|
Imzot Thaēi
Shkruan Iso Rusi
Ē'ėshtė ajo qė e detyron PDSH-nė qė kinse duke e
mbrojtur BFI-nė, tė jetė ortodokse mė e madhe se
VMRO-DPMNE dhe mbrojtja e saj e KOM-it?
Para do kohe, nė njė darkė, nikoqir e sė cilės ishte
diplomati mė i fuqishėm i huaj nė Shkup, konfirmova
thashethemet se nė kėtė moment PDSH ėshtė partia qė nė
mėnyrėn mė tė ashpėr i kundėrvihet nxjerrjes sė Ligjit
pėr bashkėsitė fetare, me ndryshimet pėr tė cilat
veēanėrisht insiston Uashingtoni.
Tė pėrkujtojmė qė bėhet fjalė pėr nxjerrjen e ligjit
pėr bashkėsitė fetare, i cili nuk do tė njihte
kufizime, ndryshe nga ai i tanishmi, sipas tė cilit
pėr ēdo fe lejohet regjistrimi i vetėm njė bashkėsie
fetare. Kufizimi nga neni i famshėm 8 ka bėrė qė ky
projektligj tashmė disa vite me radhė tė mbetet nė
vend. Edhe qeveria paraprake, edhe kjo aktualja nuk
mund ta gjejnė formulėn qė do t`i kėnaqte bashkėsitė
kryesore fetare nė vend, por dhe ithtarėt e lirive
fetare, tė cilėt janė mjaft tė fuqishėm pėr tė
vendosur, mes tjerash, edhe pėr pranimin tonė nė NATO
(Rozmari di Karlo para do kohe, pėr herė tė parė nė
disa muajt e fundit, nė Shkup pėrsėriti se heqja nga
rendi i ditės i lirive fetare ėshtė njė prej 4
parakushteve pėr tė bėrė ftesėn e anėtarėsimit). Deri
tani rrėfimi rreth kėtij ligji tė pamiratuar barazohej
me frikėn e qeverisė sė Buēkovskit, qė nė mėnyrė
shtesė tė humbė vota nė zgjedhjet parlamentare nėse e
dėrgon atė nė procedurė parlamentare pa garancinė se
Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) do tė mbetej kisha e
vetme ortodokse nė shtet dhe premtimit tė pėrshpejtuar
tė kryeministrit tė ri Gruevski, se KOM do ta ruajė
ekskluzivitetin para se, paraprakisht, tė merren
parasysh kundėrargumentet e bashkėsisė ndėrkombėtare.
Kėshtu, mbrojtėsit politik tė ekskluzivitetit tė fesė
nė dobi tė KOM-it dhe tė Bashkėsisė Fetare Islame
(BFI) edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme pohojnė se tė
gjithė maqedonasit etnikė janė ortodoksė tė KOM-it,
pėrderisa tė gjithė shqiptarėt janė myslimanė tė BFI-sė.
Nuk janė tė reja pohimet se element kyē i kombit
maqedonas ėshtė kisha e tij, se pikėrisht ajo e ka
ruajtur kombin nė momentet mė tė vėshtira. Ndaj, sipas
kėsaj logjike, nėse tani do tė lejohej veprimtaria e
ekspoziturave tė kishave ortodokse fqinje, tė cilat
kryesisht kanė raport armiqėsor me KOM-in, goditjet do
tė ishin tė orientuara drejtpėrdrejt kundėr vetė
kombit maqedonas. Kėtu janė edhe rrėnjėt e
pakėnaqėsisė sė KOM-it, e cila nuk dėshiron tė heqė
dorė nga ambiciet qė tė luajė rolin identik tė cilin
nė mjediset e veta e kanė edhe kisha ortodokse serbe
edhe ajo greke lidhur me kombet e tyre.
Mirėpo, shtrohet pyetja se sa ia vlen analogjia e
tillė pėr lidhjen ndėrmjet shqiptarėve dhe BFI-sė, sė
paku pėr shkak tė dy dilemave. Sė pari, shtrohet
pyetja nėse tė gjithė shqiptarėt nė rajonin e
Maqedonisė janė myslimanė dhe pyetja e dytė, sa BFI
dhe bashkėsitė identike nė rajon janė mė afėr fesė
sesa synimit tė sistemeve dhe regjimeve paraprake qė
t`i kontrollojnė aktivitetet fetare myslimane, duke u
mbėshtetur nė qėndrimin e atėhershėm tė plotėfuqishėm
se religjioni ėshtė opium pėr popullin. Sė dyti,
vallė, ėshtė reale tė pritet vėrshimi i sekteve
myslimane qė do t`i shkaktonin dėm BFI-sė, sė paku pėr
aq sa ajo vetė vite me radhė ėshtė duke i shkaktuar
dėm vetvetes. Nė rast se, nga ana tjetėr, mendohet pėr
bektashinjtė, ata edhe sot veprojnė nė kuadėr tė
ligjit, ndėrsa kontesti rreth Arabati Baba Teqes ėshtė,
megjithatė, vetėm njė kontest pronėsor.
Ndonėse Arbėn Xhaferi ishte njė ndėr tė parėt, nėse jo
dhe politikani i parė shqiptar qė para ndonja
dymbėdhjetė viteve paralajmėronte rrezikun nga veprimi
i Islamit radikal dhe ithtarėve tė tij tė rinj
fanatikė, megjithatė ndėrlidhja e PDSH-sė nė tezėn se
formula njė fe njė bashkėsi ėshtė nė dobi tė BFI-sė
para sė gjithash pėr tė mbrojtur Islamin e vėrtetė nga
ai radikal, vetvetiu ėshtė e sforcuar. Nėse kėtu edhe
ka islamistė radikalė, pėr ta nuk ėshtė e domosdoshme
tė kenė njė bashkėsi tė re islame pėr tė bėrė atė qė e
kanė paramenduar, mjafton tė kenė njė organizatė
joqeveritare ose njė parti politike dhe tė
shfrytėzojnė pakėnaqėsinė evidente sociale. Nga ana
tjetėr, frika e kėtillė e PDSH-sė pėrputhet me
manifestimin tradicional tė albanofobisė sė djathtė
maqedonase, jo rrallė tė orientuar edhe ndaj Islamit
dhe tė shprehur pėrmes pohimeve pas 11 Shtatorit tė
vitit 2001 se UĒK nė vitin 2001 ka qenė tok me Al
Kaedėn (tė cilėn nė atė kohė Xhejms Perdju e quajti
abuzim tė tragjedisė amerikane) ose pohimi se nė
Maqedoni ka 5.000 ekstremistė islamikė (titull nė
Utrinski vesnik). Do tė pranoni qė, sė paku kjo
pėrputhje ėshtė e panatyrshme.
Atėherė, ku qėndron sekreti i synimit tė PDSH-sė qė,
duke mbrojtur BFI-nė, tė jetė ortodokse mė e madhe se
VMRO-DPMNE dhe mbrojtja e saj e KOM-it? Ėshtė pak e
besueshme qė zotėri Menduh Thaēi dėshiron t`i zėrė
vendin Imzot Stefanit, por edhe mė e ēuditshme do tė
ishte qė Thaēi, objektivisht dyfish mė i fuqishėm, nė
mėnyrė inferiore t`i shėrbejė kryeministrit Gruevski
si alibi para diplomatėve kėmbėngulės. Dihet se
amerikanėt insistojnė nė liritė fetare si parakusht
pėr tė bėrė ftesėn, por ėshtė evidente se janė tė
vendosur qė me shqelma, me ēdo ēmim, tė na fusin nė
NATO. Ndėrsa ėshtė mirė e njohur se Thaēi dhe PDSH-ja
janė tė gatshėm qė pėrderisa nuk bėhemi pjesė e
Aleancės, edhe ata vullnetarisht tė mos jenė nė
pushtet. Pėrveē kėsaj, ky njeri kur dėshiron hyn nė
Ambasadėn amerikane pėr tė pirė kafe me ambasadoren,
ndaj vetėm pėr shkak tė kavalierisė nuk do t`u binte
kontra amerikanėve, me tė cilėt prej moti e deri nė
vizitėn e ardhshme historike tė Bushit nė Shqipėrinė
mėmė pandashėm jemi bashkė, siē na e pėrshkroi nė njė
mėnyrė tė rrallė inspirative Teuta Arifi nė kolumnėn e
saj nė Dnevnik.
INKUADROHU NE FORUM PER DEBAT!
-------------------

Reagim
Iso Rusi rikthehet me poshtėrsitė!
Nė njė kolumne tė tij, tė botuar nė gazetėn Koha-
Iso Rusi duke i shtrembėruar tezat tenton tė analizoje
PDSh-nė e vecmas zėvendėskryetarin e saj Z.Menduh
Thacin, lidhur me qėndrin e PDSH-sė pėr sa i pėrket
ligjit pėr fenė. Qė tė jetė mė e qartė se pse truri(?)
I tij mendon gjithnjė nė kėtė mėnyrė tė mbrapshtė tė
pėrkujtojmė shkurtimisht se kush ėshtė Iso Rusi?
Iso Rusi ėshtė njė pjellė (ne kuptimin biologjik)
tipike eksperimentale e UDBsė sė vjetėr jugosllave e
cila gjithandej nėpėr hapsirat e ish-Jugosllavisė
krijonte cifte pėr tė lindė njėrėz sic quante
propaganda e atėhershme njeriu i ri socialistė,
njeriu i ri jugosllav., njeriu i
. po populli I
thjeshtonte kėto terma duke I quajtur thjeshtė kopila!-Kėta
pra kopila, tė sojit tė Iso Rusit duheshte tė jenė pa
identet, pa fe, gjithnjė nė funksion tė sė keqes dhe
vecmas me theks tė vcantė tė luftojnė vlerat dhe
personalitetet shqiptare.E me shpėrbėrjen e
ish-jugosllavisė na ka ra hise qė njė kopil tė
tilllė ta kemi edhe ne nė kėto hapsira.
Duke patur parasysh atė qė e thamė mė lartė ska se si
Iso Rusi tė mendoje dhe tė veproje ndryshe. I
vetėdijshėm se nė aspect kombėtar ska se si tė na
shesė mend duke patur parasysh se eshte hibrid- tash
hudhet dhe analizon ligjin pėr fenė dhe shtrembėron
(me vetėdije !) tezat e zėvendėskryetarit tė PDSH-sė
z.Thacit se ai na qenka kundėr sjelljes sė kėtijė
ligji (?!). Ky kopil apo njeriu I ri
me kėtė
dėshiron ta paraqese PDSH e vecmas z.Thacin nė
pozicione tė kundėrta me Naton ,SHBA etj. Thuajnė se
gomari harron shumė shpejt e deveja mban mend.Tia
kujtojme Iso Rusit (se harron) se mė 30 janar 2006 nė
njė prononcim publik para mediumeve publike, z.Thaci
si politikan i parė, publikisht bėri me dije se
askush
nuk ka tė drejtė qė tė ketė monopol mbi fetė dhe se e
drejtė e cdo qytetari ėshtė tė pėrcaktohet edhe pėr
pikėpamjet e tija fetare
. Me fjalė tjera, z.Thaci e
nėpėrmjet tij PDSH si cdoherė pa oportunitet ndėr tė
parėt ka qenė pro kėtij ligji,pro kėsaj tė drejte
elementare njerėzore qė jo vetėm nė aspekt formal por
edhe nė aspekt juridik tė kenė tė drejtė Kėto qėndrime
progresive tė z.Thacit edhe ndaj kėsaj problematike i
dinė dhe io akceptojnė jo vetėm shqiptarėt,por edhe
qytetarėt e etnive tjera, SHBA, Nato e EU, pėrvec
elemnteve radikale ekstremiste tė quajtura si mjekrra,
vehabistėt e tė tjerė tė kėtij lloji. E ky eksperiment
biologjik i UDB Iso Rusi si njeri pa identitet
kombėtar e pa fe, por gjithnjė nė funksion tė
destruktivitetit vihet nė mbrojte tė kėtyre
vehabistave apo mjekrave dhe shtrembėron qėndrimet
publike tė z.Thaci e nėpėrmjet kėtij qėndrimet e
PDSH-sė. O Rusi, as ti e as produktet si ti nuk do tė
mund ta paraqesni PDSH dhe lidershipin e kėsaj parti
nė qendrime anti-amerikane dhe anti-Nato. Publikisht
dihet se qėndrimet e Z.Thaci e nėpėrmjet tij edhe tė
PDSH janė konform vlerave tė mirėfillta demokratike
eksponent i mirėfillt i sė cilės ėshtė vetė SHBA, Nato
dhe EU.
Ti, Rusi dhe mjekrat pėr rreth teje si Sedat
Ramadani, Ramadan Ramadani, Beqa etj, nuk do tė keni
gjumė tė rehatshėm jo vetėm nga lidershipi I PDSH-sė
po edhe nga cdo aktivist I kėsaj partije. Tė jeni tė
sigurtė ,pėrderisa tė jetė edhe aktivisti i fundit i
kėsaj partie ju KURRĖ nuk do tė mund tė celni lule
nė kėto hapsira. Ne jemi shume, dita -ditės bėhemi
edhe mė shumė dhe fundėrrinave si ju nuk do tė lejojmė
qė tė njėllosni kombin dhe tė sulmoni aleatėt tanė
historik e strategjikė sic janė SHBA e NATO.
------------------------
 Nė vend tė
pėrgjigjes
Reagimi i PDSH-sė, edhe krahas tė gjitha ofendimeve
dhe fjalorit primitiv, nuk do tė meritonte kurrfarė
vėmendje nėse nuk do tė bėhej fjalė pėr partinė e dytė
(sipas numrit tė parlamentarėve) nė Qeverinė aktuale
dhe veēanėrisht pėr shkak tė dy momenteve:
1.
Nė reagimin ka njė kėrcėnim eksplicit jo vetėm deri te
autori i kolumnės, por edhe deri te persona tjerė qė
pėrmenden me emėr dhe mbiemėr, ndėrsa faji i vetėm i
tė cilėve ėshtė fakti se kohė pas kohė takohen me Iso
Rusin: Ti, Rusi dhe mjekrat pėr rreth teje si Sedat
Ramadani, Ramadan Ramadani, Beqa etj, nuk do tė keni
gjumė tė rehatshėm jo vetėm nga lidershipi i PDSH-sė
po edhe nga ēdo aktivist i kėsaj partie. Tė jeni tė
sigurtė, pėrderisa tė jetė edhe aktivisti i fundit i
kėsaj partie ju KURRĖ nuk do tė mund tė ēelni lule
nė kėto hapsira. Ne jemi shumė, dita-ditės bėhemi edhe
mė shumė dhe fundėrrinave si ju nuk do tė lejojmė qė
tė njėllosni kombin dhe tė sulmoni aleatėt tanė
historik e strategjikė siē janė SHBA-tė e NATO.
Kėrcėnimi fare nuk ėshtė naiv nėse dihet se njė pjesė
e lidershipit tė PDSH-sė nė opinion ndėrlidhet me njė
varg ngjarjesh problematike (prej pėrzierjes sė
supozuar nė zhdukjen e personave nė vitin 2001 deri te
tė gjitha episodet e ndėrlidhura me rastin e Kondovės
dhe incidentet qė kanė ndodhur nė rrethinėn e tij),
ndėrsa aktivistė tė saj ndėrlidhen me incidente siē
ishin ai i Nota-fest-it ose rrahja e studentėve nė
Universitetin e Tetovės gjatė fjalimit tė kryetarit tė
Kuvendit tė RM-sė, Lubisha Georgievski.
2.
Nė reagimin shėrbimi i PDSH-sė merr pėrsipėr tė
drejtėn tė vlerėsojė se Iso Rusi nuk ka identitet
kombėtar, se ėshtė hibrid, fryt i eksperimentit (biologjik)
me ē`rast ėshtė evidente se PDSH-ja ka ambicje qė nė
manir fashist tė vlerėsojė nėse dikush mundet ose nuk
mundet t`i takojė njė kombi, nėse ėshtė mjaft i pastėr
etnikisht, nėse ka prejardhje tė pėrshtatshme
arianite dhe ngjashėm.
INKUADROHU NE FORUM PER DEBAT!
-------------------------
Besim Dogani pėr Kohen
Jo vetėm PDSH po edhe mbarė shqiptarėt nuk i harrojnė
kėto veprime!
PDSH denoncon akuzat
Reagimet vijnė nga qarqe antishqiptare
- Tė nderuar,
Nėnkryetari i PDSH-sė dhe njėkohėsisht nėnkryetar i
Kuvendit tė RM nė deklaratėn e parė zyrtare tė partisė
sė tij dhe pas tė gjithė reagimeve praktikisht i
pėrsėriti mesazhet e partisė sė tij, por kėtė herė
duke zgjeruar kualifikacionet edhe ndaj gjithė atyre
tė cilėt shprehėn mospėlqim me reagimin e shėrbimit
pėr informim tė PDSH-sė.
- "Dua tė cek se janė qesharake dhe nuk na lėnė aspak
pėrshtypje duke patur parasysh se nga vijnė kėto
reagime, respektivisht nga njė grup njerėzish tė
orkestruar drejtpėrdrejt apo tėrthorazi tė involvuar
nė histerinė shumėvjeēare antishqiptare si nė
ish-Jugosllavinė ashtu edhe tash nė Maqedoni", thotė
Dogani
Besim Iljazi
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar ndaj
zėrave tė ndryshme qė janė shfaqur nė disa media
maqedonase rreth njė prononcimit tė shėrbimit pėr
informim tė kėsaj partie. Nėnkryetari kėsaj partie
Besim Dogani, prononcimet e disa individėve nė media
maqedonase i ka vlerėsuar si tendencioze dhe me
prapavijė kundėr interesave strategjike tė shqiptarėve.
"Dua tė cek se janė qesharake dhe nuk na lėnė aspak
pėrshtypje duke patur parasysh se nga vijnė kėto
reagime, respektivisht nga njė grup njerėzish tė
orkestruar drejtpėrdrejt apo tėrthorazi tė involvuar
nė histerinė shumėvjeēare antishqiptare si nė
ish-Jugosllavinė ashtu edhe tash nė Maqedoni. Tė
pėrkujtojmė se ata ishin edhe telall tė politikės sė
Millosheviqit", thotė Dogani nė njė prononcim pėr "Koha".
Ai potencon se prirja e kėtillė nuk ėshtė kurrgjė
tjetėr, pėrpos edhe njė tentativė pėr ta shtrembėruar
tė vėrtetėn dhe "pėr hedhje hi syve".
"Duke bashkėpunuar ngushtė me vehabistėt kjo tajfė
paraqitet si njė e keqe mė e madhe e kohės moderne tė
cilės sė keqe jo vetėm PDSH-ja por edhe subjektet
tjera demokratike do t`i kundėrvihen eneregjikisht.
Fundja, kjo politikė qė ata afirmonin apo edhe si
bashkėpunėtor tė drejtpėrdrejt tė sistemeve tė vjetra
tė UDB-sė, e mori edhe haraēin e vet, duke vrarė e
keqtrajtuar me mijėra shqiptarė. Opinioni i gjerė i ka
tė njohur kėta si kundėrshtarė tė rreptė tė ēdo vlere
shqiptare. Jo vetėm PDSH po edhe mbarė shqiptarėt nuk
i harrojnė kėto veprime.", nėnvizon Dogani.
Sipas tij, ky ėshtė edhe njė manipulim i radhės qė
gjoja se kėrcėnohen apo shantazhohen gazetarė dhe
privohet liria e mediave. Kjo nuk paraqet asgjė tjetėr
pėrveē se edhe njė tentativė e shtrembėrimit tė sė
vėrtetės dhe tentativė pėr hedhje hi syve.
Nėnkryetari i PDSH-sė, Besim Dogani ka shfaqur
kėmbėnguljen e partisė sė tij pėr t`u dalė ballė
sfidave qė vijnė nga politika arkaike e kėtyre
individėve. "Pa dyshim PDSH-ja do tė jetė pengesė dhe
hendikep i madh pėr instalimin e kėsaj politike
arkaike qė ata e dėshirojnė", ka thėnė Dogani.
Ndryshe, reagimi i PDSH-sė vjen pasi ditėve tė fundit
nė disa media maqedonase individė tė caktuar kanė
sulmuar kėtė parti, pasi ajo denoncoi njė kolumnė tė
shkruar nga gazetari Iso Rusi, ku zyrtarė tė saj
apostrofoheshin si pengues tė Ligjit pėr bashkėsitė
fetare, pėr tė cilėn kjo parti tha se ėshtė shpifje
tendencioze me prapavijė tė caktuar politike.
INKUADROHU NE FORUM PER DEBAT!
|