|
Zotėri pėrfaqėsues i Lartė i BE-sė pėr Politikė
tė Jashtme,
Tė nėnvizojmė se Maqedonia ka nėnshkruar dhe
ratifikuar, si anėtare e Kėshillit tė Evropės,
protokollet nr. 7 e 8 tė Konventės pėr mbrojtjen e
tė drejtave dhe lirive fundamentale tė njeriut (10
prill 1997), Konventėn-kornizė pėr mbrojtjen e
minoriteteve (10 prill 1997), Kartėn Evropiane pėr
gjuhėt regjionale apo tė minoriteteve (25 korrik
1996). Tė nėnvizojmė se pas gjashtė muaj tė
konfrontimit midis guerilės shqiptare dhe forcave
qeveritare, udhėheqėsit maqedonas dhe shqiptarė tė
vendit kanė aprovuar mė 01 gusht tė vitit 2001 njė
marrėveshje pėr paqė nė vend dhe ti jepet fund
diskriminimit etnik. Duhet marrė parasysh se shteti
maqedonas po vazhdon me njė logjikė diskriminuese :
nė vend qė tė vihet nė vendin e strukturave
demokratike, tė pėrditshmet shqiptare lajmėrojnė
abuzime dhe keqtrajtime nga ana e policisė (rasti me
Sopotin, Rakovecin, Brezėn, Bllacėn e Kondovėn, nuk
janė gjė tjetėr vetėm njė borė e cila e mbulon
pjesėn e dukshme tė Isebergut. Decentralizimi,
ligjet parlamentare pėr gjuhėt dhe flamujt, politika
e punėsimit dhe pėrfaqėsimi nė institucionet publike
janė zbrazur nga substanca e tyre demokratike. Duke
marrė parasysh se diskriminimi ndaj shqiptarėve dhe
nevojės pėr tu siguruar njė promovim efektiv tė tė
drejtave dhe lirive tė tyre, ėshtė urgjente qė tė
pėrkujtojmė se toleranca po kalon nė akceptimin e
divergjencave dhe respektimin e diferencimit. Qė
lufta kundėr racizmit, kundėr diskriminimit racor,
kundėr diskriminimit etnik, kundėr ksenofobisė dhe
tolerancės, kėrkojnė njė pėrgjegjėsi kolektive. Duke
marrė parasysh se situata politike nė Maqedoni ėshtė
shėnuar me njė animozitet tė pranueshėm pėr tu
riaktivizuar nė njė kontekst jostabil. Tė
vetėdijshėm pėr kėtė situatė mė shumė se preokupuese,
mė lejoni qė tu dėrgojė kėtė letėr tė hapur para se
tė takoheni me autoritetet politike tė Bashkėsisė
Evropiane si dhe komunitetin ndėrkombėtar nė
asambletė e tyre edhe ate, me kėtė qėllim :
- qė ti pėrkushtojnė njė vėmendje mė tė madhe
shkaqeve themelore tė konflikteve etnike nė Maqedoni
;
- qė tė vėnė nė vend politikat e intervenimit
urgjent si dhe tė gjejnė mjete pėr tė luftuar
diskriminimin etnik dhe mostolerancės nė Maqedoni ;
- qė tė vėnė nė vend politikat e presionit qė
Maqedonia tė mund ta aplikojė Konventėn Kornizė tė
Kėshillit tė Evropės pėr mbrojtjen e minoriteteve
kombėtare ;
- qė tua bėjnė tė qartė autoriteteve maqedonase se
kandidimi i Maqedonisė pėr tu integruar nė Evropė,
nuk do tė merret parasysh, pėrderisa ky shtet nuk i
plotėson principet demokratike.
Zotėri Komisar i Lartė i BE-sė pėr Politikė tė
Jashtme,
Qysh nė kohėt mė tė vjetra, njeriu ėshtė munduar
gjithnjė qė ti dėshmojė dhe afirmojė idetė e tij,
mendimet e tij, pėrcaktimin e tij, identitetin e tij
: gjuhėn, religjionin, flamurin... qė janė njė pjesė
pėr tė afirmuar identitetin. Pasi qė shteti
maqedonas pretendon tė dėshmojė se me njė mėnyrė «
tė shkėlqyeshme » i ka plotėsuar divergjencat
sociale dhe tė dėshmojė se gjithashtu e respekton
Konventėn pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive
themelore tė njeriut, Konventėn Kornizė tė Kėshillit
tė Evropės pėr mbrojtjen e minoriteteve kombėtare
dhe Kartėn Evropiane tė gjuhėve regjionale apo tė
minoriteteve, ju lutem Zotėri pėrfaqėsues i Lartė i
BE pėr Politikė tė Jashtme, nė disa pika tua
pėrkujtoni autoriteteve maqedonase se si, p.sh.
Zvicra, kujdeset pėr gjendjen sociale. Elementi
themelor i identitetit zviceran nuk ėshtė njė gjuhė
e pėrbashkėt nacionale, por as edhe njė traditė
kulturore apo etnike ekskluzive. Konfederata
zvicerane pėrmbledh komunitete tė ndryshme e qė nuk
kanė tė bėjnė as me gjuhė, as me kulturė e as me
religjion. Nė njė aspekt linguistik, Zvicra ka katėr
gjuhė kombėtare : gjermanishten (tė folur prej rreth
63,7% tė popullatės), frėngjishten (19,2%),
italishten (7,6%) dhe retoromanishten (0,6%). Gjuha
gjermane ėshtė gjuha mė e pėrhapur nė nivel federal
e pėrcjellė nga frėngjishtja, italishtja dhe mė nė
fund retoromanishten. Gjermanishtja, frengjishtja
dhe italishtja janė njėsoj gjuhė zyrtare tė
Konfederatės. Pėrmes kėtyre gjuhėve autoritetet
federale komunikojnė me qytetarėt, me kantonet dhe
me kėto janė tė botuara tekstet legjislative
federale. Gjuha retoromane, e folur nga 0,6% e
popullatės ėshtė gjuhė zyrtare me tė cilėn
Konfederata komunikon me folėsit e kėsaj gjuhe.
Shkurt, divergjenca linguistike llogaritet si njė
pasuri. E njėjta gjė vlen edhe pėr flamujt.
Ekzistimi i pėrafėrsisht 3 300 flamujve llogaritet
si njė pasuri. Flamuri i Konfederatės zvicerane,
flamujt e 26 kantoneve, flamujt e distrikteve,
flamujt e rretheve apo flamujt e 2 900 komunave,
pėrbėjnė mozaikun e kėsaj pasurie identike. Tė
pėrkujtojmė se deri nė Revolucionin franēez tė 1789,
Zvicra ka qenė njė Konfederatė e shteteve. Pas
okupimit tė Zvicrės nga trupat e Drejtorisė mė 1798,
njė Republikė unitare helvetike ėshtė krijuar sipas
modelit franēez. Por, edhe ideja e njė shteti unitar
ėshtė shumė e huaj pėr koncepcionet dhe traditat e
vendit. Kėshtu, pas njė periudhe tė shkurtė tė
krizės sė vazhdueshme, Akti i mediacionit i 19
shkurtit 1803 i rregulluar nga Bonaparta, shėnon
kthimin e federalizmit. Federalizmi i cili ėshtė i
aplikuar nė Zvicėr, ėshtė njė mjet shumė efikas pėr
ti mbrojtur minoritetet. Ai u siguron pėrfaqėsim nė
institucionet federale grupeve tė popullatės qė i
pėrkasin njė minoriteti nė shkallė nacionale e qė
formojnė mazhorancėn nė njė regjion tė determinuar
gjeografik. Federalizmi gjithashtu u mundėson njė
autonomi kantoneve dhe komunave ku janė tė vendosur
minoritetet. Nuk mjafton vetėm federalizmi qė tė
sigurohet respektimi i tė drejtave tė minoriteteve.
Mbrojtja e minoriteteve ėshtė e garantuar edhe tė
drejtat themelore tė njeriut e sidomos, nga njė
mėnyrė mė e pėrgjithshme, nė ekzistimin e njė klime
tė mirėkuptimit dhe tolerancės nė mes tė popullatės.
Cilat janė pretendimet e shtetit maqedonas ?! Cili
ėshtė statusi i gjuhės shqipe, e folur nga sė paku ¼
e popullatės sė kėtij vendi ?! Cili ėshtė statusi i
flamurit shqiptar ? Nėn pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė
institucionet publike vazhdon tė jetė shqetėsues (mė
pak se %). Ligjet restriktive pėr pėrdorimin e
gjuhės shqipe dhe flamurit shqiptar, nuk janė gjė
tjetėr vetėm se njė manipulim statistikor dhe
jolegjitim nė krahasim me konventat e Bashkėsisė
Evropiane nė mbrojtjen e minoriteteve nacionale dhe
Kartės Evropiane tė gjuhėve regjionale apo
minoritare. Kėto ligje diskriminuese, nuk bėjnė gjė
tjetėr por gjenerojnė konflikte tė reja.
Zotėri pėrfaqėsues i Lartė i BE-sė pėr Politikė tė
Jashtme,
Paramendoni se ju mund tė kėrkoni tė drejta tė
njeriut pėr tė gjithė dhe shpresoj se nė kuadėr tė
prerogativės suaj, kjo letėr e hapur do tė mund tė
pranojė njė pjesė tė shėrbimeve tuaja, gjithė
pėrkrahjen qė mund tia dėrgoni njė numri tė madh tė
institucioneve tė specializuara pėr kėtė ēėshtje.
Duhet marrė parasysh se Marrėveshja e 2001 e ka
ndėrprerė luftėn pa i dhėnė fund njė diskriminimi
etnik. Duhet marrė parasysh se « demokracia unitare
» nuk mund tu pėrgjigjet nevojave tė realitetit
multietnik. Duhet marrė parasysh se aplikimi i
federalizmit ėshtė njė mjet efikas pėr tė mbrojtur
divergjencėn etnike, kėrkoj nga ju njė intervenim
shumė urgjent qė kjo situatė, pėrplot me dhembje pėr
shqiptarėt e Maqedonisė, tė mund tė gjejė njė
zgjidhje tė shpejtė dhe pozitive. Zotėri pėrfaqėsues
i Lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, pranoni
pėrshėndetjet e mia me njė konsideratė tė lartė.
Bardhyl Mahmuti
Av.Gilamont 62
1800 Vevey CH
Vevey, le 21 juillet 2005 |