Home   |   Kush Jemi   |    Analiza   |   Tribuna  |   Projekte   |   Anetaret  |   Forum   Blog  |   Muzik MP3  |  Arkivi

 

Shoqata e Gazetareve Shqiptar ne Maqedoni

The Association of Albanian Journalists in Macedonia - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" London

  MISSION OF AAJ

 

The AAJM promotes exellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists and we uphold the public's right to know..

 

Goals

The association campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists

The International Federation of Journalists

"Bardhyl Mahmuti ka lindur ne Tetove, por eshte me shume se tetovare, para se gjithash eshte Shqiptar. Ndaj mbeshtetja jone per Bardhylin eshte beteja jone per Shkupin!"

tim shkupi

 

MACEDONIAN MENU
 
 
 
 
 
 
Gazeta Lajm Zgjedhjet Parlamentare ne Maqedoni 2008  NEW

Avokatėt e sė keqes, spin-mjeshtrit dhe selameti

 


Nebi Murseli, gazetar e gazetes LAJM
 
Mallkimet e nėnės sė Fatmir Jakupit sikur i kanė zėnė shqiptarėt e Maqedonisė. Djali i saj ishte vrarė nė ditėn e zgjedhjeve. Pas tetė vjetėsh, shpirti i kėtij 20-vjeēari nga Kondova e Shkupit, ėshtė trazuar. Kjo vrasje ėshtė harruar nė kujtesėn kolektive tė aktorėve nė politikė, ėshtė shlyer nė kumtesat e shumė njerėzve qė shkaktuan vrasjen e tij.


Vrasja pėr votė ka ndodhur. Dhe nuk ėshtė kjo ndėrsyrje ndėrshqiptare dukuri e re. Dita qė duhet tė jetė kryerje e obligimit qytetar dhe kombėtar ėshtė shndėrruar nė ditė tmerri. Shqiptarėt tashmė janė buzė vėllavrasjes.


Po paguajnė haraēin e partive politike, tė cilat qė 18 vjet tė plota po e rrejnė dhe kėtė pjesė mė tė butė tė shqiptarėve, arritėn ta bėjnė mė tė egėr. Shqiptarėt e Maqedonisė, dikur sinonim i sė mirės dhe shembull i solidaritetin ndėrshqiptar, tash janė bėrė ferrė nė sy ndėr shqiptarėt e Shqipėrisė, Kosovės dhe gjetkė.


Ali Ahmetin nuk mund ta shpėtojnė as UĒK-ja e Kosovės, as ajo e Maqedonisė…, as ushtria e NATO-s, nė qoftė se zgjedh dhunėn pėr tė ardhur nė pushtet. Menduh Thaēin nuk mund ta shpėtojė as Janusz Bugajski, e as nėse ngjallet Winston Churchill, nė qoftė se ka vendosur me satėr tė bėjė “kasaphane”. Kėta dy do tė dėnohen herdo-kurdo, kur njė ditė shqiptarėt do tė esullohen e tė shohin se paskėshin qenė tė mashtruar. Dhuna ndėrshqiptare ėshtė ngjizur qėmoti dhe tani ėshtė koha e pjelljes. I kontribuuan edhe BDI-ja edhe PDSH-ja.


Politikanėve shqiptarė tė Maqedonisė u ka kaluar miu rreth mustaqeve. Dhe, duke mos pasur ēfarė tė ofrojnė nė fushatė, kanė zgjedhur dhunėn, si metodė mė tė mirė pėr tė marrė votat. E kėshtu nė Evropė nuk shkohet! E thanė troē ambasadorėt evropianė.


Nė veprimet politike janė bėrė aso defekte, saqė s’ka se si tė riparohen. Federalizmi do tė kishte zgjidhur, ndoshta, tė gjitha kontestet me maqedonasit nė Maqedoninė e kontestuar. Por veprimet e fundit janė alibi e fortė pėr maqedonasit, tė cilėt vazhdimisht janė qarė se shkaku i shqiptarėve ka stagnuar shteti. Diplomatėt janė tė zhgėnjyer tejmase, dhe, madje, me tė madhe flitet se partive maqedonase u kanė sugjeruar formim tė qeverisė sė ardhshme pa asnjė subjekt shqiptar apo me te gjitha.


Nėse do tė bėnin koalicion VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, atėherė shqiptarėt do tė mbeteshin me gishta nė gojė. Do tė ishin tė ndėshkuar pėr papjekurinė politike.


I pėrfolur si politikan qė mė sė miri di t’i deskriptojė gjėrat, Arbėn Xhaferi, nė njė tubim parazgjedhor tė PDSH-sė, tha se ėshtė rruga e rėndė deri nė selamet. Rruga nė selamet pėrmes kapaciteteve intelektuale tė kėsaj partie nuk i qet shqiptarėt nė selamet, sepse s’ka intelektualė, nė plot kuptimin e fjalės, nė kėtė parti. Intelektualė nuk ka as BDI-ja. Te kėto parti shqiptare mė shumė vlen shqiptari muskuloz dhe qė ėshtė i gatshėm t’ia shkrep partisė tjetėr kallash, sesa ndonjė shqiptar qė di diēka.


BDI-ja dhe Ali Ahmeti janė shndėrruar nė avokat tė sė keqes, duke luajtur rolin e viktimės. Edhe PDSH-ja nuk ėshtė edhe aq e pafajshme. Nuk i hyjnė nė punė as spin-mjeshtrit.


Le tė vazhdojnė kėshtu dhe njė ditė nuk kanė ēfarė tė marrin mė nga shqiptarėt Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi. Mė vota nuk do tė ketė pėr ta, nėse vazhdojnė tė jenė makth pėr shqiptarėt. Nėse shkojnė nė fshatra shqiptare me qerre tė blinduara dhe me tullacė e kallasha, atėherė e dinė se janė fajtorė dhe frikohen. Kur tė dalė i vetėm nė pazar tė Strugės pėr tė blerė molla dhe pėr tė kėrkuar kalimthi votėn, atėherė Ali Ahmeti mund tė thotė se ėshtė lider i shqiptarėve. Kur Menduh Thaēi fikalli vetė vjen nė Shkup dhe nė Bit Pazar blen cigare dhe kėrkon ta votojnė, atėherė mund tė lavdėrohet pėr prijės tė shqiptarėve. Pėrndryshe, vargjeē prej tė dyve!

 

Per koment te ketij artikulli te Nebi Murselit, Kliko Ketu!
 

 

 
 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Hotels      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.macedonianguide.com

eXTReMe Tracker