A

L

B

A

N

U

R

Mr. Bardhyl Mahmuti

Per cdo artikull te Mr Bardhyl Mahmutit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN e Mr. Bardhyl Mahmutit

 

Hashim Thaci dhe Bardhyl Mahmuti 2008

 
 

Kjo foto eshte nxjerr nga intervista per KOHAVISION ne vitin 1999!

KLIKONI TE SHIHNI INTERVISTEN DHE VIZIONIN E MR. BARDHYL MAHMUTIT NE VITIN 1999.

 

Vellezer te dashur faqen e Mr. Bardhyl Mahmutit mund ta hapni edhe me keto domain:

www.bardhyl.com

 
Kurse e-mail kontat i Mr. Bardhyl Mahmutiti:

bardhylbdsh@yahoo.fr

 
 
 
 
 
 
 
 

Bashkangjitju kesaj levizje duke u bere Anetare Online!

Mr. Bardhyl MahmutI, Beteja Ime
Udheheqesit e BDI-se kane hyre ne politike duke i djegur vendbanimet Shqiptare
Nje shprehje popullore thote se kur te vegjlit hane mollat e tharpta te rriturve u mpihen dhembet. Ne politike eshte e kunderta: te”medhejt i gatuajne gjerat e tharpta e popullit i mpihen dhembet.
Per çfare deshtimesh dhe suksesesh e kane fjalen ? Nuk e di se me cilin kantar masin « deshtimet » e te tjereve dhe « suksesinn e vet ». Interpretimet e ndryshme lidhen me te kaluaren tone.Per te sqaruar lexuesin e gazetes « Koha Ditore » me duhet te permendi vetem disa fakte.

Ajo qe eshte e vertete mbeshtetet ne faktin se une dhe udheheqesit e BDI-se, edhe kur kemi qene te angazhuar ne te njejten strukture politike, kemi pasur orientime te ndryshme. Ne kohen kur udheheqesit aktual te BDI-se perpiqeshin me çdo kusht per te marre pensione invalidore nga spitalet neuropsikiatrike te Zvicres une perpiqesha te kryej studimet e Shkencave Politike ne nje Universitet me renome boterore (Universitetin e Lozanes). Eshte e vertete se ne te njejten kohe kur ata dolen ne pension invalidor me diagnoze psikiatrike une diplomova ne shkencat politike.

Fakti qe diplomimi dhe magjistrimi konsiderohen si deshtim nga ata qe kane pensione invalidore nga spitalet neuropsikiatrike nuk me habit aspak. Aq e kane kapacitetin intelektual per te gjykuar se çka eshte « deshtim » e çka eshte « sukses ». Nese diplomat universitare jane deshtim atehere pse udheheqesit e BDI-se pas luftes filluan t’i fshehin « diplomat » e invaliditetit dhe te blejne diploma universitare. Populli thot nje shprehje te bukur : Dielli me shoshe nuk fshihet ! Meqe u referohen UCK-se dhe hapsires politike ne Kosove per suksese dhe deshtime po permendi faktet qe jane te njohura per opinioni publik shqiptar.

Une dhe udheheqesi i BDI-se kemi qene ne strukturat e larta te UCK-se. Per te gjitha gabimet qe ka bere udheheqesi i BDI-se u perjashtua nga Shtabi i Pergjithshem i UCK-se. Ndersa per rezultatet qe kam treguar ne legjitimimin e UCK-se ne permasa nderkombetare, si anetar i Drejtorise Politike te UCK-se, jam dekoruar me urdherin me te larte qe jane dekoruar udheheqesit e luftes : Urdherin Adem Jashari. Nese punen e vete e konsiderojne sukses e punen time deshtim une nuk çuditem se aq e kane kapacitetin intelektual. Sa me perket mua, « Dekorata Adem Jashari » ka vlere me shume se te gjitha funkcionet qe mund te imagjinoje nje politikan.

Pas luftes, struktuara ne te cilen vepronim bashke me udheheqesit e BDI-se u transformua ne Partine per Bashkim Demokratik. Une u zgjodha kryetar i kesaj partie ndersa Ali Ahmeti, i cili ishte teper aktiv ne tere procesin e transformimit te LPK-se, u zgjodh anetar i Keshillit Drejtues. Nga momenti kur nuk u zgjodh ne kryesie te partise ai pasivizoi aktivitetin ne kuader te partise dhe u angazhua ne drejtim tjeter.

Nese zgjedhjen time si kryetar partie dhe si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves e konsideron si deshtim eshte e kuptueshme se aq e kane kapacitetin intelektual per te gjykuar se çka eshte deshtim e çka eshte sukses.

Me qellim te afrimit te forcave politike te krahut te luftes ne Kosove une hoqa dore nga posti im i kryetarit dhe pranova postin e nenkryetarit. Per mua eshte nje sukses. Por, i kuptoj pse quajne deshtim heqjen dore nga karriera individuale per interesa te pergjithshme ata qe bene pike e pese luftetaret e UCK-se ne Maqedoni per t’u afruar me ish-udbashet. Ata mund te vazhdojne te krekosen me „sukseset“ e ketilla. Per mua sukseset e tilla jane neveritese. Nese udheheqesi i BDI-se hyrjen e vet ne politike per te ruajtur integritetin dhe sovranitetin e shtetit maqedonas, duke djegur vendbanimet shqiptare, e quan sukses, une mburrem me « deshtimin » tim ne kete drejtim

Meqenese i njoh mire motivet e angazhimit tuaj politik po permende nje nga faktet e shumta te bisedava qe kemi pasur gjate luftes ne Maqedoni. Fakt qe i jep kuptim logjikes karrieriste te individit dhe pasojave qe i perjeton populli.

Per t’i dhene kulm arrogances tende dhe per te nxjerre ne shesh qellimin e vertete te ambicjeve tua t’i me thirre ne telefon ate nate kur forcat maqedonase ishin nisur ne drejtim te Zajazi.
Me nje ze qe dridhej dhe qe shprehte paniken qe te kishte kapluar, me thirre ne telefon duke mu drejtuar : ”Bardhyl, forcat maqedonase jane nisur ne drejtim te Zajazit. Atje e kam familjen dhe mund t’u ndodh diqka e keqe. Thuaj Arbrit qe te beje çka eshte e mundur qe te mos sulmohet Zajazi. Te lutem bisedo me Arbrin dhe mundohu te ndikosh te ai. Lajmerohu pasi te bisedosh me Arbrin...“
I sigurte se telefoni im ishte duke u pergjuar ne vazhdimsi nga sherbimet sekrete te disa shteteve qe ishin prezent ne Kosove nuk deshta te te permbledh ashtu siq e meritoje. Doja te te pyes se a te brente ndergjegja per familjet tjera shqiptare qe ishin nen bresherite e bombardimeve maqedonase? A te brente ndergjegja per familjet shqiptare te rrethit te Kumanoves? A te brente ndergjegja per familjet shqiptare te rrethit te Shkupit? A te brente ndergjegja per familjet shqiptare te rrethit te Tetoves.... ?Jo, u binda se ty nuk te brente ndergjegja per askend. Pos karrieres tende politike dhe shpetimit te familjes tende asgje nuk kishte vlere per ty.
Megjithate e thirra Arbrin dhe e njoftova per situaten ne Zajaz. E bera kete sepse nuk doja qe asnje familje shqiptare, pra as familjes tende, t’i ndodhte ndonje e keqe. Rezultatin e di. Familja yte dhe Zajazi nuk u sulmua.
Sot, kur shoh se me çfare paturpsie kerkon votat e shqiptareve. Sot kur shoh se me çfare paturpsi vjedh votat e shqiptareve, nuk mund te hesht. Populli shqiptar duhet ta di se ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Kumanoves! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Shkupit! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Tetoves! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Gostivarit.! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Dibres!Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Struges. Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Ohrit! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh votat e familjeve shqiptare te rrethit te Kerçoves! Ti nuk ke te drejte morale te kerkosh as votat e familjeve shqiptare te Zajazit! Ti ke te drejte morale te kerkosh vetem votat e familjes tende. Sepse vetem per te dhe per karrieren tende ke menduar! Nese kete e konsideron sukses une per veten time nuk kam nevoje per suksese te tilla.
Nje shprehje popullore thote se kur te vegjlit hane mollat e tharpta te rriturve u mpihen dhembet. Ne politike eshte e kunderta: te”medhejt i gatuajne gjerat e tharpta e popullit i mpihen dhembet. Shpresoj qe populli shqiptar ne Maqedoni, te cilit i jane gjakosur dhembet nga karrierizmi i „lidereve“ matrapaz, do te dije t’u jape besimin forcave qe çojne proceset perpara.

Ndersa sa u perket spekulimeve se do te vij si kryetar i PNDSH-se u bej me dije se asnje bisede me Mesut Shabanin (shokun e femijerise) nuk kam zhvilluar ne kete drejtim. Angazhimi eventual i imi ne Maqedoni do te behet ne kohen kur une mendoj se mund te kontriboj per popullin tim e ne asnje rast nuk do te angazhohem per funkcione dhe karrieren time personale. Nese vjen koha e angazhimit tim ne skenen politike te Maqedonise do t’u njoftoj personalisht se ciles strukture do t’i bashkangjitem. Dhe hiq nuk me ben pershtypje mendimi i Ali Ahmetit dhe udheheqesve te BDI-se. Le te vazhdojne te quajne karrieren time „deshtim“.
Per fund, nje gje eshte e sigurte. Nese fushveprimi politik me eshte i kufizuar une asnjehere nuk do te angazhohem ne politike per ta bere berllog si Ali Ahmeti dhe berllogat tjere Te BDI-se
KOHA DITORE

01/07/2005 17:27:37

 

Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personals | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music | Forum Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.gazetashqiptare.eu