|
Si nė artikullin e TV A1, poashtu edhe nė pėrgjigjen
ndaj reagimit tim tė datės 30 qershor, Ali Ahmeti
nuk gjen guximin qė nė pėrputhje me pėrgjegjėsitė e
veta si kryetar partie tė prononcohet lidhur me
ēėshtjet qė i pėrkasin, por, nėn mbulesėn e «
strukturave dhe organeve tė partisė » hedh gurin dhe
fsheh dorėn. Duke ju drejtuar opinionit pėrmes
Qendrės pėr Informim tė BDI-sė, Ali Ahmeti tenton tė
fsheh njė pjesė tė historisė sė vet. Pikėrisht atė
pjesė qė lidhet me luftėn nė Maqedoni. Pėrmes
fshehjes sė kontakteve qė ka pasur me mua gjatė
luftė dhe nxjerrja e letrės qė kam shkruar nė njė
kontekst tė caktuar kundėr Arbėr Xhaferit, Ali
Ahmeti dėshiron tė krijojė huti te opinioni publik
pėr gjoja kontradiktat e mia dhe, sipas tij, rreth
tė vėrtetave dhe tė pavėrtetave tė luftės dhe rolit
tė individėve tė caktuar gjatė saj nuk meritojnė
koment tė veēantė. Ato mė sė miri le ti gjykojė
popullata shqiptare dhe opinioni i gjerė publik.
Ti do tė kishe dėshiruar qė tė shkruash historinė
vet dhe mos ketė komente, sidomos ato komente qė
janė tė veēanta pėr ty. Tė lėmė anash dėshirėn tėnde
dhe ti kthehemi realitetit. Letra e 30 marsit 2001
qė ti e citon ėshtė letėr qė ėshtė shkruar njė javė
para takimit tonė tė fundit. Ndėrsa telefonatat dhe
shėrbimet qė ti ka bėrė Arbėr Xhaferi dhe PDSH-ja
datojnė para dhe pas letrės sime, para dhe pas
telefonatave tė mija.Mos hidh mjegull aty ku gjėrat
janė tė qarta.
Qė nė fillim tė paēavures tėnde ti tenton tė mohesh
kontatet dhe divergjencat e shpeshta qė kemi pasur
gjatė luftės nė Maqedoni. Kur shkruan pėr gjoja
kontaktet e tij (Bardhyl Mahmutit) me Kryetarin e
Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti gjatė
luftės sė vitit 2001 dėshmitarėt e takimeve tona
mund tė pyesin se si ta mban goja tė pėrdorish
fjalėn gjoja. Unė nuk ēuditem, se tė njoh mirė.
Dhe njoh logjikėn qė tė detyron tė fshehish faktin
se gjatė gjithė luftės jemi takuar mbi 50 herė nė
banesėn time nė Prishtinė dhe njė herė nė Prizren
(pas vajtjeardhjes tėnde tė shpejtė nė Malėsi tė
Tetovės). Nėse dėshiron mund tė ti precizoj tė
gjitha takimet, tė gjithė dėshmitarėt (fatmirsisht
tė gjithė janė gjallė dhe shumica anėtarė tė BDI-sė),
tė gjitha bisedat...Mos harro se dielli me shoshė
nuk fshihet . Ti nuk mundesh tė pranosh publikisht
se gjatė gjithė luftės ke qėndruar nė Kosovė dhe siq
pohove nė takimin e 7 prillit 2001 (nė prezencė tė
B.Sh., N.B., R.A.,) mė ka plasur shishja nė dorė
dhe skam ēka bėj. Nėse bėhesh se e ke harruar do
ti pėrsėris! Bile nė tėrėsi nėse duash!Veq vazhdo
me provokime!
Ti e din fare mirė, siq e dinė edhe dėshmitarėt
tjerė, se pėrkundėr divergjencave qė kam pasur me
motivet e tua pėr luftėn nė Maqedoni, pas vendimit
tuaj pėr tė lėnė Malėsinė e Tetovės nėn thundrėn e
focave tė tėrbuara maqedonase, tė ofrova shėrbimin
tim tė plotė. Kėtė nuk e bėra pėr karierėn time e as
pėr ambicjet e mia. Kėtė nuk e bėra pėr tė rrezikuar
ambicjet tua karrieriste. Duke ditur frikėn qė kishe
nga autoriteti im unė tė propozova qė tė nėnshkruaj
njė deklaratė se pas luftės nuk do tė angazhohem nė
politikė. Madje isha nė gjendje tė vė edhe shenjat e
gishtave pėr tė dėshmuar autenticitetin e deklaratės.
Pėrkundėr premtimit se brenda javės do tė mbledhėsh
Drejtorinė Politike (qė skishte ekzistuar fare) ti
i bishtnove kėrkesės time.
Arsyetimet e tua tė pasluftės se ke dashur tė mė
kursesh mos po mė vret dikush e tė mbetet faji ty
mė janė dukur absurde. Jam i bindur se asgjė e keqe
nuk do tė mė kishte ardhur nga ushtarėt e mirfilltė
tė UCK-sė, atdhetarėt e mirfilltė, qė sot gjenden nė
burgje, tė pėrndjekur anekėnd botės, dhe tė
diskriminuar si asnjėherė mė parė. Ndėrsa prej
UDB-ashėve qė i ke infiltruar nė radhėt e UCK-sė
syri pat nuk mė bėn. Ali Ahmeti! Nė politkė nuk ka
asgjė pa koment! Gjėrat duhet tė sqarohen! Tek pasi
tė sqarohen tė gjitha vendimet (tėrheqja nga Kalaja,
tėrheqja nga pikat strategjike, tėrheqja nga
kontrolli i akseve rrugore me rendėsi tė veēantė,
tėrheqja nga shumė vende qė ēliroheshin me sakrifica
tė ushtarėve tė UCK-sė ...) populli shqiptar dhe
opinioni i gjėrė publik do gjykojnė rreth tė
vėrtetave dhe tė pavėrtetave tė luftės dhe rolit tė
individėve tė caktuar gjatė saj.
Tek pas sqarimit tė plotė, populli shqiptar ( e jo
popullata siq e pėrdor ti, sepse ėshtė njė term,
qė sė bashku me termin kombėsi, na e patėn
neveritur titistėt) do tė dij tia jep vendin e
merituar sejcilit individ.
Sa u pėrket kontakteve tona nuk do tė habitem nese
ti do ti mohesh tė tėrat. Madje edhe takimin e parė
nė Malet e Berishės, gjatė Konferencės sė Parė (mars
1989) nė kohėn kur titistėt kishin shpallur gjendjen
e jashtėzakonshme nė Kosovė. Atėherė kur mbaje nėn
sjetull vepren e shokut Enver: Titistėt
Sot,ti mund tė mahnitesh me veprat e Titos, ti mund
tė pėrdorėsh terminologjinė e Titos, por mos mendo
se do tė sundosh mbi kurrizin e popullit shqiptar sa
titistėt. Ka perėnduar ajo kohė!
Bardhyl Mahmuti
|