|
FAKTI :
Nė njė letėr drejtuar institucioneve ndėrkombėtare
BDSH konstaton se dialogu aktual nė mes forcave
politike nė Maqedoni ėshtė rezultat i presioneve tė
jashtme. Nė ēka bazoheni pėr njė konstatim tė
tillė ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Po. Pikėrisht nga presionet e jashme.Strategjia e
zgjerimit tė BE-sė dhe NATO-s realizohet nė
pėrputhje me njė agjendėn precize qė nuk varet nga
dinamika e punės sė parlamentit tė Maqedonisė. Duke
u afruar afati i « marrjes » apo « refuzimit »
eventual tė ftesave nga njėra anė dhe punėve qė kanė
mbetur pa bėrė, nga ana tjetėr, personalitete me
peshė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, qė ia duan tė
mirėn Maqedonisė, kėrkuan, qė pa humbur kohė, ti
pėrmbush tė gjitha kushtet e parapara pėr integrim
nė BE dhe NATO. Nė tė kundėrtėn, pėrgjegjėsia i
takon elitės politike ndėrsa pasojat bien mbi
popullin. Nė kėtė kontekst duhet tė shihet
iniciativa pėr njė « dialog » « pozitė/opozitė »
pėr gjetjen e zgjidhjeve tė mundshme pėr problemet e
akumuluara. Mjafton qė tė pėrmbyset perspektiva dhe
tė shtrohet pyetja se a do tė kishim kėtė « dialog »
nėse koha e Samitit tė NATO-s nuk afrohej. Mendoj se
pėrgjigja nėnkuptohet.
FAKTI :
Pse « dialog » dhe « pozitė/opozitė » nė thonjėza ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Sepse nuk shoh seriozitet. Pėrvoja e deritanishme e
funksionimit tė shtetit maqedonas dėshmon se
autoritetet politike tė Shkupit nuk e shohin
integrimin e konventave dhe normave demokratike nė
legjislacionin e vendit si faktor stabiliteti por si
mjet manipulimi. Nė tė kaluarėn, ky mjet pėrdorej pėr
tu shpėtuar presioneve tė jashme nė momente tė
caktuara dhe revidoheshin vendimet kur pushonin
presionet. Rasti i fundit i Gjykatės Kushtetuese
lidhur me pėrdorimin e flamurit shqiptar ėshtė
plotėsisht nė kėtė frymė.
FAKTI :
Ju mendoni se nuk ka pasur qasje serioze nga ana e
autoriteteve shtetėrore tė Maqedonisė ndaj kėrkesave
tė institucioneve ndėrkombėtare?
BARDHYL
MAHMUTI :
Rezultatet dėshmojnė pėr mospėrfillje totale.
Mospėrfillje totale pėr Marrėveshjen e Ohrit. Kemi
hyrė nė vitin e 7 qė nga nėnshkrimi i saj dhe
realizimi praktik mbetet vetėm nė programet
elektorale tė partive politike shqiptare. Madje,
disa nga akterėt e implikuar nė ato ngjarje nuk
hezitojnė ta shpallin si tė vdekur frymėn e kėsaj
marrėveshje. Nga ana tjetėr, nė vend tė trajtimit me
seriozitet tė rekomandimeve tė autoriteteve
ndėrkombėtare qasja e Qeverisė VMRO-PDSH ishte nė
pėrputhje me mentalitetin e vjetėr politik. Tė mos
harrojmė se nė ditėn kur parlamenti i Maqedonisė
shqyrtonte Rezolutėn e Parlamentit Evropian dhe
kushtet qė ky shtet duhej tė plotėsonte pėr
anėtarėsim nė BE nga foltorja e parlamentit tė
Maqedonisė, Kryeministri Gruevski shpalosi
strategjinė e kthimit tė proceseve nė gjendjen e
para Marrėveshjes sė Ohrit.
FAKTI :
Megjithatė, ai sot ėshtė nė dialog pėr zyrtarizimin
e gjuhės shqipe dhe statusin e luftėtarėve tė UĒK-sė.
Si e komentoni kėtė?
BARDHYL
MAHMUTI :
Plotėsisht logjike me logjikė e shitblerjes
sė kohės nė relacion me shqiptarėt. Rikujtoj se
gjatė shpalosjes sė strategjisė antishqiptare tė
qeverisė aktuale, Kryeministri Gruevski shprehu
haptazi qėndrimin se nuk do tė lejojė qė gjuha
shqipe tė jetė gjuhė zyrtare e Maqedonisė,
irronizoi nė kulm ēėshtjen e luftėtarėve tė UĒK-sė
dhe kritikoi ashpėr LSDM-nė pėr gjoja « lėshimet qė
ka bėrė ndaj shqiptarėve » !!! Po ai kryeministėr qė
provokoi shqiptarėt nė mėnyrė mė arrogante tė
mundėshme duke i tallur se mund tė shohin ėndėrr
zyrtarizimin e gjuhės shqipe, sot « tund mashėn si
trofe » sepse ka arritur me mjeshtri tė transferojė
problemin sikur tė ishte problem i gjeneruar nga
mosmarrėveshjet e partive politike shqiptare tė
pėrfaqėsuara nė parlament.
FAKTI :
Zėnkat e partive politike shqiptare i kanė irrituar
shqiptarėt. Si tė dilet nga kjo situate dhe cili
duhet tė jetė roli i partive politike shqiptare?
BARDHYL
MAHMUTI :
Tė gjitha ēėshtjet e ngritura « rreth pakove sociale »
apo « ligjeve » jenė pseudo probleme pėr tė tėrhequr
vėmendjen prej pengesės kryesore.
Kėto
pseudoprobleme kanė pėrqėndruar vėmenndjen nė
« probleme mbrendashqiptare» nė kohėn kur problemi i
vėrtetė qėndron nė definimin si duhet tė raporteve
shqiptaro- maqedonase. Roli i partive politike
shqiptare nuk duhet tė jetė loja qė na ėshtė
kurdisur prej tjerėve. Nė kėtė lojė viktimat janė tė
shumta dhe pikėrisht njerėz tė pafajshėm. Pėr
BDSH-nė kjo lojė ėshtė tepėr e qartė. Dihen
rregullat e lojės, dihen lojtarėt, dihet « malli »
qė sakrifikohet nė lojė Pėr kėtė arsye nuk e luajmė
kėtė lojė tė fėlliqur. Pėr kėtė arsye denoncojmė
lojėn, rregullat e lojės dhe lojtarėt qė me vetėdije
tė plotė luajnė kėtė lojė antishqiptare. Shkurt,
sado irrituese qė jenė zėnkat e partive politike
shqiptare problemi i vėrtetė qėndron nė logjikėn
antishqiptare tė ngulitur nė institucionet
shtetėrore tė Maqedonisė. Mjerrė ata qė nuk e
kuptojnė dhe bien pre e kėtyre makinacioneve!
FAKTI :
A ka gjasa qė tė dilet nga kjo logjikė antishqiptare
dhe tė miratohen kėrkesat e shqiptarėve ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Nė kėtė kontekst pėrgjigja ėshtė negative.
Megjithatė desha tė precizoj se « miratimi»
eventual i disa vendimeve nuk do tė thotė dalje nga
logjika antishqiptare. Nėse « miratohet » diēka
atėherė bėhet sa pėr sy e faqe dhe nė funksion tė
realizimit tė objektivave euro-atlantike tė
Maqedonisė. Pa ndėrrimin e logjikės, « miratimi » i
vendimeve tė caktuara nuk do tė ketė kurfarrė
garance. Sapo ti realizojnė qėllimet e veta,
Gjykata Kushtetutare do ti shpallė si
antikushtetuese dhe do ti abrogojė nė rrethana kur
atyre u duken tė pėrshtatshme. Ndėrsa, sa u pėrket
bisedimeve aktuale unė jam skeptik.
Nėse dalim nga
pėrqėndrimi I vėmendjes nė konfliktet PDSH/BDI do tė
shohim se askush nuk e ka dėgjuar z. Gruevski tė
ketė ndryshuar qėndrimin e tij nga fjalimi
programatik i mbajtur nė Parlament. Por, tė gjithė
kanė mundur ta shohin sjelljen e tij me 19 dhjetor
tė kėtij viti, kur Ministri i shėndetėsisė, z. I.
Selmani foli shqip gjatė prezentimit tė unifikimit
tė ēmimeve tė barnave. Ai, sė bashku me ministrat
tjerė joshqiptarė tė qeverisė, e lėshuan sallėn e
konferencės dhe nė mėnyrė demonstrative u drejtuan
drejt Kryqit tė Mileniumit, pėr tė dėshmuar se ēmimi
i « ilaēit » tė politikės antishqiptare nė Shkup
mbetet i njėjtė !
FAKTI :
Cili ėshtė ai ēmim ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Nė Maqedoni shqiptarėt rrihen, poshtėrohen,
ēnjerėzohen, maltretohen, torturohen, dėnohen,
vriten, masakrohen me bekimin e autoriteteve
politike tė Shkupit. Sopoti, Bllaca, Breza, Tanusha,
Vaksinca, Brodeci, burgjet plot e pėrplot shqiptarė
janė dėshmitė e politikės antishqiptare nė dy
mandatet e fundit. Nė Maqedoni shqiptarėt
diskriminohen nė ēdo pore tė jetės politike,
ekonomike dhe sociale.
FAKTI :
Si e shihni daljen nga kjo situatė ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Duke dalur nga kjo logjikė ballkanike dhe
duke aplikuar mėnyrėn perėndimore tė funksionimit.
Me njė fjalė, tė kalohet nga « multietnicitetit » si
formė e organizimit shoqėror nė formėn e
« diversitetit etnik ». Edhe pse nė njė punim tė
veēantė kam sqaruar se nė terminologjinė e shkencave
politike realiteti shumetnik mund tė definohet si
« multietnicitetit » apo tė « diversitetit etnik » e
shoh tė udhės tė ripėrsėris sqarimet terminologjike
qė mund ti hyjnė nė punė ēdo njeriu qė i intereson
preciziteti nė shprehjet qė i pėrdor.
Sipas
politologėve, « multietniciteti » nuk pėrmban nė
vetė asnjė dėshirė tė jetės sė pėrbashkėt sepse
shtrihet nė logjikėn e luftės pėr dominim politik,
ekonomik e kulturor dhe si i tillė ēon nė mėnyrė tė
pashmangshme nė tensione dhe konflikte. Tensionet
vijnė si rezultat i mosrespektimit tė kompleksitetit
shoqėror ; pėr shkak tė ekskuluzivitetit tė njė
etnie ndaj etnive tjera. Shkurt, sovranitetit nga
lartė poshtė ėshtė burim i konflikteve tė
vazhdueshme ndėretnike. Rasti i Maqedonisė ėshtė
rast tipik qė ilustron kėtė formė shtetėrore tė
shoqėrisė shumetnike.
Pėr dallim nga
kjo formė e organizimit shoqėror, kemi konceptin
« diversitetit entnik » qė paraqet njė filozofi tė
re politike tė organizimit shoqėror qė mbėshtetet nė
sovranitetin nga poshte lartė. Ky koncept paraqet
njė formė politike ku komunitetet e ndryshme qė nuk
kanė as gjuhė, as fe, e as tradita tė pėrbashkėta
mund tė bashkjetojnė nė harmoni. Ai ėshtė sinonim i
dialogut dhe vlerave tė pėrbashkėta ku mirkuptimi,
kėmbimi i vlerave dhe dialogu i vazhdueshėm pėrbėjnė
objektivat madhore tė bashjetesės paqėsore. Ėshtė
formė e organizimit politik ku harmonia e pjesėve
nuk shihen si konkurrente por si plotėsuese pėr ti
dhėnė kuptim tėrėsisė.
Pra,
respektimi i diversitetit etnik, kulturor, fetar,
gjuhėsor etj. pėrbėn vlerat fundamentale tė
trashėgimisė evropiane dhe nė tė njėjtėn kohė
shtyllat themelore tė demokracisė dhe kulturės
europiane. Pa respektimin e kėtij diversiteti as qė
do tė mund tė imagjinoheshin integrimet shoqėrore ,
ekonomike dhe politike nė njė Evropė tė zgjeruar.
Daljen e
Maqedonisė nga kjo situate e shoh vetėm permes
hapjes sė njė procesi tė gjithanshėm, qė do tė na
mundėsonte tė dilnim nga spiralja e dhunės dhe tė
aderonim nė vlerat euro-amerikane. Pėr kėtė kėrkohet
njė angazhim dhe ndihmė e forcave demokratike
ndėrkombėtar pėrballė tendencave totalitare qė
sundojnė nė vend. Qė tė ketė sukses njė akcion i
tillė, krijimi i parakushteve ėshtė i domosdoshėm.
Nė listen e parakushteve tė hapjes sė procesit tė
aderimit tė vendit nė vlerat dhe institucionet euro-atlantike
janė: lirimi i menjėhershėm i civilėve tė pafajshėm
tė Brodecit; rishqyrtimi i tė gjitha proceseve tė
montuara nga autoritetet politike tė njėpasnjėshme
tė Shkupit; tė krijohet njė komision
ndėrkombėtar pėr tė hetuar krimin policor nė fshatin
Brodec dhe tė mirren masat ndėrkombėtare pėr
ndėshkimin e fajtorėve.
FAKTI :
A janė tė gatshme atoritetet e Shkupit tė pranojnė
njė gjė tė tillė?
BARDHYL
MAHMUTI :
Pikėrisht pse mungon vullneti politik pėr tė dalė
nga qasja me mentalitet ballkanik, Bashkimi
Demokratik Shqiptar kėrkoi nga tė gjitha forcat
demokratike nė botė, e sidomos nga institucionet
euro-atlantike, qė tė organizohet njė Konference
ndėrkombėtare pėr Maqedoninė, me tė gjithė akterėt
vendor dhe rajonal tė implikuar, pėr tu
dhėnė fund mosmarėveshjeve.
FAKTI :
Si BDSH keni ndėrmarrė njė varg aksionesh pėr
sensibilizimin e opinionit publik dhe institucioneve
ndėrkombėtare me pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni.
Cilat janė veprimet qė I parashihni pėr vitin 2008?
BARDHYL
MAHMUTI :
Dinamika e marrėdhėnjeve ndėrkombėtare
imponon qė ēėshtjet tė shihen nė njė prizėm mė tė
gjėrė se sa vetėm nė kuadėr tė kornizės shtetėrore
ku ndodhin ngjarjet. Disa forca politike shqiptare
qė kanė kėrkuar krijimin e komisioneve anketuese
nė kuadėr tė institucioneve tė Maqedonisė pėr tė
zbardhur rastin e Brodecit. Pėr ne si BDSH janė
paradoksale kėrkesat e tilla.
Pozita e
rėndė e shqiptarėve kėrkon njė sensibilizim nė
pėrmasa tė gjėra ndėrkombėtare. Jemi tė vetėdishėm
se lufta kundėr
diskriminimit racor, kundėr diskriminimit etnik,
kundėr diskriminimit gjinor dhe kundėr tė gjitha
formave tė diskriminimit kėrkon njė angazhim
kolektiv tė tė gjithė demokratėve tė mirfilltė nė
botė. Kjo luftė politike pėr ngadhnjimin e
demokracisė nė kėtė pjesė tė Evropės kalon nė mėnyrė
tė domosdoshme pėrmes njė intervenimi energjik tė
institucioneve demokratike ndėrkombėtare.
Pėr kėtė
arsye u jemi drejtuar disa here dhe do tju
drejtohemi pa ndėrprerė tė gjitha institucioneve me
peshė nė botė dhe do tė kėrkojmė nga demokratėt kudo
qofshin ata qė tė ngrenė zėrin kundėr padrejtėsive
me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt nė Maqedoni.
FAKTI :
Cila do tė kishte qenė porosia pėr lexuesit tonė ?
BARDHYL
MAHMUTI :
Nė kėto momente tė luftės politike populli shqiptar
nė Maqedoni ballafaqohet me njė luftė psikologjike
pėr ti pėrcaktuar se pėr ēka ėshtė e arsyeshme tė
angazhohet, se ēka ėshtė e mundshme ( e ēka s'ėshtė
e mundshme ) tė kėrkohet , ēka ėshtė e pranueshme (
e ēka s'ėshtė e pranueshme ) pėr VMRO-DPMNE-nė,
LSDM-nė, PDSH-nė, BDI-nė e kėshtu me radhė.
Pėrmes
kėtyre formave tė dhunės psikologjike synohet qė tė
na imponohen gjėrat si fatalitet dhe ti pranojmė
se gjoja nuk kemi ēka bėjmė.
Pėr popujt e
diskriminuar, siq ėshtė populli shqiptar nė Maqedoni,
gjithnjė e mė tepėr po bėhet e qartė se ambicjet
diktatoriale janė si njė shkėndi e vogėl, qė rritet
e forcohet nėqoftėse e ushqejmė me « materialin e
nevojshėm » dhe sa mė shumė ta ushqejmė aq mė i madh
bėhet zjarri qė djeg. Kjo ambicje pėr tė djegur
godet nė rend tė parė ata qė i qėndrojnė mė afėr,
por rrezikon tė djeg tė gjithė ata qė e ushqejnė nė
njė mėnyrė a njė tjetėr.
Pėr tė hequr qafe tė gjitha format e padrejtėsive
dhe diskriminimit ne duhet tė koordinojmė veprimet
nė dy rrafshe : nė rrafshin e mbrendshėm duhet tė
mos i japim mbėshtetjen tonė politikės diktatoriale
tė Shkupit dhe nė rrafshin e jashtėm tė mobilizohemi
pėr tė sensibilizuar tė gjithė demokratėt dhe
institucionet ndėrkombėtare
Me njė fjalė,
nėse nuk bėhemi argat tė sė keqes dhe nėse nuk i
palojmė veshėt do tė shihni se sa shpejtė do tė
shuhet zjarri i politikės antishqiptare tė Shkupit.
Tė punojmė
qė nė Vitin e Ri 2008 tė mos pėrsėriten tragjeditė
si deri tani.
Urime dhe
suksese !
|