|
Per kete
tekst Arben Llalles i ka ardhur kercnimi
nga Rezili Hisen Xhemaili
TRAGJIKA E NJĖ ELITE INTELEKTUALE
Arsimi shqiptar nė Maqedoni dhe nė veēanti nė
Tetovė pas vitit 2002 kishte njė fat krejt tė
kundėrt nga vlerat historike dhe zhvillimet e
saja. Partive politike shqiptare tė pas 2002 u
faturohet nga historia humbja e vlerave tė
vėrteta tė arsimit kombėtar dhe fajtorėt mė tė
mėdhenj janė intelektualėt tetovar, qė
pėrndryshe nuk janė dhe tė pakėt nė numėr. Shumė
prej tyre pėrfshihen nė listėn e emrave mė tė
shndritshėm, qė i kanė dhėnė dhe i japin lavdi
kulturės shqiptare.
Nuk kam dashur asnjėherė tė merrem me problemet
e shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni sepse kėtu ka
shumė intelektualė dhe mėndje tė ndritura qė
fare mirė mund tė japin mendimet e tyre, tė
reagojnė pėr poshtėrimet qė u bėhen zhvillimeve
tė arsimit dhe kulturės shqiptare. Por vitet e
fundit vihet re njė heshtje e madhe e kėtyre
intelektualėve pėrballė fenomeneve poshtėruese
nė punėsimet nė arsimin nė gjuhėn shqipe dhe nė
veēanti nė Tetovė.
Jemi mėsuar tė dėgjojmė slogane: Tetova me dy
Universitete, Tetova kryeqytet i arsimit dhe
kulturės shqiptar nė Maqedoni, etj. Por pas
vitit 2002 arsimi shqiptar nė Maqedoni dhe nė
veēanti nė Tetovė pas kėtij viti kishte njė fat
krejt tė kundėrt nga vlerat historike dhe
zhvillimet e saja. Partive politike shqiptare tė
pas 2002 u faturohet nga historia humbja e
vlerave tė vėrteta tė arsimit kombėtar dhe
fajtorėt mė tė mėdhenj janė intelektualėt
tetovar, qė pėrndryshe nuk janė dhe tė pakėt nė
numėr. Shumė prej tyre pėrfshihen nė listėn e
emrave mė tė shndritshėm, qė i kanė dhėnė dhe i
japin lavdi kulturės shqiptare.
Zyrtarizimi i Universitetit tė Tetovės ishte njė
betejė fituese, por dal nga dalė koha po tregon
se drejtuesit e kėtij Universiteti pas
zyrtarizimit po humbin luftėn e pėrgjithshme pėr
zhvillimin e arsimit shqiptar me kohėn. Nė
Universitetin Shtetėror tė Tetovės pas
zyrtarizimit u vėrejt fenomeni i dhėnieve tė
notave nėpėr kafene, dhėnia e notave kundrejt
njė shume nė tė holla, diplomimi shpejt e shpejt
i disa personave ku pėr 2-3 vite pa u paraqitur
nė bankat e universitetit u diplomuan. U vėrejt
punėsimi i profesorėve pa kritere. Mjafton tė
ishe militant i partive nė pushtet dhe mund tė
bėheshe akademik universiteti pa patur asnjė
titull shkencor, asnjė punim shkencor.
Fenomeni i shkatėrrimit tė arsimit shqiptar nė
Tetove vėrehet edhe nė arsimin e mesėm dhe
tetėvjeēar. Ēuditė janė nga mė tė ndryshme. Njė
nxėnės deri me 10 qershor ishte mbetės nė 11
lėndė dhe mė njė telefonatė nga ndonjė drejtues
partie tė nesėrmen ky nxėnės ishte kalues me
nota tė mira. Por ēuditė janė edhe mė
interesante pėr tu shėnuar librin GINES. Pėr tė
punėsuar profesor mėsimdhėnės nė shkollat e
mesme dhe tetėvjeēare nuk vendosin komisionet
akademike arsimtare, por njerėzit e partive,
njerėzit qė nuk janė kompetent pėr punėsimet nė
arsim. Punėsimet nė arsim nė Komunėn e Tetovės
vendos GINESI Resi Abdurahmnani i cili ka
arsimin e merituar 8 vjeēar.
Para disa kohėsh pashė disa fotografi tė viteve
1941-1944 ku pasqyroheshin nxėnėsit e shkollave
shqipe nė trevėn e Pollogut. Nė ato fotografi
dallohej qartė etja e vogėlushėve pėr arsimimin
nė gjuhėn shqipe ku nėpėr duar mbanin pankarta
si Rroftė shkolla shqipe, Rrofshin mėsuesit e
ardhur nga Shqipėria, Rroftė alfabeti ynė, etj.
Kam vėrejtur se shqiptarėt e Tetovės nga mosha
40 vjeē e lart kanė njė arsimim tė plotė, me
kapacitete tė larta, ka prej atyre qė kanė
lexuar shumė libra. Kam vėrejtur se kanė njė
respekt pėr shkollėn shqipe, ka prej atyre qė
edhe qajnė pėr mėsuesit e tyre, pėr ata mėsues
qė ishin me diploma tė merituara. Kėta njerėz me
shpirt tė madhe luftarak kur shikojnė injorimin
qė i bėhet sot arsimit shqiptar nga militantėt
partiak vajtojnė brezin e ri qė po edukohet nė
pėrgjithėsi nga profesorė analfabet.
Fenomeni shqiptar pėr nė librin e GINES quhet
Resi Abdurahmani
Resi Abdurahmani ėshtė anėtar i kryesisė sė
degės sė BDI nė Tetovė, ai gjithashtu ka arritur
me arsimin e tij tė merituar 8-vjeēar (nė prill
2005 siguroi diplomėn e gjimnazit tė Tetovės nė
moshėn 45 vjeēare) tė vihet ma marrė asnjė votė
nga elektorati tetovar nė krye tė Kėshillit tė
Komunės sė Tetovės. Faji pėr arritjen e
analfabetit Resi Abdurahmani nė Krye tė
Kėshillit tė qytetit tė Tetovės i mbetet
intelektualit Atilla Rexhepit i cili rrjedh nga
njė familje me tradita kombėtare dhe
intelektuale. Ishte vitit 2005, kur Atilla
Rexhepi vendosi tė ishte bartės i listės sė BDI
pėr tė kėrkuar votat e tetovarėve pėr tu
zgjedhur Kryetar i Kėshillit tė Tetovės. Dhe
populli votues i Tetovės duke parė se
intelektuali Atilla Rexhepi rrjedh nga njė
familje e shquar, duke vlerėsuar kapacitetin e
tij tė madh intelektual dhe duke shpresuar se
z.Rexhepi do tė punonte nė tė mirėn e qytetarit
tetovar vendosėn ti besojnė votėn e tyre. Por
pasi fitoi me meritė Atilla Rexhepi gėlltiti
njė lugė ēorbė duke ia shitur postin, besimin
e votės sė tetovarėve Resi Abdurahmanit i cili
nuk fitoi asnjė votė si anėtarė pėr nė kėshillin
e Tetovės. Me tė marrė postin e Kryetarit tė
Kėshillit tė Komunės sė Tetovės Resi Abdurahani
filloi masakrimin e arsimit shqiptar nė Tetovė
duke dhėnė urrdhėra pėr punėsim si arsimtar dhe
profesor njerėz pa arsimin pėrkatės, pa diploma
etj. GINESI Resi Abdurahmani me njė shpejtėsi tė
pa parė mundi brenda njė viti tė punėsojė nė
arsim tė gjithė njerėzit e tij tė familjes tė
cilėt ishin me diploma dhe pa diploma. Ai arriti
vėllain e tij me arsim 8 vjeēar ta punėsojė nė
ndėrmarrjen e Zjarrfikjes sė Tetovės. Rasti mė
ekstremist qė janė shkelur rregullat dhe ligjet
kushtetuese tė punėsimit nė R.M ėshtė punėsimi i
gruas sė vėllait tė tij si ekonomiste nė
gjimnazin e Tetovės, gruaja e vėllait tė Resi
Abdurahmanit nuk ka arsimin pėrkatės pėr tu
punėsuar si ekonomiste. Ajo ėshtė e pajisur
vetėm me diplomė tė shkollės sė mesme gjimnaze
dhe vendi i punės kėrkon qė ekonomisti tė ketė
tė paktėn shkollėn e lartė ekonomike. Njė sukses
i GINESIT Resi Abdurahmanit ėshtė dhe dhėnia e
postit tė kryetares sė komisionit tė ekonomisė
nė Komunės e Tetovės e cila quhet Rushadie
Ramani dhe ėshtė vajzė e xhaxhait tė Resi
Abdurahmanit (nė Maqedoni tek shqiptarėt vėrehet
fenomeni brenda njė familje me 2-3 mbiemra tė
ndryshėm). Po ashtu kushėriri i Resi
Abdurahmanit Hysen Xhemaili ėshtė kryeinspektor
nė Komunėn e Tetovės. Kėto janė fakte ku ndeshim
me nepotizėm dhe hasim fenomenin Konflikt
interesi, ku tre drejtues tė lartė tė Komunės
janė njerėz qė rrjedhin nga njė familje.
Drejtorėt e shkollave tetėvjeēare dhe tė mesme
ankohen nėpėr kafenetė e Tetovės se i pa
shkolluari Resi Abdurahmani u bėnė presion pėr
punėsimet nė arsim duke punėsuar arsimtar tė
pakualifikuar dhe pa diploma. Kėta drejtorė
vetėm mėrmėrisin me zė tė ulėt nga frika se
GINESI Resi Abdurahmani i shkarkon nga postet e
tyre drejtuese.
Premtimet dhe heshtja e PDSH
Kur hyri nė qeveri PDSH premtoi se do tė
korrigjonte tė gjitha gabimet e bėra nga BDI,
dhe nė veēanti ato tė bėra nė arsim dhe kulturė.
Por koha po tregon se premtimet e bėra nga PDSH
nuk po realizohen pėr rehabilitimin e arsimit
dhe kulturės shqiptare.
Ministri i Arsimit z.Sulejman Rushiti duhet tė
japi kontributin e tij pozitiv pėr ndreqjet e
gabimeve tė bėra nė arsim nga fenomenet si Resi
Abdurahmani, por heshtja ka mbuluar ministrin
dhe inspektoratin e arsimit. Ministri z.Rushiti
duhet tė kontrollojė punėsimet e bėra dy vitet e
fundit nė arsimin tetėvjeēar dhe tė mesėm sepse
ka shumė boshllėqe dhe gabime trashanike qė sot
duken pėr tė qeshur, por nesėr nga ky arsim i
dobėt do tė dalin njerėz me kapacitete tė vogla
qė nuk do ti shėrbejnė kohės dhe ēėshtjes sė
arsimit dhe kulturės shqiptare. Ėshtė mirė qė
pasi tė vėrtetohen gabimet nė punėsimet nė arsim
ministri z.Rushiti duhet ti marri pėr njė kohė
tė papėrcaktuar kompetencat nė dorė pėr
punėsimet nė arsim sepse po heshti historia do
ta dėnojė pėr lejimin e shkatėrrimit tė arsimit
dhe kulturės shqiptare nė Maqedoni qė gjyshėrit
dhe baballarėt tanė kanė punuar dhe rrezikuar
shumė pėr kėto suksese qė janė arritur deri mė
sot.
Heshtja e intelektualėve
Kur u thashė disa miqve tė mijė intelektualė se
kam vendosur tė merrem me shkrime rreth
problemeve qė ndeshim si qytetarė nė Komunėn e
Tetovės mė thanė: Arben shiko shkencėn e
Historisė sepse aty ti mund tė japėsh njė
kontribut tė madh pėr shqiptarėt e Maqedonisė
sepse po u more me problemet e Tetovės do shkosh
nė shtigje me rreziqe tė mėdha. Unė jam i
vetėdijshėm qė pas kėtij shkrimi kritik po shkoj
nė shtigje me rreziqe tė mėdha, por i kam marrė
parasysh tė gjitha dhe gjėnė mė tė keqe...!
Dikush duhet tė informojė opinionin pėr tė
vėrtetėn se ēfarė po ndodh me arsimin, kulturėn
dhe integrimin e shoqėrisė ku jetojmė dhe
punojmė. Dikush prej nesh duhet ta bėjė qė tė
dali e vėrteta, pėr tragjedinė qė po ndodh
pėrpara syve tanė
Nė pėrfundim dua tė sqaroj se ata qė do ta
lexojnė kėtė shkrim do tė ndahen nė dy grupe.
Grupi i parė do tė mendojė keq pėr mua, do tė mė
akuzojnė se mos jam bėrė anėtarė i ndonjė partie
politike, por do tė jenė tė gabuar, megjithatė
ėshtė e drejta e tyre tė mendojnė ēfarė tė duan.
Ndėrsa grupi i dytė do tė mė pėrkrahi, kėta janė
miqtė e mi qė mė njohin dhe mė japin kurajo nė
punėn time si gazetar dhe historian. Unė nė tė
vėrtetė e kam shkruar kėtė shkrim pėr grupin e
dytė, por qė i pėrket grupit tė parė pėr ta
lexuar dhe tė gjitha kėto sigurisht ia them
nuses qė ti dėgjojė vjehrra. Dhe nė kėtė rast
vjehrra ėshtė udhėheqja politike e shqiptare
nė Maqedoni qė i uroj tė mos ketė vesh tė rėndė.
(Botoi Fakti, Shkup, shtator, 2007
|