tek financat
edhe bateristi i rock grupit “Ata”nga Shkupi, Veton Kodra, i
cili mohon mosegzistimin e ketij grupi.
„Problemi i vetem eshte se nuk kemi vend per ushtrime. eshte e
vertete se mjetet financiare e humbin vullnetin dhe deshiren
tek te gjithe e sidomos deri tek grupet e reja. Ka pasur
momente kur jemi deshperuar shume, mirepo nuk jemi dorezuar,
kemi punuar maksimalisht.“-thote
Kodra.
Simbas tij aresyeja se pse grupet e reja e sidomos ato te
muzikes rock nuk vazhdojne me kendim eshte sepse muzika
komerciale eshte ne trend dhe se rocku vertet eshte lene shume
anesh.
Kliko ketu te shkoni ne AlbaNur Forum per Komente!
|
|
|
|
|
|