|
Ėshtė e njohur se fitimtarėt nė tė kaluarėn
shkruanin historinė. Duke selekcionuar njė numėr
faktesh qė u hynin nė punė pėr tė argumentuar
tezat e veta dhe duke lėnė nė heshtje faktet qė bien
ndesh me logjikėn e tyre ata tentonin qė
interpretimin e vet tė ngjarjeve tua imponojnė tė
gjithėve.
Kjo logjikė totalitare ka perėnduar njė herė e
pėrgjithmonė. E vėrteta pėr tė kaluar, sado qė
dikush mundohet tia humbė gjurmėt, del nė shesh
edhe mė me forcė se sa vetė forca e deformuesve tė
historisė. Nė fund, kalemxhijtė e historisė sė
porositur pėrjetojnė njė pėrfundim tė turpshėm.
Njė fat tė tillė e pėrjetuan tė gjithė
interpretuesit titist tė sė kaluarės. Pa marrė
parasyshė pėrkatėsinė e tyre etnike.
Sot, shqiptarėt, sllovenėt, kroatėt, boshnjakėt etj.
nxjerrin nė shesh faqen e vėrtetė tė historisė: atė
qė u munduan ta fshehin titistėt.
Mirėpo, titistėt nuk kanė vdekur. Ata, duke u veshur
me petkun e ri tentojnė me perfiditet tė mbajnė
gjallė frymėn e vjetėr.
Shembull tipik i kėsaj logjike ėshtė pasqyruar nė
mėnyrė mė tė paturpshme nga fryma dominante e
udhėheqėsisė sė BDI-sė. Nėn pretekstin e mbrojtjes
me argumente historike tė flamurit shqiptar nė
Maqedoni, BDI-ja, pėrmes njėrit nga shtyllat
kryesore tė titizmit nė parti, tentoi tė fsheh
realitetin e tė kaluarės dhe tė tashmes historike.
Mė konkretisht, me rastin e debatit mbi perdorimin
zyrtar te flamurit kombetar shqiptar, diskutimi i
sekretarit te pergjithshem te BDI se, dhe
nenkryetar i Parlamentit, Gezim Ostreni para
deputeteve te parlamentit te Maqedonise u mbajt ne
gjuhen maqedonase. Pse? Pėr ta kuptuar koleget e
tij dhe opinioni publik siq pretendojnė titistėt e
BDI-sė? Apo pėr tė mos e kuptuar shqiptarėt
shtrembėrimin e historisė?Pėr tė fshehur nė mėnyrė
perfide, ashtu siq dijnė titistė, pėrmes pamfletit,
BDI-ja u drejtohet qytetareve tė Maqedonise qė tė
njohin dhe freskojnė njohuritė e tyre me kthime nga
permbajtja e dokumenteve historike, dhe jo tu
besojnė atyre tė cilėt nga lajthitja apo me qėllim
shtrembėrojnė historinė, ... dhe se historia nuk
duhet te shkruhet me porosi dhe paragjykime por nė
bazė tė dokumenteve dhe ngjarjeve historike
Pėr kėtė arsye, argumentimin e tyre e fillojnė me
njė pjesė nga libri i tretė i Svetozar Vukmanoviq
Tempos . O zot! A durohet kjo! A ka fyerje mė tė
madhe pėr shqiptarėt se ti referohesh pozitivisht
njėrit nga kreatorėt e politikės shfarrosėse kundėr
shqiptarėve nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore!
A ka fyerje mė tė madhe pėr 47.300 shqiptarėt e
masakruar nė kasaphanet titiste se sa ti referohesh
pozitivisht njė kasapi si Svetozar Vukmanoviq Tempo.
Janė fakte tė pamuhueshme se shqiptarėt dhanė njė
kontribut tė madh gjatė Luftės sė Dytė Botėrore duke
ēliruar jo vetėm vendin e vet por edhe popujt tjerė
tė Jugosllavisė. Siq janė tė pamuhueshme faktet se
nė vend tė vetvendosjes sė premtuar pėrjetuan njė
ndėr masakrat mė tė tmerrshme qė kishin pėrjetuar
gjatė shekullit XX.
Nėse kufizohemi vetėm nė kufijt e shtetit aktual tė
Maqedonisė, siq dėshironi ju titistė tė BDI-sė, po
ju pėrkujtojmė se qė nga shtatori i vitit 1944 e
deri nė fund tė kėtij viti, tė akuzuar si antikumunist
ekstrem sepse komunizmi ishte nė modė nė tė gjitha
shtetet qė mė vonė do tė quhen blloku i lindjes,
nė Kumanovė me rrethinė u ekzekutuan mbi 700
shqiptarė; nė Shkup me rrethinė 1400 shqiptarė; nė
Kampin e Gostivarit ku kishte mbi 5000 tė burgosur
800 u ekzekutuan ndėrsa njė pjesė e madhe vdiqėn nga
pasojat e torturave; nė Kampin e Monopolit tė
Tetovės ku kishte mbi 10.000 tė burgosur, 1200
shqiptarė u ekzekutuan brenda natės ndėrsa mbi 500
tė tjerė i dėrguan nė Shkup, gjoja pėr ti
mobilizuar pėr frontin e Sremit. Asnjėri nuk u kthye
qė andej; Nė Kėrēovė e njėjta gjė: vetėm nga fshti
Zajaz u ekzekutuan 320 shqiptarė. Vrasje, burgosje,
tortura... nė tė gjitha vendbanimet shqiptare. Ky
ishte pėrfundimi i premtimit pėr vetvendosje.
Dhe nė fund disa shqiptarė tė ndershėm u integruan
nė strukturat shtetėrore pėr tė trumpetuar pėr
gjysmėshekulli vėllazrim-bashkimin dhe parajsėn
jugosllave tė respektimit tė tė drejtave kombėtarė.
Trumpetuan me aq pompozitet sa na i kanė thi edhe
flokėt.
Nėqoftėse titistėve tė BDI-sė u mungojnė
dokumentet pėr politikėn e gjenocidit qė kanė
ndjekur komunistėt jugosllav ndaj shqiptarėve mund
tia kėrkojnė referencat bibliografike kryetarit tė
tyre, z. Ali Ahmetit. Nėse nuk e ka harruar nė
Lucern librin e Shaban Brahės Gjenocidi.... mund
tua japė njė sintezė tė burimeve arkivore pėr tė
gjitha krimet e lartėpėrmendura. Madje edhe shumė mė
shumė se kaq.
Gjatė viteve 1948-1949 kjo parajsė e
vėllazėrim-bashkimit do tė organizojė njė fushatė tė
re terrori kundėr shqiptarėve. Tė akuzar si komunist
ekstrem e si stalinist, do tė vriten, burgosen,
torturohen me dhjetėra mijė shqiptarė.
Gjatė viteve 1981-1990 nėn akuzat e nacionalizmit
ekstrem do tė vriten, burgosen dhe torturohen me
mijėra shqiptarė.
Tani, nė kohėn kur demokracitė perėndimore janė tė
angazhuara nė luftė globale kundėr terrorizmit
islamik akuza mė nė modė pėr tė stigmatizuar
kundėrshtarėt ėshtė pikėrisht referenca fetare. Dhe
jo rastėsisht, nė kėtė kontekst historik,
pakėnaqėsive tė shqiptarėve autoritetet shtetėrore
maqedonase sė bashku me klikėn titiste tė BDI-sė
tentojnė tu veshin komponente fetare.
Tė gjithė ata qė mundohen tė mobilizojnė demokracitė
perėndimore nė luftė kundėr kundėrshtarėve tė vet ua
veshin etiketėn ekstremizmėm islamik.
Mirėpo, kjo propagandė nuk pin ujė. Shumica e
demokracive perėndimore njohin fare mirė logjikėn
titiste tė sajimit tė akuzave tė rrejshme. Shumica e
demokracive perėndimore e dinė se nė njė kontekst
tjetėr, kur do tė pėrpiqen tė nxjerrin pėrfitime nga
shtetet muslimane, titistėt do tė akuzojnė
shqiptarėt si ekstremist anti-islamik.
Nė gjithė pamfletin e titistėve tė BDI-sė njė
analogji ėshtė e qėndrueshme. Analogjia mes Luftės
sė Dytė Botėrore dhe luftės sė UĒK-sė. Por jo siq e
interpretojnė ata.
Titistėt nė fjalė pohojnė pa fije turpi se Kur
lexohen dokumentet historike fitohet pershtypja se
ata jane bere duke patur parasysh Marreveshjen e
Ohrit, dhe kjo eshte keshtu sepse kjo marreveshje
edhe buron prej tyre. Dokumentet qe jane sjelle ne
vlugun e Luftes se Dyte Boterore tregojne insistimin
e te gjitha organeve kompetente ushtarake e partiake
per ndertimin e nje mirebesimin ne mes shqiptareve
dhe maqedonasve.
Nėqoftėse e kanė fjalėn pėr faktet se shqiptarėve
gjatė Luftes se Dyte Boterore dhe gjatė luftės sė
UĒK-sė ju premtua liria dhe vetvendosja dhe kėto
premtime nuk u realizuan; nėqoftėse e kanė fjalėn
pėr faktet se shqiptarėve pas Luftes se Dyte
Boterore dhe pas luftės sė UĒK-sė u vranė e po
vriten, u burgosėn dhe po burgosen, u torturuan e po
torturohen... kėto janė mė se te vėrteta.
Nėqoftėse e kanė fjalėn pėr faktet se disa shqiptarė
tė ndershėm u integruan pas Luftės sė Dytė
Botėrore dhe pas luftės sė UĒK-sė nė strukturat
shtetėrore maqedonase pėr tė trumpetuar pėr
gjysmėshekulli vėllazrim-bashkimin dhe tani siq e
quajnė titistėt bashkjetesėn, edhe kjo ėshtė mė se
e vėrtėtė.
Por kėshtu nuk u krijua dhe nuk krijohet
mirebesimin ne mes shqiptareve dhe maqedonasve.
Mirbesimi nuk krijohet me vrasje, burgosje, tortura;
mirbesimi nuk krijohet me slloganet e tipit se nuk
u rrenua principi unitar i Maqedonise gjate
historise, dhe nuk cenohet as tani
Mirbesimi krijohet duke pasur njė qėndrim kritik
ndaj tė kaluarės, duke dėnuar tė gjitha krimet qė
janė bėrė ndaj shqiptarėve, duke ndalur vrasjet,
duke ndalur torturat dhe maltretimet, duke liruar tė
burgosurit dhe duke gjetė njė formė adekuate tė
organizimit shtetėror (federatė) ku realiteti multietnik
do tė mirte formėn e diversitetit multietnik e jo
formėn e unitarizmit ku njė etni ka ekskluzivitet nė
raport me etnitė tjera.
P.S.
Ata qė dėshirojnė tė lexojnė tekstin integral tė
titistėve tė BDI-sė mund ta gjejnė nė sitin e
internetit www.bdi.org.mk
12 gusht 2005 |