|
LUAJE MACE KRYT E BULLIT
Te gjitha redaksite ne gjuhen shqipe, si gazetat,
ashtu edhe mediat elektronike, jane ne zgrip. Mezi e
lidhin muajin me muajin. Dhe, ne keto kushte te
punes, me keqardhje e them, lexuesit shqiptare do te
ngelin me kete kapacitet shkrimesh qe kemi. E pranoj,
edhe ate pa fije turpi - ne, gazetaret shqiptare, e
kemi humbur misionin. Por, vetengushellim duhet te
kemi, sepse misionin e kane humbur edhe Aliti,
Xhaferi dhe tashe se fundi edhe Ahmeti
Nuk ka media
shqiptare ne Maqedoni. Ashtu siç nuk ka asgje
shqiptare ketu. Per nga vokacioni ka, por ne thelb
asgje nuk frymon edhe aq shqip. Askush nuk mund te
me bind se pas tere ketyre viteve shqiptaret e
Maqedonise kane bere diçka qe mund te regjistrohet
si perparim. Gjithçka shpie nga devalvimi. Edhe
mediat jane ne vijen e kryegjese qe kane bere
shqiptaret e ketushem. Mediat ne shqip gjithmone
kane qene dhe jane te nençmuara nga vete shqiptaret,
madje me se shumti nga politikanet shqiptare te
cilet nuk kane bere asgje per mediat.
Politikanet
shqiptare kane qene te prirur dhe ende jane qe
deklarata, intervista dhe ‘fshehtesite’ t’ua japin
gazetareve maqedonase, me nje qellim - nese ato mos
e “hane” per te shkuar ne shtrate me ta. Perderisa
gazetarit shqiptar, qe punon pa status dhe pa
konsolidim financiar, i duhet nje jave e tere per te
marre nje deklarate apo interviste nga ministri i
Arsimit, Aziz Pollozhani, gazetaret maqedonase ne
çdo kohe mund te pranohen ne kabinetin e tij. Ky
eshte realiteti. Keshtu veprojne, pa perjashtim,
politikanet dhe funksionaret shqiptare.
Keto dite
zgjoi buje te madhe nje raport i Komitetit te
Helsinkit per Maqedoni, ku permenden ne menyre paksa
a priore pozitat e mediave ne gjuhen shqipe. Si
shkas Komiteti kishte mosdaljen ne treg te javores
“Lobi” dhe te perditshmes “Koha Ditore” - botimi per
Maqedoni. Une e kuptova porosine e Komitetit. Aty
theksoheshin gjera qe ne disa raste ishin te
mevendta. Qendron konstatimi se politikanet
shqiptare nuk po bejne asgje per te ndihmuar mediat
ne shqipe, madje Komiteti shkoi aq larg, duke
raportuar se mungesa e ndihmes eshte si pasoje e
shkrimeve kritike qe kane pasur keto dy media per
partine shqiptare ne pushtet - BDI-ne.
eshte e
vertete se “Koha Ditore” ka pasur qasje kritike ndaj
pushtetit dhe partise shqiptare ne pushtet, por kjo
eshte bere ne saje te percaktimit te saj per
gazetari te pavarur dhe objektivitet ne informim.
Shpesh kemi qene shkaktare te korrigjimit te shume
gjesendeve qe ndodhen vitin e kaluar. Pra, pa marre
parasysh se çfare mendojne zyrtaret apo opozitaret,
“Koha Ditore” gjithmone do te jete ne funksion te
lexuesve dhe borxhit qe kemi ndaj tyre, e jo ne
funksion te permbushjeve te ambicieve shterpe te
kuazipolitikaneve dhe “misionareve” te ndryshem.
Pa pike
konsekuencash dhe pa çare koken per fjalen e dhene,
politikanet shqiptare ne Maqedoni mendojne se e kane
kapur Zotin per fyti dhe se njerezit e rendomte
perkulen para tyre. Ata thone se jane ne mision per
te arritur “endrrat e dites” qe i kane enderruar
dikur, varesisht nga origjina e tyre sociale, se per
kombetare as qe duhet dyshuar. Te gjithe i pame se
çfare “kombetare” jane dhe çfare bene dhe po bejne
per “popullin shqiptar” ketu.
Mjafton te
analizohet vokabulari i tyre ne kete aspekt. Ata
madje nuk dine te dallojne “popullin shqiptar” nga
“kombi shqiptar”. Pa dallim!
Me te ardhur
ne pushtet, partite shqiptare thone se jane
“institucion” per shqiptaret dhe nga ajo parti do te
varet ardhmeria e tere korpusit etnik qe e
perfaqesojne. Te gjithe, pa perjashtim, duhet te
perkulen para parise partiake dhe sherifeve lokale.
Dhe motoja eshte e thjeshte - nese nuk je me ta - je
kunder tyre!
Pervoja ka
deshmuar se politikanet shqiptare, me te ardhur ne
pushtet, kane kerkuar qe te gjithe t’u perkulen dhe
te varen nga ata. E tere struktura dhe
superstruktuara shoqerore e shqiptareve eshte peng i
te menduarit politik. Te gjitha shoqerite shqiptare
kane ndryshuar, si ne Kosove dhe Shqiperi, por ketu
ne Maqedoni ende asgje nuk eshte ndryshuar.
Nderrohen vetem episodistet. Kush vjen ne pushtet
don qe te kete ne grusht te gjithe shqiptaret. Kete
e praktikoi PPD-ja, e trashegoi PDSH-ja, ndersa
BDI-ja i vuri kapakun.
Politikanet
qe (s)ndihmuan mediat
Jam nje nga
gazetaret qe nga afer ka pare punen e mediave
shqiptare ne Maqedoni. Karrieren e kam filluar ne
“Flake” dhe kam pare se si shqiptaret vendnumeronin
ne dallim nga maqedonasit, te cilet kishin filluar
ta kuptonin shoqerine e hapur dhe demokratizimin e
shoqerise. Kur gjithçka filloi te ndryshohet ne
shoqeri, vetem mediat shqiptare mbeten dogmatike,
duke shfrytezuar medioker situaten per t’ua lepire
doren politikaneve.
Abdurrahman
Aliti, Arben Xhaferi dhe Ali Ahmeti jane njerezit qe
kane bere shume per veten. Thone se kane bere shume
edhe per shqiptaret. Kete e kaluara dhe e tanishmja
nuk po e deshmojne.
Per kete te
parin as qe ia vlen te kerkohet ndonje profilizim,
sepse vete kreatura e tij thote gjithçka. Por, jam
deshmitar qe ne saje te nje vendimi te tij, ne vitin
1998, me nje ndihme prej 40 mije markave gjermane,
eshte ndihmuar hapja e te perditshmes “Fakti”.
Atebote minister i Zhvillimit ka qene Ambylmenaf
Bexheti, i cili ka dhene firmen per nje “kredi” te
tille, e cila kurre nuk eshte paguar.
Ne diten kur
Arben Xhaferi ka vendosur qe te lidhet me hajna dhe
me te afert t’i kete hajnat e jo intelektualet - ate
dite ka filluar “rreshqitja” e shqiptareve. Me
Xhaferin fillon deshperimi i njerezve te mediave,
por jo vetem i mediave. Ai, si nje gazetar i
dikurshem, dhe njeri me fjale se do avancoje
intelektualet, megjithate nuk beri asgje per mediat
ne gjuhen shqipe ketu.
"Koha
Ditore" do te rifilloje se shpejti
Ne raportin e
Komitetit te Helsinkit thuhet se "Lobi" dhe "Koha
Ditore" jane shuar per shkak te shkrimeve kritike
qe kane pasur per pushtetin, respektivisht per
partine shqiptare ne pushtet. Megjithate, per hir
te se vertetes, duhet te sqarojme se BDI-ja ne
asnje menyre ne menyre te drejtperdrejte nuk ka
ndikuar ne punen e gazetes sone. Por, ne menyre te
terthorte nga disa "eksponente gri" te BDI-se ka
pasur vleresime kunder gazetes sone, se gjoja jemi
gazete e PDSH-se. Mbetemi edhe me tutje ne vijen e
informimit te deritanishem, ndersa "eminencat" e
BDI-se nuk do te arrijne asnjehere te shuajne
gazeten tone, sepse nuk kane nje force te tille.
Gazeta eshte ne ristrukturim e siper dhe jemi ne
nje projekt qe premton shume dhe kjo do te jete se
shpejti. Pra, se shpejti lexuesit do te kene
mundesi te kene serish ne duar "Kohen Ditore" me
te njejten forme dhe permbajtje. Me shkrime
objektive dhe kritike qe do te ndihmojne ne
senzibilizimin e opinionit shqiptar dhe dialogut
te hapur. Do te jemi ta hapur per te gjithe. Ne
gazeten tone do te paraqiten edhe ata njerez qe
mendojne ndryshe nga Ali Ahmeti dhe Arben Xhaferi,
por jo vetem ndryshe nga keta. Do te hapim
dialogun ndershqiptar - ajo qe me se shumti i
mungon shoqerise shqiptare dhe qe eshte parakusht
per nje levizje progresive.
Nderkohe, Ali
Ahmeti, ne vazhden e dy pararendesve, haptazi, veren
e kaluar, para disa gazetareve shqiptare ne Tetove,
tha se “BDI-ja nuk ‘perkah’ mediat!”. Mbeti i
deshpruar pronari i gazetes “Flaka”, Vait Hajro, i
cili kerkoi nga Ahmeti qe te ndikoje qe se paku
gazetave shqiptare Qeveria t’ua siguroje letren per
shtyp.
Ishte kjo
nje blamazhe, sepse Ahmeti e dinte se “Flaka” ishte
gazete e partise se tij, e hapur nga njerezit qe i
kishte perreth, por qe deshtoi per shkaqe te
kapricieve te personave dhe makinacioneve te imeta
te drejtuesve te saj dhe njerezve “te parave te
BDI-se”.
Dhe, me te
drejte ishte kerkesa e Hajros, sepse gazetat
shqiptare kane nevoje per nje ndihme shume te vogel.
Besoni se tri gazetat shqiptare do te mund te
mbiekzistojne nese Arben Xhaferi ndan aq mjete sa i
kushton “Jaguari” i tij apo nese Ali Ahmeti nuk e
kishte blere “Audi”-ne e ri. Ato jane te tyre. I
kane blere. Dhe qejf-hesapi - voziten ne to. Por,
hipokrizia e nje morali mbetet e pashlyer. Sepse
politikanet shqiptare ua kane borxh shqiptareve qe
ne boten e globalizimit dhe multimedializmit te
informojne per ngjarjet. Dhe, me te drejte, ne nje
vend Komiteti i Helsinkit per Maqedoni, ne raportin
e fundit akuzon politikanet shqiptare se thyejne
Kushtetuten, duke mos mundesuar ekzistimin e mediave
ne gjuhen shqipe.
Shoqeria
shqiptare ne Maqedoni, ne pergjithesi, por edhe
shtresa mediale, nuk eshte ne hap me tregun medial
maqedonas. Perderisa ne Maqedoni ekzistojne tete
gazeta ditore ne maqedonisht dhe momentalisht vetem
nje ne shqip, assesi nuk perputhet ambivalenca e
rentabilitetit te ketyre mediave.
Politikanet
shqiptare ende nuk e kane kerkuar hisen ne shtet. Ne
Maqedoni ka te drejta te vazhdueshme fiktive
politike per shqiptaret dhe te drejta reale
ekonomike per maqedonasit. Padrejtesia ekonomike
shihet edhe ne prizmen e mediave. Shembull klasik:
kompanite maqedonase lavderohen se kane klientele
shqiptare dhe duke u falenderuar shqiptareve kane
krijuar kapital. Por, kur vjen puna e reklamimit dhe
keto kompani as qe duan qe prodhimet e tyre t’ua
ofrojne shqiptareve nepermjet mediave ne gjuhen
shqipe. Ne rregull, nuk duan..., nuk duan!
Elektroekonomia e Maqedonise, si kompani me e pasur
shteterore gati se per çdo dite ka shpallje ne disa
gazeta maqedonase dhe asnjehere deri me tani nuk ka
publikuar ne gazetat ne gjuhen shqipe, edhe pse 50
per qind e kapitalit te saj grumbullohet nga
shqiptaret.
Vetem vitin
e kaluar Ministria e Mbrojtjes, per shpallje dhe
reklamime, ka ndare mbi 100 mije euro. Asnje
shpallje nuk ka shkuar ne mediat shqiptare. Ngjashem
eshte me shume ministri dhe kompani shteterore.
Keto disa
shembuj jane ilustrative dhe nuk duhet komentuar,
por duhet t’u bie ne sy shqiptareve qe jane ne
pushtet.
Tirazhi -
alibi e demoduar
Pasi qe jane
etabluar mire, dhe pasi tri gazeta i bleu WAZ-i,
udheheqesit e mediave maqedonase thone se hapja dhe
shuarja e gazetave eshte nga shkaku se ato nuk jane
gjetur ne treg - nuk kane pasur tirazh dhe reklama.
Shume e ka lehte Aleksandar Damovski i “Vreme”-s t’i
thote keto fjale, kur pas tij qendron nje biznesmen
maqedonas dhe nje bisnesmen turk qe kane investuar
disa milione euro. Damovski e di mire se me çmim
prej 10 denaresh nuk mund te nxirret asgje prej
gazetes. Gjashte denare duhet te ndahen menjehere
per shtypshkronjen dhe tre denare per distribuesit,
te cilet edhe ashtu nuk i japin parate. Pra, nga
shitja nuk ekziston gazeta. Nese nje gazete shitet
100 mije cope, prapeseprape nuk ka leverdi. Pra, i
vetmi shpetim eshte reklama. Ne gazetat, radiot dhe
televizionet maqedonase reklamat vazhdimisht
rrjedhin.
Agjencite e
marketingut dhe kompanite nxjerrin nje alibi te
demoduar: “Gazetat shqiptare kane tirazh te ulet.
Per kete nuk reklamojme!”. Dhe pjeserisht kane te
drejte, sepse tirazhi maksimal i tri gazetave ditore
- “Fakti”, “Flaka” dhe “Koha Ditore” nuk ishte me
shume se dhjete mije cope. Shkaqet jane nga me te
ndryshmet, por megjithate mungesa e mjeteve
financiare nuk mundeson qe shtypi ditor ne gjuhen
shqipe te avancohet.
Te gjitha
redaksite ne gjuhen shqipe, si gazetat ashtu edhe
mediat elektronike, jane ne zgrip. Mezi e lidhin
muajin me muaj. Dhe, ne keto kushte te punes, me
keqardhje e them, lexuesit shqiptare do te ngelin me
kete kapacitet shkrimesh qe kemi. E pranoj, edhe ate
pa fije turpi - ne, gazetaret shqiptare, e kemi
humbur misionin. Por, vetengushellim duhet te kemi,
sepse misionin e kane humbur edhe Aliti, Xhaferi dhe
tash se fundi edhe Ahmeti.
Gazetaria
eshte mision, ngjashem siç pretendojne politikanet
shqiptare, por eshte edhe profesion. Gazetaret
shqiptare rrezikojne te humbin edhe profesionin. Ne
shoqerine shqiptare me te vlefshem se gazetaret jane
hajnat, vrasesit, keqberesit, dhunuesit dhe shoferet
e funksionareve. Kjo flet mjaft. Nese politikanet
shqiptare nuk e dine kete, atehere jane ne mashtrim
te madh. Atyre po ua rrehin krahet “keshilltaret”
dhe po u thone mire jeni dhe nuk duhet vene veshin
se çfare shkruajne gazetaret shqiptare, sepse a
priori jepen etiketime se “jane te PDSH-se” ose “i
paska paguar Ali Ahmeti”.
Biznesmenet
maqedonas qendrojne pas mediave, biznesmenet
shqiptare nuk dine çka jane mediat
Logjika e
tregur mediale ne Maqedoni flet se mediat maqedonase
kane mbeshtetjen e drejtperdrejte nga biznesmene, te
cilet ose jane pronare te tyre ose ne menyre te
terthorte qendrojne pas ketyre mediave. “Vest” dhe
“Utrinski Vesnik” jane media te dy biznesmeneve me
te pasur ne Maqedoni. Te mos flasim per mediat
elektronike, te cilat jane prone e biznesmeneve apo
politikaneve dhe aspekti financiar i tyre nuk vihet
ne pyetje, sepse para perhere sigurohen, ne kete apo
ne ate menyre.
Kete fat nuk
e ka asnje media shqiptare ketu. Te gjitha mediat ne
gjuhen shqipe jane themeluar ne baze te entuziazmit
te themeluesve te tyre, qe kryesisht jane gazetare.
Por, rrethanat dhe mungesa e perkrahjes siç e kane
mediat maqedonase determinon qe shqiptaret te kene
informim te plogesht karshi maqedonasve.
Pa pardon
sulmohen mediat ne gjuhen shqipe se gjoja nuk jane
profesionale. Kete konstatim e kane shpikur vete
shqiptaret, sepse e verteta eshte ndryshe. Mediat ne
gjuhen shqipe, ne krahasim me ato maqedonase, kane
qene ne funksion te shqiptareve, ndersa mediat
maqedonase jane shembull i mire se si nuk duhet te
jete gazetaria. Por, shqiptaret u marrin lakmi
mediave maqedonase vetem se jane mesuar qe ne to te
lexojne sharje dhe fyerje ne llogari te
background-it te tyre etnik. Shqiptaret jane
mazohiste dhe mezi presin te shohin se sa i ka share
“Dnevnik” dhe nxitojne per ta lexuar. Nuk kane lene
gje pa u thene shqiptareve mediat maqedonase, ndersa
te gjitha monitorimet kane rezultuar se mediat
shqiptare megjithate nuk e kane “gjuhen e urrejtjes”.
Dhe duhet
pranuar, mediat shqiptare jane ne pozite pa
shtegdalje. Per kete fajtore do te jemi te gjithe.
Megjithate, gazetaret shqiptare nuk duhet te
deshperohen, sepse jane deshmuar se kane respektuar
misionin e informimit dhe si parim kryesor kane
objektivitetin. Por, jemi te pafuqishem para
maqedonasve dhe shqiptareve ne pushtet, por edhe
atyre jashte pushtetit. Poziten tone me se miri e
pershkruan proverbi popullor: “Luaje mace kryt’ e
bullit!”. Ne jemi macja, e politikanet jane bualli.
Ne po mundohemi qe me thonj te grithim diçka dhe te
mjaullijme, ndersa bualli eshte buall - eshte i mire
vetem per te terhequr plugun!
Dioptria e
shtremberuar e nderkombetareve
Edhe
perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare te
pranishem ne Maqedoni, si edhe ne politike, kane
deshtuar ne perkrahjen qe ua kane dhene mediave
gjate ketyre viteve. Kuptohet, perkrahja gjithmone
ka qene e dhene pas nje “deal”-i te pronareve te
mediave dhe donatoreve. Ambasadat, OSBE-ja, BE, IOM,
Press Now, Media Hilfe dhe shume organizata te
ndryshme kane ndare parate me pronaret e mediave dhe
kete e dine te gjithe. Por, eshte per t’u habitur se
kjo praktike eshte bere ne kontinuitet dhe ua ka
mbushur xhepat te dyja paleve.
Nga ana
tjeter, ambasadat e huaja dhe organizata te ndryshme
nderkombetare perkrahin financiarisht disa
aktivitete triviale te organizatave joqeveritare,
madje ambasadori amerikan ka dhene para per
homoseksualet. Jepen mjete marramendese per gjera
triviale infrastrukurore dhe seminare shterpe,
ndersa nderkombetaret thone se duhet te ndryshohet
mendja e njerezve te ketushem. Por, ata sikur nuk
dine se vetem nepermjet informimit mund te
ndryshohet mendesia e njerezve.
eshte shume
e keqe nje tendence qe eshte duke u zbatuar nga
nderkombetaret. Ata japin mjete per projekte
multientike. Rasti i tille eshte i OSBE-se, e cila
per nje radio multietnike ka ndare mjete financiare,
por qe kete radio nuk e degjojne me shume se 100
veta.
Nderkombetaret kerkojne barazi, por harrojne se
shqiptaret jane larg maqedonasve ne aspekt te
informimit dhe duhet ndihmuar qe mediat shqiptare
t’u afrohen atyre maqedonase. Keshtu do te kishte
barazi. Ne te kunderten, te gjitha qe thuhen nga ana
e tyre jane fjale boshe.
(Autori
eshte redaktor pergjegjes i “Kohes Ditore”, botimi
per Maqedoni
|