|
Ne Muzeun e Qytetit te Shkupit
ndodhet nje vizatim qe daton qysh nga shekulli i
XVI, i bere nga nje piktor holandez. Ne vizatim
shume qarte shihet pamja e Shkupit dhe minaret e
shumta qe kane egzistuar qe nga shekulli i XV.
Bllagica Terpkovska, e cila me
pare ka punuar edhe si udheheqese dhe rrefyese e
objekteve qe ndodhen ne Muzeun e Qytetit, thote se
ky vizatim eshte punuar duke u bazuar ne rrefime dhe
me siguri piktori holandez e ka vizatuar kur ka qene
ne ndonje vend tjeter.
“Xhami pa dyshim se ka pasur
ne Shkup, mirepo pyetja eshte se a ka pasur kaq
shume xhami”- pyetet Terpkovska.
Xhamite ose me mire mesxhidet,
kane qene objektet e para dhe njeherit ne numer me
te madh te arkitektures islame. Zakonisht
themeluasit e xhamive kane qene qytetare me te pasur,
myslimane te medhenj dhe qeverises qe i kane
ndertuar si pershpirtje.
Shkupi, gjate kohes se sundimit
turk, eshte perballur me shume katastrofa qe ne
njeren apo tjetren menyre kane ndaluar ose
ngadalsuar procesin e zhvillimit te tij. Termeti i
rende ne vitin 1555, luftat dhe djegjet e vitit 1689
gjate terheqjes se ushtrise se Austrise ne krye me
Pikolominin, zjarri ne Çarshi ne vitin 1908,
vershimet e medha te lumit Vardar kah fundi i
shekullit XVIII dhe XIX si dhe termeti katastrofal i
vitit 1963 kane ndikuar zhdukjen e objekteve te
shumta monumentale.
Sipas rrefimeve te Evlija
Çelebit ne Shkup ka pasur mbi 120 xhami te medha dhe
te vogla, mirepo lutja e perbashket e te premtes
eshte falur ne vetem 45 xhami. Nga ky numer i madh i
xhamive, qe gjate shekujve jane ndertuar ne Shkup,
deri me tani jane ruajtur vetem 21 xhami.
“Sa i perket asaj se a ka
pasur apo jo shume xhami ne Shkup flasin dokumentet,
flet vakefnami dhe nuk duhet te bazohemi vetem ne
theniet dhe udhepershkrimet e Evlija Çelebiut, kemi
njohuri se vetem para Luftes se Dyte Boterore ka
pasur 80 xhami “ -thote Behixhudin Shehabi,
historian i artit.
Numri i madh i xhamive,
monumentaliteti i tyre si dhe pasuria e zgjidhjeve
arkitektonike, pa dyshim, flasin per zhvillimin e
qytetit dhe domethenien qe e ka pasur Shkupi, si
njera prej qendrave rumelike gjate kohes se sundimit
Osman. Te kota jane mohimet kur luajme me fakte dhe
letra te hapura.
|