|
Normat qė rregullojnė mediat e tė
gjitha formave imponojnė respektimin e autorsisė sė
shkrimeve. Pa pėlqimin paraprak tė autorit asnjė
shkrim nuk guxon tė botohet. Tentimi i BDI-sė pėr tė
mė denigruar nė mediat maqedonase (TV A1) gjeti
hapsirė nė tė pavarurė « Koha Ditore » (edicioni pėr
Maqedoni.). Kjo hapsirė ishte mė se e domosdoshme
nga fakti se kishte tė bėnte me skenėn politike
shqiptare.
Nga telefonatat e shumta qė kam pasur mė la
pėrshtypje vėrejta e njė veprimtari : « BDI-ja ka
publikuar njė shrim tėndin nė faqen zyrtare tė
internetit. A i ke autorizuar pėr tė bėrė njė gjė tė
tillė ? ».
Nė pamundėsi qė tu pėrgjigjet drejtpėrsėdrejti
argumenteve tė mija, pėrmes zėdhėnseve tė tubuara nė
Byronė pėr Informim (Informbyronė) tė partisė ,
tenton tė pėrhap zėrin e shterrur tė vetin. Ali
Ahmeti dėshmon paaftėsitė e veta qė tė ballafaqohet
me realitetetin dhe me njė logjikė informbyroiste
nxit tė tjerėt nė kėtė duel.
Sa i pėrket botimit tė artikullit tim pa pėlqimin
paraprak ėshtė e keqja mė e vogėl. Ai pa pėlqimin e
popullit bėri dhe po bėn njėqind majmunllėqe dhe
njėqind pazarllėqe pėr interesa tė veta.
Qėllimi kryesor i botimit tė shkimit tim qėndron nė
dėshirėn e tij qė tė acarojė marrėdhėnjet nė mes
meje dhe PDSH-sė ;ti acaroj marrėdhėnjet po nė atė
shkallė qė arrijti tė bėjė gjatė luftės. Kohėt kanė
ndryshuar ! Lufta dhe sidomos paslufta nxorri nė
shesh fytyrėn tėnde tė vėrtetė, atė fytyrė qė nuk e
kishim njohur e qė me dinakėri e kishe maskuar gjatė
gjithė veprimtarisė. Edhe ai shkrim, edhe
konfrontimi im me ndėrkombėtarėt, edhe sugjerimi qė
u bėra shokėve qė tė tė mbėshtesin ka qenė nė
funkcion tė mbrojtjes tėnde.
Qė nga korriku i vitit tė kaluar, pra qė nga koha
kur vendosa tė ta dėrgoj mesazhin pėr ndėrprerjen e
atyre pak kontakteve qė na kishin mbetur, u binda se
kishte qenė e dėmshme mbėshteja qė unė dhe njė numėr
shokėsh ta kemi dhėnė. Pėr tė kursyer lexuesin e
gazetė po zbus shprehjen e njohur popullore « Krisi
pushka, i ra dudit
. » sepse ajo ngėrthen
domethėnjen e plotė tė investimeve tė gabueshme.Me
njė fjalė, u binda se « Krisi pushka i ra lisit,
isha kanė argat i pisit ».
Nė asnjė rast nuk ma ka marrė mendja se do tė
kontriboj, sado pak, nė krijimin e diktatorėvė.
Populli thot bukur :« nėse mė mashtron njė herė kur
tė besova, mos tė qoftė hallall! ; nėse mė mashtron
herėn e dytė, njėqind herė hallall ! »
Ti mund ti lexosh njėqind herė veprat e diktatorėve
por dije se diktatura jote i ka kėmbėt e shkurta !
Pėr popujt e pėrvujtur, siq ėshtė populli shqiptar
nė Maqedoni, gjithnjė e mė tepėr po bėhet e qartė se
ambicjet diktatoriale janė si njė shkėndi e vogėl,
qė rritet e forcohet nėqoftėse e ushqejmė me «
materialin e nevojshėm » dhe sa mė shumė ta ushqejmė
aq mė i madh bėhet zjarri qė djeg. Kjo ambicje pėr
tė djegur godet nė rend tė parė ata qė i qėndrojnė
mė afėr, por rrezikon tė djeg tė gjithė ata qė e
ushqejnė nė njė mėnyrė a njė tjetėr.
Pėr tė hequr qafe diktatorin nuk duhet tė bėjmė
asgje kundėr tij. Mjaftonė tė mos bėjmė asgjė pėr te.
Tė mos i japim mbėshtetjen tonė, tė mos « mbajmė dru
» pėr tia rritur forcėn shkatėrruese tė zjarrit tė
tij. Me njė fjalė, nėse nuk bėhemi argat tė sė keqes
do tė shifni se sa shpejtė do tė shuhet zjarri i Ali
Ahmetit dhe do tė mbetet vetėm hiri i pasojave tė
tij.
P.S.
Nėse nuk pėrgjigjet personalisht Ali Ahmeti unė nuk
do tė polemizoj me zėdhėnset dhe sekratareshat e tij.
Mjerė shokėt dhe veprimtarėt e mirfilltė qė ka
BDI-ja. Nuk u lėnė hapsirė ata qė mė parė i
diferenconin, i pėrndiqnin, i burgosnin ! Kėshtu e
ka logjika diktatoriale ! Eshtė e rėndė kur vjen nga
« shokėt » qė besonim se janė patriot. Rruga e vetme
e pėrfundimit tė diktatorėve ėshtė mosmbėshtetja dhe
refuzimi i pėrkrahjes. Mos tu vije puna tė
pėrsėrisni shprehjen « krisi pushka, i ra dudit
.. »
|