|
“Mandatin ma ka
dhene populli e jo partia” , thote ne intervisten per “Lajm”
rektori i pare i UT-se dhe deputeti aktual i BDI-se, Fadil
Sulejmani
Rektori i pare i UT-se, Fadil Sulejmani, eshte deputet i vetem i
Bashkimit Demokratik per Integrim, i cili ka perkrahur
shkarkimin e Nexhmedin Beadinit nga posti i rektorit te USHT-se.
Ai paralajmeron se do te kaloje deputet i pavarur, ne rast se
partia i ben presion per kete qendrim. Sulejmani ka akuzuar
ish-rektorin Beadini, por edhe ish-ministrin Aziz Pollozhani, te
cilin e ka koleg ne Grupin parlamentar, se kane bere punesime
familjare. Ne mesin e te akuzuarve eshte edhe prorektori i
deritanishem Ismail Ahmeti, i cili eshte kusheri i pare i
kryetarit te BDI-se, Ali Ahmeti.
Lajm: Çka ju shtyri qe te nenshkruheni ne peticionin?
Sulejmani: Universiteti u shendrua ne ent per punesim dhe aty
njerezit punesoheshin jo ne baze te kualifikimeve, por ne baze
te interesave familjare. Aty nje grup njerezish vendosen
interesin e vet mbi interesin e studenteve. Beadini e ka mbajtur
universitetin ne pranga dhe e ngufati, andaj duhej diçka te
behet qe te shpetoje ai uniuversitet, ne te mire te studenteve.
Kjo nenkupton se edhe ministria i ka ditur keto gjera dhe ate qe
e beri ministria e sotme, eshte dashur te beje ministria e
djeshme. Ajo ministri, ose ai minister, nuk eshte dashur te
rrije indeferent per keto gjera. Ato kane pasur informata dhe i
kane ditur te gjitha. Une bisedova nje dite me ish-ministrin, ai
pranon se i ka ditur te gjitha, por tha se nuk ka pasur te
drejte ta shkarkoje. Po a ka pasur te drejte te rrije indeferent,
kur ka pare se po shkatrohet nje institucion kombetar, me mijera
studente. Kjo eshte njesoj sikur te shohim ne rruge se dikush po
e mbyt dike, dhe te hapesh dilemen se a kemi te drejte ta
shpetojme ate njeri. Edhe ai minister eshte dashur ta shpetoje
ate universitet.
Lajm: Domethene pajtoheni se vendimi i ministrit per te
shkarkuar rektorin eshte ne pajtim me ligjin?
Sulejmani: Une nuk jam jurist qe te vleresoj nese ka pasur
ministri te drejte te beje shkarkim te rektorit dhe emrim te
rektorit tjeter. Vetem nje gje e di, se po te mos ishte nje
inervenim i ketille, askush nuk do te mundej ta levizte prej aty
Nexhmedin Beadinin. Ai zgjedhje nuk shpallte. Ai thoshte eshte i
emeruar prej Qeverise dhe nuk guxon askush te me preke.
Lajm: Qendrimi juaj per zhvillimet ne USHT dallon nga
qendrimi i partise suaj, deputet i se ciles jeni.
Sulejmani: Une ne kete Parlament nuk beje politike partiake, e
as qe dua ta permend partine. Une beje politike te interesit
qytetare te shqiptareve, dhe kete interes e perfaqesoj, e jo
interesin e partise. Une jam deputet ne kuader te BDI-se, mirepo
mandatin e kam prej popullit dhe nuk dua ketu ta mbroj politiken
partiake te BDI-se. Nese dikush tenton te me beje presion ose te
me detyroje te punoj me diktat, jam i gatshem te kaloj si
deputet neutral dhe i pavarur.
Lajm: Momentalisht a keni presion prej dikujt?
Sulejmani: Do te shohim.
Lajm: Sa jane te qendrueshme akuzat dhe informacionet per
keqperdorime ne USHT?
Sulejmani: Aty jane bere numer i madh i punesimeve ne baza
familjare dhe lokale. Nexhmedin Beadini aty e ka punesuar
bashkeshorten e vet. eshte e vertete se ajo ka doktoruar, mirepo
te mbaje nente lende, te jete antare e Senatit dhe ta
perfaqesoje rektorin ne takimet e brendshme dhe te jashtme, kjo
nuk ka qene ne rregull. Pastaj ka pasur te punesuar edhe dy
nipat e vet. Ata kane qene te punesuar edhe si shofere, si
antare te Senatit dhe kane qene ne kryesine e Senatit. E
perjashtuan nga puna nje teknik shume te afte me emrin Isak
Isaku, i cili kishte punuar rreth gjashte vjet aty dhe ne vend
te tij e sollen baxhanakun e Beadinit. Atij ia hapen edhe nje
ndermarrje me te cilen nuk e di se çka bente me ato lyerjet dhe
perlyerjet e universitetit. Kjo do te thote se familja Beadini
ka sundur ne kete universitet. Ne mesin e puntoreve te
perjashtyuar nga UT-ja ka qene edhe ministri aktual i Kultures,
Ilirian Beqiri. Edhe ai ishte viktime e Universitetit, sepse ka
qene student i shkelqyeshem, pastaj magjistroi dhe ka pasur disa
ekspozita. Punesime familjare kane bere edhe udheheqesit tjere
ne UT, te cilet kane bere punesime familjare te vellait, motres,
dhendrit, nipit e keshtu me rradhe.
Lajm: Kishte akuza se antare te familjeve ne USHT kane
punesuar edhe ish-ministri Aziz Pollozhanii dhe prorektori
Ismail Ahmeti?
Sulejmani: Per fat te keq realiteti eshte i ketille, kurse kete
e konstatuar edhe Inspektorati i Arsimit. Atyre qe magjistruan,
apo doktoruan ne UT, nuk iu nostrifikuan diplomat. Ismail Ahmeti,
nje vit e teper i mbante ne sirtare disertacionet dhe
magjistraturat dhe nuk i dorezonte ne Ministrine e Arsimit. Ato
sot e kesaj dite aty kane mbetur. Ky eshte nje dem shume i madhe.
Lajm: A do te ishit i gatshem te rikandidoheni per rektor te
UT-se?
Sulejmani: Une kam njohuri dhe ide qe ate universitet ta nxjere
nga kriza dhe te lulezoje. Aktualisht jam i zene me angazhim ne
Parlament. Mirepo nese studente ose profesoret kerkojne qe une
te kandidohem, jam ne gjendje te terhiqem nga posti i deputetit
dhe ta marr universitetin ta udheheq. Per gjashte muaj do ta
kasha sjelle ne vete ate universitet.
Ju mund te komentoni ne lidhje me marifete e Ali Ahmetit ne
Forum!
|