Bëne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria

 

Nga Tetova

AKTUALE NGA MAQEDONIA

The new Chavez from Macedonia

Mr. Menduh Taci, who in a Chavez-like manner, is trying to impose the silence to the international presence, as well. He’s telling them to mind their own business in Macedonia.. Click ! 

  

Brodec Killings and Witnesses

The Situation in Brodec a day after the police operation “Mountain Storm” on the first sight seems to be quiet but the residents of this village are so worried about all that they’ve experienced. Click! 

 
AKTUALE NGA ILIRIDA
Dinsezat dhe sojzezat e marrum n'diten e pazarit
• Esat Pash Toptani zbrit ne Tetove
• Lokaleve ku sillet Bardhyli u vendohet Dryni
Politika shqiptare ne Maqedoni eshte katastrofe

Per artikujt e kaluar KLIKO!

 

BEHU PJESE E SHOQATES SE GAZETAREVE SHQIPTAR BASHKIMI NE INTERNET

 
CERVENKOVSKI DHE “LIKUIDIMI” I MENDUH THACIT
 

CERVENKOVSKI DHE “LIKUIDIMI” I MENDUH THACIT

 

Ne Maqedoni ka shperthtyer nje afere shume e “madhe”. Nje pune spiunazhi dhe kontraspiunazhi mes liderit te PDSH-se z. Menduh Thaci dhe kryetarit te shtetit FYROM z. Branko Cervenkovski. I pari e akuzon kryetarin e shtetit se ka instruktuar Angjencine e Zbulimit per likuidimin fizik te tij dhe familjes Thaci:
 
” Mësohet se Cërvenkovski i ka thënë drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, Kire Naumov dhe një përfaqësuesi të lartë të DSK-së t’i përcjellin Thaçit se “do ta shkatërrojë atë, familjen e tij, madje edhe macet dhe qentë e tij”.
 

Ky eshte versioni zyrtar qe eshte publikuar ne disa media dhe ne web faqen zyrtare te PDSH-se.
 
Cila eshte e verteta e kesaj afere? Pse ne kete kohe? Kush perfiton nga kjo afere? Kush mund ta dij se cfare fundi mund te kete kjo afere?
 
Ne fillim dua te shkoqis nje pjese nga nje tekst i para disa javeve “Cervenkovski nuk eshte me i keq se sa Ljubisha, te dy jane te njejte, po qe se kane fuqi me te rrah qafes, sikur kishin dikur”. Kthehem te teksti i meparshem per shkak se realisht e kuptoj shqetesimin dhe panikun qe e ka kapluar liderin e PDSH-se. Jam me shqetesimin e tij ne saff te pare, mund ta le edhe Londren, por nuk marr pjese ne panik, ne nje pjese te fjalorit te tij politik. Pikerisht ky fjalor me nxiti te reagoj per t’u pergjigjur ne pyetjet e mesiperme ne lidhje me kete afere, qe e emerova ne thonjeza “LIKUIDIMI”
 
E verteta ne kete afere eshte ne anen e z. Thaci. Plotesisht besoj se Cervenkovski mund t’i kete thene Kire Naumov qe t’ia percjellin Thacit mesazhin e tij, qofte i dehur me visky, qofte i “nabushat” me kokain. Sikur ky te kete fuqi edhe e bene. Nuk dyshoj fare. Nuk e bene as per Maqedonin e madhe, as pse eshte proserb, as pse eshte bullgar, as pse Mendu Thaci po na e bene neve Iliriden, por e bene pse eshte arrogant, pse eshte person qe gjithnje ka abuzuar pushtetin ne Maqedoni, shkurt e shqip e ben pse politikanet shqiptare jane testuar permes njerezve te tij gjate ketyre 17 vjeteve, ku nje prej politikaneve shqiptar eshte edhe vet z. Thaci. Kjo nuk do te thote se Thaci ka kaluar testimin me noten dhjeteshe sikur disa tjere, pasi vet Thaqi na deklaron se emrin prej ketyre Agjencive e ka pasur: Destruktiv dhe jo Likuidim.
 
Ne dramen politike te Maqedonise prej kur Cervenkovski eshte ne skene ka pasur role te ndryshme, ndaj edhe roli DESTRUKTIV ka qene pjese e skenarit te drames per te mbrojtur superioritetin e qenies slave mbi shqiptaret ne Maqedoni. Per Cervenkovskin dhe sjellejet e tij arrogante, te kryetari i pare Gligorov, ne te kaluaren jane ankuar edhe diplomatet Perendimor. Nga fakti se ky edhe perendimoret i ka shikuar njejte sikur politikanet shqiptar per dallim nga dinakria e loteve te Kiro Gligorovit. Nje e vertete tjeter eshte se per Cervenkovskin kane punuar nje numer i konsiderueshem i politikaneve shqiptare dhe minimafiozeve me bateria qe kane qene informatore te njerezve te tij. Disa sot i ka keshilltare ne Presidence, disa ambasadore, disa i ka afarist “hajde luajm gjymysh”, disa i ka ne BI, disa ne Ombudsman, disa ne forume joqeveritare, disa i ka ne seline e BDI-se dhe qe jane njerez shume te besueshem te Ali Ahmetit. Ne tere kete lluks te tij ka munguar vetem roli destruktiv. Mos kalimi i Thacit ne testim me noten dhjeteshe, ne fillim te viteve te 90-ta, nuk ka kuptuar rolin Likuidim, por vetem Destruktiv.
 
Sado qe Cervenkovski do te ik nga kjo pergjegjesi, nuk do te pergjigjet ne pyetjet dhe akuzat qe i behen prej Thacit, nje dite ai do te detyrohet patjeter se roli Destruktiv eshte me prish rehati te dikujt. Kurse rehatin me te madhe sot ne Maqedoni e ka Cervenkovski: Kryetar shteti dhe nen kontroll LSDM-ja me Sheqeren ne krye. I vetmi eshte Thaci qe e ka kuptuar fuqine e Cervenkovskit ne Maqedoni. Edhe aleati i tij, VMRO-DPMNE, nuk mund te matet me Cervenkovskin, pavaresisht se cfare bokseri mund te jete Gruevski. Ngase ne VMRO nje pjese e madhe jane krejt “gllupa”. E them kete per shkak se Thaci eshte i njejte ne karakter si Cervenkovski. Me perjashtim qe Thaqi nuk ka pasur startin e predispozicionit te Cervenkovskit ne politike. Nisur nga kjo Thaci ka te drejte qe ka nisur kete lufte ne keto momente pasi Cervenkovski ka terren politik te disa shqiptare dhe njerez qe rrin gati ne partine e Alise per ta eleminuar rolin Destruktiv ne dramen politike qe quhet Maqedoni.
 
Ne kete afere perfitues eshte Thaci, humbes Cervenkovski. Por perfitimet e Thacit mund te jene afatshkurta nese ky nuk bene ndryshime te medha ne strategjine politike brenda nje viti. Ne te kunderten, roli destruktiv ne kete drame do te zevendesohet me nje rol tjeter. Por gjithnje, nuk jam i obliguar t’ju tregoj!
 
Por Thaci nuk guxon asesi t’i thote Cervenkovskit: “Presidenti i paçertefikuar nga shqiptarët”. Nuk eshte e vertete. Nga arsyeja e thjesht se i iriton shqiptaret qe i permenda me larte dhe i bene armiq edhe te painformuarit.
 
Shtojce Shqiptare:
Nuk eshte tradite shqiptare te lavderohesh se numeron 100 djelmosha. Tjetri numeron vetem nje. Pavaresisht se kunder kujt je ka zhvillon lufte. Qofte edhe qafir. Nuk eshte as tradite kombetare e as fetare. Nuk ta garanton numri fitoren. Ne realitet te sjell kokecarje dhe tregon panikun e tashem si rezultat i gjunaheve te se kaluares. Njejte sikur qe shpirtin nuk ta ka dhene Cervenkovski, por Zoti. Kurse mua me behet e qarte se kjo mund te jete nje loje me nje emer tjeter: JAM KEQ DHE NGUSHT TJETERKUND DUHET TE DAL TJETERKAH.
 
Shtojce Perendimore:
Mos ju ik padive, nese ke argumente: DON’T GIVE UP. Padite ne Gjyq pasi beson ne planin e Ahtisarit. Leke ke me thase me angazhuar edhe nje avokat me te mire nga vendi ku une tani jetoj. Nese mbetesh vetem me fjale: DO TE MBETESH FODULL EDHE ME I MADH SE HAXHIQAMILI NE SHQIPERI NE PERFUNDIM TE KARRIERES SE TIJ POLITIKE!


JU JENI TE MIRESEARDHUR TE JEPNI KOMENTET E JUAJA SE A DUHET MENDUH THACI TA PADIT NE GJYQ BRANKO CERVENKOVSKIN APO TE MBETET VETEM LUFTE FJALESH!

 

 
 
 

LAJME NE LIDHJE ME KETE AFERE TE PARTISE SE ALI AHMETIT

ALI AHMETI I KERCNOHET DEPUTETIT FADIL SULEJMANI

NE UNIVERSITETIN SHTETEROR TE TETOVES FALCIFIKIME

ALI AHMETI KA "DIPLOMUAR" PER NJE MUAJ

PETRIT MENAJ DHE KERCNIMI I TIJ ME EMAIL

INTERVISTA ME PROF. DR. SADI BEXHETI, REKTOR I RI I UNIVERSITETI SHTETEROR TE TETOVES

 
 
 

Albanian Top Radio

VIDEO MUZIK SHQIP

ALBANIAN TOP RADIO DASHURIA IS THE FIRST ALBANIAN RADIO ON THE NET

 
 
 
 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster