A

L

B

A

N

U

R

Mr. Bardhyl Mahmuti

Per cdo artikull te Mr Bardhyl Mahmutit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN e Mr. Bardhyl Mahmutit

 

Hashim Thaci dhe Bardhyl Mahmuti 2008

 
 

Kjo foto eshte nxjerr nga intervista per KOHAVISION ne vitin 1999!

KLIKONI TE SHIHNI INTERVISTEN DHE VIZIONIN E MR. BARDHYL MAHMUTIT NE VITIN 1999.

 

Vellezer te dashur faqen e Mr. Bardhyl Mahmutit mund ta hapni edhe me keto domain:

www.bardhyl.com

 
Kurse e-mail kontat i Mr. Bardhyl Mahmutiti:

bardhylbdsh@yahoo.fr

 
 
 
 
 
 
 
 

Bashkangjitju kesaj levizje duke u bere Anetare Online!

Intervista Mr. Bardhyl Mahmutit per gazeten Fakti
SHTETI UNITAR-FORME JOADEKUATE PER DIVERSITETIN ETNIK

Fakti:  Angazhimi juaj ne PDSH ngjalli nje interesim te madh ne mesin e atyre qe kane ndjekur me dekada te tera angazhimin tuaj politik. Nje nga pyetjet e shpeshta qe eshte shtruar ne media lidhet me faktin se nuk dolet me platforme te re, por iu bashkengjitet forces me te madhe opozitare. Sa ka ndikuar qendrimi i z. Xhaferi lidhur me “shtetet etnike” per t’u angazhuar ne kuader te PDSH-se, kur dihet se kjo teze ka ngjallur reagime nga me te ndryshmet?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Teza e kryetarit Arben Xhaferi, qe ne te njejten kohe eshte edhe qendrim i PDSH-se, se ne rastet kur forma politike e shteteve shumetnike nuk eshte adekuate per te perfaqesuar denjesisht kompleksitetin shoqeror, shoqerite ballafaqohen me tendencat shperberese, ka nxitur reagime te ndryshme. Shumica e reagimeve shohin ne kete teze “rrezik per paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

 

Me keqardhje duhet te konstatojme se “rrezikimi i paqes dhe stabilitetit te rajonit” eshte shnderruar ne “gogol” per te mbyllur çdo diskutim dhe identifikim te mirefillte te problemeve politike dhe shoqerore te shteteve te Ballkanit. Ne kete menyre, duke deshiruar me çdo kusht te mbahet status quo, ne menyre te vetedijshme apo te pavetedijshme, ngulfaten problemet qe mund te shperthejne edhe me fuqishem ne te ardhmen.

 

Prandaj, qe te evitohen situatat e rrezikshme, nga forcat politike dhe intelektuale kerkohet nje kreativitet institucional dhe politik perhere i riperterire. Ky kreativitet duhet te bazohet ne konkluzione te qendrueshme sa i perket se kaluares dhe pervojave nderkombetare lidhur me problemet e ngjashme. Nga ky kendveshtrim duhet te verehet edhe konkluzioni i z. Xhaferi, i cili nuk buron nga bindjet private te tij, por nga teorite politike te sociologeve dhe politikologeve te famshem boterore.

 

Fakti: Do te thote se ju i mbeshtetni pa rezerve qendrimet e z. Xhaferi?

 

Bardhyl Mahmuti: Konkluzionet e drejta te z. Xhaferi kane baze te qendrueshme teorike dhe nuk mund te kontestohen nga asnje demokrat i mirefillte, sepse mbeshteten ne pervojen dhe logjiken e proceseve historike. Kontestimet vijne vetem nga njerez te motivuar politikisht qe synojne te ruajne privilegjet e caktuara qe u jep kjo forme e organizimit politik.

 

Fakti: A mund te jepni ndonje shembull per te ilustruar kete qe thoni?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Shembujt jane te shumte. Por, para se te jap shembuj dua te sqaroj terminologjine lidhur me shoqerite shumetnike.

 

Ne aspektin terminologjik realiteti shumetnik i nje shteti mund te dhunohet ose te afirmohet. Dhunimi ka trajten e konceptit unitarist, etnocentrik, nderkaq afirmimi ka shume trajta, si koncepti i demokracise konsensuale, autonomise rajonale, federates, konfederates etj.

Multietniciteti, si koncept politik, has ne pengesa kur duhet te zbatohen mekanizmat qe e pasqyrojne kete karakter te shoqerise ne konceptin e shtetit, kur ai duhet te funksionalizohet.

Tensionet vijne si rezultat i mosrespektimit te kompleksitetit shoqeror, per shkak te ekskluzivitetit te nje etnie ndaj etnive tjera, te dominimit te nje etnie ndaj tjetres, te eksploatimit te nje etnie nga tjetra. Shkurt, sovranitetit nga lart poshte eshte burim i pakenaqesive dhe nxites i konflikteve te vazhdueshme nderetnike. Definimi i Maqedonise si “shtet unitar” eshte shembull tipik i dhunimit te karakterit multietnik te shoqerise.

Nga ana tjeter, respektimi i diversitetit etnik, nenkupton format e ndryshme te federalizimit qe eshte ne perputhje me filozofine politike te organizimit shoqeror qe mbeshtetet ne pervojen e shteteve demokratike perendimore.

Sovraniteti i kolektiviteteve lokale dhe regjionale, pra sovraniteti nga poshte larte, paraqet nje forme politike ku komunitetet e ndryshme qe nuk kane as gjuhe, as fe, e as tradita te perbashketa mund te bashkejetojne ne harmoni. Ai eshte sinonim i dialogut dhe vlerave te perbashketa ku mirekuptimi, kembimi i vlerave dhe dialogu i vazhdueshem perbejne objektivat madhore te bashkejeteses paqesore. eshte forme e organizimit politik ku harmonia e pjeseve nuk shihet si konkurrente, por si plotesuese per t’i dhene kuptim teresise.

Shteti unitar, ne pergjithesi, eshte model joadekuat per idene e diversitetit etnik dhe eshte tronditur ne themelet e tij nga tendenca dominante e globalizimit te marredhenieve politike, ekonomike dhe shoqerore ne bote.

 

 

Fakti: A eshte qellimi juaj federalizimi i Maqedonise?

 

 

Mahmuti: Federalizimi ne asnje rast nuk mund te jete qellim i nje force politike. Ai eshte mjet qe perdorin sistemet demokratike per te realizuar begatine dhe afirmimin e gjithanshem shoqeror.

 

Krahas ketij mjeti duhet te integrohen ne sistem dhe te zbatohen ne praktike te gjitha konventat nderkombetare (Konventen per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, Konventen Kornize te Keshillit te Evropes per mbrojtjen e minoriteteve kombetare, Karten Evropiane te gjuheve regjionale apo te minoriteteve, etj). Ne te kunderten, pervojat rajonale dhe ne nivel boteror deshmojne se ne rastet e tendencave centraliste per te vendosur hegjemonine e nje grupi ndaj tjetrit, te nje etnie ndaj tjetres etj., shoqerite ballafaqohen me nje lufte te ashper qe shpie drejt ndarjes mbi bazat grupore apo etnike. Te gjitha federatat e shteteve te lindjes perjetuan shpartallimin tragjik, pikerisht nga tendencat hegjemoniste te qarqeve te caktuara dhe deshires liridashese te popujve qe nuk pranojne diktatin dhe hegjemonine. Mjafton te lexoni Memorandumin e ASSHA, qe i parapriu luftes me permasa tragjike ne gjithe hapesiren e Ish-federates Jugosllave, dhe do te shihni qarte projektin serb per centralizim, shtet unitar dhe hegjemoni. Analizoni me kujdes zhvillimet ne “federatat” ku mungonte demokracia dhe ku nuk aplikoheshin ne praktike standardet demokratike do te bindeni per konstatimin e drejte te z. Xhaferi.

 

Ndersa ne shoqerite qe kane integruar vazhdimisht kompleksitetin shoqeror dhe kane aplikuar format adekuate te decentralizimit, problemet zgjidhen permes procedurave dhe instrumenteve demokratike.

 

Te marrim shembullin e Zvicres. Federata zvicerane permbledh komunitete te ndryshme qe nuk kane as gjuhe, as kulture e as me religjion te perbashket. Sa i perket aspektit gjuhesor Zvicra ka kater gjuhe kombetare: gjermanishten (te folur prej rreth 63,7% te popullates), frengjishten (19,2%), italishten (7,6%) dhe retoromanishten (0,6%). Gjuha gjermane eshte gjuha me e perhapur ne nivel federal e percjell nga frengjishtja, italishtja dhe me ne fund retoromanishten. Gjermanishtja, frengjishtja dhe italishtja jane ne te njejten kohe gjuhe zyrtare te federates. Ndersa gjuha retoromane, e folur nga 0,6% e popullates eshte gjuhe zyrtare me te cilen autoritetet federale komunikon me folesit e kesaj gjuhe. Shkurt, diversiteti gjuhesor konsiderohet si pasuri. E njejta gje vlen edhe per flamujt. Ekzistojne perafersisht

 

3300 flamuj. Flamuri i Konfederates zvicerane, flamujt e 26 kantoneve, flamujt e distrikteve, flamujt e rretheve apo flamujt e perafersisht 2 900 komunave perbejne mozaikun e kesaj pasurie te identitetit zviceran.

 

Nje shembull tjeter paraqet Belgjika. Belgjika per dekada te tera eshte ne kerkim te formave adekuate dhe qe nga reformat kushtetutare te vitit 1993, te miratuar ne 1994 dhe qe ka hyre ne fuqi nga 1 janari 1995, ky shtet shnderrohet ne shtet federativ, ne shtet te regjioneve dhe ne shtet te komuniteteve. Qellimisht permenda vitet sepse perkojne me periudhen kur tendencat hegjemoniste serbe perpiqeshin te shkonin kunder tendencave nderkombetare te demokratizimit dhe decentralizimit, ne kohen kur per popujt nuk mbetej rruge tjeter pos themelimit te shteteve te pavarura. Ne te njejten kohe, nje shtet demokratik si Belgjika, nje territor pak me i madh se Maqedonia, reformohet ne nje shtet federativ me 10 krahina dhe gjashte parlamente: Parlamentin Federal, Parlamentin Flaman, Parlamentin Valon, Parlamentin e Kryeqytetit Bruksel, Parlamentin e Komunitetit Frankofon dhe Parlamentin e Komunitetit Gjermanofon.

 

Madje edhe ne shtetet ku karakterizohen me nje gjuhe, nje kulture, nje fe etj., siç eshte Gjermania, vullneti politik per te ruajtur veçorite e regjioneve te ndryshme ka bere qe ky shtet te refuzoje formen unitar te shtetit dhe te aplikoje formen federale.

 

Analizoni te gjitha sistemet demokratike te shteteve perendimore dhe do te shihni se demokracia eshte ngushtesisht e lidhur me decentralizimin e pushtetit; te gjithe ata qe kane mundesi te studiojne sistemet politike te SHB-ve, Kanadase, Zvicres, Belgjikes, Gjermanise, Austrise, Italise, Spanjes etj., do te binden se shteti unitar eshte forme joadekuate dhe me e papershtatshme per shoqerite qe karakterizohen me diversitetin etnik, gjuhesor, fetar etj.

 

Me thoni pra se cili eshte statusi i shqiptareve ne shtetin maqedonas ?! Cili eshte statusi i gjuhes shqipe, e folur nga se paku nje e katerta e popullates se ketij shteti?! Cili eshte statusi i flamurit shqiptar ne shtetin maqedonas? Cili eshte perfaqesimi i shqiptareve ne institucionet publike ne shtetit maqedonas?! Analizoni mire dhe do te shihni rezultatet e shtetit unitar. Te drejtat maten me perqindjen e farmakologjise!!!Jepen aq per qind sa te mos vdese “pacienti”.

 

Fakti: D.m.th. ketu qendron shkaku i prononcimit tuaj se Maqedonine e konsideroni shtet tuajin aq per qind sa ky shtet respekton te drejtat e popullit shqiptar?

 

 

Mahmuti: Pikerisht. Identifikimi i pakushtezuar me nje forme ku ke status inferior eshte karakteristike e logjikes se robit. Perfaqesuesit politike duhet te jene vizionare qe hapin shtigjet e lirise e jo te predikojne integrimet. Bartesit e partive politike ne Maqedoni i karakterizon nje paradoks suis generis: nga njera ane nuk pushojne se kerkuari ne nivel supranacional te jene pjese e Bashkimit Evropian, si nje superstrukture e shteteve ekzistuese ku do te ruanin specifikat e veta, ndersa nga ana tjeter refuzojne te respektojne specifikat ne nivel intranacional.

 

Fakti: Si e shihni daljen nga kjo situate?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Fillimisht duhet te nderpriten spekulimet rreth shkaktareve te problemeve ne Maqedoni. Gjerat duhet te thuhen troç: forma unitare e shtetit eshte gjenerator i krizave permanente ne Maqedoni. Duhet te ngjallet nje debat i brendshem dhe te nderpritet paraqitja si teme tabu e formes se organizimit shteteror. Ky debat, nese zhvillohet ne suaza te luftes se ideve politike do te kete mbeshtetje dhe ndihme nga shume qarqe demokratike nderkombetare. Nga kjo qasje mund te fitojne edhe shqiptaret edhe maqedonasit. Te mos harrojme se jemi ne nje periudhe ku te gjitha strukturat dhe organizatat boterore, qofshin   

 

 

publike apo private, perjetojne ndryshime te medha me nje ritem te pershpejtuar nga globalizimi i marredhenieve ekonomike, politike dhe shoqerore. Ne kete situate eshte me se e domosdoshme te precizohen drejtimet e aksionit tone politik me qellim qe te perfitojme sa me shume per popujt e regjionit tone. Perballe kesaj situate ne jemi te pergatitur profesionalisht dhe kemi guximin intelektual qe te japim kontributin e nevojshem per te çuar proceset drejt realizimit te aspiratave tona qe te mos mbetemi jashte apo ne margjina te  proceseve boterore.

 

Fakti: Realizimi i plote i Marreveshjes se Ohrit a do t’i kishte plotesuar nevojat qe Maqedonia te ecte me sigurt drejt ketyre proceseve?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Marreveshja e Ohrit ka pasur rolin e vet per te nderprere nje lufte perplot kunderthenie. Kunderthenia me paradoksale qendronte ne palen shqiptare. Luftetaret e lirise kishin rrokur armet per t’u çliruar, ndersa Udheheqja Politike e UÇK-se pergatitej te rrokte pushtetin. Te sqaroj…

 

Ne fillim, duke fshehur me mjeshtri qellimet e mirefillta te hyrjes ne skene politike maqedonase dhe duke afishuar qellime çlirimtare ne emertimin e vet, udheheqesit e Ushtrise Çlirimtare Kombetare arriten te mobilizojne nje numer te madh atdhetaresh.

Perballe presioneve disaditeshe dhe te vetedijshem se ushtaret nuk kishin mundesi te percillnin nga frontet e luftes politiken e udheheqesve te vet, udheheqesit politike te UÇK-se u shtrenguan te bejne publike qellimet politike.

Publikimi i Platformes Politike te UÇK-se nga Prizreni dhe berja publike e qellimit te udheheqesve politike te saj per ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit te shtetit unitarist maqedonas ishte nje thike pas shpines ushtareve.

Thike pas shpine! Jo pse vinte nga Prizreni, nga shpina e ushtareve te UÇK-se, por se bente absurde qellimin e luftes: sikur te mos mjaftonte ushtria maqedonase per te ruajtur sovranitetin e shtetit unitar. Na u desh edhe nje ushtri shqiptare!

Une perkulem para çdo atdhetari qe ishte dhe eshte i gatshem te sakrifikoje per vendin e vet, por ndjej neveri ndaj atyre qe manipuluan apo mund te manipulojne me kete gatishmeri te luftetareve.

Shikuar nga aspekti i çeshtjes kombetare, eshte fat qe udheheqesit e luftes nuk moren pjese ne bisedimet per nderprerjen e luftes se edhe ajo pak Marreveshje e Ohrit nuk do te ishte realizuar.

Pohimet e tilla i bazoj ne faktin se BDI-ja, partia e udhehequr nga udheheqesit e luftes, ne perputhje te plote me platformen e UÇK-se, ka percaktuar si qellim te pare te vetin “te ruaje integritetin dhe sovranitetin” e shtetit unitar. Çdo shtet percakton edhe mbrojtesit e integritetit dhe sovranitetit te vet. Nuk e di se a ka ndonje force politike maqedonase nje qellim si te BDI-se. Po dalin me maqedonas se vete maqedonasit!

Nga kendveshtrimi maqedonas, ruajtja e sovranitetit te shtetit unitarist paraqet nje force konservative. Nga kendveshtrimi shqiptar kjo paraqet nje force regresive.

Ishte fat qe nuk moren pjese ne bisedime, por fatkeqesi qe moren pushtetin per te jetesuar kete Marreveshje.

 

 

Fakti: Pse e quani fatkeqesi ardhjen ne pushtet te BDI-se?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Ne historine e perfaqesimit te shqiptareve ne Maqedoni asnjehere me pare nuk ka ndodhur qe shqiptaret te perfaqesohen me njerez aq te dobet profesionalisht. Madje as ne kohen e LKM-se. Kjo nuk eshte e rastesishme. Perzgjedhja e kuadrove te dobeta ne nje faze aq vendimtare per jetesimin e Marreveshjes se Ohrit ka qene e qellimshme dhe ne kundershtim me interesat e shqiptareve. Ndryshe nuk mund te shpjegohet fenomeni i menjanimit te tere potencialit intelektual dhe profesional qe kane shqiptaret ne Maqedoni dhe avancimi i servileve dhe mediokerve. Nje dite do te ndriçohen ne teresi gjerat dhe do te dale ne shesh se per interesa te kujt eshte vepruar keshtu. Ate qe mund ta nxjerrim si konkluzion per aq sa shihet eshte fakti se ata nuk kane vepruar ne interes te shqiptareve.

 

Fakti: Me nje fjale, nga ajo thoni, ju kerkoni te tejkalohet Marreveshja e Ohrit ?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Asnje marreveshje nuk mund te kete karakter te perjetshem. Marreveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik te nderprerjes se luftes dhe tani eshte obligim i te gjitha forcave politike qe te angazhohen per evitimin e konflikteve te mundshme. Nje gje e tille mund te realizohet vetem permes nje dialogu konstruktiv, ku hiqen “temat tabu” dhe me ndihmen e forcave demokratike nderkombetare te gjejme formen adekuate te perfaqesimit te diversitetit etnik ne Maqedoni.

 

Fakti: Kemi pershtypjen se nderkombetaret do te kundershtojne hapjen e “temave te ndjeshme”?

 

 

Bardhyl Mahmuti: Te sqarohem. Se pari, kur flas per nderkombetaret une nuk kufizohem vetem ne perfaqesuesit e shteteve te huaja ne Maqedoni. Se dyti, eshte fakt se shumica derrmuese e nderkombetareve perendimore qe perfaqesojne shtetet e tyre ne Maqedoni vijne nga shtete federative dhe te gjithe e dine fare mire perparesine e kesaj forme te organizimit shteteror ne krahasim me shtetin unitar. Se treti, ne do te shtrijme aktivitetin ne te gjitha qarqet e mundshme te shteteve demokratike per te gjetur mbeshtetes per idene tone. Sepse, jemi te bindur, realizimi i saj hap nje perspektive evropiane per kete pjese te Ballkanit.

 

Fakti: Ne fund, si i parashihni rezultatet e zgjedhjeve te 5 korrikut?

 

 Bardhyl Mahmuti:

Mahmuti: Me fitore te plote dhe bindese. PDSH ka potencial te madh intelektual dhe patriotik dhe ky potencial rritet dita-dites. Me platformen qe ofrojme dhe me seriozitetin qe  tregojme ne qasjen e problemeve, kemi bindjen e plote se populli do te votoje ata qe mund te çojne proceset perpara e jo per ata qe angazhohen per perparimin e interesave individuale dhe grupore.

 

 

Intervistoi: Besim Iljazi

 

 

Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personals | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music | Forum Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.gazetashqiptare.eu