Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojra
 

Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

A

L

B

A

N

U

R

PROF. ISMET HASANI

Temat e Ismet Hasanit

MENDIMET QE BEJNE DRITE

FJALE TE URTA, AFORIZMA

 

Mendime qe ben drite tere Jeten

( Te thena para 1400 vjeteve )

 

Pjesa I

Nese mund t’i mbyllim syte e te mendojme boten dhe jeten e para 1400 vjeteve, duhet te dijme se ajo ka qene bote krejtesisht tjeter nga kjo e jona, bile me kete te sotmen nuk permbane as ngjashmerine me te vogel…  

 

"albanuri ma zbuloi talentin, ma zbardhi fytyren... prandaj past faqen e bardhe" - Ismet Hasani

 
Fjale te urta Aforizma

Fjale te urta Aforizma

 

1.  Kurre mos thuaj kurre.
2.  Mbi secilin te dijshem ka edhe me te dijshem.
3.  Gjeja me e veshtire per njeriun eshte: ta ndaje te miren nga e keqja.
4.  Muhamedi a.s. ka thene: ” Duke mos bere vepra te keqija bejme vepra te mira.”
5.  Nese behesh i mire, bota e ka nje njeri te keq me pak!
6.  Te ndahet e rendesishmja nga e parendesishmja! ( Imam Aliu)
7.  Te ndahet e dobishmja nga padobishmja.
8. ”Men sana in corporo sana” – ”mendja e shendoshe ne trup te shendoshe”.
9.  Da mihi factum – dabo tibi ius - m’i nep provat ta ndaje drejtesine.
10. In medias res- me hy ne brendine – berthamen (thelbin) e çeshjtes.
11. “Corpus delikti”- mjeti me te cilin eshte kryer vepra (populli; ”me pele per dore”)
12. O njeri, mendo mire si kur e lavderon dike, por edhe kur e pergjon tjetrin, per te dyja ti e mbane pergjegjesine! (Naimi.)
13. Femijet nuk ikin pa i ndjekur te medhenjet, ( Naimi.)
14. Ne qofte se ti je duke u ngritur e tjetri eshte duke rene, ne momentin e takimit, pershendete, se kush e di se ne çfare pozite do te gjendesh ne rrethin tjeter.
15. Era ( fryma) zjarrin e vogel e fike, te madhit i jep forcim.
16. Ne momentet e pikellimit njeriu njeh forcen e vet dhe te dashurve te vet.
17. Ne zjarr hekuri skuqet dhe lehte lakohet, me e fute ne uje forcohet edhe me teper sa e nderron edhe emrin dhe quhet çelik. Ne vend te ujit i sherbejne njeriut fjalet e atyre qe vijne per ngushllime – e flladisin e forcojne... Besimi islam udhezon: “Nese arrijme ta zbusim pikellimin e te gjalleve, edhe te vdekurit i kemi bere nje sherbim...”
18. Rrezet e diellit bijne edhe ne pleh, por ato prape mbesin te pasterta.
19. Per njeriun nuk mjafton te jete i dijshem dhe i pasur, shume me me rendesi eshte qe ai me deshiren e vet te beje mire.
20. Kole Bojaxhiu i tha bijes se tij – Gonxhes: ” Bija ime kurre mos na hyfte kush e as mos na dalt kush prej kesaj dere nese sadopak nuk e heton dashurine e kesaj shtepie”.
21. Poashtu babai Kola i tha Gonxhes: “Bija ime behu bemirese. Bemiresia eshte sikurse nje guralec qe e hedh ne det, edhe pse bie poshte e ti nuk e sheh, aty qendron dhe kurre nuk humb.
(Gonxheja u be humaniste boterore. Njihet me emrin – Nene Tereza.)
22. Jepi atij qe ka me pak, te jep ai qe ka me shume...
23. Fole fjalen me vend. Ne qofte se e flet fjalen pa vend, i mençuri nuk ta vlereson, ndersa i marri mund edhe te te ofendoje.
24. Ne qofte se faren e shendoshe e mbjell ne kohen e duhur, e pleheron dhe e ujite ne kohen e duhur, gjithesesi ne kohen e duhur do te korrish fruta.
25. Djali i vogel po rrin afer babes se vet e po i thote: - babe, pse i ke disa kime te bardha ne floke? – Prej problemeve te djemve me jane thinjur, biro! – Atehere, babi, po te pyes: - çfare djemsh paska pase gjyshi qe i ka krejt floket e thinjura? 26. Jeton miza nen bisht t’kalit, por jeton bleta n’maje t’malit.
27. Gjate tere kohes se vet njeriu merret me mesim e dituri: 1. ne femijeri meson per vete, 2. ne rini e pjekuri i ve ne zbatim dhe 3. ne pleqeri i meson te tjeret.
28. Dy vllezer shkojne mysafir. U qesin me hanger, vellai i vogel i pari e merr copen e madhe te mishit. Vellai i madh i tha, pse u ngute dhe e more copen e madhe? Vellai i vogel iu pergjigj: - me i pase nda ti, cilen cope t’ mishit e kishe marre? T’voglen – tha vellai i madh! – Ani t’ voglen ta lash, i tha vellai i vogel.
29. Nje babe i kishte pase tre dejme dhe i pyeti: - çka kerset me se shumti? – I madhi tha – Topi, i dyti tha – pushka, ndersa i treti tha –
s o f r a. Baba vendosi dhe ia la qesen ( kuleten) djalit te vogel.
(Zeri i sofres usheton larg).
30. Prej dy te keqijave zgjidhe me te voglen.
31. Mos te mashtron shkelqimi nga para, se ndoshta prapa eshte erresire /dyfish/ me e madhe.
32. Shkelqimi i sendeve te imta jetes ia shton /jep/ ngrohtesine.
33. NJe GRIMe DRITe E ZHDUKe ERReSIReN, NDERSA PO TE NDEZeN REFLEKTOReT E KREJT BOTeS, DITeS NUK IA SHTOJNe DRITeN.
34. HIPOKRIZIA eshte nje pune me e fshehte sesa gjurma e bubrrecit te zi ne rrase te gurit naten e erret.
35. Babai e keshilloi te bijen: ”Bija ime kurre mos puno ate qe ke nevoje per te fshehur!”
36. PUNO shpejt ate qe nuk eshte urgjent per te pasur kohe te punosh shpejte ate qe eshte urgjent ( Kineze).
37. Mos prej degen ne te cilen je vet i ulur.
38. Mos e the doren qe te ushqen.
39. Lejoj njeriut qe te shprehe gjer ne fund ate qe deshiron, per t’ia kuptuar mendimin e tij; (mos e nderprej gjate te folurit).
40. Mos urrej askend, sepse ndjenja e urrejtjes nuk i ben askujt me shume dem sesa vetes tuaj.
41. Urrejtja kurre nuk menjanohet me urrejtje – vetem miresia e shlyen urrejtjen.
42. Ai njeri qe ne roberi me shume e do jeten e embel e pasurine sesa lirine, mbetet perhere rob i mjere qe per asgje nuk ka siguri.
43. Forca pa mendje rrezohet nga vet pesha e saj.
44. Mos numro vitet e jetes, por frytet qe i ke korrur gjate jetes.
45. Kurre mos thuaj jam plakur, pleqeria eshte me e pasur se rinia.
46. Shume shkrimtare, filozofe , historiane... te arriturat me te medha i kane korrur pas moshes 60 vjeçare e deri ne moshen 85 vjeçare...
47. E vellaznuemja me te keqin te hype n’maje t’lisit.
(Gjarperi, zhaba, kanjusha).
48. Ne QOFTe SE DIKUJT IA KE SHPeTUAR JETeN E KE PeR OBLIGIM Te KUJDESESH PeR Te GJITHe JETeN E TIJ.
49. PUNA e ka kalitur majmunin dhe e ka shnderruar ne njeri. Qe 2000 vjet s’mbahet mend qe ndonje majmun te jete shnderruar ne njeri. Pra, edhe majmunet po i largohen punes.
50. Filozofi i njohur grek, Sokrati, para 2500 vjeteve ka thene: - ”Tash dije nje gje qe s’dije asgje.” Poashtu Sokrati ka mbete i njohur ne filozofi me maksimen e vet: ”NJIH VETVETEN”.
51. Profeti i Zotit, Muhamedi a.s. ( 571 – 634 ), para 1400 vjeteve, pas nje lufte dhe fitoreje shume te madhe i thirri bashkeluftetaret e vet dhe iu tha: ” Ne e fituam nje lufte shume te madhe, por tani e kemi nje lufte edhe me te madhe. Bashkeluftetaret u befasuan dhe pyeten:
”Po çfare lufte tjeter kemi tani?” Muhamedi a.s. iu tha: ”Lufta me vetveten, me epshet, me nefsin…” Muhamedi a.s. vdiq ne moshen 63 vjeçare. Para vdekjes adhuruesit e tij thonin, nuk deshirojme vdekjen e M.a.s. bile ai qe na kumton lajmin per vdekjen e tij, do ia presim koken me shpate (Aliu r.a.). Pas vdekjes se M.a.s. Ebu Bekri e mori guximin dhe ne xhami i drejtua besimtareve me keto fjale: -”kush e ka dashur Muhamedin, te dini se ai ka vdekur, - kush e adhuron Zotin, te dini se Ai nuk vdes kurre”: Keshtu besimtaret u pajtuan me te verteten mbi vdekjen e M. as. Ebu Bekri shkoi prane M.a.s. te vdekur, e puthi ne te dy faqet dhe i tha: ” I kendshem ke qene i gjalle, i kendshem je edhe i vdekur”. Profeti Muhamed vdiq dhe u vorros ne dhomen ku kishte jetuar.
52. Nje njeri ne moshe po iu thote disa te rinjeve: Pleqeria i ka 3 shenja: - e para eshte HARRESA ( te mos mbajturit mend) dhe pas pak deshi te shkoje, por grupi i te rinjeve e pyeten: - axho, ti na the se pleqeria i ka tri shenja e na tregove vetem nje? Au bre i HARROVA, tha plaku dhe shkoi.
53. Dy persona dallohen per nga: pamja fizike, pesha, lartesia, shenjat e gishtrinjeve, aftesia mentale dhe fizike, te menduarit, afiniteti, ndjenjat, instikti;
54. Mos te mundojne aq shume dallimet midis njerzeve, sepse as vellezerit binjake nuk jane krejtesisht te njejte.( kete fjale te urte ia kam kushtuar shokut Ramadan Osmani nga Mitlrovica, i cila gjate pushimit dimeror te vitit 1992 vinte ne deren e zyres – afer ”Teferixhit” dhe me thoshte: - si veten s`po e gjej kerkend , - si veten s`po e shoh kerkend; te nesermen ia shkrova kete thenie dhe pasi e lexoi nuk thoshte me ashtu).Me 25-05-05- Ylberi me njohtoi se R.O. eshte shume i semure. Me vone me lajmeruan se ne muajin qershor 2005, Ramadani kishte vdekur – ndjese paste…
55. Nuk ka pasuri tjeter me te madhe qe i len si trashegim baba femiut sesa edukata e mire – (imam Aliu, r.a.)
56. Sa me te medhenje dhe sa me te njohur t`i kemi prinderit, aq me te madh e kemi obligimin dhe pergjegjesine qe ata mos t`i koritim.
57. Shkollimi i nje mashkulli – nje individ, te femra, edukimi i nje shoqerie te tere.
58. Trupi e mbeshtet forcen ne ushqim, ndersa mendja dhe zemra ne besim.
59. Nese ke dileme te shkosh kah te thote zemra apo mendja, zgjidhe ate drejtim kah te thote zemra. Mendja nganjehere te mashtron – zemra kurresesi.
60. Asgje ne kete bote nuk ka krijuar Zoti kunder njeriut, por varet menyra negative e perdorimit nga vet njeriu.
61. Rryma elektrike eshte çpikur per te miren e njeriut, menyra negative – humbe jeta.
62. BOTA DHE JETA NA SJELLIN PLOT PASHPRESe DHE MJERIM, MEGJITATe MBETET NJe GJe JETeSISHT E LUMTUR E AJO eSHTe - RINIA.

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

 

Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare
 

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Chat Shqiptar

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia | Kosovo | Filma Shqip | Albanians in Macedonia | Albanian Religion

Kosova Film | Humor Shqip | Albanian VIP | Rapsodet Shqiptar | Video Shqip | Albanian Books | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Chat Shqip | Shqiperia | Albanian TV Channels | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Web Design | Chelsea Points | Radio Shqiptare

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster