|
ILIRIDA
Ilirida - Shqipėria Verilindore, Lugina e Vardarit ose Maqedonia
Perėndimore, ka qenė e banuar qė nė periudhėn mė tė lashtė
parahistorike, tė Neolitit, nga popullsi bartėse tė Kulturės
Mediterane. Mė vonė, nga kjo popullsi parahistorike u formuan
Pellazgėt dhe fiset Ilire, tė cilėt nė Iliridė, pėrveē tjerash,
ndėrtuan edhe kėto qytete historike: Oeneu (Tetova), Draudaku (Gostivari)
dhe Uskana (Kėrēova) tė cilėt banosheshin nga fisi Ilir i
Penestėve. Linkestėt dhe Enkelejtė banonin rreth qyteteve Strugė,
Ohėr (Lyhnidis) dhe Manastir (Heraklea). Kurse pjesa veriore e
Maqedonisė, Shkupi (Scupi), Kumanova, etj., ka qenė e banuar nga
fiset ilire tė Dardanėve dhe Paionėve.
Nė Enciklopedinė serbe theksohet: "Maqedonia nė periudhėn antike
ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga
maqedonasit iu dha emri MAQEDONI". Mė poshtė thuhet: "Shtrihej
rreth brigjeve tė Detit Egje. Nė histori ėshtė njohur me emrin
Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Mė vonė Filipi II, i ati i
Lekės sė Madh, i zgjeroi kufijtė nė Veri. Kjo njihej me emrin
Maqedonia II, me kryeqytet Stobi (Shtipi). Kufiri i Maqedonisė
II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit
Erigon". (Malla Enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f .461).
Pra, siē shihet, Maqedonia antike asnjėherė nuk ėshtė shtrirė nė
veri tė lumit Erigon (Crna Reka), dhe se nė perėndim asnjėherė
nuk e ka pasur territor tė saj Maqedoninė e sotme Perėndimore.
Ata ishin tė banuara me fiset tjera ilire, si: dardanėt, paionėt,
lynkestėt, penestėt, enkelejtė etj. Kėtė e dėshmojnė edhe
gėrmadhat e vendbanimeve tė vjetra dhe objektet e shumta
arkeologjike tė zbuluara anekėnd hapėsirės sė Maqedonisė sė
sotme.
Kurse, sa iu pėrket maqedonasve pellazgo-ilirė, njė historian do
tė theksonte: Herėt u paraqitėn nė histori dhe shumė herėt u
zhdukėn. Kjo tregon, se maqedonasit antikė nuk patėn jetė tė
gjatė nė histori. Nė shek. III p.e.s nuk u dėgjuan mė fare,
ndėrsa Leka i dėgjuan mė fare, ndėrsa Leka Ieonjetnive dhe
ndarja e tyre nga shteti Madh vazhdoi tė "veprojė" nė arenėn
historike. Ai bėri bujė dhe la gjurmė tė thella nė histori. Edhe
sot ėshtė i pranishėm nė lėminė e historisė. Pėr tė dihet se
ėshtė i biri i Filipit II e i nėnės Olimpi dhe se mėsues e ka
pasur Aristotelin (aristokrat Telin, filozof ilir). Leka i Madh
ishte kushėri i Pirros sė Epirit. Qė nė moshė 6 vjeēare mbet
jetim dhe e mori nė mbrojtje dhe e rriti mbreti i Taulantėve,
Glauku, i cili mė pas i ndihmoi qė tė bėhet mbret i Maqedonisė.
Ēka ėshtė me rėndėsi, Leka i Madh, ishte mbret i Maqedonisė prej
v. 336 deri nė v. 323 p.e.r., pra, deri nė vdekjen e tij.
Pėrkatėsinė etnike iliro-maqedonase, askush nuk mund t'ia mohojė,
prandej edhe quhet Leka i Maqedonisė (Aleksandri i Maqedonisė).
Pra, mė mirė do tė ishte qė historianėt dhe politikanėt
sllavo-maqedonas tė mos merren me kuazishkencė, sepse kjo sjell
huti brenda vetė popullit sllavo-maqedonas. Pėrpjekjet e tyre qė
tė jenė pasardhės tė njė populli tė stėrlashtė, me tė cilin
mburret historia antike dhe historia mė e re, janė pretendime tė
kota, sepse nuk munden tė jenė edhe sllavo-maqedonas edhe
maqedonas antikė. Nuk munden tė jenė nė tė njėjtėn kohė edhe
sllavė edhe ilirė, sepse maqedonasit e Lekės sė Madh kanė jetuar
nė njė hapėsirė dhe nė njė kohė krejtėsisht tjetėr. Fisi i
Maqedonėve tė Lekės sė Madh ka qenė fis pellazgo-ilir. Kėtė e
dėshmojnė vetė historianėt dhe filozofėt helenė (grekė) tė asaj
kohe, duke i quajtur Maqedonėt, ashtu si edhe Ilirėt, fise "barbare",
pra fise tė huaja, jo greke, qė nuk kishin gjuhėn dhe etninė e
tyre.
*****
Shteti qė sot zyrtarisht quhet Ish Republika Jugosllave e
Maqedonisė (IRJM), pėr herė tė parė si gjysmėshteti, si
Republikė i ish-Federatės Jugosllave, u konstitua nė vitin 1945.
Republika e Maqedonisė u nda nga ish-Federata Jugosllave pas
mbajtjes sė Referendumit tė 8 shtatorit 1991, duke shpallur po
atė vit edhe pavarėsinė shtetėrore. Ende pa pėrmbushur kushtet e
parashtruara nga Komisioni i Badinterit u bė njohja e Maqedonisė
si shtet i pavarur, dhe mė 1993 ajo u pranua anėtare e
Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Me gjithė njohjen e saj si
shtet i pavarur nga OKB-ja, Republika e Maqedonisė (apo
zyrtarisht: IRJM - FYROM) ende ka shumė probleme tė pazgjidhura
me fqinjėt e saj.
Kėshtu, Bullgaria nuk ia njeh kombėsinė (etninė), duke
pretenduar se nė Maqedoni ka vetėm pjesė tė kombit bullgar e jo
ndonjė komb maqedonas. Greqia nuk ia njeh as etninė, as emrin
shtetit sllavomaqedonas, duke pretenduar se ajo ėshtė e vetmja "trashėgimtare"
e emrit antik "Maqedon dhe Maqedoni". Serbia Maqedonisė nuk ia
njeh pavarėsinė e Kishės Ortodokse Maqedonase, duke tentuar qė
ta mbajė gjithmonė nėn sqetullėn e saj kėtė kishė. Kosova nuk ia
njeh kufijtė Maqedonisė, sepse Serbia mbolli "mollėn e sherrit"
midis dy vendeve kur ia dhuroi Maqedonisė njė pjesė tė madhe tė
tokės sė Kosovės. Republika e Shqipėrisė e njeh Maqedoninė si
shtet tė pavarur e sovran dhe nuk ka probleme ndėrshtetėrore me
tė, por populli shqiptar i Iliridės nuk e njeh Maqedoninė si
shtet tė vetin, sepse nuk ėshtė i barabartė me popllin
sllavo-maqedonas, sepse nuk ėshtė popull shtetformues nė kėtė
republikė.
*****
Pas ardhjes nė pushtet tė VMRO-DPMNE, kjo parti dhe qeveria e
saj pėrpiloi njė program pune ku pjesėn mė tė madhe tė kėtij
programi e pėrbėn problemi ekonomik dhe zgjidhja e kėtij
problemi. Kurse problemi politik lihet nėn hije tė ekonomisė.
Ēėshtjet e pazgjidhura etnike, implementimi i plotė i
Marrėveshjes sė Ohrit etj., lihen nė plan tė dytė, edhepse ato
janė problemet numėr njė me tė cilat pėrballet shteti i
Maqedonisė. Nė kėtė mėnyrė qeveria e VMRO-s po ikė nga problemet
e mprehta reale politike dhe shkon e fshihet pas problemeve
ekonomike, tė cilat poashtu janė tė mėdha dhe duan zgjidhje
urgjente, por jo nė kurriz tė problemeve etnike dhe tė
pabarazisė ligjore ndėrmjet etnive.
Duhet theksuar se, nė mars-prill tė vitit 2001, Kryeministri i
atėhershėm i Maqedonisė kėrkoi ndarjen e saj, por shqiptarėt nuk
e pranuan kėtė tezė, sepse Kryeministri i atėhershėm
sllavomaqedonas u jepte shqiptarėve vetėm dy-tre komuna tė kėtij
shteti, kurse pjesėn e luanit tė trojeve shqiptare tė Iliridės
propozonte ta mbante pėr vete! Kurse nė maj tė po atij viti
(2001), kur UĒK kishte shti nė dorė luginėn e epėrme tė Vardarit
dhe ishte afruar te portat e Shkupit, Kryeministri u tėrhoq nga
ideja dhe ngarkoi Akademinė e Shkencave tė Maqedonisė pėr ta
elaboruar mė tej tezėn e ndarjes sė saj. Nuk vonoi shumė dhe
gazeta Veēer e datės 25 maj 2001 botonte hartėn e ndarjes sė
Maqedonisė. Ky skenar jorealist e antishqiptar nuk u realizua
atėherė, por skenari vazhdon tė qėndrojė nė sirtarėt e kėsaj
partie sllavomaqedonase.
Sllavomaqedonasit VMRO-istė duan ta ndajnė Maqedoninė, por faji
pėrballė Europės dhe botės duhet tu mbetet Shqiptarėve, qė ne
tė etiketohemi e anatemohemi nga faktorėt politik relevantė
ndėrkombėtarė si ektremistė, nacionalistė, separatistė,
paqeprishės,
deri edhe terroristė! Por, faktikisht dhe
historikisht, Maqedoninė (ta quajmė kushtimisht) Etnike e kanė
ndarė vetė ideologėt sllavomaqedonas tė VMRO-sė sė shekullit tė
kaluar: Jane Sandanski (nga Maqedonia e Pirinit), Goce Dellēevi
(nga Maqedonia e Egjeut), Nikolla Karevi, etj., tė cilėt nuk
luftuan nė koalicion me shqiptarėt e Hasan Prishtinės pėr tė
krijuar Shqipėrinė Etnike dhe Maqedoninė Etnike, por luftuan pėr
tė pushtuar sa mė shumė territore tė Shqipėrisė Etnike nė prag
tė shekullit tė kaluar. Prandaj tani Maqedonia sllavomaqedonase
e Pirinit gjendet nėn Bullgari, kurse Maqedonia sllavomaqedonase
e Egjeut gjendet nėn Greqi. Dhe jo vetėm kaq, por politika
antishqiptare e VMRO-sė sė sotme moderne dhe e tė gjitha partive
tjera politike sllavomaqedonase ende vazhdon me avazin e vjetėr.
Ata me ngulm po pėrpiqen tė mbajnė tė pushtuara tokat shqiptare
tė Shqipėrisė Etnike (Iliridėn) dhe po vazhdojnė tė injorojnė tė
vetmit aleatė tė tyre natyrorė nė Ballkan Shqiptarėt, me tė
cilėt i bashkon idea pėr krijimin e Shqipėrisė Etnike dhe
Maqedonisė Etnike. Dhe Maqedonia Etnike e tyre nuk shtrihet nė
tokat shqiptare tė Iliridės, por gjendet nė Bullgarinė e Pirinit
dhe nė Greqinė e Egjeut, si dhe nė Maqedoninė e sotme juglindore
(rrjedha e poshtme e Vardarit).
Sllavomaqedonasit dhe Shqiptarėt kanė tė pėrbashkėt tė njėjtin
pushtues shovenist Greqinė, por kėtė fakt pushtetarėt
sllavomaqedonas tė Shkupit nuk e marrin parasyshė dhe vazhdojnė
tė armiqėsohen mė tej me Shqiptarėt, duke mos qenė tė
vetėdijshėm se nė kėtė mėnyrė ata po godasin, mė shumė se
Shqiptarėt, vetveten dhe ēėshtjen e tyre kombėtare. Me apo pa "aleatėt"
sllavomaqedonas, kombi shqiptar do tė vazhdojė rezistencėn dhe
luftėn e tij pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike.
Mosimplementimi i plotė i Marrėveshjes sė Ohrit dhe vazhdimėsia
e diskriminimit tė shqiptarėve tė Iliridės nga pushtetmbajtėsit
sllavomaqedonas tė Shkupit, vetėm se do ta shpejtojė ndarjen dhe
shpėrbėrjen e Republikės sė sotme tė Maqedonisė (IRJM-FYROM).
Dhe faji do tė rėndojė mbi ta, sepse bota demokratike nuk ėshtė
as e verbėr e as naive qė tė mos e identifikojė fajtorin e kėsaj
ndarjeje.
*****
Republika e Maqedonisė ėshtė shtet unitarist multietnik, ku
pushteti ushtrohet nga lart poshtė, dhe ku sundon etnia
sllavomaqedonase mbi etninė shqiptare dhe mbi pakicat tjera
kombėtare. Ky lloj pushteti etnocentrist ėshtė burim i
konflikteve tė vazhdueshme ndėretnike. Multietniciteti i shtetit
ėshtė njėherit dhe pasuri e atij vendi, por vetėm kur bėhet
decentralizimi i pushtetit qendror, kur pushteti dhe tė drejtat
e qytetarėve ushtrohen nga poshte-lartė. Kjo formė e qeverisjes
bėn tė mundur qė etnitė dhe pakicat e ndryshme qė nuk kanė etni,
gjuhė, fe e as tradita tė pėrbashkėta, megjithatė mund tė
bashkėjetojnė nė paqė dhe harmoni ndėretnike nė njė shtet tė
tillė ligjor.
Gjithė kohėn ka pasur premtime tė pushtetit maqedonas se do ti
plotėsojė kėrkesat dhe tė drejtat e shqiptarėve, por nuk i ka
plotėsuar kurrė. Poashtu tėrė kohėn, sidomos gjatė fushatave
elektorale, ka pasur premtime tė partive shqiptare pėr
zgjedhėsit shqiptarė se do ti avansojnė tė drejtat e tyre
kombėtare, se do ti pėrmbushin kėrkesat e tyre politike,
kombėtare, ekonomike, tė arsimit etj., por kur kanė hyrė nė
qeverisje nuk i kanė mbajtur premtimet. E gjithė politika e
sllavomaqedonasve dhe e partive shqiptare ėshtė ndėrtuar dhe
ėshtė zhvilluar mbi premtime gojore dhe shumė pak gjėra janė tė
shkruara e tė inkorporuara nė ligj. Edhe ato tė drejta tė
sanksionuara nė kushtetutė dhe ligjet e shtetit nuk janė
realizuar fare ose tepėr pak nė praktikė.
Ēdo shtet jodemokratik njėherit ėshtė edhe ilegjitim pėr etninė
qė shtypet e shfrytėzohet politikisht dhe ekonomikisht.
Pjesėmarrja e partive politike tė etnive tjera nė Parlament dhe
nė Qeveri, pa pėrmbushur standardet demokratike, pa rrespektuar
dhe zbatuar marrėveshjet paraprake dhe ligjet nė fuqi, nuk e bėn
njė shtet legjitim. Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nė pushtetin
maqedonas, deputetė apo ministra, deri mė sot kanė shėrbyer
vetėm si dekor dhe pėr tė legalizuar pushtetin e
sllavomaqedonasve karshi botės. Pushteti legal kur ėshtė
jodemokratik, ai automatikisht ėshtė pushtet ilegjitim, i
paligjshėm dhe i papėrfillshėm nga etnia apo pakicat qė janė
objekt i padrejtėsive tė pushtetit legal.
Shqiptarėt nė Maqedoni, qė nga viti 1945 e deri mė sot, nuk kanė
qenė tė barabartė me sllavomaqedonasit, prandaj kurrė nuk e kanė
pranuar atė si shtet tė vetin, sepse janė nėpėrkėmbur e
diskriminuar vazhdimisht nga tė gjitha qeveritė e Shkupit. Pėr
kėtė shkak, mė 24 mars 1990 shqiptarėt qė jetojnė nė trojet e
tyre nė Maqedoni e shpallėn Iliridėn Republikė Autonome, por nuk
e vazhduan punėn e mėtejshme pėr jetėsimin e saj nė vepėr! Kurse
nė pranverė tė vitit 2001 shqiptarėt e Iliridės iu bashkangjitėn
thirrjes sė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) pėr luftė
nacionalēlirimtare dhe ndarje nga Maqedonia.
*****
Asnjė marrėveshje nuk mund tė ketė karakter tė pėrjetshėm. Ajo,
ēka ėshtė edhe mė keq, Marrėveshja e Ohrit as nuk ėshtė
implementuar nė tėrėsi as edhe pas kaq vitesh tė pėrpilimit tė
saj. Kjo Marrėveshje ėshtė shumė e vėshtirė qė tė implementohet
nė tėrėsi, sepse kundėr saj ka qenė gjysma e popullit
sllavomaqedonas. Kėtė e dėshmoi edhe Referendumi Popullor i 7
nėntorit 2004, i organizuar nga partia aktuale nė pushtet -
VMRO-DPMNE, ku rreth 445.000 qytetarė sllavomaqedonas votuan
kundėr Marrėveshjes sė Ohrit!
Marrėveshja e Ohrit ėshtė Marrėveshje pėr ekzistencėn e
Maqedonisė, ajo nuk ėshtė marrėveshje vetėm e shqiptarėve, por
edhe e sllavomaqedonasve. Prandaj pushtetarėt VMRO-istė tė
Shkupit janė tė obliguar qė ta implementojnė atė deri nė
shkronjėn e paragrafin e fundit tä saj, nėse nuk duan
shpėrbėrjen apo ndarjen e Republikės aktuale tė Maqedonisė.
Marrėveshja e Ohrit ka luajtur rolin historik tė ndėrprerjes sė
luftės dhe tani ėshtė obligim i tė gjitha forcave politike qė tė
angazhohen pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė hapura dhe ende tė
pazgjidhura politike e kombėtare nė Maqedoni. Njė gjė e tillė
mund tė realizohet vetėm pėrmes njė dialogu konstruktiv, ku
hiqen temat tabu dhe me ndihmėn e forcave demokratike
ndėrkombėtare tė gjenden format dhe mėnyrat e zgjidhjes sė
problemeve pa gjakderdhje tė reja. Republika Shqiptare e
Iliridės ende ėshtė opcion politik dhe kombėtar i popullit
shqiptar tė Iliridės.
Si duket pushteti maqedonas nuk ka mėsuar asgjė nga konflikti
ushtarak shqiptaro-maqedonas i vitit 2001! E meta e historisė
ėshtė se ajo, nė njė formė apo nė njė tjetėr, pėrsėritet.
Historia pėrsėritet kur njerėzit, partitė politike apo pushtetet
shtetėrore nuk mėsojnė apo nuk duan tė mėsojnė asgjė nga
ngjarjet historike. Dhe atėherė historia pėrsėritet, por
pėrsėritet me njė egėrsi, intenzitet dhe pėrmasa shumė mė tė
mėdha se sa herėn e kaluar.
Prandaj, si dje edhe sot, Maqedonia po pėrballet me konflikte tė
hapura e tė fshehura ndėretnike. Ky shtet nuk ėshtė demokratik
dhe si i tillė nuk ka tė ardhme. Ardhmėria e Maqedonisė qėndron
vetėm nė decentralizimin demokratik tė pushtetit qendror, i cili
shprehet pėrmes konceptit tė demokracisė konsensuale, autonomisė
rajonale, federatės apo konfederatės.
Rruga tjetėr ėshtė vetėvendosja demokratike e popullit shqiptar
tė Iliridės, pėrmes Referendumit Popullor dhe ndarja e tij nga
Maqedonia, duke formuar shtetin e ri - Iliridėn, me tė drejtė
bashkimi me Shqipėrinė ose Kosovėn.
Pėrndryshe, Ilirida ėshtė Shqipėri Verilindore, e banuar nė
masėn 90% nga shqiptarėt autoktonė pellazgo-ilirė qė nga antika
dhe deri nė ditėt tona. Kurse nė nivel republikan Shqiptarėt
pėrbėjnė rreth 45% tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė
Maqedonisė.
Ilirida ėshtė pjesė integrale e Shqipėrisė Etnike.
20 shtator 2007
|