A

L

B

A

N

U

R

Mr. Bardhyl Mahmuti

Per cdo artikull te Mr Bardhyl Mahmutit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN e Mr. Bardhyl Mahmutit

 

Hashim Thaci dhe Bardhyl Mahmuti 2008

 
 

Kjo foto eshte nxjerr nga intervista per KOHAVISION ne vitin 1999!

KLIKONI TE SHIHNI INTERVISTEN DHE VIZIONIN E MR. BARDHYL MAHMUTIT NE VITIN 1999.

 

Vellezer te dashur faqen e Mr. Bardhyl Mahmutit mund ta hapni edhe me keto domain:

www.bardhyl.com

 
Kurse e-mail kontat i Mr. Bardhyl Mahmutiti:

bardhylbdsh@yahoo.fr

 
 
 
 
 
 
 
 

Bashkangjitju kesaj levizje duke u bere Anetare Online!

Intervista Mr. Bardhyl Mahmutit per gazeten Epoka e Re
KRIMI NUK <<ZBARDHET>> POR NDRICOHET
EPOKA E RE : Perkunder aspiratave qe te integrohet ne BE dhe ne NATO, skenat qe pame me rastin e intervenimit te pushtetit ne Malesi te Tetoves dhe veçanerisht ne Brodec i kualifikuat si masaker kunder shqiptareve. Disa i kualifikuan « si hakmarrje ndaj luftes se 2001 » dhe kerkuan « krijimin e komisioneve anketuese per zbardhjen e ketyre rasteve ». Cili eshte interpretimi juaj ?
 
BARDHYL MAHMUTI : Te interpretosh brutalitetin shtazarak qe treguan forcat ushtarako policore ne Brodec « si hakmarrje ndaj Luftes se 2001 » eshte papergjegjesi politike. Ky interpretim len te nenkuptohet se gjoja shqiptaret  i kane hak dikujt !

Kjo me detyron te rikujtoj disa nga gjarjet e kaluara. Qe nga themeli i Maqedonise si republike socialiste ne kuader te Federates jugosllave eshte ndjekur politike antishqiptare. Vrasjet, plagosjet, maltretimet, burgosjet, shpronesimet, plaçkitjet, detyrimi per t’u shperngulur per ne Turqi dhe forma te ndryshme te dhunes fizike dhe psikologjike jane karakteristikat dominante te pushtetit te Shkupit ndaj shqiptareve. 

Nxitja e vazhdueshme e urrejtjen antishqiptare prodhoi mendimin e ekskluzivitetit etnik maqedonas ku tjetri shihet si rival per asgjesim. Politika antishqiptare e Shkupit morri permasat e ideologjise shtetformuese sidomos ne periudhen e shperberjes se Federates jugosllave.

Kapercimi nga sistemi komunist ne sistemin e demokracive parlamentare duhej te krijonte kushte te favorshme per respektimin e diversitetit etnik ne perputhje me menyren se si shoqerite demokratike u jepnin pergjegje problemeve analogjike me tonat.

Ne vend te avancimit te atyre te drejtave qe kishim me Kushtetuten e vitit 1974 dhe zbatimit te tyre ne praktike ndodhi e kunderta. Fryma antishqiptare do te institucionalizohet ne te gjitha poret e jetes politike dhe shoqerore pas krijimit te shtetit te pavarur te Maqedonise. Kushtetuta e re definoi Maqedonine si shtet i popullit maqedonas dhe u suprimuan te gjitha te drejtat qe shqiptaret kishin me kushtetuten e meparshme.

Si pasoje, dy mendime do te dominojne imagjinaten shoqerore te maqedonasve.I pari, qe shqiptaret duhet te dergohen ne « dhoma gazi » dhe mendimi i dyte « me tolerant » se « shqiptaret ne Maqedoni jane nje e keqe e nevojshme e dhene nga Zoti, si fatkeqesi qe duhet te pranohet se nuk ke zgjidhje tjeter » (per me shume rreth kesaj shih  fjalimin inaugurativ te Branko Cervenkovskit para deputeteve te Parlamentit. http://www.aimpress.ch/dyn/dos/archive/data/2003/30509-dosa-01-03.htm )
Ne vend te mobilizimit te gjithanshem te forcave intelektuale dhe patriotike shqiptare per ridefinimin e raporteve te shqiptareve dhe maqedonasve ndodhi e kunderta : nje mobilizim drejt funksioneve shteterore ! Kjo logjike do te dominoje para dhe pas luftes se vitit 2001. Marreveshja e Ohrit ka hyre ne vitin e 7 dhe po shihen rezultatet : vrasje te reja, burgosje dhe montime procesesh kunder shqiptareve, ndalim i perdorimit te flamurit, diskriminim ne punesim dhe ne çdo pore te jetes politike, ekonomike dhe sociale.
Hakmarrje ?! Me shume se gjashte dekada rresht ndaj shqiptareve eshte ushtruar dhune dhe terror. « Hakmarrja » eshte nocion qe nuk ka lidhje me kulturen demokratike. Nese hyjme dhe rezonojme me logjiken e vjeter mund te konkludojme se hak nuk i kemi askujte por ata na kane neve ! Gjerat duhet te shihen ndryshe.
 
EPOKA E RE : Ju si BDSH nuk u pajtuat me cilesime te tilla dhe kerkuat intervenim energjik te institucioneve nderkombetare per t’i dhene fund dhunes dhe diskriminimit te shqiptareve ne Maqedoni.
Ku qendrojne dallimet dhe pse ndodhi keshtu ?
 
BARDHYL MAHMUTI : Krijimi i « Komisioneve anketuese » eshte nje praktike qe shpesh eshte perdorur ne te kaluaren per te mbuluar « krimet ». Kerkesa per te « zbardhur » krimin shkon se bashku me logjiken e moçme. Krimi nuk « zbardhet » por ndriçohet !

Ne si parti jemi te vetedishem se lufta kunder diskriminimit racor, kunder diskriminimit etnik, kunder diskriminimit gjinor dhe kunder te gjitha formave te diskriminimit kerkon nje angazhim kolektiv te te gjithe demokrateve te mirfillte ne bote. Kjo lufte politike per ngadhnjimin e demokracise ne kete pjese te Evropes kalon ne menyre te domosdoshme permes nje intervenimi energjik te institucioneve demokratike nderkombetare. Per kete arsye u jemi drejtuar disa here dhe do t’ju drejtohemi pa nderprere te gjitha institucioneve me peshe ne bote dhe do te kerkojme nga demokratet kudo qofshin ata qe te ngrene zerin kunder padrejtesive me te cilat ballafaqohen shqiptaret ne Maqedoni, te bejne presion mbi Shkupin per lirimin e civileve te pafajshem, per rishikimin e te gjitha proceseve te montuara nga politika, per krijimin e nje grupi hetues nderkombetar dhe per ndeshkimin e fajtoreve te masakres se Brodecit.
 
EPOKA E RE : Kush ishte i implikuar realisht ne kete masaker?
 
BARDHYL MAHMUTI : Ne kemi terhequr vemendjen qysh me heret se qarqet antishqiptare jane mobilizuar si asnjehere me pare. Sidomos ne kohen kur bisedimet per definimin e statusit politik te Kosoves po perfundonin. Ne mesin e ketyre qarqeve ne kemi denoncuar, permes komunikates se 27 tetorit, implikimet e drejtperdrejta te Beogradit dhe te qarqeve anishqiptare ne Shkup.

Fatkeqesisht, Masakra e Brodecit nxorri ne shesh implikime te shumta.

Edhe pse qe ne diten e pare te Masakres se Brodecit, PDSH-ja, si pjese e koalicionit qeveritar, tentoi te zbuse reakcionin e shqiptareve per vrasjet e njerezve te pafajshem, me arsyetim se « operacioni policor paraprakisht eshte finalizuar edhe ne bashkepunim te koordinuar me autoritetet kosovare » e verteta nuk mund te fshihej. Ne Konferenca europiane "Udhekryqet e Ballkanit", qe u zhvillua ne Bruksel, doli ne shesh misteri i « forcave shumetnike » te implikuara ne tragjedine e Brodecit. Zevendeskryeministri serb Bozhidar Gjelic konfirmoi bashkepunimin e shtetit serb me qeverine e Shkupit ne “lufte kunder terrorizmit shqiptar” ne Brodec.
 
EPOKA E RE : Kush nga “autoritetet kosovare” ka mundur te bashkepunoje me autoritetet e Shkupit ne Masakren e Brodecit?
 
BARDHYL MAHMUTI :
Diten qe i parapriu masakres se Brodecit ne “Takimin e Petrol Kompanise” benin pjese disa personalitete te skenes politike te Kosoves dhe Maqedonise. Mirepo, mediatizimi i “ autoriteteve kosovare” ishte teper i kujdesshem. Ne komunikatat e publikuara ne faqen zyrtare te PDSH-se nuk permenden fare as Kryeministri i Kosoves, z. AgimÇeku, as Kryetari i PDSH-se, z. Menduh Thaçi e as zv. Ministri i Puneve te Mbrendshme, z. Refet Elmazi. Por, informacioni plasohet vetem si marredhenje Prishtine – Shkup! Sipas PDSH-se “Aksioni i se martes ne fshatrat e Malesise se Sharrit eshte realizuar nje dite pasi gjenerali i Sherbimit Policor te Kosoves, Sheremet Ahmeti realizoi nje takim me Drejtorin e Byrose per Siguri Publike, Lupço Todorovski.” (http://www.gurra-pdsh.org/ f.2)

Zbulimi i frontit te perbashket te Qeverise se Maqedonise me ate te Serbise ne lufte kunder shqiptareve vuri ne pozite te palakmueshme PDSH-se dhe “ autoriteteve e implikuara kosovare”.  
Reagimi i z. Çeku, nga cilesia e Kryeministrit ne pritje te dorezimit te mandatit, irritoi te gjithe ata qe e dijne realitetin e kesaj masakre.  Ne veçanti familjaret e njerezve te masakruar ndihen te fyer tej mase.
Fjala publike barte me vete pergjegjesi proporcionale me funkcionet qe kane njerezit ne skenen publike.  Une, permes dy letrave publike kam kerkuar sqarime lidhur me shpifjet qe ai beri ne adrese te viktimave te Brodecit.
 
EPOKA E RE : Ai nuk eshte pergjegjur deri tani. A mendoni se me heshtje mund te heshten efektet e deklarates se tij?
 
BARDHYL MAHMUTI : Te precizojme diçka. Ne kohen kur ndodhi masakra e Brodecit Kosova ndodhej ne dy procese shume te rendesishme per fatin e vendit: bisedimet shtese per statusin politik dhe zgjedhjet e 17 nentorit. Tani te dy proceset kane perfunduar. Nese z. Çeku mendon se me dorzimin e mandatit shkarkohet nga barra e sqarimit te genjeshtarve dhe insinuatave ne adrese te viktimave te Brodecit, mashtrohet rende. Ne do te insistojme ne ndriçimin e plote te kesaj masakre dhe te shohim edhe rolin e  “ autoriteteve kosovare”. Askush nuk ka te drejte dhe mandat te implikoje Kosoven ne nje politike antishqiptare. As me implikime te drejperdrejta as permes formave perfide te arsyetimit te masakres. Ne do te kerkojme nga forcat politike te Kosoves, nga intelektualet e pavarur, nga mediat, nga organizatat joqeveritare (sidomos ato te dalura nga lufta), nga opinioni publik i Kosoves te distancohen dhe te denojne implikimet e “autoriteteve kosovare”  ne Masakren e Brodecit.
 
EPOKA E RE : VMRO, LSDM; PDSH dhe BDI kane filluar nje dialog per te gjetur zgjidhje per zyrtarizimin e gjuhes shqipe, statusit te luftetareve te UÇK-se etj. Kete dialogun e keni cilesuar si rezultat te presioneve te jashtme. A mendoni se mungon vullneti politik per nje dialog te tille dhe se gjithmone ka nevoje per influence te jashme? 

BARDHYL MAHMUTI : Po. E kam cilesuar si te tille dhe ky dialog ndodh pikerisht nga presionet e jashme. Nese marrim per baze faktet se strategjia e zgjerimit te BE-se dhe NATO-s realizohet ne perputhje me nje agjende precize qe nuk varet nga dinamika e punes se parlamentit te Maqedonise, apo ndonje vendi tjeter kandidat per antarsim, do te shohim se gjerat jane ndryshe. Duke u afruar afati i « marrjes » apo « refuzimit » eventual te ftesave nga njera ane dhe puneve qe kane mbetur pa bere, nga ana tjeter, personalitete me peshe ne marredheniet nderkombetare, qe ia duan te miren Maqedonise, kerkuan, qe pa humbur kohe, t’i permbush te gjitha kushtet e parapara per integrim ne BE dhe NATO. Ne kete kontekst duhet te shihet iniciativa per nje « dialog »  « pozite/opozite » per gjetjen e zgjidhjeve te mundshme per problemet e akumuluara. Mjafton qe te permbyset perspektiva dhe te shtrohet pyetja se a do te kishim kete « dialog » nese koha e Samitit te NATO-s nuk afrohej. Mendoj se pergjigja negative nenkuptohet.

EPOKA E RE :  Megjithate, sa jane shanset qe te sillen vendime pozitive per keto çeshtje?

BARDHYL MAHMUTI : Lexuesit e shtypit ne Kosove kane qene te preokupuar me tema qe lidheshin me fatin e Kosoves dhe te ralle mund te jene ata qe kane pasur mundesi te ndjekin zhvillimet ne Parlamentin e Maqedonise. Po sjell per ata lexues te “Epokes se Re” qe nuk kane pasur mundesi te njoftohen se ne diten kur Parlamenti i Maqedonise shqyrtonte Rezoluten e Parlamentit Evropian te dates 12 korrik 2007 dhe kushtet qe ky shtet duhej te plotesonte per anetaresim ne BE,  nga foltorja e parlamentit te Maqedonise, Kryeministri Gruevski shpalosi strategjine e kthimit te proceseve ne gjendjen e para Marreveshjes se Ohrit. Ai shprehu haptazi qendrimin se nuk do te lejoje qe gjuha shqipe te jete gjuhe zyrtare e Maqedonise, irronizoi ne kulm çeshtjen e luftetareve te UÇK-se dhe kritikoi ashper LSDM-ne per gjoja « leshimet qe ka bere ndaj shqiptareve » !!! Po ai kryeminister qe provokoi shqiptaret ne menyre me arrogante te mundeshme duke i tallur se “mund te shohin enderr zyrtarizimin e gjuhes shqipe”, ne Konferencen e 19 dhjetor te ketij viti, kur Ministri i shendetesise, z. I. Selmani foli shqip, se bashku me ministrat tjere joshqiptare te qeverise e leshoi sallen e Konferences. Ai sot udheheq kete dialog politik!!!
Duke pasur parasyshe kete fryme politike dhe pervojat e deritanishme, bisedimet aktuale i shoh me skepticizem. Sa here qe autoritetet politike te Shkupit ndodhen perballe presioneve te caktuara “pranojne” te mirtojne vendime te ndryshme qe me vone, ne kontekste me te “favorshme per ta”, permes Gjykates Kushtetuese, i shpallin si vendime antikushtetutare dhe i abrogojne. Rasti i fundit eshte ai i abrogimit te neneve per perdorimin e flamurit kombetar shqiptar. Pra, ne kete kontekst edhe « miratimi» eventual i disa vendimeve nuk do te thote dalje nga logjika antishqiptare. Nese « miratohet » diçka atehere behet sa per sy e faqe dhe ne funksion te realizimit te objektivave euro-atlantike te Maqedonise. Pa nderrimin e logjikes, « miratimi » i vendimeve te caktuara nuk do te kete kurfarre garance. Sapo t’i realizojne qellimet e veta, Gjykata Kushtetutare do t’i shpalle si antikushtetuese dhe do t’i abrogoje ne rrethana kur atyre u duken te pershtatshme.

Bartesit e partive politike dhe institucioneve shteterore te Maqedoni i karakterizon nje paradoks suis generis: nga njera ane nuk pushojne se kerkuari ne nivel supranacional te jene pjese e Bashkimit Evropian, si nje superstrukture e shteteve ekzistuese ku do te ruanin specifikat e veta, ndersa nga ana tjeter refuzojne te respektojne specifikat e shqiptareve ne nivel intranacional.
 
EPOKA E RE : Si te dilet nga kjo situate?

BARDHYL MAHMUTI : Daljen e Maqedonise nga kjo situate e shoh vetem permes hapjes se nje procesi te gjithanshem, qe do te na mundesonte te dilnim nga spiralja e dhunes dhe te aderonim ne vlerat euro-amerikane. Per kete kerkohet nje angazhim dhe ndihme e forcave demokratike nderkombetar perballe tendencave totalitare qe sundojne ne vend. Qe te kete sukses nje akcion i tille, krijimi i parakushteve eshte i domosdoshem. Ne listen e parakushteve te hapjes se procesit te aderimit te vendit ne vlerat dhe institucionet euro-atlantike jane: lirimi i menjehershem i civileve te pafajshem te Brodecit; rishqyrtimi i te gjitha proceseve te montuara nga autoritetet politike te njepasnjeshme te Shkupit; te krijohet nje komision nderkombetar per te hetuar krimin policor ne fshatin Brodec dhe te mirren masat nderkombetare per ndeshkimin e fajtoreve.

EPOKA E RE : Sa ka gadishmeri per nje gje te tille?

BARDHYL MAHMUTI : Pikerisht pse mungon vullneti politik per te dale nga qasja me mentalitet ballkanik, Bashkimi Demokratik Shqiptar kerkoi nga te gjitha forcat demokratike ne bote, e sidomos nga institucionet euro-atlantike, qe te organizohet nje Konference nderkombetare per Maqedonine, me te gjithe akteret vendor dhe rajonal te implikuar, per t’u dhene fund mosmareveshjeve.

EPOKA E RE : Me 10 dhjetor, ne diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, ju organizuat nje Konference per mediat te titulluar « Maqedonia destabilizon Ballkanin ». Pse pikerisht kete dite ?
 
BARDHYL MAHMUTI :Rastesisht kjo date perkonte me perfundimin e bisedimeve lidhur me statusin politik te Kosoves. Mediat fokusonin vemendjen ne nje pseudoproblem. Duke shtruar pyetjen se a e destabilizon Kosova Maqedonine lehej te nenkuptohej se Maqedonia na qenka stabile dhe se rreziku i vjen nga jashte ! Ne kete konference dhe permes raporteve qe ua drejtova institucioneve nderkombetare solla argumentet e mjaftueshme se Maqedonia eshte tejet e destabilizuar per shkak te politikes antishqiptare qe ndjek dhe se kjo logjike e funksionimit destabilizon edhe rajonin. Per kete arsye kerkova nga te gjithe akteret e skenes politike nderkombetare, qe jane te interesuara per stabilizimin e kesaj pjese te Evropes, te bejne presion mbi autoritetet e Shkupit qe t’i jep fund politikes antishqiptare.
 
EPOKA E RE : Si e shihni Kosoven pas fitores se PDK-se ne zgjedhjet e 17 nentorit?
 
BARDHYL MAHMUTI : eshte interesant fakti se fillimi dhe perfundimi i procesit te definimit te statusit politik te Kosoves perkon me ardhjen e z.Thaçit ne krye te institucioneve te Kosoves. Ne fillim te procesit, ne vitin 1999, si arkitekt i UÇK-se dhe udheheqes i Drejtorise Politike te saj, z. Thaçi arriti te udheheq delegacion e Kosoves ne bisedimet e Rambujese. Mjeshtria e udheheqjes se ketyre bisedimeve, qe ishte ne perputhje me profesionalizmin e shkolles politike perendimore, solli perfundimin e tyre me nje deshtim te plote te pales serbe. Pas deshtimit te plote te pales serbe ne rrafshin diplomatik dhe bllokimit te njeanshem te procesit nga pala ruse, u krijua nje realitet i ri: bombardimi i Serbise, ardhja e NATO-s dhe prezenca e institucioneve demokratike perendimore ne Kosove dhe regjion.
Tani, kur ndodhemi ne fund te procesit, sa i perket dinamikes nderkombetare, ndodhemi para nje situate te ngjashme. Rusia, per shume motive, ka bllokuar njeanshem procesin. Ardhja e z. Thaçi ne krye te institucioneve te Kosoves ishte shpresa e vetme.
Si kuader i shkolluar ne Evrope, i rrethuar me njerez te deshmuar si ne rrafshin kombetar ashtu edhe ne ate profesional, z. Thaçi do te perdore tere potencialin e vet per te zhbllokuar kete situate.
Kam bindjen e plote se akritekti i luftes dhe i politikes moderne ne Kosove ka te projektuar rrugen qe Kosoven e pavarur ta integroje ne institucionet euro-atlantike.
 

 

 

Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personals | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music | Forum Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.gazetashqiptare.eu