A

L

B

A

N

U

R

MR BARDHYL MAHMUTI

Per cdo artikull te Mr Bardhyl Mahmutit ju mund te postoni komente duke klikuar ketu, ne FORUMIN E Mr. Bardhyl Mahmutit

 

NJE BERTHAME E HERSHME NE LEVIZJE ME QENDRESA HEROIKE NEPER HISTORI, SHPALOSI SYNIMET PER SHPRESA TE REJA NE MAQEDONI!

Vellezer te dashur faqen e Mr. Bardhyl Mahmutit mund ta hapni edhe me keto domain:

www.bardhyl.com

www.bardhylmahmuti.com

 
Kurse e-mail kontat i Mr. Bardhyl Mahmutiti:

bardhylbdsh@yahoo.fr

 
 
Shkrimet e Mr. Bardhyl Mahmutit

Qendrimi i BDI-se per Integrim eshte anti-historik dhe anti-shqiptar

Bardhyl Mahmuti, ekskluzivisht pėr “Fakti”  4 prill 2006

Fjalimi i Mr. Bardhyl Mahmutit me rastin e takimit me qytetare ne Tetove

Kosovaret pershendeten kthimin e Bardhylit ne Vendlindje

Titistet e BDI-se falsifikatore te historise

Maqedonia pėr shqiptarėt ėshtė shtet jo demokratik dhe ilegjitim

Letėr e hapur dėrguar Zotėri Havier Solanės, Komisar i Lartė i BE-sė pėr politikė tė Jashtme

Ali Ahmeti, o Ali Pasha ! Tė paska mbetė partia nė vasha!
Pse nuk flet Ali Ahmeti?
Udheheqesit e BDI-se kane hyre ne politike duke djegur vendbanimet shqiptare
Bardhyl Mahmuti demanton se do tė jetė nė krye tė PND-sė

 
 
 
 

Mirė se vini nė web faqen e Bardhyl Mahmutit, Magjister i Shkencave Politike!

Tė nderuar miqė dhe lexues,

Ne kemi te drejte morale t'i besojme Bardhyl Mahmutit per kontributin e tij te sinqerte per afirmimin e ceshtjes shqiptare, duke e vene interesin e pergjithshem te shqiptareve mbi interesin e vet personal... Ky ka qene edhe motivi kryesore qe skoevcat e dirigjuar nga Ali Ahmeti lansuan nga frika shpifje per angazhimin e tij politik ne Maqedoni. Tani Bardhyl Mahmutit i mbetet e drejta e pakontestueshme t'u pergjigjet ketyre provokimeve dhe te kthehet ne qytetin e lindjes ne Tetove dhe te angazhohet pernjemende me politike shqiptare....

Dekorata Adem Jashari

  

PA PARDON ALI AHMETI...

Maqedonia pėr shqiptarėt ėshtė shtet jo demokratik dhe ilegjitim

Dinamika e konflikteve ndėretnike qė pėrshkoi hapsirėn e ish-Jugosllavisė ėshtė objekt i analizave tė ndryshme juridike, sociologjike e politologjike. Duke kėrkuar shkaqet e shpėrbėrjes me pasoja tragjike tė Federatės jugosllave njė emėrues i pėrbashkėt i kėtyre analizave ngėrthehet nė konkluzionin e autorit J-Ph. Mélchior. Ai, nė analizėn e titulluar „Réflexions sur la crise yougoslave“ (Les Temps Modernes, Nr.545-546), konkludon se « Sikur autoritetet jugosllave tė kishin dėgjuar me kujdes kėrkesat e shqiptarėve pėr tė fituar statusin e republikės dhe sikur tė kishin kundėrshtuar qė nė fillim cungimin e tė drejtave tė kombit shqiptar, Jugosllavia ndoshta do ta kishte evituar shpartallimin ».
Pikėpamja e injorimit tė kėrkesave tė shqiptarėve me pretekst se Kushtetuta e mbėshtetur nė parimet e Jajces nuk ndryshohet ėshtė domethėnėse. (Jajce do tė thotė « vezė » nė gjuhen shqipe)
Tendencat e ekskluzivitetit dhe e hegjemonizmit serb i dhanė fund pėrpjekjeve pėr tė ndėrtuar njė mozaik ku do tė sundojė harmonia dhe ekuilibri i diversitetit etnink e kulturor.
Tani, pas shumė vuajtjesh dhe sakrificas, Federata jugosllave u shkatėrrua dhe ithtarėt e mosndryshimit tė parimeve tė Jajces mund tė lexojnė me nostalgji kushtetutėn qė myket nė arkivat e ndryshme.. Dhe tė binden se vullneti i popujve pėr tė jetuar tė lirė i bėn klluē kushtetutat e mbėshtetura mbi parime tė Jajceve. Sot mund tė lexojnė dhe tė shohin kushtetutat e ndryshme qė dolėn si rezultat i diskriminimit dhe refuzimit tė harmonisė dhe ekuilibrit ndėretnik…
Injorimi qė ju bėnė kėrkesave tė shqiptarėve nga autoritetet jugosllave nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė shpjeguar konfliktet nė kėtė pjesė tė Evropės. Dinamikės sė brendshme tė konfliktit duhet t’i shtojmė edhe ngurtėsinė e akterėve me peshė nė marrėdhėnjet ndėrkombėtare.
Pafuqishmėria e institucioneve evropiane pėr tė dalė nga guaca e parimeve kundėrthėnėse tė Helsinkut tė pėrpiluara nė njė kontekst qė karakterizohej me « luftėn e ftohtė », dhe nėnshkrimi solemnisht i kėtyre parimeve nė Paris ( mė 1990) duke mos pėrfillur kontekstin e ri tė krijuar pas pėrfundimit tė « luftės sė ftohtė », do t`i hapė rrugė fillimit tė « luftės sė nxehtė » nė kėtė pjesė tė Evropės.
Kėmbėngulsia e institucioneve evropiane pėr tė ruajtur kundėrthėnjet qė ngėrthejnė nė vete parimi i tė drejtės se popujve pėr vetėvendosje, nga njėra anė, dhe moscenimi i integritetit territorial tė shteteve, nga ana tjetėr, do t`i shėrbejė si mburojė klasės politike nė Serbi dhe Maqedoni tė vazhdojė dhunėn dhe diskriminimin sitematik ndaj shqiptarėve.
Meqė Ēėshtjen e Kosovės e kam trajtuar njė njė punim tjetėr tė titulluar „Pushtet paralel apo simbiozė pushtetesh » nė kėte punim do tė kufizohem vetėm nė raport me Maqedoninė.
Ende pa pėrmbushur kushtet e parashtruara nga Komisioni i Badinterit u bė njohja e Maqedonisė si shtet i pavarur. « Klasa e re politike » e Maqedonisė, e dalur nga sistemi i vjetėr komunist, nė vend qė t`i pėrmbushė obligimet qė dalin nga ky komision dhe bėjnė tranzicionin drejtė njė sistemi tė mirfilltė demokratik, vazhdoi politikėn ekspansioniste dhe i hapi luftė kėrkesės sonė pėr t`u trajtuar si komb shtetformues.

Dihet fare mirė se nė ēdo moment tė luftės ka njė luftė paraprake pėr tė pėrcaktuar (definuar) se pėr ēka ėshtė e arsyeshme tė luftohet,se pėr ēka e vlen barra qiranė tė luftohet, se ēka ėshtė e mundshme ( e ēka s'ėshtė e mundshme ) tė kėrkohet sot, ēka ėshtė e pranueshme ( e ēka s'ėshtė e pranueshme ) pėr kėtė apo atė forcė, e kėshtu me radhė.
Pikėrisht monopoli pėr definime tė tilla ėshtė nė duart e atyre qė kanė pozitė dominante nė njė raport tė caktuar forcash.
Tė gjitha mekanizmat qė pėrdoren (nga dhuna e deri te mediumet e ndryshme) kanė pėr qėllim qė tė imponojnė definicionin e tyre tė kėrkesave si definicion legjitim, si definicion i arsyeshėm, si definicion i vetėm i mundshėm.
Njė nga objektivat qė autoritetet maqedonase shtruan nė kėtė drejtim synonte qė shqiptarėve t'u imponohen jo vetėm definicionet e kėrkesave por edhe kufijtė e kėrkesave tė tyre.

Pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare tė preokupuar nga pėrfitimet individuale do tė miratojnė vendime antishqiptare me arsyetim se kanė marrė garanca nga udhėheqėsit e kėsaj apo asaj partie politike maqedonase qė problemet tė zgjidhen nė rrugė paqėsore. Kjo logjikė e premtimeve do tė intensifikohet nga partitė politike shqiptare sidomos para fushatave zgjedhore apo lidhjeve tė koalicioneve tė reja.
Sjellja e papėrgjegjshme e partive politike shqiptare krijoi kontekstin e favorshėm pėr aplikimin e njė politike ekspulsioniste ndaj shqiptarėve, politikė e miratuar nė parlamentin e Maqedonisė dhe e legjitimuar me Ligjin pėr regjistrimin e popullsisė pėrmes tė cilit u mohohet e drejta pėr tė jetuar nė tokat e veta dhjetėra mijė shqiptarėve.
Me miratimin edhe tė partive politike shqiptare u organizuan pėrndjekjet e shqiptarėve nėn akuza tė rrejshme, arrestimet arbitrare, vrasjet, plagosjet, konfiskimi i pronave, dėmtimi i pronave …
Me njė fjalė, dekada e fundit e shekullit tė XX shėnon shkallėn mė tė lartė tė diskriminimit tė shqiptarėve autokton nga shteti unitarist Maqedonas. Ai ishte njė shtet jodemokratik dhe ilegjitim pėr shqiptarėt.
Po theksoj se regjimet e ndyshme politike nuk shpjegohen vetėm duke ju referuar emėrtimit tė strukturave institucionale dhe procedurave qė mund tė zbatojnė pėr zgjedhjen e bartėsve tė institucioneve. Nėse do tė niseshim nga definicionet qė akterėt shoqėror i japin vetvetes, atėherė edhe regjimin e Millosheviqit do tė duhej ta quanim demokratik, meqenėse ata definoheshin si tė tillė dhe mediat serbe tė asaj periudhe e definonin Serbinė si shtetin mė demokratik nė botė.
Prandaj, emėrtimi i Maqedonisė si « shtet demokratik » dhe « aplikimi i pluralizmit » nuk mjaftojnė pėr tė konkluduar se ky shtet ėshtė i tillė. Pėrkundrazi, praktika e unitarizmit dhe ekskluzivitetit maqedonas nė njė kontekst tė shoqėrisė multietnike ; praktika diskriminimi dhe dhuna e vazhdueshme nė tė gjitha format ndaj tė gjitha grupeve tjera etnike nė pėrgjithėsi dhe shqiptarėve nė veēanti, zhveshin karakterin antidemokratik tė kėtij shteti.

Nė pjesėn e parė tė punimit tim vura theksin mbi karakterin jodemokratik tė shtetit Maqedonas. Nė vazhdim, do tė trajtoj aspektet e legalitetit dhe legjitimitetit tė kėtij shteti.

Tė vetėdishėm se njė nga kushtet kryesor pėr funkcionimin e njė hapsire politike ėshtė domosdoshmėria e njohjes sė autoriteteve qė kanė monopolin e pushtetit si autoritete legjitime, pushteti maqedonas manipuloi me faktin qė nė institucionet e kėti shteti ka pasur pėrfaqėsues tė partive politike shqiptare. Me njė fjalė, mundohej qė legalitetin e vet ta paraqesė si legjitim.

Mirėpo, ideja e legjitimimit dallon nga legaliteti. Ajo bazohet nė postulatin qė qytetarėt duhet tė udhėhiqen nga njė normė mė e lartė se ajo qė imponojnė bartėsit e pushtetit.
Te shoqėritė mono-etnike, qė janė raste tė ralla, pa njė konsencus minimal, pa njė pėrkrahje minimale tė grupeve shoqėrore, pushtetet do tė humbnin legjitimitetin dhe shoqėria do tė ndodhej pėrballė konflikteve tė vazhdueshme.
Ēėshtja e legjitimitetit ėshtė edhe mė e ndėrlikuar te shoqėritė multi-etnike. Qė pushteti tė jetė legjitim kėrkohet njė mbėshtetje e dyfishtė : mbėshtjetje tė grupeve shoqėrore dhe mbėshtetje tė grupeve etnike
Qė tė arrijė njė legjitimitet tė tillė, autoritetet politike duhet tė normativizojnė standarde tė tilla qė tė respektojnė tėrė kompleksitetin shoqėror. Sepse dihet fare mirė se njė pushtet i aftė tė nxjerrė dhe tė imponojnė ligje, tė imponojnė legalitetin e vet, nuk do tė thotė se ėshtė legjitim. Pushteti mund ta imponojė rendin e vet pėrmes forcės, pėrmes kėrcėnimit, pėrmes pėrdorimit tė mjeteve qė inkurajojnė konformizmin shoqėror, pėrmes korrupcionit…
Pushteti mbetet ilegjitim pėrderisa nuk arrinė qė autoriteti i tij tė jetė i pranueshėm dhe nė pėrputhje me standardet demokrtaike.
Me legjitimitet nė politologji nėnkuptojmė para se gjithash, « atė pushtet politik qė, duke u identifikuar me vlerat dhe synimet e njė shoqėrie, ia arrin t’u imponojė tė tjerėve ta konsiderojnė si bartės besnik tė vlerave dhe realizues tė vetėm tė aspiratave shoqėrore » (P. Ansart, Idéologies, conflits et pouvoir, Paris, 1977, f.144-145).

Pushteti politik i Maqedonisė, duke qenė pushtet ekskluziv i maqedonasve, nė asnjė rast nuk u identifikua me vlerat dhe aspiratat liridashėse tė shqiptarėve. Legaliteti i shtetit maqedonas, me apo pa pėrfaqėsues tė partive politke shqiptare, nuk pėrfaqsonte synimet e popullit shqiptar.Prandaj ai ishte ilegjitim pėr shqiptarėt.

Shpėrthimi i luftės sė armatosur dhe dalja nė skenė e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare krijoi iluzionin e pėrfaqėsimit legjitim tė aspiratave kombėtare.

Nė fillim, duke fshehur me mjeshtri qėllimet e mirfillta tė hyrjes nė skenė politike maqedonase dhe duke afishuar qėllime ēlirimtare nė emėrtimin e vet, udhėheqėsit e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare arritėn tė mobilizojnė njė numėr tė madh atdhetarėsh.
Pėrballė presioneve disaditėshe dhe tė vetėdishėm se ushtarėt nuk kishin mundėsi tė pėrcillnin nga frontet e luftės politikėn e udhėheqėsve tė vet, udhėheqėsit politik tė UCK-sė u shtrėnguan tė bėjnė publike qėllimet politike.
Publikimi i Platformės Politike tė UCK-sė nga Prizreni dhe bėrja publike e qėllimit tė udhėheqėsve politik tė saj pėr ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tė shtetit unitarist maqedonas ishte njė thikė pas shpinės ushtarėve.Me njė fjalė integruan kufijtė e kėrkesave tė pranueshme pėr maqedonasit.
Thikė pas shpine! Jo pse vinte nga Prizreni, nga shpina e ushtarėve tė UCK-sė por se bėnte absurde qėllimin e luftės : sikur mos mjaftonte ushtria maqedonase pėr tė ruajtur sovranitetin e shtetit unitar. Na u dasht edhe njė ushtri shqiptare!
Shikuar nga aspekti i ēėshtjes kombėtare, ėshtė fat qė udhėheqėsit e luftės nuk morėn pjesė nė bisedimet pėr ndėrprejen e luftės se edhe ajo pak marrėveshje e Ohrit nuk do tė ishte realizuar.
Pohimet e tilla i bazoj nė faktin se BDI-ja, partia e udhėhequr nga udhėheqėsit e luftės, nė pėrputhje tė plotė me platformėn e UCK-sė, ka pėrcaktuar si qėllim tė parė tė vetin “tė ruaj integritetin dhe sovranitetin“ e shtetit unitar.
Ēdo shtet pėrcakton edhe mbrojtėsit e integritetit dhe sovranitetit tė vet. Nuk e di se a ka ndonjė forcė politike maqedonase njė qėllim si tė BDI-sė. Po dalin ma maqedonas se vetė maqedonasit!
Nga kėndvėshtrimi maqedonas, ruajtja e sovranitetit tė shtetit unitarist paraqet njė forcė konservative. Nga kėndvėshtrimi shqiptar kjo paraqet njė forcė regresive.
Nga ky fakt rrjedhimisht del se tė gjitha ligjet e votuara edhe me pėlqimin e deputetėve tė BDI-sė janė ilegjitime pėr shqiptarėt. Dhe si i tillė Maqedonia ėshtė shtet ilegjitim pėr shqiptarėt.

Maqedonia si shtet jodemokratik dhe ilegjitim ėshtė e ballafaquar me njė krizė tė rėndė ekonomike, politike dhe shoqėrore. Partitė duhet tė konkurojnė me projekte pėr tė realizuar mirėqenjen e popullit e jo tė shohin ardhjen nė pushtet si mjet tė pasurimit individual..
Populli shqiptar dhe ai maqedonas janė viktima tė kalkulimeve tė elitave politke, qė pėr interesa vetiake, majnė tė robėruar vendin duke i mbajtur gjallė pseudoproblemet: e drejta pėr tė jetuar tė lirė dhe tė barabartė ėshtė njė e drejtė natyrore e jo ēėshtje e premtimeve parazgjedhore.
Dihet fare mirė se realiteti multietnik mund tė merr formėn e multietnicitetit apo tė diversitetit multietnik.
Multietniciteti nuk pėrmban nė vetė asnjė dėshirė tė jetės sė pėrbashkėt. Ai shtrihet nė logjikėn e luftės pėr dominim politik, ekonomik e kulturor dhe si i tillė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė tensione dhe konflikte.
Tensionet vijnė si rezultat i mosrespektimit tė kompleksitetit shoqėro ; pėr shkak tė ekskuluzivitetit tė njė etnie ndaj etnive tjera. Shkurt, sovranitetit nga lartė poshtė ėshtė burim i konflikteve tė vazhdueshme ndėretnike.
Nga ana tjetėr, koncepti i diversitetit entnik, qė nėnkupton formėn e federalizimit, paraqet njė filozofi tė re politike tė organizimit shoqėror qė mbėshtetet nė pėrvojėn e Konfederatės Zviceriane.
Sovraniteteti i kolektiviteteve lokale dhe regjonale, pra sovraniteti nga poshte lartė, paraqet njė formė politike ku komunitetet e ndryshme qė nuk kanė as gjuhė, as fe, e as tradita tė pėrbashkėta mund tė bashjetojnė nė harmoni. Ai ėshtė sinonim i dialogut dhe vlerave tė pėrbashkėta ku mirkuptimi, kėmbimi i vlerave dhe dialogu i vazhdueshėm pėrbėjnė objektivat madhore tė bashjetesės paqėsore. Ėshtė formė e organizimit politik ku harmonia e pjesėve nuk shihen si konkurrente por si plotėsuese pėr t’i dhėnė kuptim tėrėsisė.
Shteti unitar, nė pėrgjithėsi, ėshtė model joadekuat pėr idenė e diversitetit kulturor dhe ėshtė tronditur nė themelet e tij nga tendenca dominante e globalizimit tė marrėdhėnjeve politike, ekonomike dhe shoqėrore nė botė.
Lufta me mjete politike duhet tė orientohet nė realizimin e sovranitetit tė kolektiviteteve lokale dhe regjonale dhe tė bashkjetesės nė formė mozaiku ku ēdo pjesė e ndryshme i shton forcėn tėrėsisė dhe i jep ekuilibėr dhe harmoni jetės sė pėrbashkėt. Kjo luftė duhet tė jetė vepėr e tė gjithė qytetarėve e jo prioritet i njė force politike.
Definimi i Maqedonisė si « shtet unitar » ėshtė shembull tipik multietnicitetit..
Duke paraqitur si temė tabu karakterin unitar tė shtetit, autoritetet maqedonase ua kanė imponuar nė mėnyrė sistematike partnerėve tė koalicioneve tė njėpasnjėshme shqiptare kufijt e kėrkesave tė tyre politike.
Nėse nuk ndryshohet kjo logjikė dhe nėse nuk i ipet fund diskriminimit tė shqiptarėve konkluzioni i J.-Ph. Mélchior mund tė parafrazohet nė tė ardhmen : « Sikur autoritetet maqedonase tė kishin dėgjuar me kujdes kėrkesat e shqiptarėve … ndoshta do ta kishin evituar shpartallimin ».

  

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Hotels      Albanian Video      Albanian Movie

Kopjimi i materialeve dhe dizajni ndalohet rreptėsisht pa lejen e "AlbaNur"

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005