Home | Kush Jemi | Analiza | Tribuna | Projekte | Anetaret | Forum | Blog | Muzik MP3 | Big Brother | Chat | Sport

Shoqata e Gazetareve Shqiptar BASHKIMI

The Association of Albanian Journalists BASHKIMI - Released  by Albanian Internet Connections Group "AlbaNur" London

  MISSION OF AAJB

The AAJB promotes exellence in journalism, encouraging investigative journalism. We serve as the national voice of Albanian journalists Home and Abroad and we uphold the public's right to know..

 

Goals

The association campaigns to improve access for Albanian journalists to the sources of information in Albanian Lands. It speaks out against the lack of co-operation and the abusive treatment that still occurs when it comes to Albanian journalists

The International Federation of Journalists

Ekipi i Albanur-it ne redaksine e moçme te Faktit. Kush s' deshti te shoh FAKTI-in aty!

 

Kliko per lajme tjera nga Maqedonia!

 

 

ne Chatin e Ri mund te Futeni edhe si Vizitor edhe si i Regjistruar, si vizitor te futesh klikoje kutin e vogel, jepe Nikun (emrin) qe eshte i Lire, pastaj klik Kycu! dhe pastaj zgjedhe dhomen. Keshtu futeni ne chatin e Ri AlbaNur flash Chat! Per me shume shpjegime kliko Ketu!

 
MACEDONIAN MENU

Njoftim!

Pasi ne internet nuk qarkullonte asnje web faqe e shoqatave te gazetareve shqiptar nga trojet shqiptare, ndersa ne Maqedoni fondacionet per keto veprimtari perfundojne ne adrese vetem te bllokut maqedonas, ekipi i AlbaNur-it ne bashkepunim me gazetaret shqiptare ne Diaspore dhe Vendlindje, vendosi ta ndertoje kete web per gazetaret ne internet.

 

Kesaj iniciative mund t'i bashkangjiten te gjithe gazetaret shqiptar qe pranojne programin dhe statusin e shoqates sone.

 

Kete projekt ne internet, ne kuader te AlbaNur-it, e ka autorizuar dhe sponzoruar vet themeluesi i kesaj agjencie publicitare, Musa Lamallari.

 
 
 
 
 
 
 
LIRIA E SHTYPIT NE MAQEDONI  NEW

FAKTI NUK ESHTE CESHTJE PRIVATE

 

“Faji” i vetem i FAKTI-t, si duket, eshte aftesia kesaj gazete per te mbijetuar. Refimi per nje histori te hidhur te gazetave qe nuk paten sukses ketu nder ne, jorralle I ka ngja asaj kronikes se zeze me intonim morbid per aksidentimin e autobusit plot me udhetare ku keqardhja nuk shprehet per ata qe kane vdekur, por per ata qe kane ngelur gjalle. Emin AZEMI

 

Emin Azemi, botues i "Faktit", Shkup

 

Po degjogjme ketyre diteve rrefime “fantasatike” se, gjoja, problemi qe i ndodhi FAKTIT paska qene çeshtje private e pronarit te kesaj gazete, dhe asgje me teper. Sa mjerim! Ta rrotullojme kete teze te mbrapshte ne nje kontekst tjeter: Pse, atehere, partite politike, tentojne, cila me shume e cila me pak, te ushtrojne njefare ndikimi ne mediume? Qe te jete ironia edhe me e madhe, kjo teze mund te zhvillohet edhe me tej: Pse partite politike, cila me shume e cila me pak, ketyre diteve jane ne kerkim te ekipeve per riaktivizimin e disa mediave te shtypura. A eshte edhe kjo çeshtje private e dikujt? Nese qenkan çeshtje private problemet e nje mediumi, atehere me çfare te drejte partite politike nderhyjne, kur (s’)u konvenon diçka, ne punet e mediave (private) dhe me çfare te drejte partite politike bejne selektime ne media qe jane te aferta me to dhe qe nuk jane te aferta me to. Nese je i afert me to, nuk do te  guxonte te ndodhe ajo qe i ndodhi FAKTIT, apo jo?!

 

FAKTI eshte pionier i gazetarise se pavarur ne gjuhen

shqipe

 

 

Gazeta FAKTI eshte pionier i gazetarise se pavarur ne gjuhen shqipe ne Maqedoni. Te gjitha proceset positive brenda ketyre 7-8 vjeteve u mbeshteten fuqishem nga kjo gazete, duke filluar nga ndryshimet radikale qe ndodhen ne Maqedoni, ne vitin 1998, pasatj kryengritja e shqiptareve, ne vitin 2001, duke luajtur rolin e nje “divizioni” te fuqishem informativ e kulturor ne senzibilizimin e zhvillimieve te bujshme te ketij viti, per te artikuluar drejt perceptimet e brendshme politke dhe ato nderkombetare. Marreveshja e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese qe pasuan me vone, ishin thelbi i “agjendes” informuese e analitike te FAKTI-t. Do te ishin shume te vobeket sajtet dhe arkivet e diplomateve te huaj, po te mos ekzistonte FAKTI. Intervistat e shumta me Ali Ahmetin, Arben Xhaferin dhe nje mori diplomatesh te huaj, ishin lidhja me e drejteprdrejt qe e krijoi FAKTI me opinionin publik. Kjo lidhje krijoi senziblizim te qarte politik  dhe ne asnje rast politika jone redaktuese nuk biente ndesh me politiken e Unionit Europian, te SHBA, te OSBE-se dhe te shume diplomacive nderkombetare ndaj Maqedonise. FAKTI luajti nje rol te jashtezakonshem ne demaskimin e tendenacve retrograde qe mundoheshin perms referendumit njenacional ta kthejne prapa rroten e historise, duke shfuqizuar keshtu gjithçka qe u arrit me mund dhe sakrifica ne vitin 2001, qe rezultoi ne Marreveshjen e Ohrit. Degradimet dhe obstruimet qe iu bene Marreveshjes se Ohrit nga ana e segmenteve te caktuara te  partive ne pushtet,me vone, futja e disa kuadrove me biografi te dyshtimte ne listat kadrovike te partise shqiptare ne pushtet, lenia pas dore e interesave sociale te nje numri te madh ish lufteraresh te UÇK-se,  pastaj nepotizmi e korrupcioni i individeve te caktuar, ishin lajtmotivi kryesor i politikes redaktuese te kesaj gazete. Ky lajtmotiv do te vazhdoje te jete i tille edhe me tutje. Kjo kritike do te kultivohet sidomos ndaj partive qe vijne ne pushtet, pa marre parasysh proviniencen e tyre.

 

Interesi publik nuk mund te jete çeshtje private

 

Ne te gjitha teorite mbi mediat, roli i tyre percaktohet si interes publik dhe e mire e pergjithshme. Pronesia dhe struktura menaxhuese e nje mediumi ne asnje rast nuk duhet ngaterruar me interesin shoqeror te atij mediumi. Nje media mund te jete private, por misioni i saj eshte publik, shoqeror. Ne te kunderten, ata qe kane marre guximin te hapin media private, me me qejf do ta kishin hapur ndonje salon ondulimi, ndonje dyqan per shitje te farave te kungullit, apo ndonje byro per lidhje dhe njohje te çifteve (para)martesore.

 

Perveç se te ne, gjithkund ne vendet me tradite demokratike, e sidomos ne SHBA, puna e nje medumi, e sidomos roli qe ka ne shoqeri, nuk trajtohet si çeshtje private e ndonje menaxheri a drejtuesi te atij meduimi (pos nese ndonjeri prej tyre ben  aksident automobilistik, ku pergjegjesia ne kete rast eshte individuale dhe jo publike). Rendesia qe u jepet mediave, ne keto vende, e sidomos ne SHBA, ka nje peshe te jashtezakonshme ne definimin e raporteve te brendshme demokratike dhe sa me cilesor te jete qendrimi ndaj mediave, aq me e shendoshe eshte edhe klima demokratike ne vend. Per ta ilustruar me se miri kete paradigme qe krijojne mediat ne shoqerite demokratike, do ta citojme ish kryetarin e SHBA Richard M. Nixon, ne  nje interviste  te zhvilluar nga gazetari me fame David Frost-, ne  vitin 1978:

 

"Koncentrimi me i madh i fuqise se SHBA-se, sot, nuk eshte ne Shtepine e Bardhe (White Hause), nuk eshte ne Kongresin, dhe as ne Gjykaten e Larte Supreme. Ajo eshte e koncentruar ne mediat masive. Dhe ate shume, teper shume.Aty ka shume fuqi e pushtet, dhe ata te cilet e hartuan kushtetuten nje dite do te kene teleshe me keto. Sepse ata qe hartuan kushtetuten u kujdesen qe te ndajne ndershmerisht fuqine e pushtetit. Kryetari ndane pushtetin me Kongresin dhe Gjykaten e Larte Supreme. Dhe keshtu ata kane nje kontroll reciprok. Por, asnjehere nuk kishte dhe nuk ka kontroll mbi Radio e Televizionin. Nuk ka kontroll mbi gazeten!"

 

T’i trajtosh si private problemet e nje medie, eshte njesoj sikur problemet e nje partie politike a institucioni te trajtohen ne prizmin privat. Gjithmone mediat, perfshi edhe FAKTI-in, jane marre, jo rralle, edhe me problemet private te lidereve partiake, te cilat jane trajtuar si probleme shoqerore. Sepse, eshte konsideruar se problemet private te nje politkani mund te reflektohen edhe ne jeten publike te organizates qe ai drejton, apo te nje konteksti me te gjere shoqeror.  Asnjehere FAKTI nuk ka heshtur, siç heshten tani partite poltike, kur keto te fundit kishin halle e probleme. FAKTI madje ka bere nje hap edhe me tej ne tejkalimin e ketij rubikoni, duke drejtuar dhe demantuar pikepamjet e shtremberuara qe plasoheshin ne nje pjese te mediave ne gjuhen maqedonase. Edhe atehere, edhe tani, konsiderojme se te drejtosh a demnatosh nje pikempaje te gabuar per ndonje politkan shqiptar, eshte pune fisnike mediale, ashtu siç mund te jete pune fisnike mediale demaskimi i veprimeve te tyre qe mund te jene ne dem te zhvillimit te shoqerise.

 

FAKTIN mund ta ndihmoni duke e lene rehat te punoje

 

“Faji” i vetem i FAKTI-t, si duket, eshte aftesia e kesaj gazete per te mbijetuar. Refimi per nje histori te hidhur te gazetave qe nuk paten sukse ketu nder ne, jo rralle i ka ngja asaj kronikes se zeze me intonim morbid per aksidentimin e autobusit plot me udhetare ku keqardhja nuk eshte per ata qe kane vdekur, por per ata qe kane ngelur gjalle(!) Si eshte e mundur te mbijeteoje vetem FAKTI? eshte kjo nje pyetje dashakeqe e disa shpirtkeqinjeve, te cilet me teper habiten me suksesin e kesaj gazette e me pak kane mirekuptim per problemet reale dhe te shumta qe I ka kjo gazete. Si duket, kishte edhe te atille, qe mungesen disa diteshe ta FAKTI-t u munduan ta kompenzojne me jarge dollie, duke e lutur tinez Zotin qe kjo gazete kurre me te mos del, sepse vetem pa FAKTI-n keta jargeprodhues mund te shohin perspektiven e tyre te mjere ne kete shoqeri inferiore. Por, FAKTI doli, edhe pa i konsultuar ambicjet “private” te pronarit dhe drejtuesve te kesaj gazette. FAKTI ridoli sepse e kerkonin lexuesit, e kerkonte koha. Po te ngelte ne meshiren e partive politke dhe te gjitha mekanizmave institucional e shteteror qe kontrollojne ato, FAKTI kurre nuk do te dilte. FAKTI ridoli pa ndihmen e asnje faktori politkk shqiptar a maqedonas ne kete shtet dhe kjo na jep kurajo qe edhe ne te ardhmen misionin tone professional ta kryejme te pavarur, pa ndihmen dhe pa ndikimin e  tyre. Ndihmen me te madhe qe mund ta japin partite per FAKTI-in, eshte ta lejne rehat ate te punoje.

BOTIMET E KALUARA NGA ANETARET E SHOQATES
 
Dinsezat dhe sojsezat e marrum ne diten e Pazarit!

Ceshtja kombetare dhe mosuniteti i shqiptareve

Esat Pashe Toptani ka zbritur ne Tetove

ILIRIADA, kjo toke Ilire dhe Arberore

Tragjika e nje elite intelektuale

1912 - Med den serbiske Armé i Makedonien

1912 - Med den serbiske Armé i Makedonien

Iso Rusi "Im zot Thaci

Intervista me Komandant Hoxha - Xheza

Nota Festi sulmohet me kallasha nga kriminelet!

Ali Ahmeti i kercnohet deputetit Fadil Sulejmani

Ne Universitetin Shteteror te tetoves falcifikime

Ali Ahmeti ka "diplomuar" per nje muaj

Petrit menaj dhe kercnimi i tij me E-mail

Dr. Sadi Bexheti, rektor i ri i Universitetit te Tetoves

Vdes gazetari i Radi Shkupit Lutfi Turkeshi

Gazetaria Shqiptare ne Maqedoni

Zbrit ne toke, se ke zbrit nga Mali

Ndalnie llakerdine Toptan

Luaje mace kry't e bullit

Fakti nuk eshte ceshtje private

Kush deshti ta shuj Fakti-in?

 
 
 

Dating Singles personal ads and dating singles sites are here to help you find the men, women, singles romance, personals advice, pen pals or simply find your dream dates from Macedonia  by joining Dating Singles FriendFinder

 

REKLAMA

 
Bajrush Mjaku - Actor

Mjaku acting Madman

 

Vajzat shqiptare nga Suedia, Zvicra dhe Amerika ne kerkim te shqipeve ne Kosova Love!

 

 

 

 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Stupcat Personals | Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Macedonia | Nora Istrefi Radio Shqiptare | Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Adem Ramadani | Meda Music | Forum Adelina Ismaili | Genta Ismaili | Meda  Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Portokallia | Tirana Sot | Shitblerje

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2005

www.gazetashqiptare.eu