Home   |   Kush Jemi   |    Analiza   |   Tribuna  |   Projekte   |   Anetaret  |   Forum   Blog  |   Muzik MP3  |  Arkivi

 

Shoqata e Gazetareve Shqiptar ne Maqedoni

The Association of Albanian Journalists in Macedonia - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" London

  MISSION OF AAJ

 

The AAJM promotes exellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists and we uphold the public's right to know..

 

Goals

The association campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists

The International Federation of Journalists

Ekipi i Albanur-it nė redaksinė e moēme tė Faktit. Kush s' deshti tė shoh FAKTI-in aty!

 

Ju mund te merrni pjese aktive ne forumin e gazetareve duke klikuar KETU!

 
MACEDONIAN MENU

Njoftim!

Pasi nė internet nuk qarkullonte asnjė web faqe e shoqatave tė gazetarėve shqiptar nga trojet shqiptare, ndėrsa nė Maqedoni fondacionet pėr kėto veprimtari pėrfundojnė nė adresė vetėm tė bllokut maqedonas, ekipi i AlbaNur-it nė bashkėpunim me gazetarėt shqiptare nė Diasporė dhe Vendlindje, vendosi ta ndėrtojė kėtė web pėr gazetarėt nė internet.

 

Kėsaj iniciative mund t'i bashkangjiten tė gjithė gazetarėt shqiptar qė pranojnė programin dhe statusin e shoqatės sonė.

 

Kėtė projekt nė internet, nė kuadėr tė AlbaNur-it, e ka autorizuar dhe sponzoruar vet themeluesi i kėsaj agjencie publicitare, Musa Lamallari.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
LIRIA E SHTYPIT NĖ MAQEDONI  NEW

KUSH DESHTI TA SHUAJ FAKTI-IN?

 

Nuk e dimė si tė do tė ndihen tash e tutje drejtuesit dhe punėtorėt e "Alsatit" nė zyrat e konfiskuara tė "Faktit" atje nė "Mavrovasja", nė katin 9. Ata do tė duhej tė dinin se kanė hyrė jo vetėm nė zyra tė konfiskuara (me kontratė tė paskaduar), por edhe nė njė kontekst shumė tė dyshimtė tė zėnies sė frymės sė njė medie pėr t'i liruar hapėsirė njė medie tjetėr. Sa mjerim, sa tmerr, sa gjynah.
 
Emin Azemi, botues i "Faktit", Shkup
 
Cilat ishin arsyet e mungesės sė "Faktit" pėr njė javė nė treg? Ishte kjo pyetja e dhjetėra mijėra lexuesve dhe shumė institucioneve e faktorėve vendorė e ndėrkombėtarė, tė cilėt nė mungesė tė informimit burimor, nga vetė ne drejtuesit e kėsaj gazete, ndoshta ishin tė detyruar tė absorbojnė edhe variante tė ndryshme qė fare nuk kishin tė bėnin me realitetin. Realiteti ėshtė ky: Duke filluar nga 1 janari i vitit 2004, redaksia e gazetės "Fakti" ishte e vendosur nė QT "Mavrovasja", Lamella C, kati 9. Nė bazė tė kontratės sė firmosur nė mes tė pronarit tė "Faktit", Emin Azemi, dhe pronarit tė firmės "Trgometal" nga Shkupi, Llazo Kasapinov, afati i dhėnies me qira tė kėtyre zyrave ishte 5 vjet ose prej vitit 2004 - 2009, me mundėsi tė vazhdimit tė kontratės edhe pėr disa vite. Gjendja e kėtyre zyrave, para se tė vendosej aty "Fakti", ishte jashtė pėrdorimit dhe nė gjendje jofunksionale. Me njė investim tė pėrbashkėt, tė dy pronarėve tė "Faktit" dhe "Trgometalit" kėto zyra u riparuan dhe u pėrgatitėn pėr punė normale tė njė medie ambicioze qė do tė prodhonte lajme pėr ēdo ditė siē ishte "Fakti".
 
Ne si staf drejtues dhe si tė punėsuar ishim shumė tė kėnaqur me kushtet e krijuara dhe kjo u reflektua dukshėm nė punėn tonė tė pėrditshme, gjegjėsisht u reflektua nė cilėsinė e gazetės. Kėtė kanė mundur tė vėrejnė edhe lexuesit. Pas disa muajve tė vendosjes sonė nė kėto zyra, nė faksin e pronarit dhe botuesit tė "Faktit" erdhi njė letėr nga ana e Bankės Private Internacionale. Nė kėtė letėr paralajmėrohej pronari i "Faktit" qė tė mos vazhdojė ta paguajė qiranė nė llogari tė firmės "Trgometal", me pronar Llazo Kasapinov, por nė llogari tė Bankės Private Internacionale, sepse, siē shkruante nė letėr, kėta qenkan pronarėt legjitimė tė kėtyre zyrave. Nė letėr gjithashtu ishte dhėnė edhe njė kėrcėnim pėr dėbim nga zyrat nėse ne nuk u pėrmbahemi kėtyre kushteve tė reja.
 
Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė situatė tė re tė krijuar, unė si pronar i FAKTI-t kėrkova tė takohem dhe nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė tė bisedoj me drejtuesit e Bankės Private Internacionale. Atyre ua sqarova se kam
nėnshkruar kontratė me TRGOMETAL-in dhe se unė nuk kam qenė i informuar se kush ėshtė pronar i vėrtetė i kėtyre zyrave. Nė bisedė e sipėr ata ma treguan edhe fletėn poseduese nė tė cilėn figuronte emri i Bankės Private Internacionale si pronare legjitime e katit 9 dhe katit 10 nė Lamelėn C, nė QT "Mavrovasja".
 
Pėr tė dalė nga ky qorrsokak qė ishim futur pa dashje, drejtuesit e Bankės Private Internacionale mė ofruan dy variante: ose t'ua paguaj qiranė atyre, ose t'i blej zyrat dhe pas disa viteve ato tė bėhen pronė e "Faktit". Me kėto dy propozime nė kokė, unė u largova nga takimi dhe menjėherė iu lajmėrova Llazo Kasapinovit, tė ashtuquajturit pronar tė kėtyre zyrave dhe i tregova fill e pėr pe pėr propozimin e ofruar nga ana e pronarėve legjitimė tė Bankės Private Internacionale. Ai e pranoi disi me nervozė kėtė lajm dhe mė tha qė tė mos e marr seriozisht kėtė punė, sepse ai, sipas tij, ėshtė pronar i zyrave dhe askush tjetėr.
 
Unė i thashė pastaj se Banka Internacionale Private mė ka vėnė kusht nėse nuk i pėrmbush kėto dy kushte mund tė mė dėbojė nga zyrat. Por ai i vetėkėnaqur nė fuqinė mė sugjeroi qė tė mos lėvizė nga zyrat, sepse "askush nuk guxon tė tė pėrzė" dhe kėrkoi nga unė qė tė vazhdoj t'ia paguaj atij qiranė. Unė isha nė pozitė tepėr delikate. Ndodhesha ndėrmjet dy zjarreve. Nuk e kisha tė qartė se kujt duhet t'ia paguaj qiranė, tė ashtuquajturit pronar, Llazo Kasapinovit, apo pronarėve legjitimė, Bankės Private Internacionale. Kjo dilemė mė pėrcolli disa muaj dhe unė kisha vendosur qė qiranė t'ia paguaja atij subjekti qė do tė fitonte nė kontestin gjyqėsor.
 
Kėshtu mė kishin kėshilluar edhe disa avokatė. Me kalimin e kohės, i ashtuquajturi pronar, Llazo Kasapinov bėnte presion qė t'ia paguajmė disa fatura tė mbetura tė qirasė, sepse ne tanimė i kishim paguar disa prej tyre. Unė ndėrkohė e pėrkujtoja se kjo qė po kėrkon ai nuk ishte fer, sepse nuk kishte dėshmi gjyqėsore se ai ėshtė pronari i vėrtetė. Kėshtu kalonte edhe koha, deri nė momentin kur i ashtuquajturi pronar, Llazo Kasapinov, mė jep njė propozim tė ri, qė unė tė dal nga kėto zyra, sepse ai paska gjetur njė klient tė ri. Ky klienti i ri, qenka Televizioni "Alsat" dhe qenka shumė i interesuar qė t'i marrė edhe katin 9 edhe katin 10. Pėr mua ishte shok ky propozim, sepse as qė e kisha pritur.
 
 
Por, i ashtuquajturi pronar i zyrave nė fillim kishte njė qasje gjoja dashamirėse, qė unė vullnetarisht tė dal nga aty, dhe ai madje do tė mė ndihmonte nė gjetjen e zyrave tė reja. Prej momentit kur ai mė tregoi pėr interesimin e "Alsatit", unė fillova tė kėrkoj hapėsirė tė re pėr vendosjen e gazetarėve dhe pajisjeve teknike. Kjo nuk ishte aspak e lehtė, sepse koha ishte shumė e shkurtėr, kurse njerėzit e "Alsatit" kėrkonin qė kėto zyra ku ishte "Fakti" i vendosur tė lirohen sa mė shpejt.
 
Ende deri mė tani nuk kam arritur t'i kuptoj dy gjėra: si ndodhi qė pikėrisht zyrat e "Faktit" tė jenė cak observimi dhe interesimi i drejtuesve tė "Alsatit" dhe si nuk e gjetėn tė arsyeshme kėta zotėri asnjėherė tė bisedojnė me mua dhe tė pyesin si ėshtė halli me kėto zyra, a kam kontratė a nuk kam, kam apo nuk kam zgjidhje alternative etj. Edhe pse unė e mora shumė seriozisht paralajmėrimin qė t'i lėshoj zyrat tona, ku kishim kontratė edhe 4 vjet, i ashtuquajturi pronar, Llazo Kasapinov, nė kokėn e tij e kishte fiksuar njė plan makabėr: qė tė na dėbojė me dhunė, natėn, dhe tė na i mbyllė pėrgjithmonė zyrat ku "Fakti" kishte ushtruar veprimtarinė e vet profesionale.
 
Pasi isha nė dijeni pėr kėtė plan monstruoz dhe tepėr kriminal, unė e pashė tė arsyeshme qė tė bisedoj me ndonjėrin nga drejtuesit e "Alsatit". Nuk kisha njohuri se cili mund tė ishte ai, por mora vesh se drejtor pėr Maqedoni qenka Milaim Fetahu, ish-drejtori i Kėshillit tė Radiodifuzionit tė Maqedonisė. Me kėtė zotėri u takova ditėn e enjte, mė 17 mars 2005, ora 13, nė Bunjakovec.
 
 Milaimit i tregova tė gjitha shqetėsimet e mia dhe nga ai kėrkova vetėm njė shėrbim tė vogėl qė tė bisedojė me pronarin e tyre Vebi Velia qė tė mė japin njė afat tė shkurtėr (maksimum njė muaj), nė mėnyrė qė unė brenda asaj kohe tė transferohem diku tjetėr. Nė bisedė e sipėr Milaimit i thashė se kontratėn e kam pėr 5 vjet dhe nė aspektin juridik unė mund tė qėndroj edhe 4 vjet, mirėpo i ashtuquajturi Llazo Kasapinov i joshur nga oferta shumė atraktive e "Alsatit" ka vendosur qė tė na largojė ne dhe nė zyrat e "Faktit" tė vendosė "Alsatin".
 
Pra, ky farė Kasapinovi bėnte pazar pėr zyra tė huaja, pronar i tė cilave ishte Banka Private Internacionale dhe pikėrisht nė ato zyra kishte shprehur dėshirė dhe vullnet tė vendoset "Alsat"-i. E ndjeva pėr obligim moral e patriotik ta informoj Milaimin mbi tė vėrtetėn e kėtyre zyrave, duke e njoftuar atė me kontestin rreth pronėsisė, kontest ky qė kishte prodhuar dilemė edhe tek unė rreth pagesės.
 
Pasi e informova detajisht Milaim Fetahun, nuk kėrkova asgjė mė tepėr nga ai pos tė bisedojė me Vebi Veliun dhe ta informojė atė pėr qėllimin tim tė mirė pėr t'u larguar nga ato zyra brenda disa ditėve. Milaimi qė nė fillim mė tha se nuk ka qenė i involvuar nė bisedimet pėr kėto zyra dhe nuk di asgjė pėr kėtė punė. Sipas tij tė gjitha bisedat i ka zhvilluar Vebi Velia me tė ashtuquajturin Llazo Kasapinov. Por, mė premtoi se do tė bisedojė me telefon me Vebiun dhe do t'ia transmetojė shqetėsimin tim, por edhe kėrkesėn time qė tė na presin disa ditė derisa tė gjejmė zyra tė reja ku do tė transferoheshim.
 
Mirėpo, ēka ndodhi mė vonė? Po atė ditė, nė mbrėmje, aty nga ora 21.30 mė paraqitet nė telefon Milaim Fetahu dhe mė njofton se nuk ka mundur ta thėrrasė Vebi Veliun, sepse, siē mė tha Milaimi, ky nuk qenka kompetent pėr kėtė punė. Kjo paraqitje e Milaimit me kėtė pėrmbajtje tė lajmit mė shkaktoi njė shqetėsim plotėsues dhe nuk arrita edhe deri sot tė kuptoj se pse ai nuk bisedoi me pronarin e tij Vebi Veliu pėr njė kėrkesė timen shumė njerėzore. Erdhi e premtja. Unė kisha lėnė terminin pėr t'i parė disa zyra tė reja. Nuk arritėm tė shihemi me drejtorin e pėrgjithshėm, por vetėm me disa drejtorė tė tjerė.
 
Parimisht u morėm vesh qė tė hėnėn, mė 21 mars, tė takohemi edhe njėherė me drejtorin e pėrgjithshėm dhe tė nėnshkruajmė menjėherė kontratė, sepse zyrat ishin shumė tė pėrshtatshme pėr veprimtarinė tonė tė gazetarisė. Por, para se tė nėnshkruaj kontratė tė re, pėr zyra tė reja, ndodhi krimi i paramenduar. Pronari i ashtuquajtur, Llazo Kasapinov, me metoda qė i shkojnė vetėm mbiemrit tė tij, kishte organizuar 50 reketarė, dhe ditėn kur ne nuk dalim nė punė, pra tė shtunėn (mė 19 mars 2005) nė orėt e mbrėmjes, i kishte thyer me dhunė dyert e redaksisė sė "Faktit", i kishte nxjerrė tė gjithė kompjuterėt, pajisjet tjera teknike, tavolinat, tė gjitha gjėrat personale tė gazetarėve, tė gjitha dokumentacionet dhe gjėrat e vlefshme nga zyra ime dhe pa kurrfarė kujdesi, i kishte tėrhequr zvarrė dhe i kishte vendosur nė bodrumin e garazhit tė QT "Mavrovasja".
 
Tė nesėrmen, ditėn e diel, kur ne e pėrgatitim gazetėn e sė hėnės, gazetarėt kishin hasur nė dyer tė mbyllura, me brava dhe dryrė tė ndėrruar. Ata nuk e dinin se ēka ka ndodhur. Ata edhe sot nuk e kanė tė qartė se si ka mundur tė ndodhė ky dhunim kaq flagrant i vendeve tė tyre tė punės. Rastin e paraqitėm nė policinė e Bit Pazarit. Erdhėn dy policė, e "skenuan" gjendjen, morėn shėnime dhe na sugjeruan qė tė hėnėn rastin ta paraqesim nė policinė kriminale.
 
Ashtu edhe vepruam e bashkė me kėtė i bėmė edhe njė fletėparaqitje penale pronarit tė ashtuquajtur, Llazo Kasapinov pėr disa vepra tė kryera penale. Lidhur me kėtė akt tė rėndė vandal qė na kishte ndodhur i njoftuam kryeministrin, kryetarin e shtetit, kryetarin e BDI, Ali Ahmetin, kryetarin e PDSH, Arbėn Xhaferin, ambasadorėt e BE-sė, SHBA-ve, Britanisė sė Madhe, NATO-s, Gjermanisė, OSBE-nė, Francės, Shqipėrisė, etj. Shqetėsimi i diplomatėve u shpreh menjėherė pėrmes ambasadorit tė BE-sė, Majkėl Salin, me tė cilin zhvilluam njė takim tė shkurtėr dhe ai mė njoftoi se lidhur me kėtė incident tė rėndė qė i ka ndodhur "Faktit" i ka njoftuar tė gjithė diplomatėt nė Shkup.
 
Takime tė tilla kam pasur edhe me diplomatė tė tjerė, pėrfshirė edhe pėrfaqėsuesit e PROXIMA-s dhe OSBE-sė nė Maqedoni. Prej momentit kur ka ndodhur ky krim i shėmtuar ndaj "Faktit", mė 19 mars 2005, e deri nė momentin kur po e shkruaj kėtė tekst, 28 mars 2005, askush nga institucionet shtetėrore dhe faktorėt politikė, shqiptarė e maqedonas, nuk janė marrė me zgjidhjen e kėtij problemi. Askush nuk e ka ndėrmarrė as edhe hapin mė tė vogėl qė ta mbrojė njė gazetė tė pėrditshme nė gjuhėn shqipe nga njė psikopat qė drejtėsinė dhe pushtetin i merr nė duart e veta. Ėshtė pėr keqardhje edhe sjellja e shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi, e sidomos kolegėve gazetarė nė veēanti, tė cilėt nuk e panė tė udhės ta bėjnė, sė paku njė telefon, dhe tė pyesin se ēka po ndodh me "Faktin". Ra ky mort e u pamė.
 
Por, "Fakti" prej sot do tė jetė sėrish nė duart e lexuesve. Me njė entuziazėm edhe mė tė shtuar dhe me njė motiv mė tepėr, stafi drejtues dhe gazetarėt e "Faktit" kanė vendosur qė lexuesve t'ua ofrojnė gazetėn e tyre, sepse lexuesit mė sė paku e meritojnė tė jenė pa gazetė. Ne jemi tė vetėdijshėm se nė ēfarė shoqėrie po jetojmė, dhe kėtė nuk mund ta ndryshojmė brenda natės, por jemi thellė tė bindur se kjo gazetė bashkė me njė gjeneratė tė re shqiptarėsh qė po vjen do ta kthejė kėtė letargji morale nė triumf vlerash dhe konkurrencash tė shėndosha.
 
 Nuk e dimė si tė do tė ndihen tash e tutje drejtuesit dhe punėtorėt e "Alsatit" nė zyrat e konfiskuara tė "Faktit", atje nė "Mavrovasja", nė katin 9. Ata do tė duhej tė dinin se kanė hyrė jo vetėm nė zyra tė konfiskuara, por edhe nė njė kontekst shumė tė dyshimtė tė zėnies sė frymės sė njė medie pėr t'i liruar hapėsirė njė medie tjetėr. Sa mjerim, sa tmerr, sa gjynah.

 

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Hotels      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.macedonianguide.com

eXTReMe Tracker