|
Shitesit dhe
bleresit e kohes
Shkruan Kim Mehmeti
Shkallet politike neper te cilat ecen shqiptaret e
Maqedonise, kane formen e spirales se paskajshme qe
i rrotullon rreth nje boshti te njejte. Rreth atij
qe ka te beje me pretendimet qe njehere e
pergjithmone te shkeputen nga kerkesat e te drejtave
qe kane te bejne me mbrojtjen e qenies se tyre
kombetare, e te merren me probleme qe kane te bejne
me mireqenien e tyre ekonomike. Pra, shkallet qe
simbolizojne ngjitjen, pervojen, kalimin nga nje
lartesi ne tjetren, per shqiptaret e Maqedonise kane
domethenien e rrotullimit thuajse ne vend. Rrotullim
qe te shkakton marramendje, qe te huton me
dramacitetin dhe veshtiresine qe te ecesh pa u
rrezuar, qe ta humb baraspeshen, e te çon te mos
dallosh ngjitjen nga zbritja teposhte. Gje qe mbase
u ndodhi shqiptareve te Maqedonise gjate ketyre
shtatembedhjete viteve te demokratizimit te shtetit
ku jetojne, dhe andaj, tani nuk e kuptojne se valle
shkojne drejte lartesive, apo leshohen drejte
fushegropave nga serish duhet te fillojne ngjitjen
nga e para.
Shqiptaret e Maqedonise e kaluan pjesen e spirales
kur besonin se koncepti shumetnik, shumekulturore e
shumekonfesinal, eshte ai qe do i beje zot shtepie
dhe te barabarte me te tjeret ne shtetin e
perbashket. Perderisa ata shpresonin dhe i besonin
ketij koncepti, qarqet politike maqedonase punonin
dhe i perforconin institucionet nje etnike
shteterore. Keshtu perfundoi periudha tetevjeçare e
vetegenjimit shqiptare (ku per hir te se vertetes,
duhet thene, se ketij koncepti i besonte edhe autori
i ketij teksti). Periudhe e cila zgjati qe nga
mevetesimi i Maqedonise, e deri ne vitin 1998, e
gjate se ciles Partia per Prosperitet Demokratike
ishte ajo qe e ndertonte kullen e shpresave te kota
shqiptare. Ajo ishte partia qe kishte besimin e
shqiptareve te ketushem dhe e cila shprehte
disponimin e kesaj popullate per te ndertuar nje
shoqeri me institucione shumetnike, edhe ate ne kohe
e rrethana kur qarqet politike te etnitetit
maqedonas, i trishtonte çdo emertim qe shpjegonte
shumesine etnike te Maqedonise.
Periudha katervjeçare e qeverisjes se “vellazerise”
VMRO-DPMNE – PDSH (1998-2002) - e njohur si sundim i
“maunokrateve” shumetnik te ketyre dy partive – per
shqiptaret e Maqedonise ishte edhe nje rrotullim ne
vend ne spiralen e shpresave te kota. Por, ne mos me
shume, ky rrotullim ata i çoi te kuptonin drejte
gjelberimin e pranveres te vitit 2001 dhe te shihnin
se kishte ardhur koha kur duhej te benin diçka me
shume nese donin te dilnin nga pozita e lypsarit qe
kerkonte pronen e vet. Andaj, duke e ditur se humbja
ishte e plote, se thuajse çdo gje ishte e mbuluar
nga mjegulla e premtimeve te kota te partiakeve te
tyre, ata i besuan Ali Ahmetit, i cili u premtoi se
do i nxirrte nga spiralja e pafundme e lojerave
partiake, e do i bente zot shtepie. E Ali Ahmeti
kete edhe e arriti, duk ia imponuar Maqedonise
Marreveshjen e Ohrit. Marreveshje, qe ishte dhe
mbeti shpresa e madhe e shqiptareve te ketushem.
Por, atehere kur shqiptaret besuan se perfundimisht
çdo gje do e merr te mbaren, ata serish u futen ne
shkallet spirale qe nuk te çojne askund. Kjo u
ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 2006,
kur shumeçka u kthye aty ku ishte para vitit 2001.
Kur PDSH-ja i lejoi Gruevskit te injoroje vullnetin
politik shumice te shqiptareve te Maqedonise dhe
thuajse te zhvleresoje teresisht Marreveshjen e
Ohrit. E qe e çoi Ali Ahmetin te kerkonte mundesi qe
ta shpetonte vleren me te madhe te dale nga lufta e
2001.
Perderisa Ali Ahmeti mundohej te shpetonte
Marreveshjen e Ohrit dhe partine e vet - duke i
mbuluar ato me pelhuren e holle te Marreveshjes se
Majit mes tij dhe Gruevskit - shqiptaret e ketushem
me te drejte pyesnin veten se mos valle edhe
koncepti integrues i BDI-se eshte vetem edhe nje
kthese marramendese e shkalleve spirale qe te
rrotullojne ne vend. Kjo hamendje e tyre nuk eshte e
pabaze, nese dihet se me Marreveshjen e Majit mes
Ali Ahmetit dhe Gruevskit, nuk iu dha pergjigje
pyetjeve me paresore qe kane te bejne me thelbin e
krizes politike ne Maqedoni. E ato pyetje kane te
bejne me dilemat se ç’vlere ka Marreveshja e Ohrit,
nese nuk eshte vota e shqiptareve te ketushem ajo qe
percakton perfaqesuesit e kesaj popullate ne
institucionet me te larta shteterore!? Si dhe pyetja:
ç’vlere kane partite politike shqiptare, nese fatin
e tyre e percakton mandatari, e jo votuesi shqiptare?
Ka shume argumente qe mbeshtesin pohimet se procesi
“integrues” i shqiptareve te Maqedonise filloi mire,
por u nderpre pas zgjedhjeve parlamentare te vitit
2006. Por, ka edhe qindra deshmi se koncepti
“integrues” ishte i deshtuar para se ai te fillonte.
Keto deshmi kane moshe me te vjeter se ajo e BDI-se,
jane te koheve kur behej privatizimi i prones
shoqerore, nga i cili privatizim shqiptaret ishin
plotesisht te perjashtuar. Me çka edhe pergjithmone
u harxhua mundesia e integrimit te tyre me te
rendesishem ne shtetin ku jetojne: integrimin
ekonomik. Keshtu qe edhe koncepti “integrues” ishte
i vonuar dhe u be edhe nje pjese e spirales se
paskajshme politike ne te cilen qemoti ishin futur
shqiptaret e ketushem.
Per te dale nga spiralja e paskajshme e vetegenjimit,
shqiptaret e Maqedonise do duhet paraprakisht ta
kuptojne se kur behet fjale per kerkesat e tyre, te
gjitha qarqet politike te etnitetit maqedonas
veprojne njesoje: blejne kohe. Pra, ato nuk e japin
sot ate qe mund ta shtyjne per neser. Aq me shume,
ato “japin” diçka vetem pas ndonje gabimi te dukshem,
si per shembull ai i paradokohshmi ne fshatin Brodec,
ku policia maqedonase vrau gjashte shqiptare, e
burgosi e keqtrajtoi dhjetera te tjere. Keshtu
vepruan edhe me Universitetin e Tetoves, te cilin
shqiptaret e paguan me viktima, e vetefinancuan vite
me radhe, e ne nderkohe paguanin edhe taksen
shteterore edhe per arsimim, por jo te vetvetes. E
qarqet maqedonase, jo se nuk e dinin se ai
Universitet nje dite do zyrtarizohet, por ata dinin
t’i blinin lire vitet qe shqiptaret i kishin paguar
shtrenjte. Pra, qarqet politike maqedonase ishin dhe
mbeten bleres se te sotmes shqiptare, te cilen e
investonin ne te ardhmen e etnitetit maqedonas, e te
cilen te sotme partite shqiptare e shisnin dhe ende
e shesin me lire se gjiza e Tetoves. Per çka kishin
arsyetim dje, e kane arsyetim edhe sot: betejen per
pavaresine e Kosoves, beteje e cila kerkon durim dhe
urtesi nga shqiptaret e ketushem. Por, mbase ky
arsyetim se shpejti do i takoje te kalkuares dhe me
ne fund, partite e ketushme shqiptare, do i bejne
llogarite perfundimtare per humbjet dhe fitoret, nga
do shohin se koha i denon egersisht ata qe e shesin
lire te sotmen e vet.
Qarqet politike te etnitetit maqedonas edhe sot jane
bleres te mire te se sotmes shqiptare. Politikanet e
etnitetit maqedonas jo se nuk dine se ne Maqedoni do
valevitet lirshem flamuri shqiptare, jo se nuk e
kane te qarte se ne Maqedoni do flitet çdokund edhe
shqip, por ata duan qe shqiptaret e ketushem edhe me
tej te mbeten ne spiralen politike qe nuk u lejon te
shohin se ky shtet qemoti e harxhoi kohen per
realizimin e koncepteve multietnike dhe integruese,
dhe se tani ndoshta i ka mbetur ta provoje vetem
edhe konceptin e kantonizimit. Nuk ka dyshim se
qarqet politike te etnitetit Maqedonas, e dine se
tregu i shitblerjes se kohes se shpejti do mbyllet,
se pas shpalljes se pavaresise se Kosoves do e kene
me rende te bejne tregti me te drejtat e shqiptareve
te ketushem. Ata e dine se vjen koha kur do shihet
se me blerjen e lire te se sotmes shqiptare, ata ia
harxhuan Maqedonise te ardhmen si shtet i qytetareve
te integruar. Se Maqedonine e prune nje hape perpara
domosdoshmerise te beje edhe nje ndryshim te radhes
te kushtetutes, ne te cilen mbase do percaktohen
kufijte e kantoneve dhe nje rend i ri shoqerore i
ndertuar mbi themelet dynacionale. Me çka do
deshmohet se bleres e mire te se sotmes shqiptare,
ne te vertete ishin tregtaret me te keqij te ketij
shteti: duke dashur te sforconin boshtin e dobet
kurrizor te etnitetit maqedonas, ata perfundimisht e
dobesuan dhe e lenduan rende skeletin e Maqedonise
unitare. Me çka arriten qe shqiptaret e ketushem t’i
mbajne ne spiralen marramendese te ngjitje-zbritjes
se tyre politike. Te kene shume marreveshje me
maqedonasit etnik, e te vleje vetem ajo qe zbatohej
gjate shtatembedhjete viteve nga e kaluara: ajo e
shitblerjes se te sotmes shqiptare. Me çka pra, e
sollen Maqedonine aty ku ndodhet sot: ne prag te
paradhomes ku politikaneve te etnitetit maqedonas do
u kumtohet e verteta se kane qene bleres te
iluzionit te tyre, e politikaneve shqiptare do u
prezantohet portreti i mjerimit te tyre politik.
Portret ku do shihet qarte edhe nje mangesi
kolektive e shqiptareve te ketushem: shpejte
harrojne se ndertuesit e te nesermes se tyre jane
ata qe lire ua shesin te sotmen.
INKUADROHU NE FORUM PER DEBAT! |