|
FAKTI ka kushtuar 5 milion euro,
Menduhi nuk ti jep fale as 5 banka.
Te gjithe ju qe keni pire ndonje kafe nga
Menduhi ose keni huazuar leke nga ndonje njeri i
afert i tij, mos guxoni ta kritikoni ate sepse
ai pa fije turpi do t’ua permend. Ky eshte
argumenti dhe morali i Menduhit, kur don t’ua
mbyll gojen njerezve, te cilet ai ka qejf t’i
trajtoje si borxhlije te perjetshem. Pikerisht,
si te tille ai u mundua te me trajtoje edhe mua
ate mbremje ne debatin e Top Show. Si te tille,
ai me ka trajtuar edhe ne te gjitha ndejat e
tymosura te restorantit „Dora“, duke e perhapur
famen e njeriut te fuqishem financiarisht qe me
paska mbajtur mua me para. Pikerisht ketu
qendron edhe iritimi im, i dashuri Menduh dhe ti
ke qene dashur t’ua sqarosh drejt njerezve te
verteten se nuk me ke dhene para pa kthim, por
me ke dhene para hua, te cilet mi ke kerkuar
pastaj ne forma e metoda te ndryshme

Emin Azemi, botues i "Faktit", Shkup
Ne edicionin e dites se merkure, te emisionit Top Shoe,
prodhim i Televizionit Top Chanel te Tiranes, u
zhvilluaa nje debat konstruktiv, i cili ne thelb te
syzheut kishte profilin politik te Menduh Thaçit, por
qe kishte edhe nje agjende percjellese problematizuese
per tema aktuale, siç eshte ajo per paralajmerimin e
regjimit te ri te vizave ne mes te Maqedonise e
Shqiperise, per raportet e brendshme politike
shqiptare ne Maqedoni si dhe per disa çeshtje qe
lidheshin me kontekstin rajonal te Maqedonise, siç
eshte pavaresimi i Kosoves, problemet e Shkupit zyrtar
me Geqine etj.
Natyra e emisioneve te tilla, sikunder dihet, eshte
perimtimi i atyre çeshtjeve qe vijne ne studio si
gjysemenigma e qe presin te sqarohen me argumenta pro
e kunder, qofte nga mediat, qofte nga politikanet,
qofte nga analistet. Edhe debati i se merkures ne Top
Shoe, i kishte keto primesa, ndonese shume gjysmenigma
ngelen te pasqaruara, mbase edhe per pasoje te
limiteve kohore qe ka natyra e nje emsioni te tille.
Por, ishte edhe nje limit tjeter, qe nuk lejonte te
sqarohen disa insinuata dhe te paverteta te Menduh
Thaçit. Ky limit, parasegjithash percaktohej nga etika
profesionale e qytetare per te mos e defokusuar temen
e debatit, nga linjat krysore, ne linjat anesore e
banale. Une isha i detyruar t’i neshtrohem ketij
limiti, sepse veten e quaj profesionist, madje edhe
atehere kur bashkebiseduesi im, Menduh Thaçi, me
paskrupullsine me te skajkshme, mundohej te
diskreditonte personalitetin tim dhe gazeten qe une
drejtoj me gjysmefabrikate te skaduara te
thashethemnajes se tij bajate.
Aparatura jodemokratike e qasjes ndaj mediave
Ai, i mesuar ne Maqedoni me komoditetin e politikanit
qe kritiken publike ta sfidoje me metoda te ndryshme
staliniste, kishte harruar se ndodhej ne studion e nje
televizioni kombetar ku fjala publike e gazetareve dhe
mendimtareve eshte e pacenuar, dhe ku, politikanet
jane te barabarte ne debat me jobashkemendimtaret e
tyre. Ai, kishte harruar se ndodhej pikerisht ne Top
Chanel, qe s’i jep pese pare as per Sali Berishen as
per Xhorxh W. Bushin. Une, pa dashur ta portretizoj
kete ane te erret te tij, ajo vete u zbulua ate
mbremje nga Thaçi me aparaturen jodemokratike te
qasjes qe e perdor ne raport me mediat dhe gazetaret
qe nuk mendojne si ai. Dhe une do te vazhdoje te mos
mendoj si Menduh Thaçi, deri atehere sa ai te bindet
se pesha e fjales publike ne gjuhen shqipe e ka te
njejten rendesi si ne Shiperi, si ne Maqedoni dhe deri
sa te bindet ai se nuk e ka monopolin perandorak te se
vertetes per shume çeshtje qe pretendon se i njeh. Ne
fakt, ai e njeh veprimin politik me mire se shume
gazetare, ku bej pjese edhe une, prandaj edhe eshte
lider partie, por ai shpesh harron te behet modest dhe
te pranoje se aq shume ka arrogance dhe mendjemadhesi
ne veprimin e tij, sa njerezit madje habiten, se si ky
njeri arrin te beje bashke reth vetes dhjete ndjekes
te rruges se tij politike.
Ajo çka ngeli pa u thene nga ana ime ne debatin e Top
Show, ndoshta ishte fare e parendesishme per
opinioinin e gjere, aq me teper kur zoti Thaçi
kerkonte te me fuse ne nje skeme qe ai e deshironte,
dhe mbi te gjitha, deshironte te ma mbylle gojen duke
permendur gjera qe nuk ishin per publik. Kete, une dhe
nje pjese e teleshikuesve, e kemi kuptuar si
zevendesim te argumenteve me shpifje, si zevendesim te
dialogut te kulturuar me arrogance e fodullek
Kosovari i vertete asnjehere nuk ta permend buken
Allahile, çka deshti te thote Menduhi, atehere kur me
se paku kishte nevoje dhe me çka e nxita une ate qe te
permend, ne nje kontekst te gabuar, buken qe ma paska
dhene dhe gjoja ndihmat financiare per ta mbajtur
FAKTI-n? Si kosovar, qe ia ka enda te vetprezontohet,
Menduhi shume pak ka mesuar nga mentaliteti kosovar,
sepse kosovari i vertete asnjehere nuk ta permend
buken e dhene dhe asnjehere nuk ta permend nje te mire
qe ta ka bere. Drauj se neser do t’ua permend drekat e
darkat edhe kolegeve Nazarko e Dudushi qe ishin dite
me pare ne Tetove dhe druaj qe do t’ua permend edhe
disa bakshishe ndonje kolegu ne Tirane, qe ai e din
mire se per ke behet fjale. Por nejse, Menduhi eshte
djale i mire dhe ka qejf t’i qeras njerezit.
Te gjithe ju qe keni pire ndonje kafe nga
Menduhi ose keni huazuar leke nga ndonje njeri i
afert i tij, mos guxoni ta kritikoni ate sepse
ai pa fije turpi do t’ua permend. Ky eshte
argumenti dhe morali i Menduhit, kur don t’ua
mbyll gojen njerezve, te cilet ai ka qejf t’i
trajtoje si borxhlije te perjetshem. Pikerisht,
si te tille ai u mundua te me trajtoje edhe mua
ate mbremje ne debatin e Top Show. Si te tille,
ai me ka trajtuar edhe ne te gjitha ndejat e
tymosura te restorantit „Dora“, duke e perhapur
famen e njeriut te fuqishem financiarisht qe me
paska mbajtur mua me para. Pikerisht ketu
qendron edhe iritimi im, i dashuri Menduh, dhe
ti ke qene dashur t’ua sqarosh drejt njerezve te
verteten se nuk me ke dhene para pa kthim, por
me ke dhene para hua, te cilet mi ke kerkuar
pastaj ne forma e metoda te ndryshme. Per kete
ka deshmi me shkrim, por si duket kete deshmi ti
e ke grisur me qellim qe neser te thuash se
Eminin dhe FAKTI-n e ke mbajtur financiarisht. E
verteta eshte se ti, si çdo borxhdhenes tjeter,
i ke dhene nje sasi te caktuar parash hua FAKTI-it
dhe kete huazim ti vazhdon ta trajtosh si „mbajtje
me buke“. Jazek.
Cili ishte tagri i i te qenit afer Thaçit e
Xhaferit?
Asnjehere nuk kam dyshuar ne kualitetet dhe
performancat e plota politike te Menduh Thaçit,
i cili per mua, si edhe per shume shqiptare te
Maqedonise, nje kohe ishte referenca e guximit
dhe dinjitetit qytetar e kombetar ketu. Nuk do
ta teproj, nese them se ai ishte edhe frymezim
per politikberesit e mevonshem, te cilet ne
skenen politike ishin futur pa moralin dhe
guximin e Menduhit, por qe me vone edhe ata
huazuan diçka nga guximi dhe morali i tij.
Paraqitjen e Menduh Thaçit une e kam ndjekur qe
nga fillimi i rruges se tij politike dhe kam
qene nje nga zedhenesit e ideve qe ai bashke me
Arben Xhaferin plasonin ne opinionin publik dhe
per kete, siç do te thoshte Menduhi, kam
rrezikuar te keqkuptohem, te anatemohem dhe te
paragjykohem nga shume njerez e sidomos nga
diplomate te huaj. Keta te fundit, madje, nje
kohe te gjate kishin derguar rekomandime ne
qendrat e tyre per te mos dhene kurrfare
donacioni per FAKTI-n me pretekstin se une jam
shume i afert me dyshin Thaçi-Xhaferi.
Konsulente te ketyre rekomandimeve ishin edhe do
kastraveca gjojashqiptare qe vegjetonin neper
ojq. Ky eshte çmimi qe e kam paguar duke qene
afer tyre dhe per kete çmim asnjehere nuk kam
kerkuar kompenzim nga M.Thaçi.
Pra, jemi ne periudhen e viteve 1993 – 1998, vite keto
te nje thellesie te erret kur zeri opozitar i dyshit
Thaçi - Xhaferi shume pak degjohej, por qe une, me
vogelsine time, duke qene fillimisht redaktror ne
gazeten „Flaka“ (1993-1995), e me pastaj kryeredaktor
ne gazeten „Bota sot“ (ne Cyrih), (1995-1997),
mundohesha te krijoj nje shteg te vockel per dalejn e
tyre ne opinionin publik. Kete e kam bere sidomos sa
isha kryredaktor ne „Bota sot“ dhe diaspora shqiptare
ishte hollesisht e informuar me platformen qe ofronin
keta dy politikane. Jo rralle, edhe per kete angazhim
timin kam qene i etiketuar nga qarqe titiste e
marksist-leniniste ne Zvicer, Gjermani, Danimarke e
gjetiu, madje (kete po e them publikisht per here te
pare) here here kam qene i kercenuar e ofenduar nga
thirres anonime ne telefon. Per kete, i dashuri Menduh,
asnjehere nuk te kam kerkuar kompenzim, madje as qe ta
kam permendur, sepse ne ne Kosove, themi, te miren qe
e ben mos e permend. Keshtu thone ne Kosoven time, dhe
nuk di si thuan ne ate mehallen tende kosovare ne
Tetove. Por, e shoh se ai kosovarizmi yt perdoret nga
ti vetem si folklor patetik dhe asgje tjeter.
Per te sjellur ne vemendjen e ish mikut tim Menduhit,
periudhen opozitare te tij, dhe kontributin tim te
vockel ne senzibilizimin e platformes se tij politike,
po ia rikujtoj atij periudhen kur nuk isha une ne „Bota
sot“ (pas v. 1997) dhe kur nuk mundsha me te ndaloj te
mos botohen tekste qe ofendonin personalitetin e Arben
Xhaferit dhe Menduh Thaçit dhe asnjehre Menduhit nuk i
ka shkuar ndermend ta rikjutoj kete periudhe dhe
njerezit qe atij i ndihmuan te animohet publikisht si
poltikan me perspektive. Pra, ende jemi ne periudhen
kur une me rrogen time te gazetarit dhe kreyredaktorit,
financoja fushaten mediale te Thaçit dhe Xhaferit, ne
periudhen kur ata ishin ne opozite dhe kur une as qe e
dija se ata ndonjehere do te vijne ne pushtet. Kete e
kam bere me ndergjegje te paster, i udhehequr nga
ndjenja e qytetarit me liri dhe dinjitet te mungtuar
kombetar ne Maqedoni dhe i bindur se platforma e kreut
te atehershem te PPDSH (PDSH) ishte shume me kombetare
se ajo e PPD-se.
Une me perkrahje, Menduhi me arrogance
Fillimi i botimit te FAKTIT e gjeti Emin Azemin me
keto bindje dhe ndjenja, duke vazhduar ta trajtoje
edhe me tutje PDSH-ne opozitare si promotore te ideve
madhore kombetare ne Maqedoni, dhe, duke vazhduar t’i
profiloje Thaçin dhe Xhaferin si politikanet e
ardhmerise shqiptare ne Maqedoni. Pra, FAKTI, filloi
te botohet ne prill te vitit 1998, kur PPD ishte ne
pushtet dhe kur PDSH ishte ne opozite deri ne vjeshten
e po te njejtit vit, kur kjo parti vie ne pushtet.
Atebote, Emin AZEMI, me modestine e tij te skajshme as
qe kishte menduar se tani ka ardhur koha kur nga
Thaçi-Xhaferi duhet kerkuar ndonje kompenzim per
kontributin e dhenen ne ardhjen e partise se tyre ne
pushtet. Kete e kam bere, sepse ne Kosove thone, punen
e mire qe e ke bere, mos e permend dhe, fundja,
atebote kam menduar se po e kryej nje obligim kombetar.
Por, çka ndodhi pastaj? Jo vetem qe nuk u kompenzua
mundi, rreziku dhe çiltresia e Emin Azemit nga ana e
kreut te PDSH-se, por ato, çuditerisht u shpaguan me
arrogance, mosmirenjohje dhe shantazh. Krejt kjo
burimin e ka ne nje zenke publike qe atebote e kishte
kreu i atehershem i BIM, Sulejman Rexhepi me numrin dy
te PDSH-se, Thaçin, te cilen zenke FAKTI donte me çdo
kusht ta mbylle. Reagimin e Menduh Thaçit ndaj nje
fjalimi te Sulejmani Rexhepit, diku ne rrethinen e
Tetoves, ne e botuam dhe e botuam edhe kunderreagimin
e Rexhepit. Pasuan nje apo dy reagime nga te dyja
palet dhe une si botues pata vendosur qe kete polemike
te tyre ta mbylli me aq, duke e kursyer edhe PDSH-ne
nga konfrontimet e metejme me grupet e ndryshme te
interesit, siç ishte edhe BIM, por edhe Sylejman
Rexhepin dhe disa bashkepunetore tij tij qe ishin
prane tij e qe tani jane bashke me Sylejman Rexhepin
ne preherin e Menduh Thaçit. Por per dallim nga keta
te fundit, une nuk kam praktikuar asnjehere te shkruaj
me pseudonim kunder Menduhit, por gjithmonje me emer
dhe mbiemer, duke pervijuar ne tekstet e mia kritiken
konstruktive dhe qendrimin korrekt ndaj tij, me disa
finesa stilistike e semantike qe durohen ne
komunikimin publik. Ate qe une e kurseja ne vitin 1998
nga ofendimet e Menduh Thaçit, sot behet titullar i
BIM dhe krejt kjo kalon ne heshtje, thuaja se nuk ka
ndodhur asgje dhe hajde tash bjeri ne fije se si
udbashi i atehereshem (sipas M. Thaçit), sot u be
patriot.
Mirepo, kunder mbylljes se polemikes ishte vete Menduh
Thaçi, i cili dergonte ne redaksine e FAKTI-t lloj—lloj
letra autoriale e anonime, ku diskreditohej figura e
Sylejman Rexhepit.
Kundershtimin tim per te mos i botuar keto letra,
Menduhi e pat pritur me pezem dhe arrogance. Ai as qe
e konceptonte dot autonomine redaktoriale te nje
gazete dhe kishte menduar se si njeri i forte, qe sapo
kishte ardhur ne pushtet, mundte te ushtronte trysni
edhe mbi mediat, madje edhe mbi ato media dhe gazetare
qe ate e kishin kultivuar medilaisht, e kishin
formesuar publikisht dhe e kishin afirmuar
kombetarisht.
Ketu edhe plasi sherri. Letrat ofenduese ne
adrese te Sulejman Rexhepit nuk u botuan nga ana
ime, por pasoi bllokada informative nga ana e
PDSH-se. Asnje minister, asnje drejtor, asnje
funksionar i kesaj partie nuk ishte i lejuar nga
Menduh Thaçi te jepe deklarate per FAKTI-n.
Gazetaret e mi atebote silleshin si gjynah
dyerve te funksionareve te PDSH-se, por ishte e
kote kembengultesia jone profesionale per te
informuar opinionin publik. Kete kembengultesi
tonen e pamundesonte Menduh Thaçi me njerezit e
tij, te cilet shkonin aq larg sa dergonin edhe
kercenime telefonike, duke mos kursyer edhe
redaktroren e atehershme, Lindita Azisin, e cila
vetem ajo e din se me çfare ofendimesh dhe
denigrimesh vulgare eshte „qerasur“ nga nje
sejmen i Menduhit. Emrin e ketij sejmeni
ratesisht ende e mbaj mend.
Me parate hua, Menduhi kishte menduar se me
ka ble
Shkojme me tutje. Marredheniet e tendosura me
PDSH, te imponuara nga vete Menduh Thaçi,
zgjaten deri ne prag te zgjedhjeve presidenciale,
ne vitin 2000, atehere kur, pas nje
ndermjetesimi te ministrit te atehershem te
Informacionit, z. Rexhep Zllatkut, une takohem
me Menduhin dhe vendosem te pajtohemi. Dhe kishe
u pajtuam. PDSH hoqi bllokaden informative,
kurse FAKTI nderpreu marrjen e komunikatave te
PDSH-se nga gazetat maqedonase. Edhe keto te
fundit me vite e vite kishin baltosur dyshin
Thaçi-Xhaferi, por ato asnjehere nuk perjetuan
bllokade informative nga PDSH.
FAKTI i kishte bere dy vjete te botimit te vet dhe
problemet qe e percollen kete gazete nuk ishin te
vogla. Mjetet financiare te qeverise qe
subvencionoheshin per mediat, fillimisht nuk u ndane
per FAKTI-n me urdher direkt te Menduh Thaçit dhe ky
ishte nje hendikep i madh financiar per neve si gazete.
Normalizimi i marredhenieve me Menduhin asnjehere nuk
u be per motive private. Ne pergjegjesine dhe
ndergjegjen time morale e profesionale qendronte nje
ekip i tere njerezish te cilet punonin dhe me
veshtiresi i siguronin pagat. Me veshtiresi mbahej
edhe procesi i shtypjes se gazetes. Motivet e
interesit publik me kane detyruar te kerkoj ndihmen e
Menduhit, te cilin kisha menduar se e kam mik, por nuk
e kam menduar asnjehere se parate qe ai m’i huazoi per
ta mbajtur gjalle gazeten nje muaj e gjysem me te
gjitha shpenzimet, dhe nderhyrjen e tij per te
deblokuar subvencionet e qeverise, do t’i sherbejne
atij si gure per t’mi varur mua ne qafe, dhe per te
mos mundur asnjehere ta ngreje koken, e lere me,
mozallah, ta kritikoje ndonjehere publikisht.
eshte e vertete se une kam patur kontakte te
shpeshta me Menduhin dhe eshte e vertete se ai
ne te gjitha rastet nuk me ka lene te paguaj.
Per kete, edhe njehere po i falenderohem
publikisht. Por, as qe me ka shkuar ndermened se
ai do te ma permend buken. Shumeçka qe kemi
biseduar me te, une e kam mbajtur per vete dhe
asnjehere nuk e kam keqperdorur besimin e tij
ndaj meje.
Keshtu vazhdoi deri ne v. 2001 kur mijera
shqiptare te pakenaqur dolen ne mal dhe ia
kthyen pushken qeverise, ne te cilen
participonte edhe partia e Menduh Thaçit. Une
dhe gazeta ime, ne mungese te informacioneve, ne
fllim kemi patur disa lajthitje te vogla sa i
perket kryengritjes shqiptare, por shume shpejt
, sidomos pas ndryshimit te kursit nderkombetar
ndaj zhvillimeve ne terren, edhe une me gazeten
time, filluam te mbeshtesim, aq sa mundem,
ndonese me shume sakrifica, kete rezisetnce.
Ketu, mbase mund te kete filluar edhe
pakenaqesia e Menduhit ndaj meje. Ai, mbase,
atebote ka pritur qe une do t’i kundervihem
kryengritjes dhe do te vazhdoj ta perkrahi
politiken e PDSH-se ne qeverine e Lupço
Gerorgievskit. Ketu buron edhe keqkuptimi i tij
ndaj meje, sepse sipas logjikes se tij, une ka
qene dashur ta mbeshtes ate, sepse ai me paska
paguar mua. Ne fakt, ai eshte treguar burrec kur
parate e dhena hua, i ka perfolur ne çarshine e
Tetoves dhe eshte munduar ta diskreditoj
personalitetin tim, si nje njeri qe gjoja ai me
paska ble nje kohe, por ja qe tani i paskam dale
prej dore.
Menduhi ishte dhe do te ngele nje huadhenes
burrec
Menduhi, nuk arriti te me bleje asnjehere, sepse
une isha botues gazete dhe nuk isha kockalepires
i restoranti „Dora“. Jo pse une si person isha i
shtrenjte, por sporti qe une udheheqi eshte
teper i shtrenjte dhe Menduhi asnjehere nuk ka
patur mundesi dhe zemer te mbuloje shpenzimet e
nje gazete, si FAKTI, qe kane tejkaluar shumen
mbi 50.000 (pesedhjete mije) euro ne muaj. Ai
edhe tani mendon se me pak para, duke futur ne
lista pagesore („pllaten spisok“) gazetaruca, qe
jo rralle shkruajne edhe maqedonisht, mund te
ndertojne per te famen e politikanit te madh.
Atehere kur Menduhit dhe Arbnit nuk guxonin as
emrin t’ia permendin (1993- 1998), une, me rogen
modeste te gazetarit shkruaja per ta dhe, ata,
per dallim nga disa gazetare te tanishem
shqiptare, une i mbroja nga propaganda e eger
maqedonase dhe ata nuk i mbroja nga gazetaret
dhe politikanet shqiptare. Une atehere Menduhin
e mbroja edhe nga Llatasi i gerditshem me
diskursin e tij te njohur antishqiptar, po nga
ai Llatas i cili tani e shoh se ka relacione
shume perfekte me Menduhin dhe grupimin politik
qe ka ngele nga PDSH e dikurshme e Arben
Xhaferit.
Menduhi per mua ishte dhe do te ngele nje huadhenes
burrec dhe asgje me shume. Çdo pretendim tjeter i tij
per ta paraqitur raportin e tij me mua, nuk ka te beje
me realitetin dhe eshte i gykuar te pesoje fiasko.
Nese ne debatin e Top Shoe nuk ja thashe keto, per ta
kursyer auditoriumin e gjere te TOP Chanelit me detaje
qe s’çojne shume peshe per nje opinion me te gjere
publik, kete po e bej tani, sidomos per lexuesit e
nderuar te FAKTI-it, te cileve u them qe le te flejne
rehat se gazeta e tyre jo vetem qe nuk eshte financuar
nga Menduh Thaçi, por ajo ne te shumten e rasteve
eshte penguar dhe anatemuar nga ai. Gazeta FAKTI tash
ka hyre ne vitin e dhjete te botimit te saj, dhe te
gjithe ata qe pretendojne se kane mundur ta financojne
ate, jane treguar te deshtuar para nje projekti shume
te shtrenjte, i cili Emin Azemit deri me tani i ka
kushtuar mbi 5 milion euro te thata. Menduhi nuk ti
jep as 5 banka fale. Sa per huazime, mund t’i
drejtoheni edhe ju, por mos provoni ta kritokoni se ju
ben hor. Une e bera nje perjashtim. Ate e kritikova
edhe atehere kur huazova nga ai per te mbuluar nje
vrime te vogel ne krejt kete keshtjelle qe quhet FAKTI
e qe atij aq shume i pengon, dhe aq shume ua ndalon
ministrave te tij te japin deklarate per kete gazete.
Perfundimisht, me Menduhin mund te jesh shok vetem
atehere kur nuk e kritikon. Uroj qe shoqeria shqiptare
te kete sa me pak shoke te tille.
|