Bashkangjitju kesaj levizje duke u bere Anetare Online!

Mr. Bardhyl MahmutI, Beteja Ime
Maqedonia per shqiptaret eshte shtet jo demokratik dhe ilegjitim
Zhvendosjet e individeve, madje edhe e grupeve te caktuara njerezish, nga nje vend ne vendin tjeter ka karakterizuar njerzim qe nga parahistoria. Ky fenomen morri permasa shume me te medha gjate revolucionit industrial per te arritur kulmin ne gjysmen e dyte te shekullit XX.
Te ballafaquar me vlerat dhe normat e shoqerive « mikpritese » te huajt nuk kishin rruge tjeter pos asimilimit apo getoizimit. Perballe ketyre problemeve,  shtetet e demokracive perendimore u shtrenguan te perpilojne nje politike te caktuar ne perputhje me specifikat e veta. Ne kete kontekst te debateve lidhur me vendin e « te huajve » ne shoqerite « mikpritese » lindi nocioni « integrim ».
Ky nocion ne politike lidhet vetem me politiken e shtetit ndaj « te hujave ». Ndersa, sa i perket diversitetit etnik te shoqerive shtetet perendimore kane marre formen adekuate (federate/konfederate) te organizimit politik. Disa aspekte te kesaj teme i kam trajtuar ne intervisten ekskluzive dhene gazetes « Faktit » te dates 4 maj 2006, qe lexuesi mund ta gjeje ne faqen zyrtare te PDSh-se, www.gurra-pdsh.org
Rikujtimi i nocioneve te lartepermendura u nxit nga arroganca e liderit te BDI-se, z. Ali Ahmeti, i cili, ne intervisten per « RTV21 » te Kosoves deklaroi se « Ardhmeria e Maqedonise eshte ne integrimin e plote te shqiptareve“ (Kjo deklarate, si qendrim zyrtar i partise, u botua edhe ne faqen zyrtare te BDI-se, www.bdi.org.mk te dates 5 maj2006).
Perdorimi i nocionit “integrim” per shqiptaret ne shtetin e Maqedonise eshte anti-historik dhe anti-shqiptar. Historianet e mirfillte e din fare mire se shqiptaret nuk jane “imigrant” ne kete shtet dhe as “te huaj”. Ata jane banoret me autokton te ketij vendi dhe te drejtat e tyre duhet te zgjidhen ne menyre analogjike siq i kane zgjedhur shtetet e demokracive perendimore problemet e diversitetit etnik. Shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise etj. mund te “integrohen” ne SHBA, Kanada, shtetet e Evropes perendimore etj. sepse atje kane emigruar dhe jane “te huaj” e jo ne vendet dhe trojet e veta ku jane autokton. Shqiptaret e Shqiperise,Kosoves, Maqedonise....mund te aspirojne te integrohen ne strukturat politike te Bashkimit Evropian dhe ne ato ushtarake te NATO-s duke pranuar vlerat, normat dhe standardet e ketyre strukturave. Por ne vendin e vet atyre duhet t’u respektohen vlerat, normat dhe standardet e tyre.
Deklarata e z. Ahmeti per integrimin e plote te shqiptareve ne Maqedoni sado anti-historike dhe anti-shqiptare qe eshte ajo nuk eshte absurde! Deklarata eshte plotesisht logjike me logjiken e udheheqesve te BDI-se!Ata tregojne fytyren e vertete!
Qe te sqarohet kjo logjike na duhet te rikujtojme disa ngjarje te kaluares se afert.   
Te ata qe nuk njihnin udheheqesit e UÇK-se, shperthimi i luftes se armatosur ngjalli shpresa se diskriminimit te shqiptareve ne Maqedonise do t’i vinte fundi. Duke qendruar te fshehur ne Kosove dhe jashte kontakteve me popullin dhe me ushtaret e lirise, udheheqesit e UÇK-se krijuan nje fryme misterioze rreth personaliteteve qe i kishin ngarkuar vetes detyre te realizojne nje aspirate shekullore.
Mirepo, si zkakonisht, misterioziteti rreth personaliteteve nuk mund te zgjas shume. Dalja ne sferen publike, ku rregullat e lojes jane te ndryshme nga ato qe e karakterizojne klandestinitetin, paraqet fillimin e demistifikimit.
Demistifikimi i pare i udheheqesve te UÇK-se u be me shpalljen e Platformes politike. Siq e kam theksuar ne interviste e lartepermendur, berja publike e qellimit per ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit te shtetit unitarist maqedonas beri absurde qellimin e luftes: « çlirimtare qe nuk cenojne sovranitetin dhe integritetin e shtetit unitarist !!!»
Absurditeti i udheheqesve te UÇK-se qendron vetem ne kete pike. Pas shpalljes se Platformes politike çdo veprim i tyre eshte logjik dhe ne perputhje te plote me synimet « anti-çlirimtare ».
Braktisja e synimeve çlirimtare behet edhe me transparente pas krijimit te Bashkimit Demokratik per Integrim.
Duke vendosur hapur ne emertimin e kesaj force politike nocionin « integrim » udheheqesit e kesaj partie zhveshen karakterin e vet anti-historik dhe anti-shqiptar. Ata i konsiderojne shqiptaret « si te huaj » qe na u dashka t’i « integrojne » ne vlerat, normat dhe standardet e shtetit Maqedonas! Prandaj nuk duhet te çuditemi me deklaratat e z. Ahmeti, sado arrogante dhe sado fyese qe jane per shqiptaret ! Ai tregon haptazi se ku deshiron t’i shohe shqiptaret.
Nuk duhet te çuditemi qe sebet jane te gatshem te votojne per kete parti politike sepse ata jane te udhezuar drejte nga qarqet antishqiptare qe u konvenon te mbeshtetet nje parti, qe pretendon se eshte shqiptare, dhe qe mendon se shqiptaret jane « te huaj » ne Maqedoni. Aspak nuk duhet te habitemi qe kjo parti kerkon mbeshtetje ne Maqedonine Lindore ne kohen kur shqiptaret masovikisht braktisin radhet e saj. Nuk duhet te na habise fakti se BDI-ja mund te gjeje mbeshtetje jashte shqiptareve sepse qarqet antishqiptare orientojne elektoratin per te pasur partner nje parti pseudoshqiptare si BDI-ja.Sepse me ta me se miri behet pazari me % per te integruar shqiptaret ne Maqedoni.
Jemi ne nje faze vendimtare. Me 5 korrik populli do t’u jep mandat perfaqesuesve te vet. Nuk mund ta dime me saktesi se sa serb dhe maqedonas do t’ua japin votat BDI-se. Ate qe mund ta themi me siguri eshte fakti se asnje shqiptar qe e konsideron veten autokton dhe nuk pranon te konsiderohet dhe trajtohet si i huaj ne token e vet nuk do te votoje per BDI-ne.
Te vetedishem per rrezikun qe u kanoset shqiptareve nga BDI-ja atdhetaret e mirfillte, intelektualet e deshmuar dhe profesionistet e te gjitha lamive jane duke u rreshtuar perreth PDSH-se si shprese e vetme per te realitzuar te drejtat e ligjshme te shqiptareve ne Maqedoni.
Me guximin intelektual dhe me aftesite profesionale qe ka ne gjirin e vet Partia Demokratike Shqiptare eshte garance e vetme se me askush nuk mund t’i neperkembe te drejtat e shqiptareve.

 

Komentoni ne Forum te Mr Bardhyl Mahmutit

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personals | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music | Forum Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.gazetashqiptare.eu