|
Si duket ka
eskaluar situata ne universitetin e trete shtetrore te
Maqedonise. Sot gjate kontrollit te brendshem qe ka bere
inspektorati i larte i Arsimit, kane zbuluar edhe qindra diploma
tjera te falsifikiuara ne Universitetin e Tetoves.
Ne mesin e tyre jane gjetur edhe diplomat e te afermeve te
funksionarve te dikurshem dhe te tashem,te cilet diploma i kane
mare per vetem disa muaj.
Kan ligjeruar profesore te pakualifikuar te cilet edhe vete i
kane falsifikuar diplomat me tituj te magjistrit apo te doktorit
te shkencave.I kane punsuar
bashkeshortet,djemte,vajzat,farefisin e profesoreve dhe te
funksionareve te larte te elites politike shqiptare qe deri me 5
korik 2006 e kishte pushtetin ne dore,pa patur kualifikimin
adekuat per te punuar aty,lajmerojne burimet nga Ministria e
Kultures.
Nga kontrolli i deritanishem i dokumenteve ,eshte konstatuar se
ne te njejten dite kur eshte konstituar senati eshte zgjedhur
edhe rektori,e cila ne praktike eshte e pamundur deklarojne nga
resori i ministrise.
Jane bere marveshje ne kater sy me firma te njejta pa shpallje
te tenderit.
Deri tani jane zbuluar edhe 2.000 diploma te falsifikuara te
shituara studenteve nga Kosova dhe Shqiperia.
Me diploma te tilla jane pajisur edhe pjestare te policise
lokale.
Sipas Ministrise se Arsimit, ne Shkup pritet te mberrije
drejtori i drejtorise se policise shqiptare, i cili do te
kerkoje nga homologet e tij informacione te tjera.
Kryeministri Nikolla Gruevski eshte shokuar nga gjendja ne
Universitetin e Tetoves dhe tha se do komentoje keto zhvillime,
pasi inspektoriati i arsimit te publikoje raportin e kontrollit
ne fund te ketij muaji.
Nga Ministria per Arsim njoftojne se inspektimi ne UT do te
vazhdoje me se paku nje muaj. Paraljamerohen ngritje te
procedurave penale pasi qe edhe policia te kete perfunduar me
hulumtimin e rastit.
Universiteti i Tetoves u themelua ne vitin 1994, por vetem ne
vitin 2004 u legalizua nga institucionet shteterore maqedonase.
Nderkohe, rektor i perkohshem eshte caktuar Dr.Sadi Bexheti,
deri ne zgjedhjen e strukturave te tjera te universitetit.
Ju mund te komentoni ne lidhje me marifete e Ali Ahmetit ne
Forum!
|