Tashme te gjithe e
dine se mora pjese aktive ne fushaten elektorale
per zgjedhjet parlamentare. U percaktova ta
mbeshtes opsionin e PDSH-se kunder “shokeve” te mi
te dikurshem te strukur ne tenden e BDI-se.
Shume kush u befasua nga diskursi im “agresiv” dhe
nga distancimi im nga bashkeveprimtaret e mi te
periudhes se “ilegalitetit”. Ata, qe çdo kund
shohin ndonje interes banal e shpjegonin
impenjimin tim ne kete fushate si pasoje e nje
interesi karrierist. Mirepo, kur u pa se nuk
figuroja ne asnje liste si kandidat per deputet
dhe tani si kandidat per pushtet ekzekutiv,
misteri per angazhimin tim mori permasa
konspirative. Çdo kush, ne varesi nga niveli
intelektual, percaktimet politike, apo hidherime
personale jepte shpjegimet e veta, dikush me
nxinte, dikush me mallkonte, dikush i binte
thumbit, dikush patkoit. Por, te gjitha keto
reagime, sa te ashpra po aq qesharake merreshin me
pasojat e jo me shkakun. Kulminacioni i ketij
reagimi te orkestruar arriti ne diten e zgjedhjeve
te perseritura ne fshatin Zajaz ku isha ne
cilesine e vezhguesit te PDSH-se. Ne kete dite
perjetova mallkime, fyerje, lehje nga ana e nje
turme qe s’kane lidhje as me politiken, as me
moralin dhe as me vetedijen kombetare. Te gjitha
keto shkarkime te pakuptimta te mllefit, qe i
perjetova gjate fushates ma perforcuan bindjen se
kam vepruar mire qe u angazhova konkretisht ne nje
fushate elektorale. Shfrytezova mundesine e
zgjedhjeve qe per mua ishin fushebeteje ku duhej
te demaskohej demagogjia e kulluar, fyese, e pa
moralshme e drejtuesve te luftes, qe duke
tradhtuar çeshtjen, idealet e dikurshme, ne
realitet e tradhtuan veten. Natyrisht se kam pasur
perkrahje te fuqishme edhe nga shume veprimtare te
vjeter qe u kalben ne kazamatet e Jugosllavise se
dikurshme, te cilet shume lehte dhe shume shpejte
e kuptuan demagogjine politike te Ali Ahmetit. Por,
me kete rast nuk eshte me rendesi perkrahjet dhe
levdatat, por demaskimi perfundimtar i projektit
te BDI-se. Motivi kryesor i ketij reagimi te ri
eshte insistimi i pakuptimte e kreut te BDI-se qe
me zor meton te hyje ne qeveri. Ata kete e bejne
me aq paturpesi, me aq ngulmim saqe njeriu mbetet
i stepur nga arroganca e tyre. Insistimet e tyre,
kercenimet e tyre, etja e tyre per pushtet,
gjakimi i tyre per perfitime e perforcuan bindjen
time se duhet te vazhdoj me aktivitetin tim ne
demaskimin perfundimtar te hipokrizise se tyre te
pacipe. Pse pra, reagova kaq ashper kunder miqve,
veprimtareve te mi te dikurshem dhe pse nuk kam
reaguar ne kete menyre kunder subjekteve tjera
politike? Pergjigjja eshte shume e thjeshte: per
shkak te manipulimit kriminel te tyre me çeshtjen
kombetare. Ata dolen ne skenen kombetare me idene
e çlirimit kombetar. Moren bekimin nga shume
atdhetare me moral te kulluar duke premtuar se do
ta çlirojne kombin, qe ishte, eshte dhe do te
mbetet ideali i pashuar i shume gjeneratave te
veprimtareve shqiptare. Ata nuk kane te drejte te
arsyetojne veten per vleresimet e gabuara me
argumentin se nuk i paskan ditur rrethanat
politike kur e nisen luften. Vete Ali Ahmeti ka
ditur fare mire se çfare ishin reagimet e faktorit
nderkombetar kur zedhenesi i UÇK-se (Kosoves),
z.Jakup Krasniqi deklaroi se ata luftojne per
çlirimin e kombit shqiptar nga zgjedha e huaj. Po
ashtu Ali Ahmeti ka ditur fare mire se si
perfundoi kryengritja ne Luginen e Presheves me
ç’rast u eliminua buffer zona, zona e sigurise 5
km qe e ndante Kosoven nga trupat ushtarake te
ushtrise serbe, vete Ali Ahmeti ka ditur per
reagimet e para te faktoreve nderkombetar, te
Departamentit te shtetit amerikan, te NATO-s, te
UE-se dhe prape vazhdonte konflikti, vete Ali
Ahmeti ka ditur shume gjera te tjera, se kendejmi
ai s’ka te drejte te sillet naive. Te pakten une
nuk dua t’ia lejoj atij kete komoditet, per shkak
se si pasoje e luftes na mbeten shume familje pa
femijet e tyre qe i kane rritur dhe edukuar me
dashuri, me skamje te madhe, shume te rinj humben
jeten dhe shendetin per kotesite e nje grupi
njerezish qe paten guxim te paimagjinueshem per
manipulim brutal me popullin, me idealet e tyre.
Pra, Ali Ahmeti e nisi luften per ta çliruar
kombin, pra shqiptaret ne pergjithesi kudo qofshin
ata. Ai madje me kete ide i frikesoi edhe greket
te cilet seriozisht e kuptuan blofin e tij per
çlirim kombetar, keshtu qe filluan pergatitjet per
te parandaluar politikisht dhe ushtarakisht ndonje
perpjekje te tille te rebelimit ne Greqine Veriore,
ne zonat e Çamerise se dikurshme. Ai e nisi luften
dhe e perfundoi pa e çliruar askend dhe njerezit
rreth tij, lajkatare, karrieriste, informatore
llojesh te ndryshme e trajtojne ate si tribun,
nderkaq po kjo shpure e palaçove e mallkojne buken
qe e paskam ngrene dikur me ta, kur ishim shoke te
nje ideali. Ata, bashke me Aliun dhe Fazliun
reagojne kunder paralajmerimeve te mia e jo kunder
te bemave dhe manipulimeve te tyre. Nga shqyerja e
maskave te tyre askend s’e mora ne qafe, ashtu si
te tjeret qe me te drejte e kritikojne
inkonsistencen e tyre morale. Me kete mesele qe
perhapet si duhma e plehut, ata qe shkaktuan
vdekjen e shume djemve te rinj idealiste, qe
shkaktuan rrenime te pakompensueshme te prones se
fshatareve skamnore, ata qe na nxine imazhin para
faktorit nderkombetar qe na doli zot ne luften
tone per Kosoven, ata qe me paturpesi i pushtuan
kolltuket e pushtetit, ata qe inkuadruan ne radhet
e tyre udbashet e regjur, ata qe e nderruan
karakterin e luftes per çlirim kombetar ne lufte
per ruajtje te integritetit territorial te
Maqedonise, per avancimin e bashkim-vellazerimit,
ata qe lane rrugeve ish-luftetaret e UÇK-se duke i
denoncuar disa prej tyre qe sot e kesaj dite jane
neper burgje, ata pra qe i bene te gjitha keto
pune, te padegjuara deri me tani, ne kete mesele
dalin te pafajshem, madje edhe krenare, nderkaq
une qe reagoj kunder nje manipulimi te ketille te
pashembullt dal fajtor nga gojet e tyre. Ata mund
te me kritikojne mua qe vetem per zerin tim te
larte dhe fjalet e mia, argumentet e mia te qarta
dhe kurrsesi jo per vertetesine e tyre. E verteta
ime e zbulon nje demagogji te kulluar dhe nuk vret
askend, pos genjeshtres. Une do te kisha
mirekuptim per vleresimet e gabuara te tyre sikur
ata, pas konstatimit te fajit dhe pas perfundimit
te suksesshem te luftes, me arritjen a
Marreveshjes se Ohrit, qe ishte merite e partive
politike dhe jo e tyre, te terhiqeshin nga skena
politike ne shenje pendese per aventuren e
rrezikshme qe e shkaktuan. Por, siç dihet ata jo
vetem qe nuk terhiqen nga skena, por me çdo kusht
tentojne te nguliten edhe me shume ne te. Mbase
edhe kete ambicie te tyre te eger do te toleronim
sikur te kishin sukses ne periudhen e qeverisjes
se tyre. Por ata, me ndjenje te fajtorit, te
pushtuar nga kompleksi i inferioritetit, te etur
per perfitime personale, nuk arriten asgje ne
rrafshin politik, madje e kthyen procesin pas. Si
pjesetar i popullit shqiptar qe ka zakon ta fshehe
turpin ne shtepi, ndoshta do te toleroja edhe kete
deshtim te tyre, duke pasur parasysh se ne
sistemet demokratike mandatet vijne dhe shkojne
natyrshem. Por, shume shpejte u pa se ambiciet e
tyre jane shume me te medha se sa qe mund te
ofroje demokracia. U pa qarte se nuk zgjedhin
mjete per te mbetur vazhdimisht ne pushtet qe
eshte interesi i pamohueshem i qarqeve te ndryshme
antishqiptare qe vene ne veprim edhe instrumentet
e tyre me te sofistikuar, kasten e intelektualeve
oborrtare, te çiftit te Ali Aliut, Kim Mehmetit
etj. te cilet jane kudo, saqe njeriu nuk guxon ta
hape as konservat nga frika se mos te dalin ata,
njeri me nofken e shperblyer te akademikut, tjetri
te analistit per kontributet e tyre te medha ndaj
shtetit.Keta manipulues me ndenjen sublime
kombetare treguan se jane te gatshem te bejne çmos
per te mbetur ne pushtet, kercenojne, rrahin,
vrasin dhe vjedhin vota. Ne fillim mendoja se
eshte nje marrezi qe do te kaloje shume shpejte,
por si duket atyre gjakimi per pushtet nuk do t’u
kaloje per shkaqe shume konkrete, te fshehjes se
gjurmeve. Atyre ju duhet pushteti per t’i
frikesuar njerezit qe te mos hapin tema dhe dilema
te ndryshme, politike, morale, kombetare,
financiare. Ata filluan luften me motive sublime
dhe e mbyllen kete kapitull per interesa banale,
ata grumbulluan para per ta çliruar kombin dhe me
to e ngriten nivelin e jeteses se tyre. Me
insistimin e tyre qe me çdo kusht t’i fitojne
zgjedhjet dhe çdo kusht te mbeten ne pushtet ka
vetem nje motiv konkret: t’i fshehin gjurmet e
pabesise, te manipulimit, te pervetesimit te
fondeve kombetare. Mbetja e tyre jashte pushtetit
si duket i shqetesoi jashte mase. Jane te
lemerisur nga mundesia e hapjes se temave per te
cilat ata s’kane pergjigje. Nga kjo frike ata do
ta çojne peshe popullin qe si duket kesaj radhe
nuk do te kapen ne karremin e tyre, prandaj
paralelisht perpiqem te sensibilizojne faktorin
nderkombetar qe te merren me dertin e tyre. Do te
bejne çmos qe t’i frikesojne ata me kercenime te
ndryshme destabilizuese, pa u brengosur fare se
jane duke njollosur imazhin e popullit shqiptar qe
mund te kete pasoja te renda ne kohen kur
zhvillohen negociatat per statusin perfundimtar te
Kosoves. Ata qe filluan luften per çlirim kombetar,
ata qe e perfunduan ate me politiken bajate
integriste, te llojit te zvetenuar te
bashkim-vellazerimit, ata qe distancoheshin nga
ideja e partise etnike, ata qe perhapnin idene e
kombit politik, ata qe hapnin dege dhe nendege ne
Maqedonine Lindore, ata qe vidhnin votat, ata qe e
rrenuan mireqenien dhe sigurine e shqiptareve, ata
sot thirren ne legjitimitet demokratik dhe
kombetar. Ka ardhur koha qe atyre duhet perseritur
çdo dite konstatimin se nuk kane as legjitimitet
demokratik e le me kombetar, perndryshe ata kurre
nuk do te vetedijesohen per gabimet e tyre. Ne
vend qe te terhiqen nga skena politike ata synojne
t’i perjetesojne gabimet e tyre, te shnderruara
tashme ne interesa personale.Nga gabimet e tyre
nuk do te vuajne vetem shqiptaret e Maqedonise...
Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit |