|
Tetove, 6 tetor
– Prof. dr Sadi Bexheti prej te premtes eshte Rektor i ri
Universitetit Shteteror te Tetoves. Kete e ka bere te ditur
nepermjet nje njoftimi rektorati i ketij Universiteti.
“Ne baze te Vendimit te Ministrit te Arsimit dhe Shkences te dt.
06.10.2006 u be shkarkimi i Rektorit te deri tanishem dhe
emerimi i ushtruesit te detyres se Rektorit te ri te
Universitetit Shteteror te Tetoves”, thuhet ne njoftim.
Dorezimpranimi i detyres u be ne objektin e Rektoratit te USHT-se
ne nje atmosfere demokratike.
Ne fjalimin e pranimit te detyres se tij si rektor i ri i
Universitetit te Tetoves prof .dr . Sadi Bexheti tha se shoqeria
jone eshte duke kaluar neper nje faze vendimtare per realizimin
e vlerave dhe standardeve euroatlantike me qellim te integrimit
ne strukturat politike te B. Evropian. Te vetedijshem ne rolin
fundamental qe ka sistemi i arsimit ne pergjithesi dhe
universitetit ne veçanti per pergatitjen e gjeneratave te reja
per balle sfidave madhore, un kam marre per detyre qe se bashku
me kuadrin e mirefillte shkencore dhe akademik t’i kthejme
vlerat morale, mesimore dhe shkencore universitetit me qellim qe
ky institucion te marre kuptimin e plote te tempullit te dijes.
Objektiva e menjehershme dhe paresore e jona eshte qe studenteve
t’u ofrojme te gjitha kushtet profesionale dhe arsimi
profesional te behet ne rrethanat demokratike ku do te rruajme
dhe kultivojme para se gjithash dinjitetin e tyre njerezor.
Ne vazhdim te fjalimit te tij para te pranishmeve ne kete akt
solemn prof Bexheti tha se do te çrrenjosim çdo forme te
abuzimeve, shkeljeve ligjore dhe normave pedagogjike dhe
akademike, shantazheve dhe sjelljeve jo demokratike ne
relacionin profesor student dhe do te kundervihemi dhe ndaj
bartesve te dukurive negative do te merren masa perkatese.
Me nje fryme demokratike do te instalojme respektin reciprok,
bashkepunimin ne mes te profesoreve dhe studenteve dhe do te
arrijme qe gjeneratat e reja t’i shoqerojne drejte vijes se
ketij tempulli te diturise.
Interviste e Prof. Dr. Sadi Bexhetit, rektori i ri i
Universitetit shteteror te Tetoves
Z. Bexheti cilat ishin motivet per kthesen kuadrovike ne
Universitetin shteteror te Tetoves?
Ne kete universitet asnje pune nuk eshte bere si duhet, gjithçka
ka nisur mbrapsht, prandaj qellimi yne eshte qe t'i rregullojme
punet akademike dhe te gjitha faktultet ta fillojne mesimin. Sot
i kemi pritur studentet dhe qellimi kryesor i yni eshte qe ta
mbajme mesimin dhe ta rrisim cilesine.
Me pak fjale, çfar vizioni keni per avansimin e punes ne
Universitetin e Tetoves?
Deshiroj te potencoj qe ne fillim se jam profesor 25 vjet dhe i
ndjej dhe i kuptoj problemet qe lidhen qoft me strukturat
akademike, qoft me ato studentore. E pranova detyren e Rektorit
me deshiren dhe perkushtimin qe te vazhdoj punet e mbara aty ku
kane mbetur dhe te menjanoj problemet qe ne çdo faze e
percjellin nje instucion te tille, e ne Universitetin e Tetoves,
problemet jane me te theksuara per arsye edhe rethana te
ndryshme. Ne radhe te pare kemi forca mbrenda Universitetit te
Tetoves qe kete Universitet ta ngritim ne te gjitha aspektet ne
standardet europiane dhe te punohet pikerisht ne baze te atyre
standardeve.
A jane respektuar bazat juridike per proceset qe po ndodhin
ne Universitet?
Automatikisht me dhenien e vendimit te ministrit te Arsimit per
shkakrim, ministri ka dhene nje vendim tjeter. Me heret e ka
autorizuar Senatin qe te mbaje zgjedhje te reja mirepo senati ka
vazhduar me te vjetren. Senati ka qene fiktiv me njerez dekane
te cilet nuk duhet te jene anetare senati, dekanet nuk mund te
jene anetare senati, mirepo edhe anetaret kane qene ushtrues
detyre, te gjitha organet ketu kane qene ushtrues detyre. Keshtu
qe ai senat nuk ka qene legjitim qe po spekulohet vazhdimisht.
Zgjedhja e kryetarit te senatit, menyra, pra njerezit qe po
punojne aty jane vetem fiktive. Nuk jane aktive. Ministri nuk ka
bere shkelje te procedures. Nese nuk respektohet vendimi ai ka
te drejte te shkarkoje sepse jane hapur disa drejtime pa
akreditinmin e Ministrise.
Cilat jane idete tuaja si rektor? Çka i mungon nga aspekti
arsimor Univerzitetit?
Universitetit Shteteror te Tetoves i mungon gjithçka arsimore.
Duke filluar prej organizimit te punes e te gjitha te tjerat. Do
te thote duhet te filloje mesimi.Te mbahen zgjedhje te
studenteve - te strukturave studentore, te stafit akademik, te
stafit te senatit, zgjedhja e kryetarit te Senatit, si dhe
zgjedhja e rektorit me zgjedhje demokratike ku do te kete se
paku dy tre kandidate, pra te bejme te kemi univerzitet autonom.
Ne nuk kemi bere ndryshime te udheheqesve. Te njejtit dekane
jane duke e vazhduar punen. Asnje profesor nuk eshte larguar nga
puna. Mirepo per ne eshte e paparanueshme menyra e organizmit te
procesit mesimor si p.sh. nje profesor te mbaje gjashte lende
dhe mendojme se kete dukuri negative do ta eliminojme. Profesori
do te mbaje nje lende, aq sa ka ore, me studentet do te punoje
ne menyre aktive. Jo p.sh. nje profesor i merr gjashte lende dhe
nuk eshte ne gjendje qe t'i ndjeke ato. Ky eshte qellimi yne.
Vetem ata pedagoge qe nuk vijne ne mesim do te largohen. Keshtu
qe nuk kemi tendenca te atilla qe ta shkaterrojme univesitetin.
Ne çfare problemesh konsideroni se duhet te fokusoheni
momentalisht me qellim qe Universiteti i Tetoves te rradhitet ne
mesin e universiteteve me renome europiane.
Problemet jane te shumta per tu fokusuar, mirpo e kam bere
planin e prioritetit per zgjedhjen e tyre. Ne Universitetin e
Tetoves, te henen fillon viti i ri akademik dhe jemi mobilizuar
per nje fillim te mbare. Po punojme dite e nate per
rumbullaksimin e sistemit dhe organizimin per mbarvatjen e
procesit studimor. Do ti bejme zgjedhjet e lira te pergjithshme
si ne strukturat studentore ashtu edhe ne ato akedemike, duke
perfshi ketu edhe zgjedhjen e Rektorit mbi bazat e votes se
lire, sepse nuk mund te kete Universitet modern e te pavarur pa
zgjidhje te lira e pa kriter per zgjedhje. Une kam marre detyre
qe kete proces ta zhvilloj ashtu si e kerkojne standardet
bashkekohore dhe kete kemi forca ta bejme. Universiteti i
Tetoves po hyn ne je faze te re te zhvillimit te tij dhe e
perseris, qe kemi edhe forca te mbrendshme edhe ndihmen e
universiteteve shqiptare dhe atyre nderkombetare qe ky
Universitet i Tetoves te behet pjesee familjes akademike
europiane.
Paralajmerohet se brenda dy javeve do te fillojne zgjedhjet
ne USHT. Ju personalisht a mendoni se USHT-ja ka perspektive.
Cila eshte ajo?
Prej sot studentet kane shpallur zgjedhje te lira ku do ta
zgjedhin kryetarin e Unionit te ri te studenteve. Pastaj do t'i
zgjedhim senatoret, qe do te marrin pjese ne Senat qe nuk ka
qene deri tani. Do te fillojme me zgjedhjen e stafit akademik
dhe dalngadale qellimi yne eshte qe keshtu t'i mbajme zgjedhjet
e lira. Ne jemi ketu per studentet e jo per veten. Pervoja ime
eshte shume e gjate - 25vjeçare. Do te kontaktojme me
universitetin e Shtulit, me universitetin e Prishtines, pra me
Kosoven, me universitet e Shqiperise kuptohet me Universitetetin
Shen Kirili dhe Metodi ne Shkup dhe me universitetet ketu e me
gjere ne rajon.
Çfar do te beni qe studentet shqiptare qe nuk jane nga Maqedonia
e qe studijone ne ate universitet, te jene te barabarte me ata
nga Maqedonia dhe çfare do te beni konkretisht per thellimin e
bashkepunimit midis Universitetit te Tetoves dhe Prishtines
Universiteti i Tetoves eshte i hapur per shqiptaret e per
studentet e huaj. Flasim per integrim kombetar me gojen plote
dite e nate, mirpo vazhdimisht shpifim kuota qe veshtirsojne
kete proçes. Do te beje te pamunduren qe studentet shqiptare nga
te gjitha hapsirat tona, ne te gjitha aspektet te jene te
barabarte dhe ti kene te gjitha te drejtat si studentet vendor,
duke hequr shume ngarkesa finaciare dhe administrative te cilet
i kane ngarkuar studentet aq shume.
Ka edhe shume pune tjera per tu bere ne kete faze e ne fazat
tjera. Mirpo Universiteti eshte nje det I tere punesh e
problemesh, te cilat vazhdimisht kerkojne angazhim e zgjidhje.
Me rendesi eshte qe te ecet vazhdimisht.
Ju mund te komentoni ne lidhje me marifete e Ali Ahmetit ne
Forum!
|