A

L

B

A

N

U

R

Mr. Bardhyl Mahmuti

Per cdo artikull te Mr Bardhyl Mahmutit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN e Mr. Bardhyl Mahmutit

 

Hashim Thaci dhe Bardhyl Mahmuti 2008

 
 

Kjo foto eshte nxjerr nga intervista per KOHAVISION ne vitin 1999!

KLIKONI TE SHIHNI INTERVISTEN DHE VIZIONIN E MR. BARDHYL MAHMUTIT NE VITIN 1999.

 

Vellezer te dashur faqen e Mr. Bardhyl Mahmutit mund ta hapni edhe me keto domain:

www.bardhyl.com

 
Kurse e-mail kontat i Mr. Bardhyl Mahmutiti:

bardhylbdsh@yahoo.fr

 
 
 
 
 
 
 
 

Bashkangjitju kesaj levizje duke u bere Anetare Online!

Pa pardon Ali Ahmeti
Gjuha Shqip?
Duke shfletuar shkrimet interesante qe kisha grumbulluar gjate studimeve te mia me ra ne sy fjalimi i nje burreshtetasi, qe nga pozicioni i Kryetarit te vendit mbron te diskriminuarit me nje guxim te pashoq.
Edhe pse e kisha lexuar disa here dhe gati e dija permendesh permbajtjen e tij u shtrira ne kanape dhe fillova ta rilexoj.

Fjala eshte per John Fitzgerald Kennedy.

Me 12 qershor 1963, permes nje fjalimi televiziv, presidenti amerikan iu drejtua kombit lidhur me racizmin dhe diskriminimin e zezakeve ne SHBA.

« Nje foshnje zezake qe lind sot ne Amerike, pa marre parasysh se ne cilin regjion te vendit, ka gjasat e pergjysmuara per te perfunduar shkollen e mesme, te cilen e beneficon nje foshnje e bardhe, e lindur ne te njejtin vend dhe ne te njejten dite; ka nje te treten e gjasave per te perfunduar studimet universitare; ka nje te treten e gjasave per te ushtruar nje profesion liberal; ka dyfish gjasa me te medha te ndodhet i papune; ka shtate here me pak gjasa te fitoj 10.000 dollare ne vit. Shpresa e tij per jete eshte 7 vjet me pak se «i bardhi» dhe duhet te synoje te ardhura pergjysme me te vogla se «i bardhi».

Kemi te bejme parasegjithash me nje problem moral. eshte nje çeshtje po aq e vjeter sa edhe librat e shenjte dhe aq e qarte sa edhe Kushtetuta e SHBA-ve. Thelbi i çeshtjes eshte te dihet se a duhet te kene te drejta dhe shanse te barabarta te gjithe amerikanet, nese deshirojme t’i trajtojme bashkeqytetaret ashtu siç deshirojme te jemi te trajtuar. Nese nje amerikan, per shkak te lekures se tij te “mbyllur”, nuk mund te ushqehet ne nje restorant te hapur per publikun, nese nuk mund t’i dergoje femijet ne shkollat me te mira publike, nese nuk mund te votoje per njerezit qe e perfaqesojne, nese, me nje fjale, nuk mund te shijoje plotesisht jeten e lire qe ne e deshirojme te gjithe, atehere cili prej nesh do te pranonte te nderroje ngjyren e lekures dhe te zinte vendin e tij? Cili, pra, nga mesi yne do te pranonte keshillat per durim dhe pritje? Njeqind vjet kane kaluar qe nga koha kur presidenti Linçon çliroi sklleverit; e megjithate pasardhesit e tyre, niperit e tyre, nuk jane ende te lire. Ende nuk jane liruar nga vargonjte e padrejtesive. Ende nuk jane çliruar nga shtypja ekonomike dhe shoqerore dhe vendi yne, perkunder asaj qe shpreson dhe krejt asaj me te cilen mburret, nuk do te jete plotesisht i lire derisa te gjithe qytetaret nuk jane te lire.

Ne predikojme lirine dhe ne kete pike jemi te sinqerte, dhe ne e çmojme lirine qe e gezojme ketu. Por, a mund t’i themi botes, e qe eshte shume e rendesishme, a mund t’i themi njeri-tjetrit qe ky vend eshte nje vend i njerezve te lire, pos „zezakeve“? Qe ne nuk kemi qytetare te rendit te dyte, pos zezakeve? Qe ne nuk kemi sistem te klasave dhe kastave, qe nuk kemi geto, qe nuk kemi raca superiore, pos ne raport me zezaket?”.

II.
Zeri i TV-se m’i nderpreu mendimet rreth permbajtjes se ketij fjalimi. Mu duk se Branko Cervenkovski fliste me nje qetesi te papare.” Ne mund t’i themi botes se s’kemi qytetare te rendit te dyte, pos shqiptareve; ne mund t’i themi botes se nuk ka te privilegjuar ne shtetin tone, pos maqedonasve; ne mund t’i themi botes se nuk ka gjuhe te privilegjuar ne shtetin tone, pos maqedonishtes; ne mund t’i themi botes se nuk ka gjuhe te diskriminuar ne shtetin tone, pos shqipes; ne mund t’i themi botes se nuk ka burgosje arbitrare ne shtetin tone, pos ndaj shqiptareve; ne mund t’i themi botes se nuk ka procese te montuara gjyqesore ne shtetin tone, pos ndaj shqiptareve; ne mund t’i themi botes se nuk ka perdorim te dhunes policore ne shtetin tone, pos ndaj shqiptareve; ne mund t’i themi botes se eskadronet nga ALFA deri te OMEGA nuk ushtrojne dhune ne shtetin tone, pos ndaj shqiptareve; ne mund t’i themi botes se nuk ka vrasje “misterioze” ne shtetin tone, pos ndaj shqiptareve; …pos ndaj shqiptareve…pos ndaj shqiptareve…

III.
Refreni i perseritur me kendelli.Disi me ngaterrohen karakteret e personazheve e xhelateve ne teatrit tragjik. Televizori ishte duke emituar intervisten e Ali Ahmetit dhene RTV21 te Kosoves e jo fjalimin e Branko Cervenkovskit.

“Maqedonia per kater vite ka regjistruar nje stabilitet jashtezakonisht te fuqishem...” (mungon fjalia “duke shtypur shqiptaret...”), “...Maqedoni ka ngitur nje reputacion te mire nderkombetare...” (“duke shtypur shqiptaret...”-mungon) ....“dhe merita kryesore per kete eshte e BDI-se”. Ketu Ali Ahmeti ka plotesisht te drejte! Merita per kete i takon BDI-se. Nderrova programin dhe morra vepren e Erazmo Roterdamit “Lavderim Marrise”. Vazhdova leximin dhe disi me perziheshin personazhet....
 

 

 

Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit

 
Tre intervista interesante nga Mr. Bardhyl Mahmuti

INTERVISTA NE GAZETEN EPOKA E RE

INTERVISTA NE GAZETEN FAKTI

INTERVISTA PER AGJENCIONIN E LAJMEVE INA

 

Thaci dhe Politika

«Vetem duke kerkuar te pamundshmen njeriu njohu dhe realizoi te mundshmen. Ndersa ata qe u kufizuan ne ate çka u dukej e mundshme asnjehere nuk bene nje hap para ».-M.Bakunin, La Liberté, Paris, 1965, f.33  Per me teper KLIKO

 

Multietnicitet apo diversitet etnik?

Multietniciteti nuk permban ne vete asnje deshire te jetes se perbashket. Ai shtrihet ne logjiken e luftes per dominim politik, ekonomik e kulturor dhe si i tille çon ne menyre te pashmangshme ne tensione dhe konflikte. Per me teper KLIKO!


KYÇJA, ÇKYÇJA DHE BETEJA E BARDHYL MAHMUTIT

 

Ç’kyçja e Mr. Bardhyl Mahmutit duhet te kuptohet poashtu vlere demokratike. E kam percjellur me vemendje intervisten e tij ne Alsat. Askund Bardhyli nuk ka permend fyerje, shpifje, shantazhe per PDSH-n. Nese Bardhyli flet per mospermbajtjen e premitmeve nga Mendu Thaci, nuk flet per qyqet pa fole ne shqiptari, nese Bardhyli flet per servilizem partiak, nuk flet per korrupcionin dhe vijat familjare te Menduh Thacit ne biznes, nese Bardhyli permend treshin dhe emrin tend, nuk flet se ka me ua cuar kokat tekerlek, nese Bardhyli flet per anetaresine e shkelqyeshme te PDSH-se, nuk flet per krimet dhe banditet qe ua kane zene bishtin me dore si ne kohen e paraluftes. Nese Bardhyli flet per te punesuarit e BDI-se, qe largohen nga vendet e punes si rezultat i revanshizmit partiak per t’ia bere qejfin Gruevskit, verteton se angazhimi i tij ne fushate ka qene vetem reagim kunder krereve te BDI-se, qe nisen lufte ne emer te idealeve kombetare dhe perfunduan ne preher te probatimit Branko, Lexo artikullin krejt duke klikuar ketu...

 
Aktuale nga Mr. Bardhyl Mahmuti

BETEJA IME

Tashme te gjithe e dine se mora pjese aktive ne fushaten elektorale per zgjedhjet parlamentare. U percaktova ta mbeshtes opsionin e PDSH-se kunder “shokeve” te mi te dikurshem te strukur ne tenden e BDI-se.  Per me teper kliko ketu...>>

 

PARABOLLA

QENDRIM I BDI-SE PER INTEGRIM ESHTE ANTI-HISTORIK DHE ANTI-SHQIPTAR

SHTETI UNITAR-FORME JOADEKUATE PER DIVERSITETIN ETNIK

  
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personals | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music | Forum Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.gazetashqiptare.eu