“Tingulli 3”-“Tingulli i trent”
“Koheve te fundit e kemi ndryshuar emrin, domethene
tani e tutje eshte “Tingulli i trent”. Si grup deri me tani
kemi shetitur ne shume vende te Evropes, normalisht aty ku
ka me shume shqiptare dhe çdo here jemi munduar te ja
ofrojme publikut ate qe e kane kerkuar nga ne.”-thote per
“Lajm” anetari i grupit “Tingulli i tent”, Getoar Selimi.
Grupi “Tingulli 3” koheve te fundit
e kane ndryshuar emrin e tyre ne “Tingulli i trent”. Ky grup
si “Tingulli 3” ka funksionuar shume kohe para luftes ne
Kosove. Albumi i tyre i pare ka dale ne shitje pas luftes se
Kosoves.
“Kemi qene tre vete edhe nje vajze me ne po ajo ka
arritur ta realizoje vetem nje kenge. Emri i grupit ka ngele
i njejte pasi qe kemi qene te angazhuar me teper me pune dhe
nuk kemi menduar shume per emer. Koheve te fundit e kemi
ndryshuar emrin, domethene tani e tutje eshte “Tingulli i
trent”.”-thote anetari i “Tingullit te trent”, Getoar
Selimi.
Sipas tij ky grup tani me ka filluar me pune ne albumin
e tyre te katert qe pritet te perfundoje kah fundi i vitit.
Ata kryesisht punojne me Bawa Records, ne albumin e grupit
“Skills”, “Viagra”, “MC Mimo” dhe “Caos”, po perfundimisht
jane ne mbarimin e albumit te grupit “The skills”.
Sa ju perket koncerteve, Selimi thote se kane shetitur
ne shume vende te Evropes, aty ku ka me shume shqiptare dhe
çdo here jane munduar te ja ofrojne publikut ate qe e kane
kerkuar nga ata.
“Kemi pasur biseda disa vite me radhe per nje koncert
ne Maqedoni e sidomos ne Tetove se aty kemi shume adhurues.
Ndoshta kam kenduar ne shume vende qe eshte dashur te jene
pas kendimit ne Maqedoni, por, kjo eshte edhe puna jone,
nese nuk kemi ftese qe nje gje e tille mund te realizohet
atehere nuk kemi asgje.”- thote per “Lajm” Getoar Selimi.
Ai thote se se shpejti pronari i restorantit “Golden
eye” do ta hape diskoteken e re ne Tetove e cila eshte ne
perfundim e siper, ku sigurisht se te rinjet perveç
argetimit do te mund ti njohin edhe per se afermi yjet e
estrades shqiptare.
DISKUTONI RRETH GRUPIT MUZIKOR TINGULLI 3 DUKE KLIKUAR
KETU... JU JENI TE MIRESEARDHUR NE FORUMIN VENDLINDJA!
AIDA SARACINI
SHKUP