|
Thaēi : « Flini tė qetė se unė mirrem me
politikė ! »
«Vetėm duke
kėrkuar tė pamundshmen njeriu njohu dhe realizoi tė
mundshmen.
Ndėrsa ata
qė u kufizuan nė atė ēka u dukej e mundshme
asnjėherė nuk bėnė njė hap para ».-M.Bakunin,
La Liberté, Paris, 1965, f.33
Mė16 korrik tė kėtij viti Kryetari i PDSH-sė z.
Thaēi, i shoqėruar nga Kryetari i PPD-sė, z. Vejseli,
patėn takim me 81 administratorėt qė janė nė pritje
tė punėsimit pėr mė shumė se dy vite.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim, permes Sektorit
pėr Informim reagoi duke akuzuar Qeveriė aktuale se
« ka dėshtuar nė politikėn e saj pėr pėrfaqėsimin e
drejtė dhe adekuat tė shqipatrėve nė institucionet e
shtetit . Pėr tė mbuluar dėshtimin e tyre nė kėtė
sferė, ata mundohen nėpėrmjet punėsimeve qė i ka
realizuar qeveria nė mandatin e kaluar, ku pjesė e
saj ka qenė edhe BDI-ja, t`i pėrdorin si tė arritura
tė kėtij mandati. ».
Nuk dėshiroj tė analizoj paradokset qė
karakterizojnė diskurset politike rreth meritave pėr
« tė realizuar » diēka qė ėshtė domosdoshmėri nė
pėrputhje me Marrėveshjen e Ohrit. Edhe nė rast tė
realizimit tė plotė tė marrėveshjes nė fjalė asnjė
koalicion qeveritar nuk mund ta konsideroj si
realizim tė vetin. Pėrkundrazi, zhagitjet e
realizimit tė plotė tė tė gjitha tė drejtave qė
dalin nga kjo Marrėveshje u fakturohet koalicioneve
qeveritare, ndėrsa pasojat bien mbi popullin.
Ajo qė mė bėri pėrshtypje nga takimi i
lartėpėrmendur qėndron nė shpalosjen e ambicjeve
absulutiste tė z. Thaēi. Frazėn e famshme tė Luigjit
tė XIV se « Shteti jam Unė ! » zoti Thaēi e kamuflon
me njė « pėrmbajtje tė re » qė do tė sintetizohej me
shprehjen « Politika jam Unė ! ».
Duke ju drejtuar 81 administratorėve qė janė nė
pritje tė punėsimit ai dėrgoi mesazhin e vet
popullit : « Politika moderne kėrkon qė qytetaret tė
merren me politikė vetėm ditėn e zgjedhjeve kur
votojnė, ndėrkaq ditėt e tjera duhet tė merren me
punėt e veta, tė pėrparojnė, tė ecin pėrpara, tė
shkollohen
Popujt e civilizuar kėshtu punojnė,
prandaj besoj se edhe ne duhet tė pėrdorim tė tilla
praktika. » !!! Me njė fjalė : Flini tė qetė se unė
mirrem me politikė !
Sikur zoti Thaēi tė ishte politolog do ti kisha
shtruar si pyetje se ku ka hasur idenė qė popujt e
civilizuar mirren me politikė vetėm ditėn e
zgjedhjeve ?! Duke dijtur se ai ėshtė stomatolog po
i them se teoria politike qė pėrfaqėson ai i gjason
teorisė sė ndonjė stomatologu qė do tė kėshillonte
popullin qė pėr dhėmbėt e vet tė pėrkujdeset vetėm
ditėn kur tė shkojė ti shkulė te dentisti. !
Forma e depolitizimit qė predikon z.Thaēi nuk ka
lidhje as me « politkė moderne » e as me « popuj tė
civilizuar ». Kjo ka tė bėjė me njė formė tė njohur
tė manipulimit politik qė aplikohet nga njerzit qė
ndodhen nė pushtet. Vetėm atyre u intereson qė
populli tė mos mirret me politikė. Forma e
manipulimit qė z.Thaēi dėshiron ta insatlojė si
karakteristikė e »politikės moderne » dhe e «
popujve tė civilizuar » mė rikujton njė temė
fundamentale tė luftės politike :politizimi/depolitizimi.
Nė politologji ėshtė e njohur se nė ēdo moment tė
luftės politike ka njė luftė paraprake pėr tė
pėrcaktuar (definuar) se pėr ēka ėshtė e arsyeshme
tė luftohet, se pėr ēka e vlen barra qiranė tė
angazhohemi, se ēka ėshtė e mundshme ( e ēka s'ėshtė
e mundshme ) tė kėrkohet sot, ēka ėshtė e pranueshme
( e ēka s'ėshtė e pranueshme ) pėr kėtė apo atė
forcė, e kėshtu me radhė.
Pikėrisht monopoli pėr definime tė tilla ėshtė nė
duart e atyre qė kanė pozitė dominante nė njė raport
tė caktuar forcash.
Tė gjitha mekanizmat qė pėrdoren (nga dhuna e deri
te mediumet e ndryshme) kanė pėr qėllim qė tė
imponojnė definicionin e tyre tė kėrkesave si
definicion legjitim, si definicion i arsyeshėm, si
definicion i vetėm i mundshėm.
Njė nga objektivat qė shtrojnė nė kėtė drejtim synon
qė tė shtypurve t'u imponohen jo vetėm definicionet
e kėrkesave por edhe kufijtė e kėrkesave tė tyre.
Madje, zoti Thaēi shkon edhe mė larg ! Ua pėrcakton
momentin kur duhet tė mirren me politikė ! Ndryshe
ka rrezik qė tė mos konsiderohen as « politikanė
modern » e as popull i civilizuar
Sa here tė ballafaqohemi me tentativat e shitjes sė
absolutizmit dhe totalitarizmit si « politikė
moderne » detyrohemi tė rikujtojmė veprat e
mendimtarėve qė u dėshmuan si luftėtarė tė paepur
kundėr tiranisė.
Nė kėtė rast, vepra e famshme e filozofit tė
mesjetės, Etienne de la Boétie « Discours sur la
servitude volontaire » ( Ligjėratė mbi nėnshtrimin
vullnetar) do tė parafrazohej kėshtu :
Pėr popujt e diskriminuar, siq ėshtė populli
shqiptar nė Maqedoni, gjithnjė e mė tepėr po bėhet e
qartė se ambicjet diktatoriale janė si njė shkėndi e
vogėl, qė rritet e forcohet nėqoftėse e ushqejmė me
« materialin e nevojshėm » dhe sa mė shumė ta
ushqejmė aq mė i madh bėhet zjarri qė djeg. Kjo
ambicje pėr tė djegur godet nė rend tė parė ata qė i
qėndrojnė mė afėr, por rrezikon tė djeg tė gjithė
ata qė e ushqejnė nė njė mėnyrė a njė tjetėr.
Pėr tė hequr qafe diktatorin nuk duhet tė bėjmė
asgje kundėr tij. Mjaftonė tė mos bėjmė asgjė pėr te.
Tė mos i japim mbėshtetjen tonė, tė mos « mbajmė dru
» pėr tia rritur forcėn shkatėrruese tė zjarrit tė
tij. Me njė fjalė, nėse nuk bėhemi argat tė sė keqes
do tė shifni se sa shpejtė do tė shuhet zjarri i i
diktatorėve dhe do tė mbetet vetėm hiri i pasojave
tė tyre.
Z.Thaēi dhe tė gjithė atyre qė predikojnė
depolitizimin e popullit u themi shkurt : pasojat e
politikės suaj populli i pėrjeton ēdo ditė mbi
kurrizin e vet. Ju dėshironi tė pėrjetėsoheni nė
politike dhe tė krijoni iluzionin se nuk ėshtė e
mundshme tė ndryshohen gjėrat. Harroni se populli
shqiptar nė Maqedoni pėr 17 vjet tri herė ka
ndėrruar « elitat » udhėheqėse dhe se ky popull e di
fare mirė se vetėm duke u angazhuar aktivisht nė
politikė mund ti detyrojė « pėrfaqėsuesit politik »
tė respektojnė angazhimet e premtuara gjatė
fushatave zgjedhore. Dhe ajo qė ėshtė mė e
rėndėsishme : populli i politizuar i bėn politikanėt
tė mos flenė tė qetė !
NESE DONI TE KOMENTONI POLITIKEN E INTEGRIMIT TE ALI
AHMETIT, ATEHERE JU DUHET TE KLIKONI KETU....!
|