|
GAZETARET NEN PRESION TE
POLITIKES
Hapėsira pėr tė ushtruar detyrėn e
gazetarit ėshtė duke u ngushtuar nė vazhdimėsi,
kėshtu qė gjithnjė e mė tepėr vėshtirėsohet
liria e fjalės nė Maqedoni
Driton Dikena
Gazetarėt nė Maqedoni ende punojnė nė kushte tė
rėnda dhe nėn presion tė pėrditshėm nga
institucionet shtetėrore, partitė politike dhe
subjekte e individė tė tjerė.
Hapėsira pėr tė ushtruar detyrėn e gazetarit
ėshtė duke u ngushtuar nė vazhdimėsi, kėshtu qė
tani ėshtė rėndė qė tė kultivohet liria e fjalės
nė Maqedoni.
Kėtė e tregon edhe raporti I fundit nga
organizata Reporter pa kufij ku Maqedonia e
zėnė vendin e 45 sė bashku me Serbinė dhe Malin
e Zi. Kjo analizė ėshtė bėrė gjatė njė periudhe
njė vjeēare.
Drejtuesit e organizatave mediave kanė mendime
tė ndryshme rreth lirisė sė medias nė vend,
mirėpo pajtohen me faktin se duhet edhe mė shumė
pėr tė bėrė nė kėtė drejtim.
Hajrie Azemi nga Shoqata e gazetarėve shqiptarė
nė Maqedoni (SHGSHM) potencon se nė Maqedoni nuk
mund tė themi akoma se ka liri mediale, e nė
veēanti mediat nė gjuhėn shqipe, derisa pjesa mė
e madhe kontrollohen nga pushtetarėt.
Mediat nė shqip gjithmonė kanė qenė dhe janė
tė nėnēmuara nga vetė shqiptarėt, madje mė sė
shumti nga politikanėt shqiptarė tė cilėt nuk
kanė bėrė asgjė pėr mediat. Them pa fije turpi -
ne, gazetarėt shqiptarė, e kemi humbur misionin.
Kjo pasi pushtetarėt deri tani kanė bėrė
emėrimet e zėvendėsve ose kryeredaktorėve e
redaktorėve nė njė medium shtetėrorė, qė thuhet
se ėshtė servis pėr qytetarė. Nuk ėshtė nė
rregull kjo qė bėhet detyrimi I njė
kryeredaktori televizioni tė kaloj nga partia nė
parti pėr tė mbajtur postin e tij kryeredaktor.
Pas kėtyre gjėrave vinė ngatėrresa dhe mos
guximi I gazetarėve pėr tė thėnė fjalėn e tyre
tė lirė shprehet Azemi.
Pėr dallim nga gazetaria shqiptare nė Maqedoni
ajo maqedone frymon mė lirshėm. Kėtė e thotė
Zane Trajkovska drejtor ekzekutiv nga Instituti
Maqedonas tė Mediave (IMM).
Sipas saj raporti i organizatės Reporter pa
kufij nuk ėshtė vlerėsim i dobėt pėr lirinė e
mediave nė Maqedoni.
Ne gjendemi pėrpara edhe Amerikės, Kroacisė si
dhe disa shteteve tė tjera. Nga 160 shtete tė
jesh nė vendin e 45 kjo do tė thotė se ėshtė
punuar nė respektimin e shprehjes sė mendimit tė
lirė. Por prapė kjo nuk duhet ta nė inkurajoj.
Mbetet edhe shumė pėr tė punuar shprehet
Trajkovska.
Ajo shton se nė Maqedoni ka kapacitet gazetarėsh
qė kanė trimėrinė tė shprehen lirshėm por nuk
kanė se ku ta shprehin atė.
Ekonomia e dobėt, rrogat e vogla qė po i marrin
gazetarėt, statusi i tyre i parregulluar si
duhet me ligj i bėn tė varur gazetarėt.
Nė Maqedoni nuk ka medium tė pavarur
ekonomikisht. Sikur edhe kėtu tek nė tė
ekzistonte njė Kodeks i cili do tė rregullonte
pavarėsinė ekonomike do tė ishte mė ndryshe dhe
mė mirė thotė Zane Trajkovska nga Instituti
Maqedonas pėr Media
|