INA:
Si e vleresoni situaten politike dhe te sigurise ne
Maqedoni pas ngjarjeve te Tanushes dhe Brodecit?
BARDHYL
MAHMUTI :
Po leme pas nesh nje vit te mbushur me provokime te
te gjitha formave kunder shqiptareve; nje vit qe
filloi me dhune ne Malesine e Karadakut, ne Tanushe,
ne Vaksince, ne Malesine e Tetoves, per te arritur
kulminacionin ne Brodec; dhune qe ka rrezik te
kthehet perseri ne Tanushe, ne Malesi te Karadakut
dhe vendbanimet tjera shqiptare. Shkurt, nje vit
plot e perplot dhune kunder shqiptareve.
Po leme pas
nje vit te mbushur plot e perplot diskriminimi,
shtypje dhe varferi: mbi gjysma e popullsise se
Maqedonise jeton ne varferi te thelle, ku dominojne
shqiptaret; mbi 50 % e familjeve me femije jetojne
ne varferi (shih Raportin e UNICEF «Varferia e
femijeve ne Maqedoni);mbi 50 % e fuqise punetore
eshte e papune, ku dominojne shqiptaret…
Po leme pas
nesh nje vit te mbushur plot e perplot dhune kunder
mediave te pavarura qe nuk pranonin te hynin nen
kontrollin e diktatures se VMRO-PDSH-se.
Me nje fjale,
situata politike per shqiptaret ne Maqedoni eshte
shume e rende. Ata rrihen, poshterohen, çnjerezohen,
maltretohen, torturohen, denohen, vriten, masakrohen
me bekimin e autoriteteve politike te Shkupit. Kjo
ka destabilizuar Maqedonine dhe rrezikon te
destabilizoje tere rajonin.
Me qellim te
sensibilizimit te institucioneve demokratike
nderkombetare dhe personaliteteve me peshe ne bote,
BDSH u eshte drejtuar permes letrave, peticioneve,
kerkesave dhe formave tjera te komunikimit politik
qe te intervenohet dhe ti jepet fund kesaj dhune
shtazarake qe pushteti ushtron ndaj popullit
shqiptar ne Maqedoni.
INA:
A
shpresoni se do te keni rezultate te deshiruara nga
keto aktivitete diplomatike?
BARDHYL
MAHMUTI :
Detyra ime eshte te mobilizoj te gjitha energjite ne
kete drejtim; te trokas ne çdo dere te
institucioneve me peshe ne marredheniet
nderkombetare. Nese shqiptaret mobilizohen si duhet
kam besim te plote se konteksti i ri qe
karakterizohet me globalizimin e marredhenjeve
politike, ekonomike dhe shoqerore ne pergjithesi do
te na mundesonte realizimin e aspiratave tona shume
me shpejte se qe mund te imagjinonin edhe optimistet
me te medhej. Ne te kunderten, nese demobilizohemi
dhe ua leme “kompetenteve” te mirren me keto çeshtje,
gjerat do te stagnojne apo edhe do te shkojne prapa.
INA:
A jane
te bazuara ne fakte kritikat e juaja ndaj pushtetit
aktual ne sferen e realizimit te te Marreveshjes se
Ohrit ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Fakti qe
kemi hyre ne vitin e shtate te kesaj
Marreveshje dhe çdo dite jepen premtime se do ta
realizojne ate qe eshte dashur te realizohet qe moti
eshte kuptimplote. Kritikat tona drejtohen ne rend
te pare kunder logjikes antishqiptare qe eshte
ngulitur thelle ne institucionet shteterore te
Maqedonise. Mungesa e seriozitetit ne qasjen ndaj
kesaj marreveshje deshmon se autoritetet politike te
Shkupit nenshkruajne llojlloj dokumenti kur ndodhen
“ngushte”
sepse kane krijuar bindjen se pasi te “lirohen” do
te zhbejne çdo marreveshje apo vendim qe del nga
kornizat e logjikes se ekskluzivitetit etnik. Kete
fat e perjetoi edhe MO. Shume nga akteret e skenes
politike dhe intelektuale te Maqedonise e kane
shpallur si te vdekur, sidomos pas abrogimit te
ligjit per perdorimin e flamurit shqiptar. Ndersa,
sa u perket fakteve mund te shihni vetem njerin
segment te kesaj marreveshje, ate qe ka te beje me
perfaqesimin adekuat te shqiptareve ne administraten
shteterore dhe ndermarrjet publike, dhe do te
tmerroheni nga realiteti. Prapa statistikave te
perqindjeve zyrtare fshihen funkcionet reale te
shqiptareve. Nivelet e ulta te administrates jane te
dominuara kryesisht nga shqiptaret. Pastruesit,
rojtaret, referentet e ri, sherbetoret jane shqiptar.
Nese kjo dikujt i duket “adekuate” atehere duhet ta
thote publikisht se ne kete shtet vendin e
shqiptareve e sheh si sherbetore te maqedonasve.
Ndersa ne si BDSH do ta denoncojme diskriminimin
dhe do te angazhohemi politikisht qe shqiptaret te te
realizojne te gjitha te drejtat qe u takojne. (Per
faktet rreth diskriminimit ne punesim shih Raportin
237 faqe qe ua kemi derguar institucioneve
nderkombetare ne adresen tone te perkohshme: www.
bdsh.net).
INA:
Sipas jush, si
mund te hiqet diskriminimi dhe te arrihet
deri te perfaqesimi adekuat i shqiptareve?
BARDHYL
MAHMUTI :
Permes nje
ristrukturimi te teresishem te administrates
shteterore dhe sektorit publik e jo duke hapur
konkurse per pastrues, rojtar e referenta. Krahas
kesaj, duhet te elaborohen politika zhvillimore per
te hequr dallimet ne zhvillim, dallime qe i
karakterizon regjionet dhe etnite e caktuara ne
Maqedoni. Sepse, administrata nuk mund t’i punesoje
te gjithe ata te papune. Nje nga rekomandimet e
Parlamentit Evropian ka te beje me kete aspekt te
problemeve me te cilat ballafaqohet Maqedonia. Ne
Rezuluten e 12 korrikut 2007 Parlamenti Evropia i
sugjeroi shtetit qe te ndaje fonde te veçanta dhe
nga fondet e BE-se te perpiloje strategjine e heqjes
se ketij disparitetit zhvillimor dhe te papunesise
(pika 26 dhe 28 e rezolutes).
INA:
Pse nuk
shfrytezohen keto sugjerime per te ecur perpara
drejt integrimeve euro-atlantike ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Sepse dominon
logjika antishqiptare e kultivuar per dekada rresht.
Nese ju kujtohet, ate dite qe parlamentaret e
Maqedonise debatonin lidhur me rekomandimet e
Parlamentit Evropian, Kryeministri Gruevski shpalosi
strategjine e vet antishqiptare. Ai deklaroi
publikisht para deputeteve dhe opinionit publik « se
shqiptaret mund te shohin enderra qe gjuha shqipe te
behet gjuhe zyrtare, irronizoi luftetaret e UÇK-se
dhe akuzoi LSDM-ne se shume leshime u ka bere
shqiptareve ». Pas ketij momenti kemi perpjekjet e
Qeverise per ndryshimin e Kodit zgjedhor, kemi
plaçkitjet e ekonomise se vogel dhe te mesme, kemi
dhunen ne Vaksince, ngushtimin e hapsires per
flamurin shqiptar, masakren e Brodecit…
Pra, ne vend qe
te shfrytezohen fondet ne te mire te te gjithe dhe
te plotesohen te te gjitha kushteve per integrim ne
keto institucione dominoi mentaliteti bizantin.
INA:
Sa jane shanset
qe te mirret ftesa per ne NATO
gjate Samitit
te Bukureshtit ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Arroganca e
autoriteteve te Maqedonise dhe refuzimi qe t’u qasen
me seriozitet rekomandimeve per integrim beri qe me
6 nentor 2007 Komisioni Europian t’u rekomandoje
Keshillit te Europes dhe Parlamentit Europian
shtyerjen e dates se fillimit te bisedimeve per
anetarsimin e Maqedonise ne Bashkimin Europian. Me 7
nentor u sulmua Malesia e Tetoves dhe ndodhi masakra
e Brodecit. Koincidence e rastit apo …?!
Efikasiteti
dhe plotesimi i standardeve nuk arrihet duke vrare
dhe arrestuar civile te pafajshem. Sikur me vrasjen
dhe burgosjen e shqiptareve te hyhej ne NATO Serbia
moti do te kishte hyre. Logjika e vrasjeve te
civileve e solli NATO-n ne Serbi. E njejta gje mund
te ndodh edhe me Maqedonine.
Nuk besoj se
do te mirret ftesa e NATO-s per Samitin e
Bukureshtit.
Pos ne rast
se Maqedonia behet e domosdoshme ne kuader te
strategjise se sigurise se kufirit jugor te Kosoves
ne periudhen qe do te pasoje pavaresimin e saj.
Atehere gjerat mund te ndryshojne.
INA:
Megjithate, perpjekjet per te gjetur kompromis
lidhur
me ushtaret e UÇK-se dhe ligjin per zyrtarizimin e
gjuhes shqipe nuk munguan. Edhe pse deshtuan
perpjekjet ne vitin 2007, a mendoni se takimi i
kater lidereve te partive me te medha parlamentare
do te gjeje zgjidhje para Samitit te NATO-s ne
fillim te vitit te ardhshem?
BARDHYL
MAHMUTI :
Qeveria e
Gruevskit ka arritur qe me mjeshtri te zhvendose
vemendjen ne zenkat PDSH /BDI. Mosgjetja e
kompromisit per çeshtje thelbesore paraqitet si
mosmarreveshje e partive politike
shqiptare ! »Ligj » apo « pako sociale ». Gjepura !
Kjo ma kujton periudhen e luftes se Kosoves, ku ata
qe nuk ishin te interesuar te drejtonin gishtin nga
fajtori, kryesor trumpetonin se gjoja « faji qenka
te shqiptaret qe nuk mund te flasin me nje gjuhe te
perbashket ». Kur shqiptaret e Kosoves harmonizuan
qendrimet dhe dolen me vendime te prera se nuk ka
zgjidhje tjeter perpos pavarsise, te njejtit telall
filluan te levizin te gjitha mekanizmat per t’i
perçare shqiptaret qe te mos e flasin te njejten
gjuhe.
Supozojme se
partite politike shqiptare mirren vesh per te gjitha
çeshtjet. A jeni te sigurte se Nikolla Gruevski ka
ndryshuar qendrimin lidhur me zyrtarizimin e gjuhes
shqipe dhe ushtaret e UÇK-se? Nikolla Gruevski dhe
logjika dominante e autoriteteve te Shkupit eshte e
njejta. A e keni pare me 19 dhjetore se si iku me
bishtin ndervege sapo degjoi Ministrin e
Shendetesise, z. Imer Selmani te flas shqip. Te mos
shohim enderra !
Edhe ne rast se
do te « gjendej » ndonje « kompromis » te mos
harrojme praktikat e deritanishme. Gjykata
Kushtetutare do te abrogoje te gjitha nenet
« antikushtetuese » sapo t’i kene realizuar qellimet
e veta. Ne te njejten menyre si u veprua me flamurin
tone kombetar.Te gjithe duhet ta dijne se problemi
eshte ne menyren antidemokratike te definimit dhe te
funksionimit te institucioneve shteterore te
Maqedonise. Greqia, si shtet fqinje i nxjerr telashe
Maqedonise per emrin e shtetit derisa shqiptaret nuk
u perfillen aspak ne percaktimin e ketij emri ;
Maqedonia u definua si shtet pa pyetur dhe ne
kundershtim me vullnetin e shqipatreve ; Maqedonia
percaktoi flamurin shteteror pa perfillur
shqiptaret ; maqedonasit gjate shekullit te kaluar
nderruan disa here flamurin dhe kur ne nuk
pranojme te nderrojme flamurin sipas shijes se tyre
atehere na e ndalojne…
Partite politke
shqiptare duhet te nderprejne kete loje te dreqit
dhe te shohin interesat fundamentale te shqiptareve,
interesa qe tejkalojne zenkat dhe inatet
individuale.
INA:
Ku
qendron problemi per mungesen e dialogut politik
ndershqiptar?
BARDHYL
MAHMUTI :
Te menyra
totalitare e funksionimit
te partive
politike dhe te infantilizmi politik i lidereve te
tyre. Kur « shefi » hidherohet me dikend atehere
anetaret tjere duhet te pozicionohen « me cilin
jane ». Kjo ma kujton femirine e dy rivaleve te
lagjes tone. (Çarshia e Eperme ne Tetove). Sa here
Memet Cemperi hidherohej me Nezirin, mundohej te na
shtije te gjithve qe te mos flasim me te. Por, nuk
ia arrinte asnjehere qellimit dhe hidherohej me te
gjithe ne. Hidherimi i zgjaste shume shkurt, sepse i
vetmuar nuk kishte çka bente. Vinte dhe perzihej me
ne. Pajtohej me Nezirin dhe tentonte ta hidheroj
Nezirin me ne. Edhe ketu deshtonte ! Dhe kushtu
sillej ne rreth…
Ka kaluar
mbi 40 vjet nga ajo periudhe. Por kur shoh sjelljet
e disa lidereve ma kujtojne Cemperin !
INA:
Si e
shihni Kosoven pas fitores se PDK-se ne zgjedhjet e
17 nentorit?
BARDHYL MAHMUTI :
eshte
interesant fakti
se fillimi dhe perfundimi i procesit
te definimit te statusit politik te Kosoves perkon
me ardhjen e z.Thaçit ne krye te institucioneve te
Kosoves. Ne fillim te procesit, ne vitin 1999, si
arkitekt i UÇK-se dhe udheheqes i Drejtorise
Politike te saj, z. Thaçi arriti te udheheq
delegacion e Kosoves ne bisedimet e Rambujese.
Mjeshtria e udheheqjes se ketyre bisedimeve, qe
ishte ne perputhje me profesionalizmin e shkolles
politike perendimore, solli perfundimin e tyre me
nje deshtim te plote te pales serbe. Pas deshtimit
te plote te pales serbe ne rrafshin diplomatik dhe
bllokimit te njeanshem te procesit nga pala ruse, u
krijua nje realitet i ri: bombardimi i Serbise,
ardhja e NATO-s dhe prezenca e institucioneve
demokratike perendimore ne Kosove dhe regjion.
Tani, kur
ndodhemi ne fund te procesit, sa i perket dinamikes
nderkombetare, ndodhemi para nje situate te
ngjashme. Rusia, per shume motive, ka bllokuar
njeanshem procesin. Ardhja e z. Thaçi ne krye te
institucioneve te Kosoves ishte shpresa e vetme.
Si kuader i shkolluar ne Evrope, i rrethuar me
njerez te deshmuar si ne rrafshin kombetar ashtu
edhe ne ate profesional, z. Thaçi do te perdore tere
potencialin e vet per te zhbllokuar kete situate.
Kam bindjen e
plote se akritekti i luftes dhe i politikes moderne
ne Kosove ka te projektuar rrugen qe Kosoven e
pavarur ta integroje ne institucionet
euro-atlantike.
INA:
Cilat
jane raportet me pushtetin e ri ne Kosove ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Me shumicen e
udheheqesve te PDK-se jemi shoke te
veprimtarise se perbashket disa dekadeshe.
Relacionet tona shoqerore mbeten te njejta, qofshin
ne pushtet, qofshin ne opozite.
Kosova ka
priorite dhe PDK-ja do t’i realizoje prioritetet ne
perputhje me interesat kombetare. Pushteti i ri do
te kete marredhenje institucionale me te gjithe
partneret rajonal dhe nderkombetare ne interes te
forcimit te paqes dhe stabilitetit ne kete pjese te
Ballkanit. Vizioni jone politik nuk ka asgje te
perbashket me infantilizmin e disa lidereve ne
Maqedoni. Nuk do te veprojme si Cemperi i lagjes
sone!
INA:
Cila do te kishte qene
porosia per lexuesit?
BARDHYL
MAHMUTI :
Shqiptaret ne Maqedoni kane nje potencial te madh
intelektual dhe profesional qe nuk ka mundur te vije
ne shprehje per shkak te ngulfatjes nga logjika
totalitare dhe diktatoriale e partive politike.
Depolitizimi eshte forma qe me se shumti u konvenon
atyre qe kane pozite dominante ne politike. Ne
meritojme me shume se kete “hise te qenit” qe na e
kane nda te tjeret. Mobilizohuni nese deshironi te
ndryshoni gjerat! Mobilizohuni nese deshirojme te
lirohen te pafajshmit nga burgu dhe te ngadhnjeje
drejtesia! Mobilizohuni nese deshironi t’u japim
fund planeve antishqiptare! Urime dhe suksese ne
Vitin e Ri 2008!
Vevey, le 21 juillet 2005
Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit |