|
|
|
Bashkangjitju kesaj levizje duke u bere Anetare
Online! |
|
|
|
Multietnicitet apo diversitet etnik? |
Parlamenti Evropian,
pasi analizoi situaten e pergjithshme ne Maqedoni
lidhur me permbushjen e angazhimeve te ketij
shteti para se te hapen negociatat per antarsim,
vlersoi se perkunder progresit ne disa lami te
caktuara ketij shteti i mbeten edhe shume kushte
per te permbushur para se te imagjinohet antarsimi
i saj ne Bashkimin Evropian. Nese behet nje lexim
vertikal i Rezolutes se 12 korrikut 2007 do te
shohim se pengesa kryesore eshte qasja bizantine
ndaj problemeve qe kerkojne nje zgjidhje te bazuar
ne vlerat euro-amerikane. Kjo na jep pretekst te
rikujtojme disa momente historike qe i paraprine
krijimit te strukturave politike qe mbeshteten ne
vlerat euro-amerikane.
Nga ideja te Bashkimi Evropian
Perballe armiqesive dhe luftrave shkaterrimtare te
popujve te Evropes ideja e bashkimit te shteteve
te Evropes shihej si shpetim per popujt e
kontinentit. Kjo ide do te merr hov ne mesin e
qarqeve intelektuale sidomos nga fundi i shekullit
te XVIII.
Per dallim nga filozofet dhe intelektualet e
kalibrit te Emmanuel Kant dhe Victor Hugo, qe
ishin ithtare te nje bashkimi qe do te respektonte
veçorite e çdo populli, qarqe te caktuara politike
tentuan te shfrytezojne kete ide per te imponuar
dominimin e tyre ne nivel kontinental.
Dihet fare mire se realiteti shumetnik mund te
merr formen e multietnicitetit apo te diversitetit
multietnik.
Multietniciteti nuk permban ne vete asnje deshire
te jetes se perbashket. Ai shtrihet ne logjiken e
luftes per dominim politik, ekonomik e kulturor
dhe si i tille çon ne menyre te pashmangshme ne
tensione dhe konflikte.
Tensionet vijne si rezultat i mosrespektimit te
kompleksitetit shoqeror ; per shkak te
ekskuluzivitetit te nje etnie ndaj etnive tjera.
Shkurt, sovranitetit nga larte poshte eshte burim
i konflikteve te vazhdueshme nderetnike.
Nga ana tjeter, koncepti i diversitetit entnik
paraqet nje filozofi te re politike te organizimit
shoqeror qe mbeshtetet ne sovranitetin nga poshte
larte. Ky koncept paraqet nje forme politike ku
komunitetet e ndryshme qe nuk kane as gjuhe, as fe,
e as tradita te perbashketa mund te bashkjetojne
ne harmoni. Ai eshte sinonim i dialogut dhe
vlerave te perbashketa ku mirkuptimi, kembimi i
vlerave dhe dialogu i vazhdueshem perbejne
objektivat madhore te bashjeteses paqesore. eshte
forme e organizimit politik ku harmonia e pjeseve
nuk shihen si konkurrente por si plotesuese per
ti dhene kuptim teresise.
Si rezultat i logjikes per dominim, kontinenti u
perball me shume luftera rajonale dhe me dy
luftera boterore.
Me nje fjale, ne vend te respektimit te
diversitetit (veçurive) etnike ideja e
multietnicitetit dominoi per gati dy shekuj.
Megjithate, ideja qe tejkalon apetitet per dominim
dhe deshira per te jetuar ne paqe dhe harmoni vjen
e behet dominante ne perfundim te Luftes se II
Boterore.
Bilanci tragjik i Luftes se II Boterore hapi
rrugen e nje perspektive te re per popujt e
Evropes.
Qe nga fjalimi i Winston Churchillit, mbajtur ne
Universitetin e Zürich-ut me 1946, takimet e
Robert Schuman, Konrad Adenauer dhe Alcide de
Gasperi ne te njejtin vit ne Cologne, Kongresi i
Hages (1948) qe rezulton me krijimin e Keshillit
te Evropes, Traktati i Parisit (1951) qe krijoi
embrionin e Komunitetit Evropian, i cili merr
formen e vet me Traktaitin e Romes (1957),
Traktatin e Maastrichtit (1992) qe krijoi
Bashkimin Evropian si bashkim politik, ekonomik
dhe monetar (1999) e deri te zgjerimi i ketij
Bashkimi politik me 25 shtete te kontinentit
evropian ideja e respektinit te veçorive te çdo
populli sa vjen e behet me dominante.
Trajtimi i gjuheve nga BE- shembull i filozofise
se re politike
Respektimi i diversitetit gjuhesor perben njeren
nga shtyllat themelore te demokracise dhe kultures
europiane. Permes nenit 22 te Kartes se Evropes qe
ritheksohet edhe ne rezoluten e Keshillit te
Evropes (14 shkurt 2002) respektimi i diversitetit
gjuhesor merr nje rol te veçante ne integrimet
shoqerore , ekonomike dhe politike sidomos ne nje
Evrope te zgjeruar.
Mbeshtetur mbi keto parime, diversiteti gjuhesor
perben njeren nga shtyllat e funksionimit te
institucioneve te Bashkimit Evropian.
Jo vetem gjuhet e popujve te numerikisht te
medhenje ( gjermanet me mbi 80 milion banore) por
edhe gjuhet e popujve numerikisht te vegjel
konsiderohen gjuhe zyrtare te Bashkimit Evropian.
Shembulli i Maltes me 387.000 banore, Estonise, me
1.4 milion banore, Sllovenise me 2 million banore,
Letonise me 2.4 milion banore e keshtu me radhe qe
te gjitha konsiderohen si gjuhe zyrtare dhe si
trashigimi e vlefshme kulturore e kontinentit
tone.
Me qellim qe te zhvillohet diversiteti etnik ne
tere permasat e saj Komisioni Evropian parapau 240
milion euro per periudhen 2000-2006 ndersa mbi 400
milion euro per periudhen 2007-2013.
Shtetet qe kane integruar logjiken e diversitetit
etnik dhe te legjitimitetit nga poshte lart
aplikojne kete kendveshtrim jo vetem ne relacion
me institucionet e Bashkimit Evropian por edhe ne
kuader te territoreve te tyre kombetare.
Nje nga shembujt e shumte paraqet Belgjika.
Belgjika per dekada te tera eshte ne kerkim te
formave adekuate dhe qe nga reformat kushtetutare
te vitit 1993, te miratuar ne 1994 dhe qe ka hyre
ne fuqi nga 1 janari 1995, ky shtet shnderrohet ne
shtet federativ, ne shtet te regjioneve dhe ne
shtet te komuniteteve. Belgjika, nje territor pak
me i madh se Maqedonia, reformohet ne nje shtet
federativ me 10 krahina dhe gjashte parlamente:
Parlamentin Federal, Parlamentin Flaman,
Parlamentin Valon, Parlamentin e Kryeqytetit
Bruksel, Parlamentin e Komunitetit Frankofon dhe
Parlamentin e Komunitetit Gjermanofon.
Kjo logjike nuk kufizohet vetem ne kuader te
Bashkimit Evropian.
Te marrim shembullin e Zvicres. Federata zvicerane
permbledh komunitete te ndryshme qe nuk kane as
gjuhe, as kulture e as me religjion te perbashket.
Sa i perket aspektit gjuhesor Zvicra ka kater
gjuhe kombetare: gjermanishten (te folur prej
rreth 63,7% te popullates), frengjishten (19,2%),
italishten (7,6%) dhe retoromanishten (0,6%).
Gjuha gjermane eshte gjuha me e perhapur ne nivel
federal e percjell nga frengjishtja, italishtja
dhe me ne fund retoromanishten. Gjermanishtja,
frengjishtja dhe italishtja jane ne te njejten
kohe gjuhe zyrtare te federates. Ndersa gjuha
retoromane, e folur nga 0,6% e popullates eshte
gjuhe zyrtare me te cilen autoritetet federale
komunikon me folesit e kesaj gjuhe.
Shkurt, diversiteti gjuhesor konsiderohet si
pasuri.
Forcat politike te Maqedonise, qe synon strukturat
e Bashkimit Evropian dhe strukturat tjera qe
mbeshteten ne vlerat euro-amerika, duhet ta kene
te qarte se nuk mund te integrohen ne keto
struktura pa u liruar nga mentaliteti i vjete ne
relacion me shqiptaret. Respektimi i diversitetit
etnik ne Maqedoni eshte kusht jo vetem per
integrimin ne keto struktura politike dhe te
sigurise por edhe garance e paqes dhe stabilitetit
ne vend dhe rajon. Gjuha shqipe duhet sa me pare
te behet gjuhe zyrtare ( jo gjuhe e dyte zyrtare
por zyrtare !) dhe te hapet rruga per gjetjen e
pergjegjeve adekuate per problemet tjera qe
ballafaqohemi. Te gjitha problemet duhet te
zgjidhen ne perputhje me vlerat qe misherojne
institucionet drejt te cilave synojme te
integrohemi
Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit |
|
|
| |
|