|
1912 - Med den serbiske Armé i
Makedonien
Nedenfor følger en række artikler fra
1912, der handler om hvad der skete på Balkan dengang.
Artiklerne var skrevet af Fritz Magnussen og
stod at læse i avisen RIGET.
Tak til lektor Palle Rossen fra Brenderup, der
har været på Statsbiblioteket i Århus og fundet
artiklerne frem - og som desuden har skrevet en
indledningsartikel.
BA, 31-8-2003
Artikujt e poshteshenuar datojne nga viti 1912. Keto artikuj kane
te bejne me fatin tragjik te popullit shqiptare. Jane
te shkruar nga danezi Fritz Magnussen. Shkrimet me
fotografi jane botuar ne gazeten Riget (Monarkia).
Nje falemenderim i veçante
i takon Palle Rosenit nga Brenderupi, qe ka zbuluar
shkrimet e korrespondentit te gazetes ’Monarkia’ ne
biblioteken shteterore te Århusit, dhe per prologun
shtojce qe u beri ketyre shkrimeve.
Ka shume faqe te shkruara. Une vetem disa faqe, qe mund te thuhet
se jane fillimi i asaj qe ka pare me syte e vete
korrespondenti danez i gazetes Monarkia, kam perkthyer
nga gjuha e vjeter daneze, duke shpresuar se do te
zgjojne kureshtjen e vizitoreve te web faqes sone
www.rtvzik.com
Ixhet Lutfiu
Monarkia
– 31.10.1912
Kryeshtabi ne Vranje – Te burgosurit e
pare arnaut
Nga korrespondenti yne i derguar – Vranje, 24. Tetor
Kur u zgjova ne Vranje gjera e pare qe degjova ishte
bubullima si krisme qe vinte nga Kumanova. Vranja
dukej si nje qytet gjysem aziatik ne mesin e maleve te
kalterta. Une arrita dje ne mbremje me automobil.
Ushtria ka konfiskuar gjithe automobilat, me
perjashtim te kater automobilave qe jane vene ne
dispozicion te korrespondenteve. Perndryshe stacioni i
trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.
Te rreshurat e vrullshme te shiut i kishin shendruar
rruget qe shpienin drejt qytetit ne turma te vogla
malesh, dhe vetem nje pip fishkellime i paralajmeronte
rrojet per ardhjen dhe kalimin tone. Hotel ”Vranja”
eshte selia e shtabit gjeneral, ketu gjendem une i
vendosur me shumicen e shokeve te mi qe kemi ardhur
nga vende te ndryshme. Hoteli funksionon si nje qender
e nje kampi lufte.Te gjithe oficeret nga grada me e
larte deri tek ajo me e ulta takohen ketu ne mesdite
dhe ne mbremje. Figura kryesore rreth se ciles sillen
te gjithe eshte princi, Alexis Karagjorgjeviq,
perndryshe djali i axhes i mbretit Petar
Karagjorgjeviq. Alexis eshte nje oficer i
çmueshem i cili
nuk lodhet nga pyetjet tona te shumta qe ia
parashtrojme çdo
dite kur kthehet nga fusha e betejes ne Kumanove.
Ai ulet ne mesin tone me nje çerek
liter vere ne dore dhe na tregon ne gjuhen frenge,
gjermane dhe angleze se ç’fare
ka pare gjate dites. Karakteristike, thote princi,
eshte se shume pak nga te vraret dhe te arrestuarit
jane trupa te rregullta turke, shumica qe luftojne ne
kete front jane shqiptare.
Shqiptare jane edhe gjithe te arrestuarit qe sot i kam
pare ketu ne qytet, ishin ne grupe te vogla te lidhur
me litare te holle. Shumica e tyre kane te veshur
uniforma ngjyre si te dheut. Jane te zbathur dhe
shikojne perpara vetes kur ecin. Verehet se shumica e
tyre jane te qete dhe duket se jane pajtuar me fatin e
vete, bile edhe pak buzeqeshin kur i fotografojme.
Fati i tyre pothuaj se poashtu eshte i bute pas
leshimit te nje dekreti per lirimin e te gjithe te
burgorsurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikerisht
sot u soll ketu komplet nje fshat i burgosur turk. Dhe
tani burra dhe gra me femijet ne dore bredhin rrugeve
te qytetit, normalisht jo vullnetarisht kane ardhur
ketu, por shikojne si turistet qytetin.
Burgu qe ne mengjes ishte i mbushur dhe nuk kishte
vend per me shume te burgosur, eshte tani ne mbremje
bosh pa asnji te burgosur.
Ketu ne Vranje fitohet pershtypja e vertete per
entuziazmin ndaj luftes qe i josh serbet. Oficeret
jane te palodhshem te paraqesin shkaqet kryesore te
saj, qe sllavet e jugut i kane kunder armiqeve te vet
te vjeter.
Arnautet (Shqiptaret) jane si kafshe te egra – eshte
thenia e zakonshme ketu. Ata, qe i kane pare duke
luftuar ne Prishtine dhe Egri Palanka, kane kuptuar,
se ata jane nje mije vite pas zhvillimit. eshte
urrejtja e madhe tek sllavet ndaj shqiptareve, aq me
shume nxiten shqiptaret qe ne luften e pergjakshme dhe
vdekjeprurese akoma me shume i kundervihen
kundershtarit fitimtare.
Lendimet qe vijne si pasoje e luftes se ashper u
ngjajne mishtoreve. Ushtaret sllav me lendime te
tmershme te shtruar ne spitalin e Vranjes jane deshmi
e nje perleshje te karrakterit mesjetar.
Disa mijera sllave nga veriu, Cekia dhe Sllovenija
jane paraqitur vullnetarisht te luftojne krahas me
serbet. Ne nderkohe keta persona jane refuzuar shkaku
i numrit te madh te ushtareve serb. Nje gjuetar
slloven tetembdhjetevjecar eshte pranuar, pasi ka qene
kembengules per te marre pjese ne lufte. Kur
austriaket ia ndaluan kalimin e kufirt ne Semlin,
tejkaloi me not lumin Sava me rryme te ashper dhe u
paraqit tek njeri nga komandantet ne Beograd. Kur atje
u refuzua, me vete iniciative tuboi nje numer
bosnjakesh dhe shkoi per ne front. Aty me ne fund, pas
shume perpjekjeve, u vendos qe te pranohet si pjestare
i komiteve – vullnetareve. Nga ana tjeter studentet
nga Laibach (Ljubljana) u refuzuan.
Ne kemi ne mesin tone nje numer te
konsiderueshem te korrespondenteve sllav dhe ne
vecanti rus, mes tyre edhe korespondentin e njohur
çek
Klofatsch, qe poashtu eshte luftentuziast, sikur edhe
revistat e buta austriake.
Megjithate asnje nga ne nuk ka pare
ndonje gazete ketu, bile edhe nuk kemi pare gtate
shtate diteve te fundit ndonje gazete. Aq me pak edhe
kemi degjuar diç nga
vendlindjet tona. Tani kemi nje zyre te rregullt te
gazetareve me kriterie te rrepta pune. Zoti e dine a
do te arrijne letrat tona ne destinacionin e duhur.
Posta dhe telegrafi jane ketu ne gjendje kaotike.
Askush nuk e din edhe sa do te na
lejojne te qendrojme ketu ne Vranje. Ushtria eshte e
gatshme per te hyre ne Shkup. Nese jo komforte per te
qendruar, do ishte Vranja ne kushte tjera teper
interesante per turistet. Ky qytet i vjeter turk eshte
tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtepive shkelqejne me
te gjitha ngjyrat qe sjell vjeshta. Qyteti ka edhe nje
lagje me rome, qe banojne ne kasolle dhe kulla
vezhgimi te ndertuara nga druri.
Ne afersi te qytetit gjendet nje mal,
qe per momentin e konsiderojme si vendi i qendrimit te
te dashurave tona. Kemi telashe te arrijme deri atje
shkaku i kontrollave te shumta nga ana e komiteve te
armatosur me bajoneta. Komitet nuk kane respekt edhe
per shiritin tre ngjyresh qe e mbajme ne dore, sepse
ata mendojne se ne do te dezertojme dhe do t’ju
dorezohemi turqeve.
Nga ky mal gati se e shohim kampin
ushtarak ne Kumanove, nga ketu shihen trenat qe prore
bartin kafshe, miell, buke dhe veze deri tek vija
frontale. Mjeket e malerias rende te armatosur marrin
kuajte me vete per te arritur deri te fusha e betejes
dhe per te arritur qellimin. Do te donim sikur te na
lejohej edhe neve te shkonim bashke me ta!
Ne vezhgojme çdo tym qe ngjitet ne
qiell ne drejtim te Egri Palankes dhe Kumanoves.
Mirepo grupet e njerezve qe gjithnji i shohim neper
lugina jane ushtaret, qe akoma nuk kane arritur tek
pika e zjarte, por i degjojme krismat e tyre kur
gjuajne larg.
Ndoshta do te vijme njehere deri atje.
Vagonat qe sjellin çdo dite te lenduar nga fronti
deshmojne per luftime te ashpra. Neve na eshte
premtuar se ne betejen e madhe ne Ovçe Polje do te na
mundesohet te vezhgojme nga afer betejen.
Monarkia
–
02.11.1912
Jeta ne Kryeshtab – Rrefimet e
deshmitareve per betejen e Kumanoves – Barbarizmat e
Bashibuzukave
Nga korrespondenti yne i derguar –
Vranje, 26. Tetor
eshte e çuditshme sa shpejte njerezit
e civilizuar arrine te zhyten dhe te kthehen ne nje
gjendje natyrore primitive dhe ti pershtaten tmerrit.
Kete e provuam ne ne Vranje, dhe çuditshmerisht shkon
mire. Hotel “Vranja”, qe ne kushte normale do ti dukej
dikujt si shtalle, per momentin ka mbi pesedhjete
korespondente dhe shume me shume oficer qe ushqehen
ketu. Shpesh duhet te kacafytemi per te marre pak nga
gjellerat e çuditshme qe na servohen ketu. Servohet
neper pjata te ndotura, servietat jane te perdorura te
pakten dhjete here perpara se ne ti perdorim, ndersa
per pirunat dhe thikat s’dua as te them diçka.
Kur perfundojme te hame, kembet na
bien ne toke. Ne faktikisht nuk kemi llogari te kemi
dyfishe pjata me shume. Mundohemi ti blejme kamarieret
qe te na servojne pjeset me te mira te gjellrave,
thuaj se me nuk kemi ndjenja turpi. Hame gjerat me
kenaqesi, gjithçka eshte mire, mire – vetem e vetem te
hame diçka.
Per pastertine tone personale as qe
nuk dua te foli. Shkelqimi i çizmeve eshte nje term i
panjohur ne hotelet e serbise jugore. Bile edhe s’ka
nevoje per te pastruar çizmet, sepse menjehere pas
pastrimit pluhuri i njollos çizmet. Uji eshte artikull
ushqimor luksoz, qe na shperndahet me sasi shume te
vogla. Bile edhe anglezi me modest nuk do te shkonte
me shall ne qafe, dhe thuaj se te gjithe e kemi lene
mjekren te na rritet.
Perseri dukemi si xhentelmena perballe
oficereve dhe ushtareve serb, mirepo ata e kalojne
tane dite neper balta. Nga ana tjeter ushtaraket serb
duken shume me te pastert ne krahasim me bashi buzukat
dhe arnautet e arrestuar. Sot vizitova te arrestuarit
ne burg te ardhur ketyre diteve. Ishin nje grup
njerezish te tmershem. Fytyra te çmendura dhe te
ashpra, pleq e te rinje ne mesin e tyre. Te papastruar
dhe tesha laramane qe mezi rrinin ne trupin e tyre. Te
ndershem jane por te poshteruar, nençmuar dhe
keqtrajtuar ne burg, veshtire se do besoja se keta
njerez jane ne gjendje te bejne barbarizma siç flitet
ketu.
Se keta njerez perdorin dhune dhe
barbarizma eshte veshtire te mendohet. Nga ana tjeter
sot pata rastin te foli me nje ushtar serb qe ka
jetuar keto tete vitet e fundit ne Berlin, dhe qe tani
lufton ne betejen e Kumanoves. Ai me trishtoi me
menyren se si e pershkroi betejen.
Gjithçka çka ishte serbe ishte vrare
dhe perndjekur perpara se te vinte ushtria serbe ne
ndihme. Grate dhe femijet ishin vere ne maje te
bajonetave. Mitralozet serb pastruan mes shqiptareve,
te cilet kane si shprehi te sulmojne ne grupe. Njeriu
nuk mundte ta kaloje rrugen pertej pas dy dite
luftimesh nga kufomat e atyre qe rane ne kete lufte.
Keshtu qe ishte e nevojshme te kontrollohen gjitha
shtepiat qe mos te ishte fshehur ndonji, ngaqe kishte
rrezik te sulmeve nga njerezit e eger.
Disa shqiptare ishin mire te armatosur
me arme moderne, dhe komandoheshin me koda gjermane
nga oficere turq. Shqiptaret qe pesuan nga kjo lufte
sipas ushtarit serb sillej ne rreth 3.000.
Mbreti Petar Karagjorgjeviq akoma
gjendet ketu ne Vranje. Flamuri mbreteror tre ngjyresh
me shqiponjen serbe valon mbi nje ville qe ka ne katin
perdhe nje shitore, sepse pikerisht ketu mbreti eshte
mysafir. Neser ose pasneser shperngulet kryeshtabi nga
Vranja per ne Presheve. Urat hekurudhore jane
riparuar, keshtu qe kane ngelur edhe nente kilometra
nga muret e Shkupit.
Vetem sikur te ishim te liruar nga ky
shiu qe na ka kapluar dhe qe eshte i pafund dhe qe i
ka vershuar rruget. Rrezet e diellit aq pak na kane
rrezitur saqe nuk ia vlen te them diçka. Qielli nuk
duket fare nga mjegullat e ereta qe edhe i mbulojne
malet e qytetit te mos duken. Keto metutje na e bejne
te pamundur te shohim malet ne Maqedoni, qe shpresojme
ti shohim pas pak, nese na lejohet. Mirepo dalengadale
po behemi pak skeptik. E vetmja, per momentin eshte
ngushllimi, se te gjitheve na kane ndaluar. Mirepo ne
akoma nuk e kemi humbur shpresen se perpara se te
filloje lufta ne Ovçe Polje do ti azhurnojme letrat,
Shkup.
Bashi buzuk dtth. trupa ushtarake
turke te ç’regullta. Jane pershkruar si trupa qe
keqtrajtojne dhe jo te disciplinuara. Ndoshta disa nga
to ishin shqiptare.
Monarkia
–
05.11.1912

Rrenia e Shkupit - Triumfi Serb –
Vallja e Mbretit
Nga korrespondenti yne i derguar –
Vranje, Tetor
Shkupi kapituloi, Serbia festone! Na u
be e ditur sonte, kur ishim ulur ne salonin e hotelit
dhe darkonim. Ne hotel ishim oficere dhe korespondente
bashke me princin Alexis. Duke pritur hyri nga dera
kryeministri Pashiç, dhe per nje moment u perhap lajmi
per renien e Shkupit, lajm ky qe u mireprit me
duartokitje dhe brohoritje.
Shkupin e fituam thuaj se pa lufte.
Turqit vendosen te terhiqen pa kundershtuar fare.
Serbia e arriti qellimin e vete kryesore brenda tete
diteve. Mbremja qe pasonte per fitoren serbe do te
ishte e paharuar ne vetedijen e saj qe e vezhgonte.
Dhjete minuta pasi kryeministri serb
na e kishte bere te ditur fitoren serbe filloi para
hotelit te degjohet orkestri i Shtabit Gjeneral. Asnje
serb dhe asnje korrespondent, pa mar parasysh
perkatesine kombetare, nuk mendonte per buke dhe pije,
te gjithe qytetaret e vranjes dolen qe te festojne dhe
bashkangjiten toneve te orkestrit qe interpretonte
hymnin kombetar serb.
Rrofte Mbreti Petar Karagjorgjeviq!
Rrofte per unionin e ballkanit, poshte parazitet
osman. Nje hene e ktjellet tetori ndriçoi skenen e
çuditshme. Makinat ushtarake erdhen per te peruruar
mbretin per fitoren. Makinat ishin te parat, ndersa
pas tyre vinin orkestri ushtarak me kenge sllave dhe
qytetaret e Vranjes. Nga Pashiçi deri tek oficeri me
grade me te ulet dhe komitet, te gjithe ishin nisur
rruges tek vila ku ishte vendosur per ta peruruar
mbretin per fitoren.
Turma rritej gjithnji e me shume
rruges per tek villa ku ishte vendosur mbreti. Me
duartrokitje dhe brohoritje kerkohej mbreti Petar te
dale perpara te tubuarve. Ai nuk u shfaq ne dritare,
por doli nga villa dhe ua shterngoi duart te
pranishmeve. Te tubuarit filluan te marshojne rrugeve
te qytetit duke festuar dhe brohoritur se ra ne duart
e serbeve bastioni me i fort i turqve.
Dhe serish tek salloni i madh i
hotelit ku darkuam, aty prap u festua siç e kane
tradite sllavet e jugut. Me vere dhe brohoritje u
vazhdua edhe me tej. Orkestri ushtarak hyri ne hotel,
dhe bente aq zhurme sa qe menduam se do te rrezonte
muret e hotelit. Dhe gjithnje kendohej hymni kombetar,
pastaj ai grek,malazez dhe francez e rus. Me fjale te
bukura mundohej te perkthente nje oficer i larte serb
kenaqesine qe kishin serbet. Korrespondenti çek
peruroi serbet per fitoren dhe shtoi se Shkupi nuk
duhej asnjehere me te biente ne duart e turqve. Ndersa
Mac Hugh nga Daily Express solli urimet e popullit
anglez dhe citoi deklaraten e Lloydit Georges ku
thuhej se kjo lufte duhej ti sillte ballkanit te
osmanlinjeve perparim kulturor. Falba nga tribuna foli
ne emer te Italise. Mirepo me i gezuar ishte
korespondenti bullgar Popov qe solli urimet e
bashkekombasve te vet, duke mos u ndalur me
brohoritjet, rrofte.
Te gjithe jane te entuziazmuar,
oficeret perqafojne korrespondentet e luftes. Vetem
korrespondentet austriak dhe gjermane jane terhequr pa
asnje zhurme. Ata nuk ndjehen sikur ne shtepi te vete
ketu. Disponimi negativ ndaj tyre nuk mund te fshihet.
Ka bubullima ne qiell.
Por serbet kane te drejte te festojne.
Kur folshin per fitoret ne Prishtine, Kumanove, Egri
Palanka dhe Novi Pazar, ishte qetesi dhe u organizuan
festa modeste te kendshme pa shume ekzagjerime. Mirepo
kesaj rradhe eshte krejtesisht ndryshe.
Tavolina ku eshte ulur Princi Alexis
eshte qendra e festes, qe ne njefare menyre figuron si
e çuditshme per ne nga vendet nordike. Mirepo
papritmas muzika u shendrua ne nje valle te vrullshme.
Oficeret dhe ushtaret filluan si zingjir te vallzonin
rreth e perqark tavolinave.
Ishte Kraljevo kollo, hymni kombetar
dhe vallja e mbretit. Ndersa pas nje çasti saloni
hotelit u mbush me njerez qe filluan te kendojne dhe
vallezojne. Vallen e filloi princi, Alexis
Karagjorgjeviq. Gotat gjindeshin çdokund ne salon.
Oficeret e entuziazmuar na morren edhe neve
korrespondenteve ne valle. Anglez, francez, skandinav,
çek, rus, bullgar dhe italian vallzonin vallen e
gezimit per renien e Shkupit.
Vallja behej gjithnji e me e
vrullshme, dhe gjithnji e me shume brohoritej rrofte
mbreti. Dritaret shkelqenin sikur te ishin te kuqe nga
flaket e zjarit te ndezur ne sheshin e qytetit.
Perderisa shkruaj une keto rreshta, vallezone princi
Alexis per fitoren serbe, ndersa rruget e Vranjes
festojne me muzike dhe brohoritje Rrofte Mbreti Petar
Karagjorgjeviq! Rrofte Unioni Ballkanik! Vdekje
Paraziteve Osman!
Udgiver:
Kultursociolog Bjørn Andersen
Kontakt:
post@bjoerna.dk
Fotografite e korrespondentit danez

|