Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra

 
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

Menduh Thaqi si Esat Pashe Toptani

Reagim i Shoqates Shqiptaro-Amerikane: Esat Pashe Toptani ka zbritur ne Tetove (!)

Ka kohe qe fenomeni Menduh Thaqi tashme eshte bere metafora e se keqes ne Maqedoni. Ky njeri me aventurat e tij qe ne skenen politike e solli rastesia dhe rrugaçeria e tij, siç do te shprehej publicisti Kim Mehmeti, po nderton udhen e ndarjes dhe te humbjes... KLIKO!

 
Shefki Ollomani
Shefki Ollomani

ILIRIDA NEW

ÇESHTJA KOMBETARE DHE MOSUNITETI I SHQIPTAREVE

 
 

 

 
 

ÇESHTJA KOMBETARE DHE MOSUNITETI I SHQIPTAREVE

Jo vetem qe ne shume pjese te botes ende nuk eshte zgjidhur çeshtja nacionale e shume popujve, te cilet vuajne nga pushtimi dhe neokolonializmi, por nje gje e tille ndodhe edhe ne Europen e civilizuar e demokratike.

 

Çeshtja kombetare nuk eshte zgjidhur ende edhe ne Europe. Çeshtje kombetare e konflikte nderetnike ka ne Irlanden e Veriut (Britani e Madhe), ne Baski e Kataloni (Spanje), ne Korzike (Itali). Pastaj konflikte ndershteterore per territore, te heshtura  e te hapura, ka ndermjet Gjermanise e Frances, Gjermanise e Polonise, Polonise e Bellorusise, Gjermanise e Çekise, Hungarise e Rumanise, Turqise e Greqise, Sllovenise e Kroacise,... Pakenaqesi dhe tendenca separatiste ka ne Skoci e Uells te Britanise se Madhe, ne Bosnje e Hercegovine,  ne Qipro, ne Vojvodine, ne Sanxhak, ne Moldavi etj. Te mos flasim per çeshtjen e dhimbshme kombetare euro-aziatike te Kurdistanit. Ne kete mes çeshtja kombetare shqiptare eshte shembulli me drastik, me tragjik dhe me i hapur i moszgjidhjes se çeshtjeve kombetare ne Ballkan dhe ne Europe.

 

Çeshtja e zgjidhjeve nacionale dhe e formimit te shteteve te reja te pavarura nuk varet vetem nga lufta çlirimtare qe ben nje popull, por varet po aq edhe nga raporti i forcave te interesit te Fuqive te Medha boterore dhe marreveshjet apo mosmarreveshjet e tyre per ndarjen e zonave te interesit.

 

Shtetet ballkanike sllave dhe Greqia gjithmone kane pasur aleat te forte dhe besnik Rusine cariste, e cila i ka ndihmuar vazhdimisht per çlirimin e tyre nga Perandoria Turke, si dhe pastaj i ka ndihmuar ne pushtimin dhe aneksimin e tokave te Shqiperise Etnike. Kurse populli yne nuk ka pasur asnjehere aleate te perhershem dhe miq besnike ne luften e tij per liri dhe pavaresi kombetare, sepse edhe vete Europa ka qene jo e bashkuar ne politiken e saj te jashtme dhe nuk ka pasur interesa te medha ne Ballkan.

 

Disa shtete europiane, here pas here na kane perkrahur, por pjeserisht dhe perkohesisht, ne momentet e caktuara historike. Shqiptaret dhe Shqiperia asnjehere nuk kane pasur aleate dhe miq te perhershem ne Europe, prandaj edhe ne nuk kemi fituar asnjehere plotesisht lirine dhe pavaresine kombetare. Tek tani, nga vitet e 90-ta te shekullit XX dhe fillimi i ketij mijevjeçari, po duket se me ne fund edhe Shqiptaret dhe Shqiperia Etnike jane duke fituar miq dhe aleate permanente, afatgjate e strategjike, siç jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Anglia e ndonje tjeter.

 

Por kjo miqesi dhe aleance natyrore ende eshte e brishte dhe e pakonsoliduar plotesisht, prandaj eshte jo reale nga ne qe te presim dhe te kerkojme perkrahje te qind per qind e pa rezerva ne luften tone per berjen e Shqiperise Etnike. eshte ende shume heret te pretendohet qe keta aleate e miq te na ndihmojne drejtperdrejt qe tani ne çlirimin dhe ribashkimin e trojeve tona etnike ne nje Shtet Kombetar Shqiptar. Kjo perkrahje dhe ndihme do te vjen ne nje etape dhe kohe me te vonshme, kur te jene nderruar disa rrethana politike dhe ushtarake ne nivel europian dhe boteror. Kur epersia e Perendimit ndaj Lindjes te jete ne nje shkalle me te larte e me te sigurt se tani.

 

Nga kjo del se faktori i brendshem politik shqiptar dhe faktori i jashtem politik nderkombetar, ende jane te papjekur dhe jo ne nivel te duhur te pergjegjesise per zgjidhjen e çeshtjes kombetare shqiptare dhe te çeshtjeve tjera nacionale ne Europe dhe me gjere.

 

Çeshtjet kombetare, formimi i shteteve te reja, ne te shumten e rasteve, behet me faza, shkalle-shkalle e hap pas hapi, neper etapa e jo pernjeheresh. Kjo del nga historia e shtetformimit dhe bashkimit kombetar te shumices prej shteteve europiane. Dallimi eshte se disa kombe kane qene me te hershem e disa me te vonshem ne formimin e shtetit te tyre kombetar.

 

Shqiptaret jane nga ata popuj qe kthesat historike i kane gjetur te vonuar, te papergatitur, te pabashkuar e te paorganizuar sa duhet. Prandaj kane fituar pak. Ne nje gjendje te tille i ka gjetur shqiptaret e Shqiperise Etnike edhe fillimi i ketij shekulli e mijeveçari te ri, prandaj edhe kete here jane duke fituar shume pak.

 

Shqiptaret dhe partite e tyre politike nuk mund te merren vesh as per gjera shume te vogla te zhvillimit te brendshem e jo me te merren vesh per nje veper kolosale e vigane siç eshte berja e Shqiperise Etnike.

 

Mosmarreveshja, urrejtja, mosuniteti, karrierizmi dhe mungesa e ulet e vetedijes kombetare po e brejne nga brenda, si krimbi mollen, kombin tone. Pa i bashkuar shqiptaret zemrat dhe kokat, nuk mund t'i bashkojne as tokat e ndara te Atdheut. Me mendesi te vjetera mesjetare dhe me perçarje te reja nuk zgjidhet çeshtja kombetare shqiptare.

 

MOSUNITETI I SHQIPTAREVE

 

 

Shqiptaret te shumten e kohes jane te perçare. Ata behen bashke vetem gjate ngjarjeve te medha historike, gjate lufterave, gjate tronditjeve te medha kombetare apo gjate sulmeve frontale ushtarako-policore te armiqve tane. Shqiptaret nuk kane unitet ndermjet veti.

 

Shqiptaret me se shumti i bashkon vdekja se sa jeta e lufta per liri dhe ribashkim kombetar! Prandaj ne popull shpesh degjon togfjalshin: “Ra kjo vdekje dhe u pame”! Pra, shqiptaret, politikanet, fqinji me fqinj, njerezit e thjeshte, gjate shumices se kohes nuk shihen, nuk flasin me njeri-tjetrin, grinden e perlahen me njeri-tjetrin, shkojne keq me njeri-tjetrin dhe ata pajtohen, takohen e shihen vetem ne rast te vdekjes se dikujt ose ne rast te krizave e gjemave te medha kombetare kur rrezikohet ekzistenca e gjithe popullit nga xhelatet pushtuese sllavo-greke! Kjo eshte e meta me e madhe e shqiptareve. Ata lidhin Besen dhe bashkohen ne kohe rreziqesh kolektive dhe perçahen, ndahen e armiqesohen perseri me njeri-tjetrin posa kalon rreziku i cili i ka bashkuar! Por uniteti i shpejte nuk sjelle ndonje sukses ne qendresen e tyre perballe armiqve pushtuese, sepse behet aty per aty, me nje organizim dosido, i cili nuk sjelle fitore.

 

Shqiptaret nuk duhet te jene bashke e ne unitet vellazeror e politik vetem ne vdekje e ne lufte, por ata kane nevoje dhe duhet te jene te bashkuar gjate gjithe kohes, si ne paqe ashtu edhe ne lufte, si ne hidherime ashtu edhe ne gezime, si ne mbrojtje ndaj armiqve, ashtu edhe ne ndertimin  dhe zhvillimin e vendit.

 

Mosuniteti i shqiptareve erdhi ne shprehje edhe gjate lufterave çlirimtare qe u zhvilluan ne hapesirat shqiptare te Shqiperise Etnike, si ne Kosove (1997-999), ne Kosoven Lindore (2000-2001) dhe ne Iliride (2001). Siç shihet edhe nga vitet e luftimeve, keto tri luftera u zhvilluan ndaras dhe ne kohe te ndryshme, gje qe flet per mosunitetin flagrant te shqiptareve. Flet per perçarjen, papjekurine, lokalizmin, bajraktarizmin, karrierizmin e klases politike shqiptare dhe per mungesen e programit mbarekombetar per veprimtari dhe lufte te perbashket te kombit shqiptar per çlirim dhe ribashkim kombetar te Shqiperise Etnike. Flet per mentalitetin mesjetar e feudal te udheheqesve partiake shqiptare! Shqiptaret ende duhen te piqen.

 

Nje situate perçarese e konfuze dominon ne Malesi te Madhe, ne Iliride, ne Kosove dhe ne Shqiperi, ku numri i madh i partive politike eshte ne shperputhje flagrante me numrin e pergjithshem te banoreve shqiptare te ketyre krahinave e shteteve shqiptare. Dhe kur t’i shtosh kesaj se, shumica e partive politike shqiptare nuk e kane ne programin e tyre zgjidhjen e çeshtjes shqiptare dhe ribashkimin e Shqiperise Etnike, atehere gjendja behet edhe me e rende, me tragjike dhe me alarmante.

 

Tani per tani shqiptaret me shume po mendojne dhe punojne per ekonomi, per pasuri e standard personal e familjar, se sa qe mendojne e perpiqen per çlirim e bashkim kombetar. Kurse partite politike shqiptare me teper po luftojne per pushtet se sa per shtet. Ata me papergjegjesine e tyre po rrezikojne edhe shembjen edhe te ketij shteti te vogel qe kemi (si ne vitin 1997), e jo me te angazhohen e te luftojne per ribashkimin e Shqiperise Etnike!

 

Vetedija politike dhe ndergjegjja kombetare te shumica derrmuese e udheheqjeve te partive politike shqiptare, anembane trojeve etnike shqiptare eshte ne nje nivel shume te ulet! Dhe ç'eshte me keq, ky nivel i ulet i vetedijes dhe ndergjegjes kombetare te partive politike eshte reflektuar edhe te nje pjese bukur e madhe e popullit shqiptar! Kjo do te thote se, shqiptarizmi dhe atdhetarizmi te shqiptaret, keto 15 vitet e fundit ka shenuar renie drastike.

 

Kombi shqiptar ka ende shume politikane, qeveritare, lidere e udheheqes kozmopolite, globaliste dhe internacionaliste, qe fatkeqesisht jane ne pushtet apo ne krye te partive politike shqiptare ne Tirane, Prishtine, Shkup, Presheve e Ulqin, te cilet ose punojne per pasurimin e vetvetes, ose veprojne per forcimin e shteteve fqinje! Shqiperise Etnike i duhen politikane, lidere e udheheqes te mirefillte, kombetare e atdhetare, qe te mendojne globalisht dhe te veprojne shqiptarisht, qe te mendojne internacionalisht, por te veprojne kombetarisht. Politikane qe dijne t’i shfrytezojne taktikat – Shtetin e Kosoves, Republiken e Ilirides, Autonomine e Kosoves Lindore, te Malesise se Madhe e te Çamerise per te realizuar strategjine politike – Shqiperine Etnike.

 

Partite politike shqiptare nuk angazhohen per formimin e Shqiperise Etnike, sepse ato jane te angazhuara per njohjen dhe konsolidimin e shteteve fqinje sllave me ndihmen e trojeve etnike shqiptare, siç eshte rasti me i fresket i Maqedonise (1993) dhe Malit te Zi (2006). Çdo njohje nga shqiptaret dhe partite e tyre politike, si dhe nga shteti i Shqiperise i ketyre shteteve, eshte automatikisht mohim flagrant i Shqiperise Etnike, vetvetiu eshte veprimtari antikombetare. Apo mosnjohja e çeshtjes Çame e te Çamerise nga Shteti Shqiptar, duke e denigruar kete çeshtje madhore te kombit tone ne nje çeshtje "ligjore e pronesore!, eshte vetvetiu mohim i Shqiperise Etnike nga Shqiperia londineze! Dhe kur e mohon vetveten, eshte vetevrasje, se ciles nuk ka Zot as mjek qe ia gjen ilaçin.

 

Nje realitet tjeter i demshem dhe ne disfavor te Shqiperise Etnike eshte edhe mosuniteti, grindja dhe mosbashkepunimi i partive shqiptare ne Shqiperi, Kosove, Iliride, Malesi te Madhe dhe ne Kosoven Lindore kur eshte ne pyetje zgjidhja e çeshtjes kombetare shqiptare. eshte e natyrshme qe keto parti kane programe te ndryshme politiko-ekonomike per te ardhe ne pushtet, por ne momentet e caktuara kohore dhe gjate kthesave te medha historike ato duhet te kene nje qendrim, nje unitet dhe nje program te perbashket kombetar. Kete opcion dhe synim mbarekombetar per çlirimin dhe bashkimin e Shqiperise Etnike partite politike shqiptare ende nuk e kane.

 

Kjo perçarje dhe ky konflikt nderpartiak ekziston si ne nivel krahinor, ashtu edhe ne nivel mbarekombetar. Edhe formimi i shume partive politike brenda Shqiperise Etnike ka krijuar me teper perçarje se sa unitet.

 

5 tetor 2007

Ju mund te komentoni shkrimet, duke klikuar Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster